Shtatë pikat e Iluminatëve, nga zhdukja e qeverive paqedashëse

Puna e dorës mund të kontrollohet me anë të dorës, kurse puna shpirtërore është si zjarri dhe vërshimi, të cilët pothuajse nuk kontrollohen. Ata përhapen vetvetiu dhe janë të papërmbajtshme



Puna e dorës mund të kontrollohet me anë të dorës, kurse puna shpirtërore është si zjarri dhe vërshimi, të cilët pothuajse nuk kontrollohen. Ata përhapen vetvetiu dhe janë të papërmbajtshme. Adam Weishaupt u lind më 6 shkurt të vitit 1748 në Gjermani. Që në moshën e re bëhet profesor i të drejtës zakonore në Universitetin e Ingelshtatit. Para kësaj ai ka qenë prift në radhët e jezuitëve - i ashtuquajtur "Gestapo i Kishës rimokatolike".

Më 1 maj të vitit 1776 ai themeloi një lëvizje të veçantë të fshehur republikane të quajtur "Iluminatët", emër shumë i vjetër mistik që iu është dhënë shkollave dhe grupeve që kanë mësuar misticizmin babilonas.

Në radhët e Iluminatëve inkuadrohen njerëz, të cilët mundoheshin të depërtonin në ndjenjat e pazbuluara njerëzore dhe të zbulonin cilësitë e tyre shpirtërore ose të dukshme, të ashtuquajturin "Syrin e tretë".

Kanë ekzistuar shumë sekte në vende të ndryshme me emrin Iluminatët, por asnjëra nuk ka lozur rolin e lëvizjes që themeloi Peshkopi prej Bavarie.

Kjo organizatë është themeluar sipas rregullave dhe parimeve jezuite me një disiplinë të brendshme shumë të ashpër dhe me një vështrim të ndërsjellë. Pas vitit 1778 anëtarët e saj arritën t'i nënshtronin lozhat masone, të cilat filluan të realizonin me përpikmëri politikën e tyre. Të gjithë pozicionet komanduese nëpër lozha i zinin njerëzit e peshkopit. Qëllimi kryesor dhe i fundit i iluminizmit ishte revolucioni botërorë, të cilin synote ta bënte me ndërmjetësimin e shumë udhëheqësve shtetërorë, me pionerët e tyre, të cilët zbatojnë çdo urdhër verbërisht.

Principet okulte dhe satanike që përbëjnë thelbin e mësimit të tyre i ndërrojnë qëllimet dhe mendjen e atyre që hyjnë në radhët e tyre. Nisma e këtij mësimi satanik buron prej agnosticizmit, kështu që një ndër udhëheqësit e parë të tij ka qenë Simon Magusi, në shekullin I të erës sonë. Iluminizmi është përhapur në Itali, Spanjë, Suedi dhe në një pjesë të madhe të botës, kurse në SHBA - shumë më shpejt, për të zënë vendin prioritar. Kjo doktrinë e ka shfrytëzuar spiritizmin agnostik për të depërtuar deri te ligjet natyrore.

Ithtarët e saj pohojnë se janë në gjendje me anë të rrugës mistike të arrijnë deri te të gjitha fshehtësitë e natyrës, si dhe deri te energjia dhe pushteti që del prej tyre.

Adam Weishaupt falë inteligjencës së tij dhe këmbëngulësisë jezuite ka arritur që t'i përgjithësojë dhe përpunojë këto doktrina të vjetra dhe të krijojë një doktrinë satanike për pushtimin e botës, të cilën e quajti "Iluminatët".

Ndikimi i genit të tij djallëzor, që të vrasë miliona njerëz, është ndjerë në atë kohë në të gjithë botën. Vetë Adam Weishaupt bëhet i njohur në mesin e të gjithëve me emrin Iluminatët. Prej momentit kur Iluminatët morën tërësisht lozhat masone, ata u bënë fuqi sunduese dhe filluan që t'i realizonin planet e errëta për zhdukjen e krishtërizmit dhe likuidimin e qeverive shtetërore. Kush nuk ishte me ta ishte kundër tyre. Ata kanë shfrytëzuar kimikate dhe helme që deri atëherë askush nuk i njihte. Me ato janë likuiduar personalitetet e papërshtatshëm.

Kjo iu bë e qartë qeverisë bavareze kur gjatë një kontrolli të papritur të lozhës masone bavareze në gusht të vitit 1785 konfiskoi të gjitha ato kimikate që ishin pronë e Organizatës. Sipas historianes së njohur Nesta Bebsterit, të gjitha formulat që ka shfrytëzuar Adam Weishaupt e kanë prejardhjen prej burimeve religjioze persiane dhe egjiptiane dhe shërbejnë vetëm për qëllime materiale dhe për rrënimin e shoqërisë ekzistuese.

Weishaupt kishte paramenduar një sistem të fshehur për t'i zënë të gjitha lozhat masone me anë të të cilit të gjithë njerëzit e tij shumë shpejt të arrinin në pozitat më të larta duke marrë kështu kontrollin e qeverisë dhe udhëheqjen e lozhave. Në mbarë botën janë themeluar mijëra lozha të tilla dhe nën komandën e Weishaupt, minonin çdo qeveri që pengonte "bos"-in kryesor.

Sipas profesor Robisonit, programi i Weishaupt ishte siç vijon:

-Shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse;

-Heqja e trashëgimisë;

-Zhdukja e pronës private;

-Zhdukja e patriotizmit;

-Zhdukja e familjes;

-Heqja e religjionit;

-Krijimi i një Qeverie botërore.

Mirëpo, për t'u realizuar të gjitha këto shtatë pika, do të thonte që bota të dridhej dhe të rrënohej, gjë që në asnjë mënyrë nuk mund të ishte e mundur.

Jezuitët kanë qenë avangardë dhe ushtri të Kishës romake. Rendi i tyre është themeluar në vitin 1541 prej Ignacius Lojolit. Një vit më parë papa Pavle III i ka pranuar për "Regimini Militantis Ecclesiae".

Lojoli u bë gjenerali i parë i këtij rendi. Historia e kësaj "Organizate të krishterë" është shkruar me shumë gjak protestantësh.

Me kërkesë të shumë shteteve në vitin 1773 papa e shpërndau organizatën, por së shpejti pas kësaj u themelua sërish. Bile edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shkolla dhe kolegje të shumta të jezuitëve. Ato janë të njohura për ruajtjen e përpiktë të doktrinës së tyre dhe me misticizmit. Ato janë të ashtuquajtura "Internacionalet e zeza".

Betimi i jezuitëve, kur hyjnë në rendin e tyre është siç vijon: "Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t'i ndërpres të gjitha lidhjet që më lidhin me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t'i nënshtrohem ose shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tani e më tej ekzistenca ime është në sferë tjetër. Betohem se do t'ia praqes kryeshefit tim të gjithë atë që bëj, mendoj, lexoj, mësoj dhe shikoj rreth vetes".

Mashtrimet dhe qëllimet e Weishaupt kanë dalë në shesh edhe prej një letreje dërguar bashkëpjesëmarrësit dhe bashkëmendimtarit të tij të afërt. "Ne duhet të mendojmë se si të fillojmë të punojmë në ndonjë mënyrë tjetër. Me rëndësi është vetëm të arrihet qëllimi, nuk është me rëndësi se me çfarë preteksti do të kryhet. Përherë është e nevojshme të kihet një mbulesë. Ne duhet të fshihemi nën emrin e një organizate. Lozhat, të cilat janë në dorë të frankmasonerisë momentalisht janë tunikë më e përshtatshme për qëllimin tonë të lartë, sepse bota tashmë i njeh dhe nuk pret prej tyre ndonjë gjë të madhe që të meritojë vëmendje. Ne duhet të mbështillemi në një errësirë të patejdukshme dhe të mos lejojmë të depërtojnë kurrfarë spiunë ose të deleguar prej organizatave të tjera". Në një letrën tjetër të Weishaupt hasim pranimin e tij që vijon: "Pozita ime kërkon që unë të qëndroj i fshehur prej shumë anëtarëve derisa të jem gjallë. Jam i obliguar që çdo gjë ta realizoj me ndërmjetësimin e pesë-gjashtë vetëve. Kjo do të tregojë se sa lehtë do të jetë që një kokë e mençur të dirigjojë me qindra mijëra njerëz". Në një letër tjetër ai shkruan: "Unë kam dy vetë menjëherë pas meje, të cilët i frymëzoj me frymëzimin tim, me dëshirën time dhe secili prej tyre ka po ashtu dy të tjerë dhe kështu me radhë - në këtë mënyrë jepen urdhërat më së miri dhe operohet politikisht". Kjo organizatë ka përdorur forma të tilla të veprimit dhe të sjelljes që të mund të realizonin planet e tyre për shkatërrimin e botës me anë të revolucioneve. Eksplodimi i parë është revolucioni francez në vitin 1789 dhe pastaj të gjitha revolucionet që vijojnë prej atëherë e deri më sot. Planet e paramenduara mirë dhe veprimet e fshehura të kësaj organizate konspirative janë zbuluar bile pas efektit të dukshëm: rebelimi, revolucioni, lufta, uria artificiale, kataklizmat ekonomike e bujqësore. Rrugën e Weishaupt dhe të lëvizjes së tij "Iluminatët", e vazhdoi trioja: Karl Marks, Fridrih Engels dhe Lasal. Ata e përpunuan fasadën e kësaj doktrine duke i ruajtur idetë e saj thelbësore. Duke e vënë theksin në parimet altruiste, ata e ruajtën anën revolucionare të doktrinës.

Ende më interesant është fakti se ata tre që u pranuan si lider të socializmit dhe komunizmit, kurrë nuk kanë qenë punëtorë ose shërbëtorë të "drejtësisë", për të cilën në mënyrë aq të flaktë kanë luftuar. Marksi ka qenë një njeri përtac pa kurrfarë morali. Lasali ka trashëguar pasuri të madhe dhe kurrë në jetë nuk ka punuar gjë. Engelsi, fabrikant shumë i pasur i pambukut, ka shfrytëzuar punën e fëmijëve të cilëve kurrë nuk u jepte shpërblimin e merituar. Marksi, emri i vërtetë i të cilit është Mordohaj, e ka ndërruar emrin e tij njësoj si Peshkopi dhe shembullin e tij e kanë vazhduar edhe udhëheqësit e tjerë të Revolucionit bolshevik.

Marksi e ka prejardhjen prej një familjeje rabine. Sipas shumicës së historianëve, ai ka pasur karakter të keq, jotolerant, i zemëruar dhe i padurueshëm. Punimet e tij nuk kanë mbështetje në kurrfarë baze shkencore.

Të gjitha veprimet që ka bërë kanë qenë nën dominimin e emocioneve të tij. Mirëpo, një gjë është e vërtetë: ai ka qenë ithtar shumë i flaktë i Adam Weishaupt dhe padyshim ka ndihmuar Revolucionin bolshevik, i cili është kopie e plotë e atij francez.

Weishaupt e ndërroi emrin e tij në Spartak. Njësoj si ai, komunistët e parë në Evropë u quajtën spartakas dhe më vonë e ndërruan emrin, kur e quajtën veten komunistë. Ndikimi i Iluminatëve në Evropë dhe në SHBA ka qenë shumë i madh. Doktrina e tyre është mbartur nga gjeneratat e ardhshme edhe deri në ditët e sotme, përmes shkencave më të vjetra të fshehura siç është astrologjia, okultizmi, kabalizmi, numerologjia etj. Shumë amerikanë të njohur kanë qenë, gjithashtu, të inkuadruar në të.

Në vitin 1913 Rezerva Federale Amerikane vuri si emblemë të banknaotës prej një dollari piramidën egjiptiane me syrin e Luciferit që i sheh të gjitha. Veprimtarinë nëntokësore një kohë e kanë kryer Iluminatët dhe lozhat masone që iu janë nënshtruar atyre, e sot e kryejnë më se 1.200-1.300 organizata të ndryshme të shpërndara në tërë botën.

Nën parullën për "paqe botërore" këta konspiratorë kanë patur qëllim të zhduknin gjysmën e popullatës në Tokë me anë të bombës atomike, për mënjanimin e së cilës bisedohet fuqimisht edhe sot e kësaj dite.

Ndërkaq, ato kanë bërë presion të madh për ngrirjen dhe zhdukjen e armëve nukleare. Por qëllimi i tyre ka qënë që çdo gjë të kalojë nën kontrollin e tyre. Ashtu si Peshkopi posedonte më parë shkolla speciale të krijuara me qëllim që në to të mësohej internacionalizmi, sot ithtarët e tij, gjithashtu i ndjekin mësimet e tij në ato universitete ku nuk mund të hyjë çdokush.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers