LISTA/Rebelimet që "s'pranojnë" të shuhen

Joshua Keating

1. Euskadi Ta Askatasuna (ETA)

Shteti: Spanjë

Nisi: 1959

Historia: Themeluar fillimisht si një lëvizje studentore që i kundërvihej represionit të diktatorit Franko ndaj kulturës dhe gjuhës baske, ETA ishte një prej organizatave terroriste më të frikshme në Evropë në vitet '70 dhe '80. Eshtë përgjegjëse për mbi 800 vdekje. Në fundin e viteve '70, teksa spanja po shndërrohej në demokraci dhe baskëve iu dha më shumë autonomi, fushata e dhunshme e grupit për pavarësi të plotë vetëm u intensifikua, aq sa na një moment arriti të merrte 100 jetë njerëzish në vit.

Gjendja e sotme: ETA ka operuar nëpër një seri armëpushimesh dhe rikthimesh në dhunë që nga viti 1998, teksa opinioni publik, edhe mes nacionalistëve baskë është kthyer kundër tyre. Grupi ka kryer një seri atentatesh të vegjël me bombë në vitet e fundit, duke përfshirë atentatin në Aeroportin Barahas të Madridit në vitin 2006, që shkaktoi vdekjen e dy vetëve. Ndërkohë, policia spanjolle ka vrarë një numër liderësh të ETA, duke përfshirë liderin ushtarak Mikel de Garikoitz Rubina në nëntor 2008. Kryeministri Zapatero përshëndeti arrestimin e Rubinas, duke e quajtur një goditje vendimtare kundër ETA-s.

2. Sendero Luminoso (Shtegu i Ndriçimit)

Shteti: Peru

Nisi: 1980

Historia: Partia Komuniste e Perusë, një organizatë maoiste e njohur më shumë si Sendero Luminoso ishte përgjegjëse për valën e terrorit që shkaktoi afro 80 mijë peruanë të vdekur mes viteve 1980 dhe 2000. Themeluesi i grupit, profesori i Filozofisë, Abimael Guzman ka thënë një herë se 10% e popullsisë së Perusë do të vritej para se ai të merrte pushtetin. Sendero njihej për brutalitetin e atentateve në fshatra, duke përfshirë masakrimin e fëmijëve si dhe për politikën e tij të vrasjes së figurave të njohura peruane, sidomos liderët e lëvizjeve të majta rivale.

Gjendja e sotme: Sendero mori një goditje të madhe, pasi Guzman u arrestua në 1992. Deri në fund të viteve '90 grupi dukej i mposhtur, por ka shenja shqetësuese të një ringjalljeje. Me vetëm 400-700 ushtarë nga mijëra guerilasit që grupi kish në kulmin e tij, senderistat arritën të vrasin 25 ushtarë dje policë në 2008. Fatmirësisht, Sendero ka braktisur taktikat më të përgjakshme të Guzman dhe ka patur shumëpak atentate mbi civilë. Kjo ndoshta, sepse ashtu si FARC-u kolumbian, Senderistët mund të kenë lënë mënjanë ideologjinë marksiste në favor të trafikut të kokainës dhe narkoterrorizmit.

3. Rebelimi i Kaukazit Verior

Shteti: Rusia

Nisi: 1991

Historia: epoka moderne e dhunës në Kaukaz nisi me shpalljen e pavarësisë nga Çeçenia pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe dështimit të Boris Jelsinit për të shtypur ushtarakisht lëvizjen çeçene për pavarësi në 1992. Kur rebelimi nisi të përhapet në Dagestanin fqinjë në fundin e viteve '90, kryeministri i atëhershëm i Rusisë, Vladimir Putini, nisi një fushatë brutale ushtarake për të shtypur separatistët çeçenë. Gjatë luftës, militantë kaukazianë kryen sulme në shkallë të gjerë në të gjithë rusinë, duke përfshirë një atentat me bombë në një blok apartamentesh në 1999, sulmin në një teatër në Moskë në 2002 si dhe masakrën e shkollës në Beslan. Lufta në Çeçeni radikalizoi gjithashtu lëvizjen separatiste, teksa xhihadistë nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore erdhën të luftojnë.

Gjendja e sotme: nën sundimin e fortë të rebelit që u kthye në një besnik të Putinit, Ramazan Kadirov, rebelimi çeçen është vënë nën kontroll. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për republikat fqinje në Dagestan dhe Ingusheti, aty ku militantët islamikë kanë transferuar bazat e tyre. Sulmet kundër njësive lokale të ushtrisë dhe policisë u shpeshtuan në vitet 2007 dhe 2008. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, u detyrua të largojë presidentin jopopullor të Ingushetisë, pasi rebelët në këtë republikë vranë 75 forca sigurie dhe 40 civilë në 2007. Në fund të 2007, disa grupe rebelësh të Kaukazit shpallën krijimin e Emirateve të Kaukazit, një grup mbrojtës i përkushtuar për krijimin e një shteti islamik në Kaukaz.

4. Rebelët Tuareg

Shteti: Mali dhe Niger

Began: 1961

Historia: Që kur Mali fitoi pavarësinë nga Franca në 1960, grupi etnik nomad, Tuareg, në rajonin verior të vendit ka zhvilluar një rezistencë në nivele të ulët kundër qeverisë. I supozuar i mposhtur disa herë në vitet '70 dhe '80, rebelët u rishfaqën në 1990 në Mali dhe Nigeri. Ndonëse rebelimi është udhëhequr nga liderë të panumërt gjatë 50 viteve luftime, problemet mbeten të njëjtë: tuaregët pretendojnë se qeveria ka ndihmuar popullsinë e qëndrueshme në kurriz të stilit të tyre nomad të jetesës, përshembull shpërndarjen e tokave kullota për fermerët. Kohët e fundit, Tuaregët kanë protestuar kundër shfrytëzimit të mineraleve nga kompani të huaja. Ata kanë nisur vendosjen e minave dhe rrëmbimin e të huajve për të tërhequr vëmendjen drejt kauzës së tyre.

Gjendja e sotme: Pas armëpushimeve të fundit të viteve '90 në Mali dhe Nigeri, të dy qeveritë premtuan të integrojnë më mirë Tuaregët në ushtritë dhe qeveritë kombëtare, një premtim që nuk u materializua. Dhuna nisi të intensifikohet në fillimin e kësaj dekade dhe shpërtheu në 2007, këtë herë nën stemën e Mouvement des Nigériens pour la Justice një grup më i organizuar. Në 2007, grupi rrëmbeu disa punëtorë kinezë dhe urdhëroi të gjithë kompanitë e huaja të ndalnin veprimtarinë. Jo më larg se janari, rebelët rrëmbyen një grup turistësh francezë që mbahen ende pranë kufirit me Nigerinë.

5. Tigrat Tamilë

Shteti: Sri Lanka

Nisi: 1975

Historia: Lëvizjet e rezistencës në Tamil u shfaqën në 1970 si reagim kundër dekadave izolim në Ceilon (sot Sri Lanka) që kufizoi të drejtat e grupeve etnikë dhe shanset ekonomikë. Tigrat e Tamilit që morën mbështetje nga India dhe njihen formalisht si tigrat çlirimtarë të Tamil Elam bënë thirrje për një shtet të pavarur hindu të Tamilit, jashtë kontrollit të shumicës budiste të vendit. Në fund të viteve '80, India dërgoi një forcë paqeruajtëse për të ndërmjetësuar në armëpushim, por luftimet u përkeqësuan. Rebelimi vazhdoi një dekadë, gjatë të cilit tamilët përdorën taktikat e bombave vetëvrasëse, bashkë me përdorimin e shpeshtë të minave dhe vrasjeve. Më shumë se 700 000 vetë kanë vdekur në konflikt.

Gjendja e sotme: ndonëse cunami i 2004 solli një pushim të shkurtër, luftimet vazhduan pas dy vitesh. Qeveria nisi një fushatë ushtarake dhe deri në fillim të janarit 2009 trupat qeveritare arritën të marrin kontrollin e bastionit në Kilinoki. Pjesa e mbetur prej afro 1900 luftëtarësh u detyruan të kufizohen në një copë të vogël toke prej vetëm 620 metra katrorë në veri të vendit. Këtë herë, Presidenti i Sri Lankës është betuar të shkatërrojë Tigrat. Por këta nuk duken gati të heqin dorë. Në 9 shkurt, ata kryen një atentat me kamikaz në një qytet që vetëm kohët e fundit është vënë nën kontrollin e qeverisë, duke vrarë 28 vetë.

Google+ Followers