Toka nuk po ngrohet, edhe nëse ngrohet shkaktar nuk është njeriu!

Të gjithë janë në dijeni se sfida më e madhe e shek. XXI është ngrohja globale. Problemi madhor i Tokës që sa vjen e po ngrohet më shumë është kthyer në një dhimbje koke për të gjithë


Të gjithë janë në dijeni se sfida më e madhe e shek. XXI është ngrohja globale. Problemi madhor i Tokës që sa vjen e po ngrohet më shumë është kthyer në një dhimbje koke për të gjithë shkencëtarët, studiuesit dhe politikanët gjithashtu. Por, përveç se shqetësim dhe ankth, kjo teori ka sjellë gjithashtu edhe dyshime dhe aludime të shumta. Spekulimet thonë se ngrohja globale është në të vërtetë një gënjeshtër globale. Ajo u shpik në 1988 dhe përfshin kufizimin në rritjen ekonomike, vetëpërmbajtjen, shpërthimin e rritjes së popullsisë si një "minë me sahat", mbarimin e pasurive natyrore, ndotjen e ambientit, anti-amerikanizëm dhe ndjenja anti-kapitaliste dhe mbi të gjitha, frikën për një epokë të re akullnajash. Ata të cilët i kanë ndërthurur këto mite me njëra-tjetrën janë bashkuar tanimë në një grup të ashtuquajtur "ambientalistë".

Shumica e ambientalistëve nuk kanë një kredencial teknik apo shkencor. Ajo çfarë kanë në dorë ata janë një sërë burimesh informacioni të gatshme të botojnë pseudoteoritë e tyre, pavarësisht se këto teori nuk kanë baza dhe prova shkencore. Shkencat për studimin e atmosferës kërkojnë njohuri të mëdha teknike, të cilat nuk i posedon shumica e të ashtuquajturve ambientalistë. Por ata e ndiejnë veten të kualifikuar për t'i kërkuar aktivitetit njërëzor t'i përkulet perëndisë së tyre të re, Nënës Natyrë. Ambientalitët thonë se atmosfera e Tokës po bëhet më e ngrohtë. Ata thonë se akujt polarë dhe akullnajat po shkrijnë dhe shkrirja e tyre do të sjellë rritje të nivelit të detit mbi 70 metra, duke përmbytur qytetet bregdetare. Ata thonë se shumë zona të Tokës do të kthehen në shkretëtira. Ata nuk i bazojnë këto të thëna në evidenca të vërteta shkencore. Pjesë të akujve polarë dhe të akullnajave janë duke shkrirë, por pjesë të tjera të tyre po rriten. Ambientalistët e bazojnë "provën" e ekzistencës së ngrohjes globale në pjesët që shkrijnë, por çuditërisht janë të heshtur, madje arrijnë deri në shenja të dhunshme kur dikush që nuk është dakort me ta përmend pjesë të akujve polarë që po rriten. Dhe këto pjesë nuk janë pak. Në të kaluarën, nuk kanë qenë të pakta herët ku temperaturat globale kanë qenë edhe shumë më të ngrohta, edhe shumë më të ftohta seç janë sot. Temperaturat mesatare globale kanë ciklin e tyre sipas stinëve, por gjithashtu dhe cikle të tjera normale siç i kanë pasur gjatë gjithë historisë së Tokës. Të dhëna shkencore nga studimi i ekzemplarëve të akujve mijëravjeçarë, rrathët e pemëve dhe tregues të tjerë të temperaturave mesatare globale e provojnë këtë gjë. Aktiviteti njerëzor kurrë nuk ka qenë shkaktari i ndryshimit të temperaturave globale siç mund të përpiqen të mbushin mendjen avokatët e "ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu". Nëse aktiviteti njerëzor do të ishte shkaktari, ku ishin më përpara makinat, termocentralet dhe industria në të kaluarën tonë historike? Ato nuk ekzistonin. Nëse aktiviteti njerëzor nuk ishte ai që i shkaktoi këto ndryshime në temperatura, çfarë ishte?

Energjia që Dielli lëshon brenda një sekonde është disa herë më e madhe sesa aktiviteti njerëzor mund të prodhojnë në disa miliona vjet. Toka rrotullohet rreth Diellit. Orbita e këtij rrotullimi është eliptikale. Si rrjedhojë, energjia që arrin në Tokë është e ndryshueshme në bazë të distancës së Tokës nga Dielli. Aktiviteti diellor gjithashtu rritet ose pakësohet sipas shpërthimeve që bëhen në sipërfaqen e Diellit. Diferenca në këto shpërthime rrit ose zvogëlon energjinë diellore që arrin në Tokë. Kjo shkakton ndryshime në temperaturat mesatare të atmosferës tokësore. Në vitin 2004, Toka u bombardua me valë të tilla diellore. Kjo rritje e sasisë diellore, kjo energji diellore shkaktoi nxehjen e sipërfaqes së Tokës dhe të atmosferës. Pjesa më e madhe e këtyre valëve humbi në hapësirë. Një pjesë e vogël depërtoi mbulesën mbrojtëse të atmosferës tokësore. Nëse Toka do të ishte bombarduar me një valë diellore drejtpërsëdrejti, pasojat do të ishin tragjike për jetën në Tokë. Por megjithëse atmosfera ofroi mburojë ndaj këtyre valëve, një pjesë e tyre depërtuan dhe e patën efektin duke përfshirë këtu dhe një ngrohje të vogël të atmosferës.

Gjithashtu, shpërthimet vullkanike, si ai i Malit të Shën Helenës në SHBA, hedhin me tonelata hi dhe pluhur në atmosferë. Sasia e pluhurit dhe e hirit në atmosferë mund të ndryshojë sasinë e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e Tokës. Vullkanet gjithashtu, hedhin në atmosferë gaze të ashtuquajtura gazë që krijonë "efektin e serrës". Një shpërthim i vetëm i madhësisë së Malit të Shën Helenës mund të hedhë në atmosferë më tepër gaze, pluhur dhe hi sesa ka arritur të prodhojë njerëzimi që nga fillimi i historisë njerëzore! Dhe shpërthime të tilla vullkanike janë të shpeshta çdo vit. Oqeanët janë gjithashtu një burim kryesor i gazeve të "efektit të serrës", ashtu siç janë dhe pemët. Pemët dhe bimë të tjera thithin dioksid karboni, por ama kur kalben lëshojnë metan, një nga gazet kryesore të efektit të serrës. Vegjetacioni që kalbet gjithashtu lëshon gaz metan. Më tepër gaz metan lëshojnë kënetat e Alabamas rreth Nju Orleanit, sesa gjithë aktiviteti njerëzor në pjesën tjetër të SHBA-së. Studime mbi smogun në pellgun e Los Anxhelesit tregojnë se mbi 90% e smogut gjeneron në zonat e gjelbërta. Që të ndihmonin genjeshtrën e tyre, ambientalistët, të ndihmuar nga mediat kryesore e censuruan dhe e fshehën këtë studim. Studimet kanë treguar gjithashtu se gazrat e efektit të serrës të prodhuara nga njerëzimi janë rreth 1% e sasisë së këtyre gazrave të prodhuara nga vetë natyra. Eliminimi total i gazrave të prodhuara nga njerëzimi ka efekt të parëndësishëm në temperaturat mesatare të Tokës. Eliminimi i të gjithë makinave në SHBA do të sillte një ulje të gazrave të "serrës" në më pak se 0.2%. Çfarë efekti do të kishte kjo në temperaturat globale? ASNJË! Duke i dyfishuar këto gazra të prodhuara nga njerëzit do ta rriste temperaturën globale në një gradë Celsius, që është në hapësirën normale të ndryshimit të temperaturave. Janë ndryshimet e orbitës eliptike të Tokës rreth Diellit, shpërthimet vullkanike, prodhimi i gazrave nga oqeanët dhe vegjetacioni (të gjitha fenomene natyrale), që rrisin dhe ulin temperaturën mesatare të globit, jo aktiviteti njerëzor. Të dhëna satelitore të marra 25 vjetët e fundit tregojnë se nuk ka ngrohje sipërfaqësore apo atmosferike të Tokës. Përkundrazi, ato tregojnë një ulje të vogël temperature rreth 0,01 gradë Celsius. Kohët e fundit astronomët kanë vëzhguar zvogëlim të akujve polarë edhe në Mars. A janë marsianët me makinat e tyre, termocentralët dhe industria e tyre që po e shkaktojnë këtë gjë? Jo, por "ambientalistët" kështu mendojnë. Ata akuzojnë njerëzit për këtë!

Gjithashtu, ekziston edhe një teori tjetër e bazuar në fakte shkencore. Modelet e Programi Internacional Për Mbrojtjen Klimaterike në OKB (UN IPCC) janë jo të sakta, sepse janë të bazuar në modele matematikore kompjuterike dhe prezantojnë skenarë hipoteze dhe nuk paraqesin aktivitetin diellor, "Ngrohja Globale është një mënyrë frike, paniku, e cila justifikohet nga fakti se prodhon dhe furnizon fonde". Gjatë këtyre viteve, evidencat "qesharake" për një planet që po ftohet dhe jo ngrohet janë shtuar. Kina kaloi dimrin më të egër në 100 vite. Në Bagdad ra për herë të parë dëborë në historinë e tij (të regjistruar ndonjëherë).

Amerika e Veriut kishte rëniet më të mëdha të dëborës në 50 vite, në vende si Wisconsin u regjistrua rënia më e madhe e dëborës që nga koha që mbaheshin regjistrimet. Janë regjistruar akuj rekord në detet e Antarktikës, i ftohtë rekord në Minnesota, Teksas, Florida, Meksikë, Australi, Iran, Greqi, Afrika e Jugut, Groelande, Argjentinë, Kili. Lista është tepër e gjatë dhe vazhdon. Këto janë fakte të forta shkencore të regjistruara nga satelitët më të fuqishëm (Hadley, NASA, GISS, UAH, RSS). Këto të gjitha tregojnë për një zbritje të temperaturës globale. Kjo do të thotë që "Nëna Natyrë" nuk ndikohet aspak nga njerëzit, por ecën sipas një plani të saj të caktuar.

Nga të gjitha këto studime, rezultati i vetëm që mund të përftohet është që ngrohja globale është një GENJESHTËR. Ata që flasin për të kanë tjetër plan, jo shpëtimin e planetit nga aktiviteti njerëzor.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers