Nibiru/Planeti i Armagedonit apo gjepur astronomike

Ata që merren me teori konspirative janë të bindur se një planet "i ligë" do të shkatërrojë Tokën në vitin 2012, dhe teksa përgatitemi të shohim një film të Hollivudit në lidhje me këtë temë, histeria me shumë gjasa do të rritet. David Morrison, një shkencëtar astrobiolog që punon për faqen e NASA, "Pyet një ekspert", bën thirrje për një kthim në realitet.

Të panjohur për shumicën prej nesh, një grup i vogël, por i zëshëm teoricienësh komploti është i bindur se një planet i ligë është gati për të hyrë në sistemin diellor dhe për t'i sjellë kështu fundin Tokës.

Ata thonë se, ky planet kërcënues, në një orbitë 3.600-vjeçare u zbulua nga Mesopotamianët e lashtë, të cilët i vunë emrin Nibiru, dhe ai ishte i njohur edhe nga Majat, të cilët nga ana e tyre e lidhën me fundin e "numërimit të gjatë" të kalendarit të tyre, pikërisht në dhjetor 2012. Në faqet e internetit, në forume dhe emisione radiofonikë, ata ngulin këmbë se NASA është vënë prej kohësh në gjurmim të Nibiru - por që ky informacion është duke u mbajtur i fshehtë nga publiku si pjesë e një komploti mbarëbotëror.

Ata thonë se, heshtja zyrtare nuk mund të ruhet edhe për shumë gjatë, megjithatë, për shkak se nga 2009, Nibiru do të jetë i dukshëm për syrin, pa teleskop, në hemisferën jugore. Ata gjithashtu thonë se boshti i tokës është tashmë duke u luhatur dhe gjatësia e ditës po ndryshon nën ndikimin e kësaj. Mua vetë më shkruante kohët e fundit një besimtar "Pse po gënjen. Është duke ardhur, dhe të gjithë e dinë".

Filluan të më mbërrijnë pyetje në lidhje me këtë tregim fantastik në dhjetor 2007 përmes faqes së NASA: "Pyesni një Astrobiolog". Normalisht marr deri në dhjetëra pyetje në javë nga publiku, që kanë të bëjnë kryesisht me jetën në univers - por në 6 muajt e kaluar, vetëm trafiku për Nibirun është rritur në 20-25 mesazhet një javë, duke filluar nga "Unë nuk mund të vë gjumë në sy", apo "Unë jam vërtetë i frikësuar", ose "Unë nuk dua të vdes", e deri tek më abuzivët, "ju jeni duke vënë familjen time në rrezik" dhe "në qoftë se NASA e mohon, atëherë ajo duhet të jetë e vërtetë".

Si një shkencëtar, unë jam i magjepsur, por dhe i habitur nga lumi i pyetjeve nga njerëzit, të cilët janë të frikësuar me të vërtetë dhe, me sa duket, të paaftë për të dalluar faktet astronomike nga sajesat. Ata shikojnë video në YouTube dhe vizitojnë faqe interneti Ëeb pa patur asgjë në kutinë e tyre të veglave të skepticizmit, ose thënë sipas Carl Saganit, nuk kanë asnjë detektor "marrëzirash". Tani, një film që po ka shitje të jashtëzakonshme biletash, i quajtur "2012" ka dalë dhe është shumë e qartë një dëshirë e etshme për të bërë biznes dhe fituar para mbi frikërat e njerëzve (ndoshta për të kontribuar gjithashtu për të rritur frikërat e tyre).

Mendimi im është se vetëm një pjesë të vogël e njerëzve besojnë vërtetë se, Armagedoni po vjen në dhjetor të vitit 2012. Por, pranimi pa asnjë kritikë që ata i bëjnë kësaj historie më shqetëson shumë, si një paralajmërim për rreziqet e analfabetizmit tonë shkencor.

Ne po përballemi me probleme monumentale me ngrohjen globale dhe humbjen e habitatit, e megjithatë një pakicë e konsiderueshme e amerikanëve mendon se bota u formua më pak se 10.000 vjet më parë dhe mohon se evolucioni është i mundur.

Pavarësisht gjithë irritimit që shkakton, gjithnjë besoj se, Nibiru do të kthehet në një moment shumë domethënës. Ata që e mbështesin teorinë janë të bindur se do të jetë i dukshëm për syrin pa teleskop dhe efektet e tij në rrotullimin dhe orbitën e tokës do të jenë gjithashtu të ndjeshëm. Kur asgjë nga këto të mos ketë ndodhur, shpresoj se do ta kuptojnë se u duhen mjete më të mira për të dalluar faktet nga sajimet.

Google+ Followers