Shkelja e syrit që ndryshoi botën

Ja se si u shpërbë Traktati i Varshavës. Pa kurrfarë zhurme, përveçse një gjesti



Më 7 korrik 1989, patriarkët e Perandorisë Lindore u mblodhën në Bukuresht për një samit fatal. Ata qenë një galeri batakçinjsh të diktatorëve të botës, të grumbulluar në kryeqytetin e më të keqit midis tyre: vetë Nicolae Ceausescu të Rumanisë, stalinisti i fundit i Europës, kryezoti i errët i regjimit më represiv komunist të bllokut lindor.

Ata qenë gjuetarët: Erich Honecker, bosi vrastar i Republikës Demokratike Gjermane, arkitekti i murit që ndau Gjermaninë Lindore të tij nga ajo Perëndimore. Aty ndodheshin Wojciech Jaruzelski i Polonisë, njeriu që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 1980 dhe shkatërroi sindikatën e famshme Solidarnosc. Dora e fortë çekosllovakut, Milos Jakes ndodhej atje, ashtu siç ndodhej edhe Todor Zhivkov i Bullgarisë, gangot e policisë sekrete të të cilin dikur u orvatën të vrisnin Papën Gjon Pali i II-të.

Megjithatë, preja atë ditë ishte një i sërës së tyre: Kryeministri reformist hungarez, Miklos Nemeth, vendosmëria e të cilit për t'i sjellë demokraci dhe tregje të lira vendit të tij i kërcënonte të gjithë ata. Kështu, në interesat e vetëruajtjes, satrapët e Traktatit të Varshavës i sistemuan forcat e tyre, objektivi: një "ndërhyrje vëllazërore" klasike komuniste e llojit që bota kishte parë më parë: Hungari 1956 dhe Pragë 1968, vetëm një njeri qëndronte midis tyre dhe presë së tyre: Mikhail Gorbaciov.

Muajt në vazhdim do të shikoni një kreshendo të përkujtimeve të rënies së komunizmit, të kulmuara me rënien e Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989. Për shumë, veçanërisht amerikanët, ai qe një moment i lavdishëm, emblematik i fitores së Luftës së Ftohtë nga ana e Perëndimit. Dukej sikur ra nga qielli, por nëqoftëse e shikonit shpërbërjen e bllokut të Lindjes, e dinit se procesi qe shumë më i gjatë dhe shumë më kompleks nga sa kuptojnë shumica e njerëzve. Shpesh ajo shpalosej në kapituj të vegjël melodramatikë, të pavëna re nga pjesa tjetër e botës, si në atë ditë të bukur vere në Bukuresht dy dekada më parë.

Për ta kapur dimensionin e plotë të kësaj drame, duhet kujtuar sesi Europa ishte akoma e ngecur në rendin e vjetër të përkufizuar nga Lufta e Ftohtë dhe shikuar ndryshimet në zhvillim që në mënyrë të papritur do ta transformonin. Nemeth hyri në skenë në fund të nëntorit të vitit 1988 si një komunist i "reformuar" i brezit të ri i modeluar sipas Gorbaciov. Por, nëqoftëse mësuesi titullar i tij në Moskë mbetej një socialist i përkushtuar, megjithëse liberal krahasuar me paraardhësit e gardës së vjetër, Nemeth ishte gjëja e vërtetë.

Duke lëvizur me shpejtësi, ai kish draftuar një kushtetutë të re për Hungarinë, të modeluar sipas asaj të Amerikës, të kompletuar me një Bill of Rights dhe garanci për fjalë të lirë dhe të drejta të njeriut. Më pas, ai lejoi formimin e partive të reja politike dhe premtoi zgjedhje të lira. Po sikur Partia Komuniste do të humbiste, pyesnin ata të linjës së ashpër, çfarë ndodhte? Pse, tha Nemeth, me qetësi të përkryer shpirtërore, "Ne japim dorëheqjen". Më keq akoma, vetëm pak muaj më parë, në fillimet e muajit maj, Nemeth kish shpallur se, Hungaria do t'i hiqte telat me gjemba përgjatë kufirit të saj me Austrinë. Në apogjeun e Luftës së Ftohtë, ai hapi një vrimë në Perden e Hekurt.

Në botën komuniste, një gjë e tillë ishte herezi. Për këtë gjë ai duhej ndëshkuar. Kështu ndodhi që liderët e Traktatit të Varshavës u mblodhën në Bukuresht. Të ulur në një sallë të madhe, të rrethuar nga banderola dhe salltaneti i plotë i rrethanës komuniste, ata filluan sulmin e tyre. Ceausescu filloi i pari, duke mbledhur grushtat dhe duke thirrur me zë të lartë një akuzë pasionale: "Hungaria do ta shkatërrojë socializmin". "Eksperimenti i rrezikshëm" i tij do ta shkatërrojë të gjithë Unionin Socialist! Honecker, Jakes dhe Zhivkov e pasuan në të njëjtën gjatësi vale. Vetëm Jaruzelski i Polonisë qëndroi i ulur qetësisht, tamam si një lloj sfinksi prapa syzeve të errëta të diellit, duke mos tradhtuar asnjë emocion.

Nemeth kish qenë në detyrë për vetëm shtatë muaj. Ky ishte samiti i tij i parë i Traktatit të Varshavës. Ai ishte nervoz, por e dinte se armiqtë e tij do të vepronin vetëm me mbështetjen sovjetike. Njeriu që mund ta jepte atë qëndronte i ulur pothuajse përballë tij, 10 metra larg në anën tjetër të një katërkëndëshi të madh tryezash konference të mbështjella me flamurë. Ndërsa, Ceausescu dhe të tjerët hungërinin, duke bërë thirrje për ndërhyrje të armatosur në Hungari, Nemeth shikonte përreth për nga lideri sovjetik. Sytë e tyre u takuan dhe Gorbaciov … shkeli syrin.

"Kjo ndodhi të paktën katër apo pesë herë", tha Nemeth më pas. "Për të qenë të saktë, ajo nuk qe në të vërtetë një shkelje syri. Ishte më shumë se një shikim, një luajtje syri e hutuar. Çdo herë që më buzëqeshte, me sytë e tij, ishte sikur Gorbaciov po thoshte: "Mos ki frikë. Këta njerëz janë idiotë. Mos ua vër veshin"". Kështu që, nuk e dha viston. Ndërsa qentë e Traktatit të Varshavës ulërinin për kokën e tij, Nemeth doli jashtë sallës për të pirë një cigare.

Në këtë moment të vogël, historia u kthye. Nemeth fluturoi prapa drejt Budapestit dhe vazhdoi reformat e tij, duke e shpërndarë Partinë Komuniste të vendit dhe duke i hapur kufijtë e Hungarisë në mënyrë që dhjetëra e mijërave të gjermanolindorëve më së fundi mund të largoheshin drejt Gjermanisë Perëndimore, duke shkaktuar kështu, katër muaj më pas, rënien e Murit të Berlinit. Erich Honecker gjeti në vendin e tij një forcë politike të sfilitur, e cila do të përmbysej në një grusht shteti që filloi të marrë formë edhe përpara se ai të linte Bukureshtin. Përsa i përket Nicolae Ceausescu, ai do të vdiste i ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi gjatë revolucionit që tronditi Rumaninë në fundin e po atij viti.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Google+ Followers