Misteri i përjetshëm

D.B.COOPER

Ishte një ditë para Festës së Falënderimeve, 24 nëntor 1971. Teksa avioni i Northwest Airlines Nr. 305, nga Portland, Oregon në drejtim të Seattle mori shpejtësi përgjatë pistës dhe përgatitej të ngrihej, një burrë në vendin nr. 18C, me syze të errëta dhe një kostum po të errët, i dorëzoi një copë letër stjuardesës. Në të thuhej se ai kish një bombë dhe kërcënonte se do të hidhte në erë Boeingun 727, nëse nuk i jepnin 200 000 dollarë dhe katër parashuta, pasi avioni të ulej. Burri në sediljen 18 C e kish prerë biletën nën emrin “Dan Cooper”.

Pasi mori paratë dhe parashutat në aeroportin Tacoma-s të Seattle-it, Cooper i liroi 36 pasagjerët dhe dy prej anëtarëve të ekuipazhit. Ai urdhëroi pilotin dhe pjesën e mbetur që të fluturonin drejt Meksikës. Kur avioni ndodhej 10 000 feet lartësi, me erën e jashtëzakonshme dhe një shi shumë të ftohtë që rrihte pa pushim avionin, Dan Cooper, që krejt gabimisht u identifikua si D.B.Cooper nga një gazetar, eci ngadalë drejt shkallëve të pasme, dhe me parashutë u hodh drejt... historisë.

AJoe çfarë pasoi këtë ngjarje ishte një prej kërkimeve më të mëdha në analet e historisë së krimit në Amerikë. Për pesë muaj, agjencitë federale, shtetërore dhe lokale si dhe policia i krehu në mënyrë të imët pyjet në veri të Portland. D.B.Cooper u shndërrua në një ikonë folku në Amerikë, frymëzim për libra, këngë rroku, e madje edhe një film të vitit 1981. Gjatë tre dekadave të fundit, FBI-ja ka hetuar më shumë se 1000 “të dyshuar seriozisht”, ashtu si edhe njerëz të krisur, apo ata që zgjidhnin të rrëfenin në shtratin e vdekjes. Shumica, por Joe të gjithë, janë përjashtuar. Çështja u rikthye së fundmi në qendër të vëmendjes kur agjentë të FBI-së investiguan një kafkë të gjetur afro 25 vjet më parë përgjatë lumit Kolumbia. U zbulua se i përkiste një gruaje, ndoshta indiane e Amerikës. Sot, çështja e D.B.Cooper mbetet i vetmi rast i pazgjidhur i një rrëmbimi avioni.

Në mars të vitit 1995, një tregtar sendesh antike në Florida, me emrin Duane Ueber kish zënë shtratin e vdekjes, i sëmurë rëndë nga veshkat, në një spital në Pensakola. Ai thirri të shoqen, Joe, pranë shtratit dhe i pëshpëriti: “Unë jam Dan Cooper”. Joe, që në 17 vite martesë kish mësuar të mos rrëmonte shumë thellë në të kaluarën e Duane, nuk e kish idenë se çfarë po thoshte i shoqi i mbushur me sekrete. I zemëruar, ai bërtiti: “Epo, le të vdesë me mua!” Duane vdiq 11 ditë më vonë. Joe shiti furgonin e tij, dy muaj pasi ai kish vdekur. Pronari i ri i furgonit gjeti një portofol në pjesën e sipërme. Në të ndodhej një “urdhër lirimi për sjellje të keqe” i marinës amerikane, me emrin e Duanes, si dhe një kartë sigurimesh shoqërore si dhe një formular lirimi nga Burgu i Shtetit të Misurit, me emrin “Joehn C. Collins”. Duane i kish thënë JOE se ish burgosur një herë për vjedhje, nën emrin Joehn Collins. Gjithsesi, thotë Joe, një agjente pronash të paluajtshme në Florida, Duane rrallë fliste për të kaluarën e tij. “Jeta e tij nisi me mua dhe kaq”, thotë Joe.

Në prill të 1996, Joe po diskutonte me një mikeshë në lidhje me të kaluarën kriminale dhe ushtarake të Duanes. AJoe i përmendi gjithashtu se pak përpara se të vdiste, Duane i kish zbuluar shkakun e një plage të vjetër në gju. “E vrava gjurin kur u hodha nga një aeroplan”, kujtonte Joe. “A ke menduar ndonjëherë se ai mund të jetë D.B.Cooper?”, e pyeti mikesha.

Shkrimi

Në maj të 1996, Joe po i hidhte një sy një libri në librari, që fliste për D.B.Cooperin. “Unë nuk e dija se D.B.Cooper njihej njëkohësisht si Dan Coper”, thotë aJoe. Në libër renditej përshkrimi i FBI-së: mesoburrë, 6 feet i gjatë, 170 paund pesha, flokë të zinj, një i dhënë pas uiskit Burbon, një duhanxhi i pandreqshëm. Në kohën e rrëmbimit, Duane Ueber kish qenë 47 vjeç, 6 feet i gjatë, dhe peshonte afërsisht 185 paundë. Kishte flokë të zinj, pinte uiski Burbon dhe tymoste cigare pa fund.

Ngjashmëritë mes një Duane më të ri në moshë dhe skicës së FBI-së e befasuan Joe-në. “I afrohet sa më s’bëhet”, pranon Frank Bender, një ekspert mjeko-ligjor që ka punuar për FBI-në në 25 vitet e fundit.

Joe nuk e kish ditur asnjëherë se Duane shkonte në librari. Megjithatë, në anët e faqeve të librit, me laps ishin shkruar shumë gjëra, dhe shkrimi i ngjasonte shumë atij të Duane. Në një faqe ai kishte shkruar emrin e një qyteti në Uashington, ku kish rënë një copë prej shkallëve të pasme të avionit nr. 305. “E kuptova menjëherë që ishte shkrimi i tij”, thotë Anne Faass, që kish punuar për pesë vite me Duane.

Joe i telefonoi FBI-së po atë natë kur lexoi librin e D.B. Cooper. “Ata më hodhën tutje”, kujton Joe. Më pas, Joe nisi një lloj dialogu me Ralph Himmelsbach, agjenti i FBI-së i ngarkuar me çështjen që nga viti 1971 deri kur doli në pension, në vitin 1980. Me kërkesën e tij, FBI-ja hapi një dosje për Duane Ueber në mars 1997. Ata intervistuan Joe-n, ashtu si edhe një prej ish-bashkëshorteve të Duane dhe vëllain e tij. Ata krahasuan gjurmët e gishtërinjve të tij me të gjithë gjurmët e gishtërinjve të gjetura në Avionin e Fluturimit 305. Asnjëra nuk përshtatej, ndonëse FBI-ja nuk kish asnjë mënyrë se si të dinte që ndonjë prej gjurmëve ishte e Cooper. Himmelsbach thirri më pas Joe Ueber, e cila kish rënë dakord të kalonte testin e poligrafit, për të qenë e besueshme. Nuk është se e bënte për para. Ai mendonte se Joe kërkonte të dinte të vërtetën në lidhje me bashkëshortin e vet. “Faktet që Joe parashtron duket se janë të vërteta”, thotë ai. Por FBI-ja e ndërpreu hetimin mbi Ueberin në korrik 1998. Do të duhen prova më konkluzive për ta vazhduar, thonë ata.

Ndonëse faktet janë të pakta në numër, provat rrethanore janë imponuese. Agjenti i FBI-së në pension, Himmelsbach beson se rrëmbyesi i avionit me siguri që do të kish pasur një të kaluar kriminale, stërvitje ushtarake, si dhe goxha familjaritet me veriperëndimin. U.S. News ka konfirmuar se Duane Ueber kish shërbyer në ushtri në fillim të viteve dyzetë. Ai ish burgosur gjithashtu në të paktën gjashtë burgje nga 1945 deri në 1968, për vjedhje dhe falsifikime. Një prej burgjeve ishte McNeil Island në Steilacom, Uashington, 20 milje larg aeroportit të Seattle.

Rrëmbimi i avionit ishte një akt i dëshpëruar i një njeriu të dëshpëruar. Në 1971, Duane Ueber pati një rënie të shëndetit të tij fizik, emocional dhe mendor. Ishte në prag të ndarjes nga bashkëshortja e pestë dhe ishte diagnostikuar me sëmundje të veshkave; nuk pritej të jetonte përtej të pesëdhjetave. Himmelsbach mendon se rrëmbimi i avionit mund të ketë qenë Urra-ja e fundit e një krimineli, dhe shton se Ueberi është një prej të dyshuarve më “të mirë” që ka hasur.

Fillimisht skeptike, sot Joee Ueber beson se bashkëshorti i saj për shtatëmbëdhjetë vjet ka qenë D.B.Cooper. “Nëse nuk është ai”, thotë Joe, “është e sigurt që më dërgoi në udhëtimin më të egër që duhet të ketë pasur ndonjë vejushë”.

Google+ Followers