Si morën spiunët kontrollin e Britanisë së Madhe

Në kulmin e rëndësisë dhe të pushtetit të Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit, të gjithë pjesëtarët e grupit mbanin pozicione ekstremisht të rëndësishme dhe me influencë të jashtëzakonshme

Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit studentët britanikë në shërbim të KGB-së



Në vitin 1934, tre studentë të Universitetit të Kembrixhit u rekrutuan nga KGB-ja (Shërbimi i Inteligjencës së BRSS-së) për t'u bërë spiunë. Brenda disa vjetësh, dy studentë të tjerë u bashkuan me grupin. Në atë kohë, ky grup prej pesë studentësh të rinj ishte relativisht i parëndësishën dhe nuk kishte asnjë emër. Megjithatë, që në atë kohë janë njohur si "Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit", zinxhiri më i madh i spiunëve që ka njohur ndonjëherë perëndimi. Arsyeja për poshtërsitë e tyre ishte fakti që patën shumë sukses në penetrimin e thellë që bënë në një institucion shumë të rëndësishëm perëndimor politik, Shërbimi i Inteligjencës Britanike.

Grupi fillestar i studentëve ende të padiplomuar përbëhej nga Guy Burgess, Donald Maclean dhe Harold "Kim" Philby. Guy Burgess kishte marrëdhënie homoseksuale me një student tjetër të Kembrixhit, Anthony Blunt, i cili u rekrutua gjithashtu në vitin 1937 bashkë me John Cairncross. Ky ishte grupi qëndror i të pestëve. Spiunët e tjerë të KGB-së të rekrutuar nga Universiteti i Kembrixhit ishin Leo Long, Michael Witney Straight, Dennis Proctor dhe Alister Watson (edhe pse asnjëherë nuk e ka pranuar), por këto persona ishin relativisht të pavarur dhe nuk ishin anëtarë me të drejta të plota të Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit. Të gjithë pjesëtarët e pesëshes qëndrore, duke përfshirë edhe Leo Long, ishin studentë të Universitetit të Kembrixhit, përveç Donald Maclean, i cili ishte student i Trinity Hall.

Në kulmin e rëndësisë dhe pushtetit të Zinxhirit, të gjithë pjesëtarët e grupit mbanin pozicione ekstremisht të rëndësishme dhe me influencë të jashtëzakonshme. Long punonte për Inteligjencën Ushtarake Britanike gjatë luftës dhe u mundua të bashkohej me MI5 (organizata britanike që kontrollonte kundër-spiunazhin), por nuk ia arriti qëllimit. Watson punonte në Sektorin e Radarit dhe Sinjaleve të Marinës para se të bëhej kreu i Stacionit Kërkimor të Zbulimeve Nënujore në Laboratoret e Kërkimeve Admiraliate, ku kishte akses të plotë në shumë sekrete, por më pas u transferua në një pozicion më pak të rëndësishëm kur MI5-a zbuloi bindjet e tij marksiste. Proctor ishte Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Karburantit dhe Forcave që nga viti 1965 dhe më parë kishte qenë sekretari privat i Stanley Baldwin. Straight ishte një amerikan, i cili më pas u zbulua nga FBI-ja (Kundër-spiunazhi amerikan dhe Agjensia e Sigurisë së Brendshme) dhe ndihmoi në ndërtimin e shërbimeve të sigurisë për zbulimin e zinxhirit të spiunëve.

Cairncross kishte punuar për Thesarin dhe gjatë luftës për Kodin Qeveritar dhe Cipher School (GC dhe CS; pararendësja e GCHQ që do të thotë Shtabi i Përgjithshëm i Komunikimeve Qeveritare, i cili mblidhte informacione inteligjence me mjete elektronike). Maja e karrierës së tij ishte kur punonte si sekretar i Lord Hankey, ministër pa Portofol në kabinetin e luftës së Churchillit. Aty, ai qe i aftë të përçonte informacione në lidhje me zhvillimin e bombave atomike (që ishte edhe informacioni më i rëndësishëm në perspektivat taktike dhe strategjike gjatë vitit 1940). Ai ishte edhe anëtar i MI6-ës (organizata britanike që merrej me inteligjencën e vendeve të huaja) në atë kohë. Maclean ishte kreu i Departamentit Amerikan në Zyrën e Jashtme. Në këtë mënyrë, ai ishte i aftë të këmbente me sovjetikët të gjitha politikat dhe diskutimet ndërmjet britanikëve dhe amerikanëve bashkë me të gjitha kodet dhe shifrat mbi të cilat kishte akses të plotë. Për shembull, ai shkëmbeu shumë mesazhe ndërmjet Roosveltit dhe Churchillit gjatë luftës. Mbi të gjitha, ai kishte akses mbi disa inforciane të klasifikuara "top secret" rreth Zhvillmit të Armëve Nukleare. Në librin e tij, Yuri Modin (përgjegjësi i fundit i zinxhirit të spiunëve për KGB-në) e përshkruan inteligjencën politike të Maclean si diçka tejet "të vlefshme". Burgess ishte gjithashtu një anëtar i Zyrës së Jashtme dhe ishte gjithashtu sekretari i dytë pas Philby-t në Washington. Ai kishte punuar gjithashtu për MI5-ën. Yuri Modin e përshkruan Burgess si "liderin e vërtetë të grupit". Blunt ishte gjithashtu pjesëtar i MI5-ës gjatë luftës, por e la atë për t'u bërë drejtor i Institutit Courtauld në Londër dhe më pas u bë supervizori i pikturave të Mbretëreshës. Blunt pranon se e ka lënë MI5-ën sepse: "kisha nevojë për artin tim", thotë ai. Arsyeja se pse sovjetikët nuk e kundërshtuan këtë ishte pasi ata kishin akses të plotë në informacionet e inteligjencës nga "Njeriu i Tretë" i Zinxhirit: Kim Philby. Philby ishte brilant. Modin e përshkruan atë si "spiunin më të jashtëzakonshëm të shekullit". Karriera e Philby-t në Inteligjencë filloi gjatë verës së vitit 1940 kur ai u bashkua me Ekzekutuesin e Operacioneve Speciale (SOE). SOE ishte një organizatë e kohërave të luftës dhe ishte përgjegjëse për ekzekutimin e operacioneve të kamufluara kundër nazistëve në Europën e pushtuar (punonin me francezen "Resistance"). Philby më pas u bashkua me Shërbimin Sekret të Inteligjencës (MI6) në vitin 1941. Ai u rrit shumë shpejt në detyrë në këtë organizatë dhe në verë të vitit 1944 ekzekutoi "goditjen e përkryer të përmbysjes së komunizmit", siç është përshkruar nga Anthony Glees në librin e tij rreth kësaj çështjeje. Philby u bë kreu i Seksionit XI në MI6. Seksioni XI merrej me tentativat e kundër-spiunazhit ndaj sovjetikëve. Kjo ishte goditja e përkryer e KGB-së pasi që nga ai moment e më pas, çdo tentativë e britanikëve për të kapur spiunët sovjetikë u bë e pamundur. Philby e zbulonte menjëherë çdo tentativë dhe përdorte influencën e tij dhe fuqinë e pakushtëzuar për ta përmbysur atë. Për më tepër, ai ishte i aftë t'i paralajmëronte përgjegjësit e tij sovjetikë në mënyrë që ata të kryenin veprimet e duhura paraprakisht. Gjëja më shkatërruese ishte se Philby (gjithashtu edhe spiunët e tjerë të Zinxhirit) njihte identitetin e gati të gjithë spiunëve britanikë dhe amerikanë në Bashkimin Sovjetik. KGB-ja në këtë mënyrë mund t'i eliminonte (gjë që mund të lindte edhe dyshime për Philby-n) ose t'i ushqente ata me informacione të rreme. Pasi Philby njihte identitetin e të gjithë spiunëve dhe Inteligjenca Britanike ishte aq shumë e penetruar nga sovjetikët, KGB-ja arrinte të ngatërronte MI5-ën me MI6-ën në një mënyrë aq brilante saqë çdo operacion kundër tyre paralizohej në moment. Ata ishin të aftë të shfrytëzonin çdo burim dhe të përdornin çdo rrugë, duke mos u kuptuar kurrë se kush ishin spiunët e vërtetë që operonin. Për të vazhduar më tej taktikën, sipas librit të Peter Wright, oficerët e KGB-së ia kalonin në numër oficerëve të MI5-ës në më shumë se tre në një. Të përballur me këto çudira dhe pengesa të forta, nuk është habi që MI5-a dukej se ishte shumë pak e suksesshme gjatë viteve '50 dhe '60. Blunt nuk pranoi të përdorte mikrofonët specialë (që quheshin facilitate speciale) për KGB-në dhe në këtë mënyrë MI5-a nuk arriti të penetronte për disa vjet në shumë vende (p.sh. në Partinë Komuniste të Shtabit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe). Philby ishte një spiun shumë i sukseshëm, pasi ai i kishte të gjitha cilësitë e novojshme. Ai ishte tejet inteligjent dhe shumë punëtor. Në fakt, të gjithë pjesëtarët e Zinxhirit të spiunëve ishin tejet inteligjentë; Cairncross kishte dalë i pari në provimin e hyrjes së Zyrën e Jashtme. Philby ishte gjithashtu shumë i shkathët dhe në atë kohë një aktor i shkëlqyer. Por pika e tij më e fortë ishte sharmi i tij. Edhe pse herë pas here i mbahej pak goja, ai u bë jashtëzakonisht shumë i njohur në MI6 dhe kishte bërë shumë miq në MI5, MI6 dhe në Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës (CIA). Philby, në fakt, trajnoi kreun e kundër-inteligjencës së CIA-s, James Jesus Angleton dhe ishte shumë mik me të. Prova e aftësive të tij të jashtëzakonshme ishte fakti se ai ishte i aftë të mbante një fasadë të mirë dhe të pafajshme nga viti 1951, në një kohë kur Burgess dhe Maclean u detyruan të dëmtonin BRSS-në, deri në vitin 1963 kur vetë atij iu desh ta dëmtonte atë nga Beirut kur arrestimi i tij u bë i pashmangshëm. Gjithsesi, evidenca e fundit e sharmit të tij si spiun u bë e qartë më 7 nëntor 1955, kur publiciteti i Sekretarit të Jashtëm, Harold Macmillan e pastroi atë nga të gjitha dyshimet e të qenurit "Njeriu i Tretë" në Zinxhirin e Spiunëve të Kembrixhit.

Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit ishte shumë i ngushtë. Të gjithë pesë pjesëtarët e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin dhe njihnin gjithashtu sekretet më intime të njëri-tjetrit. Një pikë që duhet theksuar është se nga një perspektivë operacionale, ishte miopike t'i bëje të ditur çdo studenti anëtarësinë e plotë të Zinxhirit të Spiunëve, pasi investigimi i njërit mund të evidentonte menjëherë anëtarësinë e të gjithë studentëve të tjerë të grupit. Faktikisht, pikërisht në këtë mënyrë u zbulua Zinxhiri i Spiunëve në fund. Por, krijimi i këtij grupi studentësh idealistë të Kembrixhit ishte një produkt unik i politikës së atyre kohërave. Në vitin 1930, fashizmi po përjetonte lindjen e tij. Hitleri u zgjodh si Kancelar i Gjermanisë në vitin 1933. Shumë njerëz e shihnin fashizmin si një kërcënim të demokracisë liberale të Europës, duke përfshirë këtu edhe Britaninë. Në të njëjtën kohë, marksizmi ishte bërë shumë popullor rreth intelektualëve, sidomos mes atyre të Oxbridge. Blunt rrëfeu se, "kur u ktheva në Kembrixh nga Londra, të gjithë ishin bërë marksistë". Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit e shihte marksizmin si një rrugë për të ecur përpara dhe gjithshtu si një rrugë me anë të së cilës Europa mund të mbrohej nga dëshirat e çmendura të Hitlerit dhe Musolinit.

Në vitin 1941, Hitleri lëshoi operacionin Barbarrossa. Ky ishte emri i koduar i planit të tij për të sulmuar dhe për të pushtuar BRSS-në. Në këtë mënyrë, ai theu Paktin e Non-Agresionit ndërmjet këtyre dy vendeve dhe e shtyu BRSS-në të kalonte në anën e Britanisë së madhe. Kështu, në vitin 1942 e më tej, Britania dhe BRSS-ja u bënë aleatë dhe ranë dakord që të bashkëpunonin në të gjitha frontet. Britania e zbatoi marrëveshjen në mënyrë totale dhe të ndershme. BRSS-ja nuk e zbatoi dhe përfitoi nga situata për të mbjellur disa spiunë në Stabin e Përgjithshëm (skalioni më i lartë i shoqërisë britanike dhe qeverisë), të cilët do t'i shërbenin sovjetikëve për planet e Pasluftës. Këto plane u krijuan si një revolucion në rang botëror (siç u urdhërua nga Lenini) dhe mbi të gjitha, synonin ndërtimin e një Europe Lindore Komuniste. Ka disa arsye prej së cilave marrëveshja e bëri spiunazhin sovjetik shumë të lehtë në Britani.

Fillimisht, të dy vendet tashmë kishin të njëjtin qëllim, që ishte rrëzimi i Gjermanisë naziste. Kjo i ndihmoi ata të rekrutonin më me lehtësi spiunët e tyre. Kjo, gjithashtu, do të thoshte se spiunët e Kembrixhit mund të vazhdonin aktivitetin e tyre, duke mos iu ngarkuar asnjë lloj akuze se po kyenin tradhti, pasi tashmë ata ishin aleatë me sovjetikët. Të gjitha dyshimet u zhdukën për aktivitetet e tyre. Për më tepër, kjo mund t'i ketë bërë ata më të përkushtuar, pasi mendonin se operacionet e tyre kishin për bazë të mirën e të dy vendeve. Blun ka thënë se ai vetë ndjente se "ne nuk po bënim mjaftueshëm për sovjetikët dhe ndieja se roli im ishte thelbësor, pasi i ndihmonte ata më tej". Një shembull që spiunët ndihmonin sovjetikët gjatë luftës ishte John Cairncross, i cili përçonte "Informacione Ultra". "Ultra" ishte kodi për informacionet e inteligjencës që vinin nga Bletchley Park nga GC&CS. Duke përdorur kompjutera primitivë, Bletchley Park ishte në gjendje të deshifronte shumë mesazhe të koduara të gjermanëve, duke përfshirë edhe ato të rëndësisë së lartë, të cilat kodoheshin nga makineritë e jashtëzakonshme "German Enigma". Cairncross punonte për GC&CS gjatë luftës dhe ishte në gjendje të përçonte shumë informacione "Ultra" tek sovjetikët. Ishte pikërisht njëri prej këtyre raportimeve ai që i lejoi sovjetikët të fitonin Betejën e Kurskit, e cila ishte një betejë kyçe e luftës. Arsyeja e dytë përse aleanca gjatë kohës së luftës e ndihmoi shumë inteligjencën e BRSS-së, ishte urdhri i Kryeministrit të atëhershëm, Winston Churchill për të ndaluar operacionet e deshifrimit të mesazheve të koduara të sovjetikëve. Besnik ndaj shpirtit të aleancës, Churchilli mendonte se ishte diçka e gabuar të vazhdohej më tej me projektin "Venona' kundër ish-Bashkimit Sovjetik. Projekti "Venona" ishte sekreti më i ruajtur i shërbimeve të inteligjencës perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë. Ishte një tentativë për të lexuar sistematikisht mesazhet e sistemeve të kodimit të përdorura nga spiunët dhe ambasadat e shumë vendeve në atë kohë. Mendohej se këto sisteme kodimi (të quajtura "one-time pad") ishin mënyra më e sigurt e përçimit të mesazheve të padeshifrueshme, pasi përdoreshin vetëm një herë.

Megjithatë, një zbulim i mahnitshëm i një matematicieni të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Amerikë, i lejoi agjencive të Inteligjencës Perëndimore të lexonin shumë mesazhe të shkruara me sistemin "one-time pad", duke zbuluar shumë komunikime të rrezikshme të sovjetikëve. Ashti siç përshkruhet në librin e Peter Wright, komunikimet e rrezikshme janë mënyra më e mirë me anë të së cilës mund të kapen spiunët. Megjithatë, vendimi i Churchillit për të ndërprerë çdo tentativë të mëtejshme për të deshifruar komunikimet sovjetike, e bëri zbulimin e Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit dhe të MI5-ës, shumë herë më të vështirë.

Gjithsesi, ka edhe një shpjegim tjetër për vendimin e marrë më 22 qershor 1941 për të ndërprerë projektin "Venona" kundër sovjetikëve. Philby dhe Blunt morën pjesë rastësisht në Komitetin e Bashkuar të Inteligjencës (JIC). JIC ishte një komitet me pjesëtarë nga MI5, MI6 dhe shërbime të tjera të Inteligjencës britanike. Është e mundur që në një farë mënyre, Philby dhe Blunt të kenë ndikuar në vendimmarrjen që e bëri zbulimin e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të grupit shumë më të vështirë. Ky fakt prezanton një koncept të ri, që Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit nuk ishin spiunë por të infiltruar. Përkufizimi për një spiun është një person që i raporton informacione konfidenciale organizatës që e ka punësuar. Një i infiltruar është një person shumë herë më i rrezikshëm, pasi ai ose ajo mund të influencojnë vetë drejtpërsëdrejti në vendimmarrje dhe në politika të ndryshme. Në këtë mënyrë, për shkak të rëndësisë së madhe dhe statusit të lartë të pjesëtarëve të Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit në qeverinë dhe shërbimeve të Inteligjencës britanike, sovjetikët ishin në gjendje të manipulonin drejtpërsëdrejti qeverinë britanike në një shtrirje shumë të madhe. Kjo është arsyeja kryesore përse grupi i dëmtonte aq shumë interesat e atij vendi dhe përse ka mahnitur kaq shumë historinë e të gjithë kohërave.

Më keq akoma, duhet të kujtojmë se politika e jashtme formulohet me anë të informacioneve të përftuara nga burimet e inteligjencës. Nëse këto burime inteligjence janë të kompromentuara, edhe politika nuk ka si të jetë efektive. Kjo do të thotë se gjatë kohës së Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit ishin aktivë, Britania e Madhe është përulur shumë herë në skenën botërore për shkak të ndërveprimeve me BRSS-në.

Njëra nga arsyet e sasisë marramendëse të influencës së pesë pjesëtarëve të Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit mund të shpjegohet edhe nga struktura sociale e Britanisë gjatë viteve '40 dhe '50. Në atë kohë, vendi udhëhiqej nga një elitë e vogël e shoqërisë e njohur si "Shtabi i Përgjithshëm". Duke qenë të rrënjosur shumë thellë në këtë shtab, spiunët e Kembrixhit zotëronin një pushtet shumë të madh. Për më tepër, një pjesë unike e shoqërisë angleze të asaj kohe e ndihmoi vetë Zinxhirin e Spiunëve. Ata ishin rrjeti formal dhe informal që qëndronin në majë të piramidës. Rrjetet formale ishin lidhjet strikte të hierarkisë që kishin pjesëtarët e Zinxhirit me organizatat e tyre respektive. Rrjetet informale ishin lidhjet që spiunët kishin me njerëzit e rëndësishëm të Whitehall-it nëpërmjet shkollës dhe miqësisë së universitetit. Një shembull për këtë është Shoqata e Apostujve. Kjo ishte një elitë, një shoqëri sekrete e Kembrixhit për intelektualët e krahut të majtë, të cilët në atë kohë praktikonin edhe një anëtarësim homoseksual substancial. Shumë nga pjesëtarët e Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit ishin anëtarë të kësaj shoqërie dhe ruanin kontaktet me miqtë e tyre. Pasi që homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në vitin 1930, anëtarët e shoqërisë ishin shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit për të shmangur ekspozimin e aktiviteteve të tyre jashtë-shkollore në publik. Kjo është një arsye, sepse MI5-a ngurronte të investigonte Zinxhirin e Spiunëve të Kembrixhit, pasi shumë prej miqve të tyre dhe kontakteve ishin figura të rëndësishme publike dhe investigimi i tyre mund të ishte potencialisht i turpshëm në atë kohë. Aktivitetet e këtyre figurave të rëndësishme publike dhe anëtarë të Zinxhirit të Spiunëve nëpërmjet rrjeteve informale janë ekstremisht të rëndësishme për të studiuar, pasi ekzistojnë shumë pak prova ose regjistrime të bisedave të tyre nëpër "festat" sekrete, për shembull. Pra, nëse kërkohet të dihet e gjithë e vërteta për këtë Zinxhir Spiunësh, do të duhej rrëfimi i pjesëtarëve të tij. Për shkak se të gjithë anëtarët e grupit kanë ndërruar jetë, studimi më i thelluar është i pamundur. Ndikimi i Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit mbi Britaninë e Madhe dhe mbi të gjithë perëndimin ishte shumë i madh. Efekti i parë madhor ishte mbi Whitehall dhe mbi moralin publik pas vitit 1951 si pasojë e tradhtisë së Burgess dhe Maclean për hir Bashkimit Sovjetik. Ideja se djemtë inteligjentë dhe të rritur mirë të Anglisë mund të tradhtonin vendin e tyre e frikësuan dhe e tmerruan kombin. Ky fakt i jashtëzakonshëm i nxorri MI5-ës në sipërfaqe të gjitha frikat më të thella për personat që mund të kishin penetruar dhe në këtë mënyrë, MI5-a u bë ekstremisht e kontrolluar dhe paranojake për vite me radhë. Një pasojë e kësaj gjuetie të shtrigave për ata që dyshoheshin si të infiltruar brenda shërbimeve të inteligjencës ishte shkatërrimi i karrierës dhe i jetës së shumë njerëzve të ndershëm dhe besnik ndaj kombit.

Implikimi i dytë ishte degjenerimi i antipatisë ekzistuese ndërmjet MI5-ës dhe MI6-ës. MI5-a ndiente se MI6-a nuk mund të ishte e besueshme për shkak të prezencës së Philby-t atje, ndërsa MI6-a ndiente se MI5-a kishte kohë që fuste hundët në bizneset e MI6-ës. Kjo urrejtje nuk ishte aspak produktive për vendin, pasi vetëm me anë të bashkëpunimit të plotë të të gjitha degëve të shërbimeve të inteligjencës mund të arrihej të kapeshin të gjithë agjentët e huaj provokatorë në Britani dhe materiali i vlefshëm i inteligjencës mund të bënte të mundur mbledhjen e të gjithë shteteve fqinje në krah të saj. Kjo temë e bashkëpunimit të agjencive të inteligjencës ndërmjet Britanisë dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s (sidomos ato të Shteteve të Bashkuara) është veçanërisht e rëndësishme edhe në ditët e sotme të botës moderne kur perëndimi është gjithnjë e më shumë i bashkuar për të luftuar ekstremitetin islamik dhe "luftën botërore kundër terrorizmit".

Marrëdhëniet anglo-amerikane gjithashtu u ndikuan shumë nga situata e vështirë e asaj kohe. J Edgar Hoover, i cili ishte kreu i FBI-së nga viti 1924 deri në 1972, ishte fuqimisht anti-britanik. Ekzistenca e Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit dhe penetrimi i Bashkimit Sovjetik në shërbimet britanike të Inteligjencës konfirmonte më së miri bindjet e tij. Kjo çoi në mosbesim të mëtejshëm të FBI-së ndaj kushërinjve të tyre britanikë deri në gjysmën e dytë të shek. XX. Një efekt i tillë ndodhi edhe me CIA-n. Negociatat me të u bënë shumë të vështira. Në atë kohë, britanikët negocionin me Amerikën për akses të plotë të tyre në kërkimet nukleare të kryera nga Amerika. Gjithsesi, amerikanët edhe më parë ishin shumë dyshues ndaj përhapjes se një sekreti të tillë, pasi e konsideronon Britaninë si një vend aspak të sigurt, gjë që ishte tejet e vërtetë. Për më tepër, Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit ishte përgjegjës për dominimin e Jugosllavisë nga Sovjetikët pas luftës dhe të disa shteteve të tjerë lindorë europianë. Duke kaluar informacione inteligjence rreth lëvizjeve të rezistencës në Europën Lindore tek Whitehall-i, këto lëvizje u bënë shumë të varura ndaj ndihmës së sovjetikëve dhe dominimi i këtyre vendeve pas Luftës së Dytë Botërore u bë shumë e lehtë. Në fund, Zinxhiri ndihmoi edhe në rrëzimin e qeverisë Macmillan. Ishte një pasojë e skandaleve të sigurisë, duke përfshirë edhe zbulimin e veprimtarisë së fshehtë të Burgess dhe Maclean dhe duke i vënë vulën me çështjen Profumo, që e detyroi Harold Macmillan të jepte menjëherë dorëheqjen në vitin 1963. Po në të njëjtën mënyrë, edhe qeveria Thatcher ishte shumë afër shkatërrimit me anë të publikimit të disa librave rreth Zinxhirit të Spiunëve të Kembrixhit dhe të çështjeve të tjera të inteligjencës në fillim të vitit 1980 bashkë me publikimin e veprave të pabesa të Anthony Blunt në vitin 1979. Megjithatë, Margaret Thatcher gëzonte me një mazhorancë shumë të madhe në Parlament dhe në këtë mënyrë u tregua shumë e zonja për të zbutur stuhinë.

Për ta përmbledhur, Zinxhiri i Spiunëve të Kembrixhit ka qenë penetrimi në qeverinë e një kombi, më i madh dhe më i zgjuar i të gjitha kohërave. Vazhdon të mbetet një shembull suprem dhe një shembull elegant i një operacioni inteligjence që në mënyrë të padiskutuar duhet ndjekur nga të gjitha shërbimet e inteligjencës dhe nga të gjithë historianët në rang botëror.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers