Kush dhe pse e bënë kërpin e jashtëligjshëm

Kërpi ka rreth 25.000 përdorime të ndryshme, duke filluar nga ushqimi, piktura e deri tek veshjet dhe materialet e ndërtimit. Ka fibra kërpi edhe në buzëkuqët tuaj dhe në çajin që pini çdo ditë



Konspiracioni i Marijuanës



A e dinit se kërpi ka rreth 25.000 përdorime të ndryshme? Ai gjen përdorim, duke filluar nga ushqimi, piktura e deri tek veshjet dhe materialet e ndërtimit. Ka fibra kërpi edhe në buzëkuqët tuaj dhe në çajin që pini çdo ditë. Ajo çfarë është më impresionuese, është fakti se shumë makina të prodhuara kohët e fundit përmbajnë kërp gjithashtu.

Relikja më e vjetër e industrisë njerëzore është një pjesë fabrike kërpi (e përdorur për fabrikim dhe përpunim) e gjetur në Mesopotaminë antike dhe që daton rreth 8000 vjet p. k. Copa më e vjetër e letrës e mbijetuar, e bërë rreth 2000 vjet më parë në Kinë, është gjithashtu nënprodukt i fibrave të kërpit. Në vitet 2500 p.k. faraonët e përdorinin kërpin edhe në ndërtimin e piramidave të mëdha.

Kërpi ka qenë aq shumë i rëndësishëm në Angli gjatë shek 16, saqë Mbreti Henri VIII nxorri një ligj në vitin 1553, i cili gjobiste çdo fermer i cili refuzonte të mbillte të paktën një çerek akër kërpi në çdo 60 akra tokë të mbjellë që zotëronte. Ka patur madje edhe një kohë në histori, rreth 200 vjet, kur çdo amerikan mund t'i paguante taksat e tij me kërp. Në vitin 1850 ekzistonin mbi 8.300 ferma kërpi në Shtetet e Bashkuara.

Çdo 3.6 sekonda një njëri vdes nga uria në botë. Farat e kërpit janë zgjidhja më e mirë dhe më ekonomike ndaj urisë në botë. Me 80 përqind përqëndrim të "yndyrnave të mira" që i nevojitet trupit të njeriut për një shëndet të mirë dhe me proteina që përmbajnë të tetë amino acidet plus fibrave dietike optimale, kërpi është me të vërtetë një burim ushqimor me "balancë perfekte".

Motori i parë i naftës është ideuar që të punonte me vajra vegjetalë, njëri prej të cilëve ishte vaji i kërpit. Në vitin 1930, Henry Ford, prodhoi një makinë të përbërë nga 70% plastikë kërpi, e cila funksiononte gjithashtu me anë të vajit dhe karburantit me bazë kërpi. Në vitin 2001, "Hempcar" (Makina prej kërpi) qarkullonte në Amerikën Veriore e furnizuar nga vaji i kërpit.

Pikturat e Rembrandt (1606-1669), Vincent Van Gogh (1853-1890) dhe Thomas Gainsborough (1727-1788) janë pikturuar me materiale vajore me bazë kërpi. Mbi 50 përqind të të gjithë pesticideve kimike të sprucuara, përdoren për kultivimin e pambukut, ndërkohë që kërpi është tetë herë më i fortë dhe mbi të gjitha më i shëndetshëm për lëkurën dhe atmosferën.

Një akër kërp mund të prodhojë aq shumë fibra të papërpunuara sa 4.1 akër pemë. Rritja e kërpit për letër do të prodhonte një letër tepër të fortë dhe që nuk zverdhet me kalimin e kohës. Gjithashtu, duke përdorur kërpin si burim materiali bazë për letër do të eleminonte nevojën për të prerë pemë e pyje të tëra, të cilët kontribuojnë në kontrollin dhe pastrimin e ajrit që thithmim çdo moment.

Arsyeja e vërtetë përse kërpi është ilegal

Arsyeja e vërtetë, sepse kanabis është bërë i jashtëligjshëm nuk ka aspak lidhje me efektet e tij mbi trurin dhe trupin. Marijuana është e rrezikshme, e magjithatë nuk është e dëmshme për trupin dhe trurin e njeriut. Marijuana nuk përbën aspak kërcënim për shoqërinë. Ajo përbën shumë më tepër kërcënim për kompanitë e industrisë së vajit, duhanit, alkoolit dhe për një numër të madh të koorporatave kimike. Shumë biznese të mëdha, me miliona dollarë në qarkullim dhe me influencë shumë të madhe, e kanë fshehur këtë të vërtetë ndaj njerëzve.

E vërteta është që, nëse marijuana do të përdorej në gamën e gjërë të produkteve të saj komerciale, do të krijonte një bombë atomike industriale. Sipërmarrësit nuk janë edukuar me potencialin produktiv të këtyre bimëve. Njerëzit super të pasur kanë konspiruar dhe kanë disinformuar rreth një bime ekstremisht pjellore dhe të gjithanshme, e cila po të përdorej në mënyrë adeguate mund të shkatërronte kompanitë e tyre.

Nga ka ardhur fjala "Marijuana"? Në mesin e viteve '30, bota e Marijuanës u krijua për të shkatërruar imazhin e mirë dhe historinë fenomenale të bimës së kërpit. Faktet e cituara më poshtë, bashkë me referencat përkatëse, janë lehtësisht të verifikueshme në Enciklopedinë Britanike, e cila është printuar me anë të letrës nga bima e kërpit për 150 vjet rresht:

- Të gjithë librat shkollorë janë bërë prej kërpit ose prej fibrave të lirit deri në vitin 1880; më pas letra e kërpit doli jashtë qarkullimit, Jack Frazier, 1974.

- Ishte e ligjshme të paguheshin taksat me kërp në Amerikë deri nga viti 1631 deri në vitin 1800, LA Times, 12 gusht 1981.

- Të refuzoje mbjelljen e kërpit në tokat e tua në Amerikë gjatë shekujve 17 dhe 18 ishte e jashtëligjshme. Në Virginia mund të burgoseshe vetem nëse refuzoje të mbillje kërp në arën tënde, G. M. Herdon

- George Washington, Thomas Jefferson dhe fondamentalistë të tjerë mbillnin kërp. Lufta e vitit 1812 ishte pikërisht rreth kërpit, pasi Napoleoni donte të ndërpriste eksportet e Moskës në Angli, Jack Herer.

- Për mijëra vjet me radhë, 90% e të gjitha velat apo litarët e anijeve bëheshin nga kërpi.

- 80% e të gjitha tekstileve, veshjeve, çarçafëve, pëlhurave, perdeve etj., bëheshin prej kërpit deri në vitin 1820 kur doli në skenë pambuku.

- Biblat, hartat, skicat, flamuri i Betsy Ross, drafti i parë i Deklaratës së pavarësisë dhe Kushtetuta e parë është bërë prej kërpit, nga arkivat e qeverisë amerikane.

- Të mbjellat e para në shumë shtete ishin ato të kërpit. 1850 ishte viti kulminant për Kentucky kur prodhoi 40.000 ton kërp dhe pikërisht kjo bimë ishte më fitimprurësja, nga arkivat e shtetit.

- Gjurmët më të hershme të mbjelljes së kërpit janë parë para 5000 vjetësh në Kinë edhe pse industria e kërpit mendohet të ketë ekzistuar edhe në Egjiptin e Vjetër.

- Rembrants, Gainsboroughs, Van Goghs i kanë pikturuar kryeveprat e tyre falë kërpit.

- Në vitin 1916, qeveria e Shteteve të Bashkuara parashikoi se deri në vitin 1940 e gjitha letra do të prodhohej me anë të kërpit dhe se nuk do të ishte më e nevojshme të prihej asnjë pemë. Studimet e qeverisë raportojnë se 1 akër kërp është e barabartë me 4.1 akra pemë. Departamenti i Agrikulturës dëshmon faktin që planet parashikonin implementimin e këtij programi.

- Pikturat ose llustra më të mira janë bërë me kërp deri në vitin 1937. Në Amerikë, janë përdorur 58.000 ton fara kërpi për produkte pikture deri në vitin 1935. Dëshmi e "Sherman Williams Paint Co." para Kongresit kundër Marijuanës në vitin 1937.

- Makina e parë "Model-T" e krijuar nga Henry Ford, u ndërtua që të furnizohej me karburant kërpi dhe vetë makina ishte e ndërtuar prej kërpit. Ford, gjithashtu është fotografuar disa herë në arat e tij të kërpit. Makina e "lindur nga dheu" kishte panele plastike kërpi, forca e së cilave ishte 10 herë më e fortë se çeliku, nga Popular Mechanics, 1941.

- Më parë, kërpi quhej "E mbjella e biliona dollarëve" dhe ishte hera e parë që një farë kishte potencial biznesi që i kalonte biliona dollarët, nga Popular Mechanics, Shkurt, 1938

- Mechanical Engineering Magazine (Shkurt 1938) publikoi një artikull të titulluar "Fara më e dëshiruar dhe më fitimprurëse që mund të mbillet ndonjëherë". Artikulli deklaronte se, nëse kërpi do të ishte mbjellur me teknologjinë e shek 20, do të kishte qenë prodhimi agrikulturor më gjigand dhe ndoshta i vetmi në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.

Informacioni i mëtejshëm vjen direkt nga Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara në vitin 1942. Bëhet fjalë për një film (dokumentar) 14 minutësh, i cili inkurajonte dhe nxiste fermerët patriotë amerikanë të mbillnin 350.000 akër kërpi çdo vit për t'i shpëtuar luftës:

"… Kur Tempujt e Greqisë ishin të reja, kërpi ishte shumë i vjetër në shërbim të njerëzimit. Për mijëra vjet me radhë, edhe atëherë kjo bimë është mbjellë për të fabrikuar litarë e veshje në Kinë dhe në shumë vende të tjera lindore. Shumë shekuj më parë, të gjitha anijet që lundronin në detrat perëndimorë, mbaheshin me litarë dhe vela kërpi. Për marinarët, ashtu si edhe për xhelatin, kërpi ishte thelbësor…

…Tani që burimet Filipinase dhe Indiane të kërpit janë në duart e japonezëve… kërpi amerikan duhet t'i shërbejë nevojave të Ushtrisë dhe Marinës ashtu si edhe Industrive tona…

…Rezervat e Marinës po firojnë me shpejtësi. Kur kjo të ndodhë, kërpi juaj duhet t'i shërbejë Amerikës; kërp për sigurinë e anijeve; kërp për kavo dhe armatime, kërp për materiale ndërtimi, kërp për përdorime të panumërta navale. Ashtu si në kohët e vjetra kur anije si 'Old Ironside' lundronin nëpër dete me velat dhe litarët e tyre prej kërpi. Kërp për fitore!

Kjo është një provë e çertifikuar nga Libraria e Kongresit e gjetur nga studiuesi Jack Here, i cili i refuzonte të gjitha deklarat e agjensive qeveritare, të cilat pretendonin se filmi i vitit 1942 i USDA-së, 'Kërp për fitore!' nuk ekziston.

Kultivimi dhe përpunimi i kërpit nuk e ndotin aspak ambjentin. Buletini i USDA-së Nr.404 konkludon se kërpi prodhon 4 herë më shumë nënprodukte se çdo farë tjetër me të paktën 4 deri në 7 herë më pak ndotje. (Nga 'Popular Mechanics' shkurt 1938).

Kërpi ka një periudhë të shkurtër rritjeje, mund të kultivohet në të gjitha kushtet. Degët e tij të gjata penetrojnë dhe e çajnë dheun, duke e lënë atë në kushte optimale për mbjelljen e sezonit tjetër. Gjethet e tij të trasha, 8 deri në 12 këmbë mbi tokë i rezistojnë barërave të këqija.

…kërpi, kjo farë e re mund ta lulëzojë shumë agrikulturën dhe industrinë amerikane;

Në vitin 1930, inovacionet në makineritë fermere mund të kishin sjellë një revolucion industrial po të përdorej për kërpin. Ky burim i vetëm mund të kishte krijuar miliona vende të reja pune, duke gjeneruar kështu mijëra produkte cilësore. Kërpi, nëse nuk do të ishte bërë i jashtëligjshëm, mund ta kishte nxjerrë Amerikën jashtë 'Depresionit të Madh'.

William Randolph Hearst dhe 'Hearst Paper Manufacturing Division' i Kimberly Clark-ut, zotëronin një plantacion shumë të madh timberlad. Kompania e Hearst furnizonte një pjesë shumë të madhe të vendit me produketet e letrës. Gjyshi i Patty Hearst, një shkatërrimtar i pamëshirshëm i natyrës për përfitimet e tij personale, humbi biliona dollar vetëm prej kërpit.

Në vitin 1937, Dupont nisi procesin e fabrikimit të plastikës nga vaji dhe leshi. Raporti Vjetor i Dupontit i nxiste të gjithë aksionerët që të investonin në divizionin e tij të ri petrokimik. Sintetiket si plastika, cellophane, celuloidi, metanoli, nailoni, rayon, Dacron etj. mund të bëheshin tashmë prej vajit. Industrializimi natyror i kërpit do të kishte shkatërruar mbi 80% të biznesit të Dupontit.

Konspiracioni

Andreë Mellon u bë sekretari i Hooverit në Thesarin e Shtetit dhe investitori primar i Dupontit. Ai vendosi krushkun e tij të ardhëshëm, Harry J. Anslinger, si kryetar të Byrosë Federale të Lëndëve Narkotive dhe Drogave të Rrezikshem.

U mbajtën disa mbledhje sekrete nga këto koka të financës. Kërpi u shpall i rrëzikshëm dhe një kërcënim për sipërmarrjet e tyre biliona dollarëshe. Në mënyrë që dinastitë e tyre të kishin jetëgjatësi, kërpi duhej të zhdukej. Ata burra morën një fjalë meksikane të errët dhe të kohës 'Marijuana' dhe ja indoktrinuan ndërgjegjes amerikane.

Manipulues i medias

Një valë 'gazetarie e verdhë' vërshoi në fund të viteve '20 dhe '30. Gazetat e Hearts nuk pushonin së shkruari histori që theksonin tmerre të marijuanës. Kërcënimi i marijuanës ishte në të gjithë titujt e gazetave. Lexuesit mësonin se si ajo ishte fajtore për çdo gjë që nga aksidentet automobilistike e deri tek humbja e moralit.

Filma si 'Çmënduri e papërmbajtur' (1936), 'Marijuana: Vrasja e Rinisë'(1935) dhe 'Marijuana: Droga e Djallit'(1936) ishin propaganda të dizenjuara nga këto industrialistë për të krijuar një armik. Qëllimi i tyre ishte që të fitonin suportin e publikut në mënyrë që ligjet anti-marijuana të kalonin në Kongres.

Fjalët e mëposhtme përbëjnë 'Pyetjet e nxehta' të marë nga filmi 'Çmëndur e papërmbajtur':

- drogë e dhunshme

- akte dhune shokuese

-çmënduri e pashërueshme

- efekte të shkatërrimit të shpirtit

- nën efektin e kësaj droge ai vrau të gjithë familjen e tij me sëpatë

- më i neveritshëm, më vdekjeprurës se të gjitha drogat e tjera (kokaina dhe heroina) është kërcënimi i marijuanës....

-Çmënduri e papërmbajtur "nuk përfundonte me fjalën e zakonshme fund". Filmi përfundonte me këto fjalë të shkruara në mënyrë të tmerrshme në ekran: Thuajini fëmijëvetuaj!

Në vitin 1930, njerëzit ishin shumë naivë, gati në pikën e injorancës. Masa ishte si një kope delesh, të cilat prisnin të udhëhiqeshin nga pushtetarët e paktë. Ata nuk i sfidonin kurrë autoritetet. Nëse një lajm lexohej në një poster apo dëgjohej në radio, ata e besonin si të vërtetë. Ata i këshilluan fëmijët e tyre dhe fëmijët e tyre u rritën për të qenë prindërit e fëmijëve të indokrinuar.

Më 4 Prill 1937, Ligji i Taksës për Marijuanën ose gjoba që e bënte kërpin të lashtëligjshëm u dërgua direkt për në Komitet. Komiteti ishte institucioni i vetëm që mund të prezantonte një ligj në Kongres pa patur nevojë të debatojë me institucionet e tjera. Kryetari i tij, Robert Doughton, ishte një mbështetës i Dupontit. Ai u sigurua që gjoba të kalonte për miratin në Kongres. Dr. James Woodward, një fizikant dhe avokat gjithashtu, dëshmoi tepër vonë për të mirat e marijuanës në Shoqatën Amerikane të Mjekësisë (AMA). Ai i tha Komitetit se arsyeja përse AMA nuk e kishte denoncuar ligjin anti-marijuana ishte, sepse e kishin zbuluar vetëm para pak ditësh që marijuana ishte kërp.

Shumë pak njerëz në atë kohë arrinin të kuptonin se kërcënimi vdekjeprurës, të cilin e kishin lexuar aq shumë nëpër faqet e para të gazetave të Heart ishte faktikisht kërpi aq i shtrenjtë për ta. AMA kuptoi më vonë se, kanabis mund të përdorej në shumë mënyra kuruese dhe mund të shëronte shumë nga sëmundjet që i mundonin prej kohësh.

Kongresi e ndaloi kërpin, pasi mendohej se ishte droga më e rrezikshme dhe dhunë-shkaktuese. Ansliger, kreu i Komisionit të Drogës për 31 vjet, promovojë idenë se marijuana i bënte përdoruesit të bënin veprime ekstremisht të dhunshme. Më pas, në vitin 1950, nën kërcënimin e komunizmit, Anslinger deklaroi të kundërtën. Marijuana do tju kthejë paqen, pasi ushtarët tuaj nuk do të duan të luftojnë më", tha ai.

Sot, planeti ynë është në një gjendje katastrofike. Toka është duke u asfiksuar, pasi pyjet po zhduken gjithnjë e më shumë. Ndotja, helmet dhe kimikatet po i vrasin njerëzit. Këto probleme të mëdha mund të ishin kursyer nëse do të ishte industrializuar kërpi. Biomasa natyrale mund të siguronte të gjithë energjinë e nevojshme që i duhet planetit, të cilat sigurohen aktualisht me fuel fosile. Kemi konsumuar tashmë 80% të rezervave tona të vajit dhe të gazit. Do të na duhej një burim i ri dhe kërpi do të ishte zgjidhja adeguate për çmimet stratosferike të gazit.

Bima e mrekullive

Kërpi është një bimë me fibra shumë herë më cilësore se ato të pemëve. Nevojiten shumë herë më pak kimikate për prodhimin e letrës nga kërpi se sa nga pemët. Letra e kërpit nuk zverdhet me kalimin e kohës dhe është shumë më tepër rezistente. Bima rritet aq shpejt në një sezon kur pemëve do t'i duhej një përjetësi. Të gjitha produktet plastike mund të përftoheshin me shumë lehtësi prej farës së kërpit. Plasita e kërpit nuk e ndot ambjentin dhe mund të vetasgjësohej me kalimin e kohës, duke mos e dëmtuar ambjentin. Plasika me bazë vaji, ajo të cilën e përdorim të gjithë, ndihmon në shkatërrimin e atmosferës, pasi nuk vetasgjësohen kurrë dhe do të shkaktojnë dëme të paevitueshme në të ardhmen. Procesi i prodhimit të gamës së gjërë të produkteve të plasitës së kërpit nuk do ti dëmtonte lumenjtë siç ka bërë Dupont dhe kompanitë e tjera petrokimike. Ekologjia nuk ka aspak lidhje me bimët e Industrisë së Vajit dhe as me makinat politike. Produktet e kërpit do të kishin qenë shumë më të sigurta dhe natyrale.

Edhe ilaçet mund të ishin bërë prej kërpit ashtu siç dëshmonte AMA në ditët kur deklaronte se kanabis mund të përdorej si kurë. Marijuana Mjeksore jepet në mënyrë ligjore vetëm për disa persona të veçantë, ndërkohë që të tjerët janë të destinuar t'i besojnë një sistemi që varet nga kimikatet.

Në të njëjtën kohë, nga kërpi mund të krijohej një gamë shumë e gjërë produktesh ushqimore. Farat përmbajnë një nga burimet më të mëdha të proteinave në natyrë. Ato përmbajnë gjithashtu dy acidet yndyrore esenciale që ndihmojnë në pastrimin e trupit nga kolesteroli. Këto acide yndyrore nuk gjenden në asnjë vend tjetër në natyrë.

Kërpi mund të ishte gjithashtu një burim shumë i mirë në fabrikimin e veshjeve. Veshjet e kërpit do të ishin ekstremisht shumë të forta dhe rezistente në kohë. Në ditët e sotme, ekzistojnë disa kompani amerikane që fabrikojnë veshje prej kërpi, të paktën 50% kërp. Edhe pse fabrikat e kërpit duhet të ndodheshin kudo, zakonisht ato mund t'i gjesh nëntokë. Produktet e kërpit nuk lejohen të reklamohen nëpër televizione. Kentucky, që më parë ka qenë kryesor i prodhimit të kërpit, e bëri atë të jashtëligjshëm.

Arsyeja pse kjo bimë çudibërëse dhe e jashtëzakonshme është e ndalur nuk ka fare të bëjë me efektet që mund të ketë në trupin e njeriut. Kërpi është i jashtëligjshëm, sepse bilionerët duan të vazhdojnë të jenë bilionerë. Fjala "drogë" është përdorur më shumë si një çadër që mbulon të gjithë agjentët dhe benefited e saj kimike. Kjo drogë është pranuar nga të gjithë si diçka e keqe. Fakti është që kërpi ka ngecur në këtë fjalë djallëzore gjithpërfshirëse që është pikërisht droga, por fakti është që çdo e ashtuquajtur drogë duhet analizuar individualisht dhe të paktën duhet të përdorej për efektet e saj të mira.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers