John Dee/Doktori i marrë

Kur ishte ende fëmijë, u bë e qartë se John Dee ishte një student i veçantë. Në moshën 15-vjeçare, ai zuri një vend në kolegjin Shën Xhonit në Universitetin e Kembrixhit dhe shumë shpejt ndërtoi një reputacion si matematicien, filozof dhe astrolog. Aftësitë e tij qenë kaq të famshme, saqë në fillim të të njëzetave ai nisi të krijojë grafkë astrologjikë për Meri Tudorin, Mbretëreshën e egër katolike që hipi në fron në vitin 1553.

Por Dee jetoi në një kohë kur supersticioni dhe frika nga e mbinatyrshmja ishin të kudondodhura dhe kur ai bëri gabimin duke i araqitur Mbretëreshës një horoskop të papëlqyeshëm, ajo e akuzoi për magji dhe e burgosi në Burgun Hampton. Fatmirësisht, Meri u zbut dhe e liroi por ky incident nisi një zakon arrestimesh dhe lirimesh sipas tekave të Mbretëreshës. Nuk është habi që Dee nisi në fshehtësi të zhvillojë interesin për të mistershmen.

Në 1558, fati i tij pësoi një përmbysje. Meri vdiq dhe mbrojtja e saj protestane, Elisabeta hipi në fron, duke u konsultuar menjëherë me Dee për datën më të mirë astrologjike për kurorëzimin e saj. I çliruar nga Meri shumë dyshuese, Dee nisi të gërmojë gjithnjë e më thellë në botën e shpirtërave. Atij i ra në dorë një kopje e Stenografia, një tekst i shkruajtur në vitet 1400 nga një murg gjerman me emrin Trimetius. Libri pati një efekt shumë të thellë mbi të, pasi përmbante informacione për numra magjikë, shifra dhe simbole. Më e rëndësishmja, ai fliste për magjinë e engjëjve. Dee, i pangopur nga dijet për botën e përtejme u magjeps.

Hyn Eduard Kellej

Në 1581, 3 vjet pas martesës së tretë, Dee nisi të flasë për shumë ëndrra të çuditshme dhe zhurma shqetësuese në shtëpinë e tij. I bindur se shpirtërat po përpiqeshin ta kontaktonin ai nisi të hedhë fallë me kristalin magjik, për të komunikuar me ta. Një vit më vonë, Dee u takua me një irlandez me emrin Eduard Talbot, një shtrigan dhe alkimist. Dee, tashmë i bindur që engjëjt kishin zgjedhur atë si mesazherin e tyre, i tregoi Talbotit një sferë të kristaltë. Talbot rezultoi një njeri i lindur për këtë dhe nisi të transmetojë mesazhe engjëllorë për Dee, i cili hidhte në letër çdo detaj me një ngacmim që sa vinte e rritej. Pak pas takimit të tyre, Talbot ndryshoi mbiemrin në Kellej, ndoshta në një përpjekje për të fshehur të kaluarën e tij kriminale. Megjithatë, Dee nuk qe aspak i shqetësuar. Ai donte aq shumë të vazhdonte bashkëbisedimet me engjëjt dhe bindi Kellejin të vazhdonte të lexonte sferën e kristaltë.

Engjëj apo djaj?

Në 1583, Dee dhe Kellej prodhuan atë që do të qe trashëgimia e tyre më jetëgjatë - Liber Logaeth, apo Librin e Enokës. Ky përmbante një gjuhë të diktuar nga engjëjt, e përbërë nga një seri kuadratësh që përmbanin gërma dhe numra. Engëjt i thanë Dee se, kur të përfundonte, libri do t'i ofronte të vërtetën e përsosur nga Perëndia.

Pavarësisht këtij premtimi, Dee kishte shumë vështirësi financiare dhe ai nisi të pyesë engjëjt për pasurinë, por mori një paralajmërim të fortë që të mos vihej në ndjekje të parasë. Kellejit nuk i pëlqeu kjo, pasi interesi i tij kish qenë gjithmonë për më shumë pasuri se sa në përgjigjet hyjnore. Ai nisi të ankohet fuqimisht. Për ta detyruar që të vazhdonin seancat e tyre, Dee nisi t'i paguajë një rrogë Kellejit. Ndërsa bashkëbisedimet me ëngjëjt vazhduan, Kellej nisi të përjetojë kriza terrori. Ai u bë tashmë i sigurtë se engjëjt ishin në fakt forca të errëta dhe demonë. Por Dee ishte aq i dhënë, saqë pavarësisht lodhjes së Kelej dhe krizave të terrorit, puna vazhdoi.

Eshtë e vështirë të mësosh se çfarë ndodhi realisht në seancat e Dee dhe Kellej. Niveli i përqendrimit që i kërkohej Kellejit ishte shumë i madh dhe ndoshta intensiteti i seancave të leximit të sferës së kristaltë shkaktoi manira. Ose ndoshta, siç sugjerohest shpesh, Kellej ishte duke mashtruar Dee-në. Cilido qoftë realiteti, doktori besonte verbërisht dhe kur një engjëll i ri me emrin Madini i paralajmëroi se Sër Francis Ualsingham, kryespiuni i Mbretëreshës Elisabetë kish nisur të dyshojë për veprimtarinë e tyre, Dee dhe Kellej u arratisën për në Poloni.

Miti në mërgim

Në fillim të 1584, engjëjt zbuluan një mision për Dee. Ai duhej të vizitonte Perandorin e Shenjtë Romak, Rudolfin II në Pragë. Pasi të shkonte atje, ai duhej ti thoshte atij se ishte i lig. Kaq shumë besonte Dee në leximin e sferës prej Kellej, saqë u bind duke i thënë mbretit që të ndryshonte, ose Perëndia do t'i vendoste shkelmin në gjoks dhe do ta varroste. Eshtë një mrekulli që Rudolfi nuk e ekzekutoi, por në një vizitë të mëvonshme Dee i tha gjithashtu se engjëjt i kishin premtuar sekretet e Gurit Filozofik. Kjo, mbi gjithë të tjerat, duhet ta ketë bindur Rudlfin ta lërë të gjallë.

Dee kish gjithmonë vështirësi me paratë dhe për shumë vite kish qenë i obsesionuar pas gjetjes së Gurit Filozofik. Kur Papa deklaroi me zë të lartë akuzat e tij për herezi dhe magji të zezë kundër Dee në 1586, Rudolfi i mundësoi Dee dhe Kellejit që të fshiheshin bashkë me mikun e tij Vilem Rozemberk në Trebon, për të praktikuar alkiminë. Duket se Perandori Romak e donte shumë Gurin Filozofik. Dee dhe Kellej nisën të praktikojnë alkiminë shumë seriozisht dhe Arturi, djali i Dee, më vonë deklaroi se ata kishin arritur gjatë kësaj periudhe të transmetonin metalet bazë në flori.

Dee dhe Kellej vazhduan gjithashtu leximet e sferës së kristaltë, por Kellej po shfaqte sërish shenja lodhjeje dhe engjëjt po bëheshin shumë më të errët dhe shqetësues. Edhe një herë, Kellej shfaqi frikën se mos kishin të bënin me demonë, por Dee e bëri sërish veshin të shurdhët.

Kërkesa shqetësuese

Engjëjt nuk u kishin dhënë ende çelësin e fundit për gjuhën enokiane, por në prill 1587 ata bënë një kërkesë trazuese. Kellej i tha Dee se atyre u kërkohej të shkëmbenin bashkëshortet, një mëkat që do të dënonte me ferr të përjetshëm shpirtërat e të dyve. Duke kujtuar që Abrahami flijoi birin e tij për Perëndinë, Dee ra dakord. E shoqja e tij, Jane, e cila e urrente Kellejin, ishte aspak e lumtur me këtë ide, aq më shumë pasi mbeti shtatzënë. Shkëmbimi i grave ndryshoi gjithashtu marrëdhënien e të dyve dhe ata më në fund u ndanë kur Dee dhe familja e tij u kthye në Angli.

Gajtë jetës së tij, Dee shkroi një total prej 79 dorëshkrimesh, por periudha që kaloi me Kellejin ka lënë në hije shumë prej arritjeve të tjera të tij. Kur Elisabeta I vdiq në vitin 1603, pasardhësi i saj, James I ishte thellësisht kundër çdo forme të magjisë dhe kërkimi i Dee për dije hyjnore mori fund. Pas vdekjes së Jane, ai u tërhoq në Mortlake, fshat i lindjes dhe vdiq në varfëri në vitin 1608, duke mos përfunduar dot kurrë gjuhën enokiane, apo duke mor marrë asnjëherë dijen që engjëjt, sipas tij, i kishin premtuar. Megjithatë, legjenda e tij nuk u shua dhe çelësat e tij enokianë përdoren nga praktikuesit e magjisë edhe sot e kësaj dite.

Në kohën e tij, John Dee ishte një figurë shumë e rëndësishme, me ndikim në fushën e arkitekturës, pikturës dhe arteve, si dhe njihej si një shkencëtar dhe matematicien i sipkatur. Por, arritjet e tij shpesh herë janë fshirë nga librat e historisë, në favor të veprimtarisë së tij okulte - megjithë faktin që gjatë jetës së tij ai njihej si njeriu më i ditur në Evropë.

Dee ishte shumë i dhënë pas dijes dhe kur Meri i refuzoi kërkesën e tij për të ngritur një librari kombëtare, ai krijoi koleksionin e tij personal prej 4000 librash dhe dorëshkrimesh, një ibrari e mrekullueshme për kohën, të cilën njerëzit e vizitonin nga e gjithë Evropa. Megjithatë, influenca e tij nuk ndalej këtu. Ai shkoi më tej duke nxitur reformimin e kalendarit britanik dhe, për shkak të obsesionit të tij për pushtimin e kufijve të rinj, ai bëri shumë hapa përpara në shkencën e kartografisë.

Atij madje i atribuohet krijimi i termit "Perandoria Britanike" dhe ai qe një prej të parët mbështetës britanikë të teorisë së Kopernikut se Toka rrotullohet përreth Diellit. Por ai rrallë kujtohet për këto arritje - në vend të kësaj, Dee është bërë sinonim me engjëjt, okulten dhe Çelësat Enokianë.

Falë Dee, çdokush mund të blejë sot kartat enokiane apo edhe një lojë shahu enokiane, që dikur luhej nga shoqëria e magjisë së errët, Agimi i Artë. Ekziston edhe një rrjet enokian në internet, që i dedikohet praktikimit të kësaj lloj magjie.

Trashëgimia e Dee nuk përfundon këtu. Në vitet e fundit, ka patur një rizgjim të besimeve tek engjëjt e madje ka lëndë që ndihmojnë për të mësuar "metodat tradicionale dhe moderne për të thirrur dhe amplifikuar praninë engjëllore". Ai mund të ketë qenë një studiues i madh në Rilindje, por trashëgimia më e madhe e John Dee do të jetë përherë okulte.

Google+ Followers