Dhjetë parashikimet e dështuara politike

BLENDINA CARA

Revista amerikane “Foreign Policy” boton listën e pritshmërive që nuk u bënë të vërteta

Nga deklarata për virusin H1N1 e deri tek pritja e sulmeve izraelite në Iran

Parashikimet jo gjithnjë dalin të vërteta. E ka raste kur është fat i madh fakti se ato nuk rezultojnë të vërteta. Revista amerikane “Foreign Policy” ka hartuar listën e dhjetë parashikimeve politike që nuk kanë rezultuar të vërteta. "Me deklaratën se puna e tij ka mbaruar, shefi i Rezervës Federale, Ben Bernanke do njoftojë që do largohet nga posti, kur të mbarojë mandati i tij 40vjeçar më 31 janar, 2010. Ndërkohë që nuk është krejtësisht faji i tij, kriza ekonomike ka dëmtuar qëndrimin e tij në administratën e Obama-s dhe e ka dëmtuar gjithashtu dhe në nivel personal”, shkruante revista “Businessweek”. Por në fakt Ben Bernanke po njeh vetëm sukses. Presidenti amerikan, Barack Obama njoftim më 25 gusht se do e riemëronte Bernanken sërish për një mandat të dytë, duke e lavdëruar për “qetësinë dhe mençurinë” e tij, si dhe duke e vlerësuar si njeriun që “mbajti frenat e ekonomisë që po merrte tatëpjetën”. Veç të tjerave ai është zgjedhur si njeriu më i rëndësishëm i vitit nga revista “Foreign Policy” e nga revista “Time”. Ai konsiderohet si njeriu që shpëtoi planetin nga kriza më e rëndë ekonomike. Një tjetër parashikim që fatmirësisht s’rezultoi i vërtetë këtë vit është ai mbi gripin H1N1. "Ndërkohë që impakti preciz i rishfaqjes së virusit të gripit H1N1 nuk mund të parashikohet, një skenar i mundshëm i asaj që do ndodhë është i mundur: Infektimi nga 30-50 përqind i popullatës amerikane këtë vjeshtë dhe dimër...do shkaktojë rreth 1.8 milionë të shtruar në spitale...dhe do shkaktojë rreth 30-90 mijë vdekje në SHBA”, ishte raporti që iu paraqit presidentit mbi përgatitjet amerikane për gripin H1N1 nga Këshilli i Këshilltarëve Shkencorë të Presidentit. George Soros është i suksesshëm në ekonomi, por kësaj radhe nuk gjuajti në shenjë. "Ekonomia pësoi rënie të lirë dhe po bie akoma dhe ne nuk e dimë cili do jetë fundi deri sa të arrijmë aty, e deri tani nuk ka asnjë shenjë që ne jemi afër fundit”, tha George Soros në universitetin e Kolumbias, më 20 shkurt 2009. Investitori miliarder, George Soros ka një reputacion për prognozat e tij të sakta dhe ka meritën se ka parashikuar krizën ekonomike, para se ajo të mbërrinte. Por, ai e tejkaloi pak parashikimin në vitin 2009 duke deklaruar se shume shpejt do ndodhte “kolapsi i plotë i sistemit financiar”. Soros tashmë mendon se përmirësimi ekonomik do vijë në vitin 2010. Lista e parashikimeve të pasakta vijon me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. "Jam shumë e lumtur t’u njoftoj se ne kemi pasur një fillim të ri në negocimet me Hondurasin. Dua të përgëzoj banorët e Hondurasit, si dhe presidentin Zelaya dhe zotin Micheletti për këtë marrëveshje historike...Nuk më vjen në mendje shembulli i asnjë vendi tjetër në Amerikën latine që ka vuajtur një thyrje të rregullit demokratik dhe ka kaluar një krizë të tillë nëpërmjet negociatave dhe dialogut”, tha Hillary Clinton më 30 tetor 2009. Clinton kishte të drejtë për faktin se presidenti Zelaya dhe Micheletti kishin arritur një marrëveshje, por kjo nuk shënoi asnjë fillim të ri.

1.
2. “Unë di këtë. Në fund të këtij viti të Kongresit do ketë një draft energjie në tryezën e presidentit”
- Ralph Enauel më 19 prill 2009 në emisionin “This Week” të George Stephanopoulos. Drafti, të cilit i referohej në mënyrë optimiste shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë ishte Akti i Sigurisë dhe Energjisë së Pastër amerikane që shpresohej të mbërrinte në konferencën e ndryshimit të klimës në Kopenhagen, por legjislacioni ka ngecur në Senat dhe është margjinalizuar nga debatet e vazhdueshme mbi reformën në shëndetësi.

2. "Me deklaratën se puna e tij ka mbaruar, shefi i Rezervës Federale, Ben Bernanke do njoftojë që do largohet nga posti, kur të mbarojë mandati i tij 40vjeçar më 31 janar, 2010. Ndërkohë që nuk është krejtësisht faji i tij, kriza ekonomike ka dëmtuar qëndrimin e tij në administratën e Obama-s dhe e ka dëmtuar gjithashtu dhe në nivel personal”.
- “BusinessWeek”, 2 janar 2009.
Presidenti amerikan, Barack Obama njoftim më 25 gusht se do e riemëronte Bernanken sërish për një mandat të dytë, duke e lavdëruar për “qetësinë dhe mençurinë” e tij, si dhe duke e vlerësuar si njeriun që “mbajti frenat e ekonomisë që po merrte tatëpjetën”.

3. "Ndërkohë që impakti preciz i rishfaqjes së virusit të gripit H1N1 nuk mund të parashikohet, një skenar i mundshëm i asaj që do ndodhë është i mundur: Infektimi nga 30-50 përqind i popullatës amerikane këtë vjeshtë dhe dimër...do shkaktojë rreth 1.8 milionë të shtruar në spitale...dhe do shkaktojë rreth 30-90 mijë vdekje në SHBA”.
- Raporti që iu paraqit presidentit mbi përgatitjet amerikane për gripin H1N1 nga Këshilli i Këshilltarëve Shkencorë të Presidentit.
Edhe ky parashikim fatmirësisht ishte një nga ato që dështuan dhe nuk arritën të quhen të suksesshëm.

4. "Ekonomia pësoi rënie të lirë dhe po bie akoma dhe ne nuk e dimë cili do jetë fundi deri sa të arrijmë aty, e deri tani nuk ka asnjë shenjë që ne jemi afër fundit”.
- George Soros në universitetin e Kolumbias, 20 shkurt 2009.
Investitori miliarder, George Soros ka një reputacion për prognozat e tij të sakta dhe ka meritën se ka parashikuar krizën ekonomike, para se ajo të mbërrinte. Por, ai e tejkaloi pak parashikimin në vitin 2009 duke deklaruar se shume shpejt do ndodhte “kolapsi i plotë i sistemit financiar”. Soros tashmë mendon se përmirësimi ekonomik do vijë në vitin 2010.

5. Chris Wallace: "A do vazhdojë presidenti t’i japë McChrystal-it trupat që ia kërkon apo do ndryshojë strategjinë e luftës?”
Charles Krauthammer: “Unë mendoj se jo dhe se McChrystal do japë dorëheqjen”
- “Fox News Sunday”, 27 shtator 2009.
Më 1 dhjetor Obama njoftoi për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan. Nëse marrim parasysh edhe 7 mijë trupat e premtuar nga NATO arrijnë rreth 40 mijë trupa të kërkuar nga gjenerali Stanley McChrystal, komandanti ushtarak amerikan në Kabul. McChrystal vazhdon të qëndrojë atje ku është dhe merr nga presidenti trupat ushtarake që kërkon.

6. "Brown do tundohet të luftojë, por nëse merr këshillat e duhura ai do e shohë se kjo nuk mund të vazhdojë. Ai do pranojë atë që Tony Blair pranoi eventualisht dhe kur tensioni të rritet do pranojë se nuk ka dëshirë të jetë pengesë në suksesin e partisë Laburiste. Ai do tërhiqet shumë shpejt, mbase sot, ose të paktën deri në fund të javës”.
—Martin Kettle, “The Guardian”, 5 qershor 2009
Politikat e pasigurta të kryeministrit britanik, Gordon Brown morën një kthesë të rrezikshme në qershor, kur plasi skandali i shpenzimeve të deputetëve, por duket se ai do qëndrojë në detyrë deri sa t’i mbarojë mandati.

7. "Jam shumë e lumtur t’u njoftoj se ne kemi pasur një fillim të ri në negocimet me Hondurasin. Dua të përgëzoj banorët e Hondurasit, si dhe presidentin Zelaya dhe zotin Micheletti për këtë marrëveshje historike...Nuk më vjen në mendje shembulli i asnjë vendi tjetër në Amerikën latine që ka vuajtur një thyrje të rregullit demokratik dhe ka kaluar një krizë të tillë nëpërmjet negociatave dhe dialogut”.
- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, 30 tetor 2009
Clinton kishte të drejtë për faktin se presidenti Zelaya dhe Micheletti kishin arritur një marrëveshje, por kjo nuk shënoi asnjë fillim të ri.

8. "Mendoj se nëse ata (Izraeli) do bëjnë ndonjë gjë, periudha më e përshtatshme është pas zgjedhjeve dhe pas inaugurimit të presidentit të ri. Nuk mendoj se do bëjnë gjë para zgjedhjeve tona sepse nuk duan që të ndikojnë”.
- John Bolton, “Fox News” 22 qershor 2008.
Sipas ambasadorit amerikan në OKB, John Bolton, sulmet izraelite me raketa ndaj Irani ishin gjithnjë gati për të ndodhur, pavarësisht rrethanave. Ai ka qenë gjithnjë avokat i sulmeve mbi Iranin.

9. "Kjo do shkaktojë një inflacion të tmerrshëm në gjithë botën dhe konfuzion në tregjet e këmbimit valutor. Do keni krizë të valutës në gjithë botën. Tregjet e bursës do fillojë të humbin kontrollin dhe do kemi një problem të vërtetë. Tregu i bursës e kupton këtë. Ato po shkaktojnë një Holokaust inflacioni sepse nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër”.
—Jim Rogers, “CNBC”10, 2008.
Investitori i famshëm Rogers bëri këtë parashikim menjëherë para samitit të vendeve G-7 në Uashington. Parashikimi i tij fatmirësisht nuk rezultoi i vërtetë.

10. "Nëse nuk bëjmë asgjë ju garantoj se brenda një dekade, regjimi komunist kinez që urren demokracinë dhe e sheh Amerikën si armikun kryesor do dominojë vendin e vogël të Panamasë dhe do dominojë kanalin e Panamasë, një prej pikave strategjike më të rëndësishme të botës”.
- Dana Rohrabacher, 7 dhjetor 1999.
Rohrabacher bëri këtë parashikim alarmant gjatë një debati mbi kalimin amerikan të kanalit të Panamasë. Dekada e Rohrabacher mbaroi këtë dhjetor dhe gjithçka duket e qetë në frontin panamez.

Google+ Followers