10 krimet më të përbindshme të vitit 2009

Anthony Sowell u arrestua pas ditës kur policia kishte hyrë në shtëpinë e tij dykatëshe në Kliveland për të kërkuar një grua, të cilën ai e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte vrarë, duke ja prerë trupin copa-copa



1.Gjetja e Jaycee Dugard

Historia e Jaycee Dugard ngriti pyetje të çuditshme rreth Sindromës së Stokholmit dhe rreth sistemit gjyqësor të Kalifornisë, por gjithashtu ushqeu edhe shpresën se edhe fëmijë të tjerë që kanë humbur prej shumë kohësh mund të gjendeshin sërisht gjallë. Dugard ishte vetëm 11 vjeç në ditën kur ajo u rrëmbye, ndërkohë që ishte duke ecur për të hipur në autobusin e shkollës në Liqenin Jugor Tahoe, Kaliforni. Kur ajo u gjet më në fund pas 18-vjetësh në Antioch, Kaliforni, ishte bërë nëna e dy vajzave, njërën prej të cilave e kishte lindur në moshën 14-vjeçare, ndërsa të dytën në moshën 18-vjeçare. Dugard kishte jetuar me Phillip Garrido, një abuzues seksual i dënuar, i cili në një farë mënyre kishte mundur ti shpëtonte dënimit të tij në vitin 1999, vetëm tetë vjet, pasi kishte rrëmbyer vajzën e vogël. Garrido dhe gruaja e tij, Nancy, të cilët e mbanin vajzën dhe fëmijët e saj të burgosura në një kasolle prapa shtëpisë së tyre, tashmë përballen me akuzat e rrëmbimit, burgosjes dhe përdhunimit. Ata e deklaruan veten e tyre të pafajshëm. Dugard, ndërkohë nuk dëshiron të flasë rreth vuajtjeve të këtyre viteve dhe po mundohet të përshtatet me ekzistencën e saj të re me nënën dhe motrën e saj. Dy vajzat e Dugard duket se po e përjetojnë mirë situatën dhe kanë filluar shkollën.

2. Vrasësi dhe përdhunuesi serial i Klivelandit

Nëse akuzat kundër tij do të provohen, Anthony Sowell është arkitekti i një prej serive më të tmerrshme të krimeve në historinë e viteve të fundit. Një përdhunues i dënuar edhe më parë, Sowell u arrestua pas ditës kur policia kishte hyrë në shtëpinë e tij dykatëshe në Kliveland për të kërkuar një grua, të cilën ai e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte vrarë, duke ja prerë trupin copa-copa.

Ai nuk ishte në shtëpi, por policët arritën me shpejtësi të nuhasnin që diçka nuk shkonte në atë shtëpi. Ata gjetën brenda dy trupa të dekompozuar në dhomën e ndenjes dhe katër trupa të tjerë nëpër disa varre të sajuara në bodrum. Oborri u gërmua dhe u gjetën mbetjet e katër trupave të tjerë dhe gjithashtu u gjet një kafkë në dollapin e bukës, duke e çuar numrin në një total prej 11 trupash. Komshijtë thanë se, Sowell mbante aq erë të keqe, saqë u dilnin lotë nga sytë kur ai u afrohej, por asnjëri nuk kishte hyrë kurrë në shtëpinë e tij. Ata nuk kishin vërejtur asgjë përveç erërave të tmerrshme që vinin prej shtëpisë së tij. Ish-marinsi e daklaroi veten të pafajshëm, për shkak të problemeve mendore, nga të cilat vuante.

3. Vrasësi i Craigslist

Miqtë e Philip Markoff, 22-vjeçarit me fytyrë ëngjëllore, student në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit, u sulën me vrull për ta mbrojtur kur ai u arrestua për vrasjen e një mësuese. 'Ai nuk është i aftë as të vrasë një mizë', tha e fejuara e tij, Magan McAllister në fillim. 'Dua vetëm të them që Phillip është një njëri i mrekullueshëm si brenda edhe jashtë'. Megjithatë, krimi që kishte kryer ishte i shëmtuar. Julissa Brisman, e cila reklamonte shërbimet e saj në Craiglist, duket se ka luftuar gjatë me vrasësin e saj në një dhomë hoteli luksoze të Bostonit. Ajo u godit në kokë dhe më pas u qëllua tri herë me armë zjarri, një herë në zemër. Markoff, gjithashtu është akuzuar për grabitjen e një gruaje tjetër, e cila gjithashtu reklamonte në Graiglist. Ajo e akuzoi Markoff, i cili dyshohet të jetë një kumarxhi i sëmurë, se i kishte vjedhur asaj 600 dollarë. Policia gjeti një pistoletë në dhomën e konviktit të studentit të Mjekësisë. Avokati i Markoff tha se, klienti i tij ishte i pafajshëm dhe se nuk i meritonte akuzat për vrasje, grabitje dhe rrëmbim.

4. Martiri me shall në kokë

Për myslimanët përreth botës, ky ka qenë krimi i shekullit. Më 1 korrik, 31-vjeçarja Marwa el-Sherbini, një famaciste e devotshme e lindur në Egjipt, u paraqit përpara Gjykatës së Dresden të Gjermanisë për të dëshmuar kundër Alex Wien, një emigrant i papunë rus, i cili po apelonte për një dënim të dhënë më parë për fyerje ndaj el-Sherbinit, duke e quajtur atë një 'Islamiste' dhe një 'terroriste' në një park lojërash për fëmijë. Prokurorët thanë se, pas dëshimsë së el-Sherbinit, Wein i drejtoi asaj një thikë kuzhine, të cilën e kishte marrë fshehurazi me vete në gjyq, ja nguli gruas së paku 16 herë. Burri i saj, Elwy Okaz, 32 vjeç, u sulmua disa herë me thikë para se të plagosej nga policia, e cila e kishte ngatërruar me sulmuesin e el-Sherbinit, por shpëtoi për mrekulli. El-Sherbini, e cila në atë kohë ishte tre muajshe shtatzënë, vdiq e therur dhe e mbytur në gjak përpara djalit të saj 3-vjeçar. Wein u gjykua në të njëjtën sallë gjyqësore, ku kreu vrasjen makabër. U shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Bashkshorti i el-Sherbinit ngriti disa akuza kundër gjykatësit dhe Gjykatës Rajonale për të rishikuar përsëri gjyqin.

5. Misteri i vrasjes së punonjësit të regjistrave

Trupi i William Sparkman u gjet më 12 shtator afër një varreze të vogël të harruar në Pyllin Kombëtar Daniel Boone në Kentucky, rreth 18 milje në jug të qendrës së Manchesterit. Detajet mbi vrasjen e punonjësit të Zyrës së Regjistrimit ishin ironike. Sipas të dhënave të raportuara ai është gjetur i varur në një pemë me fjalën "Fed" të gërvishtur në kraharor. Ai përshkrim u ngulit thellë në ndërgjegjen kombëtare më shumë se çdo krim tjetër, duke qenë se ka ndodhur në një kohë kur media konservative merrej vetëm me raporte dhe shifra rreth krizës ekonomike. Asnjëri nuk u arrestua për këtë krim. Në nëntor, autoritetet lokale deklaruan se, bëhej fjalë për një vetvrasje e arkitektuar për t'u dukur si vrasje ndoshta për të bërë të mundur që të afërmit e viktimës të përfitonin shpërblimin e siguracionit të jetës që kapte shfrën e 600.000 dollarëve.

6. Vrasja e abortuesit

Mjeku abortues më i mirë i vendit, Dr. George Tiller, kishte qenë tërësisht i mësuar që të sulmohej, si verbalisht ashtu edhe fizikisht. Klinika e tij u bombardua një herë në vitin 1986. Në vitin 1993 e plagosën në të dy krahët, merrte kërcënime të ndryshme për vdekje gjatë gjithë kohës, vishte antiplumb dhe udhëtonte me një qen badigard. Por, më 31 maj, ndërkohë që ndodhej në Kishën Luterane të Wichita, Tiller u qëllua në kokë dhe mbeti i vrarë nga Scott Roeder, një aktivist anti-abort. Pas vrasjes u hodhën në sulm të dyja palët e debatit të nxehtë të abortit. Mbështetësit e quanin Tiller një martir, ndërsa kritikët një vrasës. Megjithatë, të dyja palët e dënuan aktin e shëmtuar të vrasjes së mjekut, mbështetësit e abortit thanë se, krimi mund të ngrinte një valë të rëndë dhune klinike, ndërsa aktivistët anti-abort thanë se, akti i shëmtuar mund të demonizonte lëvizjen e tyre paqësore. Roeder e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe nuk ka ndërmënd ta ndryshojë këtë deklaratë, ndërkohë që në gazetën "Times" të Los Angeles, ka deklaruar se ka qenë ai vrasësi i Dr. Teller, duke mbrojtur me fanatizëm kauzën e tij.

7. Masakra e Takomas

Maurice Clemons ishte vetëm 16 vjeç kur u dënua me dy burgime 30-vjeçare për grabitje dhe vjedhje të armatosura të dhunshme në Little Rock, Arkansas. Por, në maj të vitit 2000, pas 11 vitesh burgim, ai shkroi një letër mallëngjyese që i drejtohej guvernatorit të Arkansasit, Mike Huackabee, i cili është edhe pastor. 'Nuk kam bërë kurrë asnjë gjë të mirë për Zotin,' shkruante Clemmons, duke kërkuar mëshirë. 'Tani ju përgjëroj me përulje që të ndihmoni të rifilloj nga e para'. Huckabee e hodhi poshtë dënimin e tij dhe Cllemmons u lirua me kusht. Por, ai kurrë nuk tentoi të bënte diçka të mirë për Zotin. Në të kundërt, ai gati sa nuk e theu kushtin e lirimit, duke u rikthyer në burg. Brenda dhe jashtë burgut, me shkallë të ndryshme të lirimit me kusht, dhe duke kërkuar mëshirën e Gjykatës, ai jeti një jetë krimi. U shpërngul në Perëndim të Seattle, ku edhe ishte rritur, duke u munduar të fillonte një biznes. Por në maj, ai filloi të sillej dhe të fliste si një i çmendur, duke i thënë njerëzve se ishte i aftë të fluturonte dhe se roli i tij si një Mesia do të njihej edhe nga Presidenmti Obama. Ai sulmoi komshinjtë e tij. Përdhunoi dy vjaza të reja. U arrestua në Korrik, por nuk ndenji gjatë në burg, pasi arriti të paguante 40.000 dollarë gjobë më 23 nëntor dhe u lirua përsëri. Më pas, në mëngjesin e 29 nëntorit ai hyri në një lokal periferik në Takoma dhe vrau katër oficerë policie, ndërkohë që ata po punonin atje me laptop. Gjuetia intensive prej dy ditësh përfundoi me vrasjen e Clemmonsit në orët e para të mëngjesit të datës 1 dhjetor. Megjithatë, jeta e tij ngriti shumë pikëpyetje rreth menaxhimit të klasës kriminale të vendit, duke hapur një debat që mund të zgjasë për shumë kohë.

8. Vrasja e Annie Le

Fillimisht të gjithë menduan se bëhej fjalë për një nuse që nuk donte më të martohej dhe ishte arratisur, por zhdukja e Annie Le, u zbulua të ishte një tragjedi e tmerrshme. Pasi ishte shpallur e zhdukur prej shumë ditësh, e diplomuara 24-vjeçare në degën e Farmacisë në Yale, u gjet e vdekur në një laborator kërkimesh më 13 shtator, ditën që duhej të martohej. Menjëherë ranë dyshime mbi Raymond Clark, 24-vjeçari teknik, i cili kishte akses në laboratorin e Annie Le, i cili sipas raporteve duket se ka hyrë në ndërtesë të paktën 10 herë ditën që ajo është zhdukur dhe kishte plagë të çuditshme në kraharor, krahë dhe kurriz. Clark u arrestua më 17 shtator dhe u akuzua për vrsje, por gjyqi i tij nuk është kryer ende.

9. Vdekja e Byrd dhe Melanie Billings

Detajet e vrasjes së çiftit të pasur nga Pensacola, të cilët kishin adoptuar shumë fëmijë me aftësi të kufizuara ishte aq shokuese, saqë të kujtonte skenën e një filmi makabër. Pasi shtëpia e tyre ishte sulmuar nga njerëz të veshur me të zeza si ninxha, Byrd Billing, 66-vjeç, është qëlluar tri herë në kokë dhe një herë në këmbë, ndërsa gruaja e tij 43-vjeçare është qëlluar dy herë në kokë dhe dy herë në kraharor, e gjitha përpara syve të nëntë fëmijëve të tyre të adoptuar. Në total, çifti kishte 13 fëmijë, 13 prej të cilëve ishin të adoptuar dhe shumica me aftësi të kufizuara ose me Sindromën Down. Vrasësi ishte Leonard Patrick Gonzalez Jr, një instruktor karateje i dështuar, për të cilin sherifi i vendit tha se mund të ketë qenë pjesëtar i ndonjë konspiracioni për të hequr qafe Byrd Billings, i cili drejtonte një kompani huadhënëse. Gjatë burra të tjerë u dënuan gjithashtu për vrasje kapitale. Ashtu si Gonzales, ata e deklaruan veten të pafajshëm. Investigatorët thanë se, bashkëpunëtorët e Gonzales kanë dëshmuar se ai ka qenë personi i vetëm që ka qëlluar me armë kundër çiftit Billings.

10. Kthimi i Pishtakove

Një legjendë popullore Andreane e përshkruan Pishtakon, si një figurë vampire që sulmon udhëtarë të ndryshëm dhe u pret atyre dhjamin e trupit, një histori e tmerrshme për një kulturë që parapëlqen trupat e shëndetshëm. Pishtakot u bënë lajmi kryesor i shekullit 21 kur një polic peruvian arrestoi një bandë meshkujsh, të cilët kishin bërë disa vrasje, duke shkëputur pjesët e dhjamosura të trupit për t'ia shitur substancat kompanive të parfumeve europiane. Ndërkohë që policia paraqiti prova për tregtinë djallëzore të bandës, kompanitë ndërkombëtare të parfumeve ishin disi skeptikë, pasi tregu i këtij lloj materiali është shumë i vogël. Shumica e njerëzve që përdorin dhjamrat për arsye kozmetike, për shembull si trajtim anti-rudha, përdorin të tyret. Në fund të nëntorit, gazetarët lokalë filluan të ngrinin pikëpyetje rreth çështjes së pazbardhur, duke supozuar se mund të kishte qenë edhe një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen publike nga krime edhe më të frikshme, duke përfshirë edhe ekzistencën e skuadrave të ndryshme të policisë që bashkëpunonin me ta. Më 1 dhjetor, kreu i Policisë Kombëtare, i cili shpalli ekzistencën e bandës që vidhte dhjamin u pushua nga puna.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers