Gazësjellësi që thellon përçarjen në BE

Pjesëmarrja e munguar në projekt përfaqëson në mënyrë objektive një rast të humbur për Poloninë, për të shfrytëzuar një pozicion strategjik midis furnizuesit më të madh të gazit në botë, Rusisë, me konsumatorët më të mëdhenj, në Europën Perëndimore



Sipas Konventës të "Espoo" të vitit 1991, Polonia është "pala e dëmtuar" nga projekti Nord Stream. Shprehje, pavarësisht nga domethënia juridike (të qënit objekt i një impaktit të mundshëm transkufitar të shkaktuar nga një projekt të ndjekur nga "palët e origjinës"), që e pasqyron mirë pozicionin e marrë nga Varshava ndaj gazsjellësit të ardhshëm. Një mbështetje e munguar për t'u analizuar në optikën e politikës së sigurisë energjetike polake, duke individualizuar rolin e gazit, por sidomos në atë të projekteve të tjera lidhur me këtë burim të energjisë, duke marrë në konsideratë edhe oportunitetin objektiv të diversifikimit të furnizuesve, të çekuilibruar nga mbizotërimi i Rusisë dhe e kushtëzuar nga raportet politike me Moskën.

Struktura e tregut të gazit

Procesi i liberalizimit i sektorit të gazit në Poloni ka filluar më 1996, vit në të cilin kompania shtetërore PGNiG S.A. (Industria Minerare Polake e Gazit dhe e Naftës) është transformuar në shoqëri me aksione, me një ortak të vetëm, Thesarin e Shtetit. Gjithmonë më 1996, Presidenti i Zyrës së Rregullimit të Industrisë Energjitike Urz?d Regulacji Energetyki, ka inauguruar procesin e miratimit të konçensionit të kompanive operuese në sektorin e gazit. Në linjë me transformimet e sipërpërmendura, sektori është ndarë në aktivitetet e veçanta të mëposhtme për të lehtësuar liberalizimin: kërkim dhe nxjerrje, prodhim, transmetim (të ashtuquajturat OSP, Operator Sieci Przesyloëej, Operator i Rrjetit të Transmetimit), Shpërndarjes (OSD, Operator Sieci Dystrybucj, Operator i Rrjetit të Shpërndarjes), shitje dhe magazinim.

Por megjithë ndarjen, sektori është monopolizuar fuqimisht. "PGNiG S.A" luan drejtpërsëdrejti ose jo, nëpërmjet shoqërive të kontrolluara, të gjitha sa janë fazat, duke kontrolluar komplesivisht 98 përqind të tregut të gazit në Poloni. Përballë konkurrencës së munguar, çmimet e tregut duhet të jenë të rregulluara dhe të miratuara nga Zyra e Rregullimit të Industrisë Energjitike. Sektori energjetik është vështirë i nënshtrueshëm ndaj rregullave të konkurrencës së lirë. Kostot e mëdha të investimit kufizojnë iniciativën ekonomike të subjekteve private në këtë fushë, duke vepruar në mënyrë të tillë që që në kompanitë se sektorit kapitali të jetë në mënyrë mbizotëruese publik. Por për të promovuar liberalizimin parasëgjithash duhet futur rregulli i eksesit të lirë të të tretëve në rrjetin energjetik (TPA - Third Party Access). Direktiva 2003/55/CE lidhur me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit fut një seri normash për ta përshpejtuar një proces të tillë. Rregulli bazë i sektorit është ai i ndarjes së gazit për sa produkt nga furnizimi i tij për sa shërbim. Gazi i nënkuptuar si mall mund t'u nënshtrohet rregullave të konkurrencës së lirë, por transmetimi i tij kryhet nga kompani operuese në kushtet e të ashtuquajturit "monopol natyral". Për pasojë, PGNiG S.A i është dashur t'i ndajë dy aktivitetet e saj, duke institucionalizuar aktorët e shpërndarjes nëpërmjet gazsjellësve shpërndarës (degëzime të gazsjellësve magjistralë) që kontrollojnë një rrjet 102000 kilometra të gjatë dhe në mënyrë të ndarë ato përgjegjës të shitjes me pakicë, që gëzojnë një pavarësi të plotë të zgjedhjeve logjistike dhe organizative.

Në vitin 2004 nga strukturat e PGNiG S.A është shkëputur një OSP, kompania Gaz-system, përgjegjëse e sektorit të transportit me rrjetet me presion të lartë. Aktualisht Gaz-system përdor rrjetin e gazsjellësve me rreth 18000 kilometra, qendrat e komprimimit dhe të matjes së presionit, që i përkasin akoma PGNiG. Nga viti 2006, mbi bazën e një kontrate qiraje midis dy kompanive, Gaz-system gradualisht është duke e blerë infrastrukturën. Komplesivisht PGNiG S.A posedon kuotat e mëposhtme të tregut të gazit në Poloni: 97 përqind të shitjes së përgjithshme, 98 përqind të shitjes për konsumatorët individualë, 99 përqind të transmetimit, rreth 100 përqind të nxjerrjes, 100 përqind të magazinimit.

Polonia posedon rezervat e saj të gazit natyror (të vlerësuara me rreth 140 - 150 miliard metra kub): në juglindje, zona Przemy"7;l, Jaros?aë e Lubaczóë, gjenden ato me përqindjen më të lartë të metanit, me një fuqi kalorifike më të madhe se ajo e gazit natyror të pasur me azot, i pranishëm (në sasira më të bollshme) në vendburimet e veriperëndimit. Nxjerrja është e kufizuar, me rreth 5 miliard metra kub në vit, dhe mbulon rreth 30 përqind të nevojës kombëtare, duke mbajtur parasysh se gazi natyror nuk është burim energjie themelor për ekonominë, edhe pse një zvogëlim i furnizimeve mund të jetë gjithsesi shumë i rëndë për disa sektorë të industrisë, përveçse për miliona qytetarë. Industria e qelqit kërkon gaz të pasur me metan, i pranishëm në vendburimet polaken një masë të pamjaftueshme sa për të kënaqur kërkesat, kusuri importohet. Kështu, politika e sigurisë energjetike kombëtare duhet të pajtohet midis kësaj nevoje dhe interesave të PGNiG, e cila mbetet një prej kompanive më të rëndësishme të vendit.

Importimet e Varshavës

Rritja e kërkesës për gaz e një vendi varet nga GDP-ja, nga popullsia, nga niveli ndotjes dhe, në rastin polak, edhe nga përdorimi në industrinë energjetike dhe nga kostoja, e krahasuar me atë të qymyrit. Në muajin mars Waldemar Pawlak, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, në një konferencë në Varshavë ka ilustruar të ashtuquajturin bilanc energjetik kombëtar, duke konstatuar se 60 përqind e energjisë prodhohet nga qymyri (50 përqind qymyr me bazë fosile, 10 përqind linjit), 20 përqind me naftë, 8 përqind me burimet energjetike të rinovueshme dhe pjesa tjetër prej 12 përqindësh me gaz natyror. Mbi bazën e këtyre të dhënave ka përpunuar një plan të "Politikës energjetike të Polonisë deri në vitin 2030", duke mbajtur parasysh sidomos disponueshmërinë e resurseve kombëtare (ato të qymyrit, mbi të cilën bazohet 92 përqind e ekonomisë polake, sipas vlerësimeve duhet të zgjasin 250 vjet të tjera), por edhe të çështjeve klimatiko - mjedisore. Do të synohet thelbësisht mbi modernizimin e teknologjive të bazuara tek qymyri, për t'u zvogëluar impaktit mjedisor dhe më pas mbi zhvillimin e të ashtuquajturave energji të pastra.

70 përqind e gazit të konsumuar në Poloni vjen nga importime: rezervat kombëtare mbulojnë pjesën tjetër prej 30 përqindësh dhe disponueshmëria e vlerësuar është me rreth 30 - 50 vjet. Për pasojë, politika kombëtare në fushën në fjalë përfshin jo vetëm promovimin e investimeve në vendburimet kombëtare, por sidomos diversifikimin e furnizuesve të jashtëm, të ndjekur si nëpërmjet politikës së promovimit të projekteve të gazsjellësve transkombëtarë të rinj, ashtu dhe nëpërmjet diversifikimit të formave të gazit të importuar. Një prej subjekteve më të mbështetur aktualisht në Poloni është ndërtimi i terminalit LNG në Sëinoujscie.

Struktura e furnizimit është pika e nisjes për analizën e politikës energjetike të gazit në Poloni. Në vitin 2008 importimet shkonin në 10.3 miliard metra kub, 10 përqind më shumë se në vitin 2007: furnizuesit kryesorë janë Rusia, vendet e Azisë Qendrore, Yzbekistani dhe Turkmenistani mbi të gjitha, dhe Gjermania. Por është Moska ajo që ka pjesën e luanit, me 68.75 përqind të gazit të importuar, kryesisht nëpërmjet gazsjellësit Yamal, që e përshkon Poloninë horizontalisht duke u futur në Kondratki dhe duke dalë në Górzyca. Gazi i transmetuar Polonisë nëpërmjet Ukrainës, me tubacione që përshkojnë kufirin në juglindje, parashikohej nga kontrata e firmosur më 17 nëntor të vitit 2006 nga PGNiG S.A. dhe nga RosUkrEnergo Ag, një kompani e regjistruar në Zvicër thelbësisht në dorë të Gazprom. Deri në vitin 2008 RosUkrEnergo Ag kishte ekskluzivitetin për Ukrainën, që e përdorte për të eksportuar gaz në të gjithë Europën Qendrore. Përsa i përket Polonisë, importime në bazë të kontratës afatshkurtër kanë filluar më 1 janar 2007 dhe duhej të zgjasnin deri të njëjtën ditë të vitit 2010, me mundësinë e shtyrjes për dy vite të tjera. Por nga janari RosUkrEnergo AG nuk po i plotëson detyrimet e kontratës, duke qenë se transiti nëpërmjet Ukrainës nuk ndodh më nëpërmjet rrjetit të saj, por nëpërmjet të lokales locale Naftohaz. Kështu Polonia është dashur që t'i rinegociiojë kushte me Gazprom për të siguruar plotësimin e nevojës kombëtare për gaz.

Nord Stream dhe projektet e tjera

Duke mbajtur parasysh se prioritetet e sigurisë energjetike polake mbesin të lidhura sidomos me qymyrin, rezulton i natyrshëm një përzgjedhje e hollësishme e projekteve në sektorin e gazit, për të promovuar si diversifikimin e furnizuesve, ashtu dhe prodhueshmërinë e investimeve. Midis projekteve të marra në konsideratë nga qeveria polake është Terminali LNG. Me 9 gusht të vitit 2008, Këshilli i Ministriave miratoi një masë në të cilën ndërtimi i terminalit të pranimit dhe rigazifikimit të gazit natyror të lëngët përshkruhet si një projekt me vlerë të madhe strategjike për interesin kombëtar. Për realizimin është themeluar një kompani, Polskie Lng spó?ka z.o.o., krejtësisht në dorë të Gaz-system Sa. Në nëntor Komisioni Europian, në "Planin evropian të rigjallërimit ekonomik" të tij, ka vendosur që të caktojë 3.5 miliard euro për projektet energjetike, Polonia do të përfitojë 80% për realizimin e terminalit, i konsideruar si zgjedhja më largpamëse ndaj një gazsjellësi çfarëdo, duke qenë se dobishmëria e tij nuk përfundon më ezaurimin e rezervave të prejardhjes. Pa llogaritur se transporti nëpërmjet detit ofron më shumë liri në zgjedhjen e furnizuesve.

Me 5 prill të vitit 2009, kompania PGNiG ka nënshkruar një marrëveshje kuadër (Head of Agreement) me Qatargas për furnizimin me 1 milion tonelata gaz LNG në vit për 20 vjet, duke filluar nga viti 2014; furnizime të reja do të vijnë nga Norvegjia dhe nga Afrika e Veriut. Kostoja e projektit, që përfshin edhe blerjen e flotës së anijeve metaniere dhe mban parasysh çmimin e lartë të gazit të Detit të Veriut, por do të provokojë një rritje të çmimit të LNG-së respektivisht gazit rus të transportuar nëpërmjet tokës. Kostoja do të mund të amortizohej me një rritje potenciale të kapacitetit të tranzitit të rigazifikuesit 5 miliard metrat kub fillestarë në vit deri në 7.5, me idenë që të mund ta xhirojë tepricën në vende të tjera. Por dizavantazhi ekonomik nuk i tejkalon avantazhet në termat e sigurisë energjitike.

Projekti i dytë, që do të përfitonte 150 milion euro nga Bashkimi Europian, është Skanled, gazsjellësi nënujor që do të nisej nga Kårstö në Norvegji, nëpërmjet segmentit të Detit Kattegatt, ku do të degëzohej në dy drejtime, drejt Danimarkës dhe drejt Suedisë. Gazi norvegjez i ardhur në Danimarkë do të transportohej më pas nëpërmjet gazsjellësve danezë nga gadishulli Jutland në ishullin Sjælland, nga ku do të fillonte projekti i dytë i madh në Detin Balltik, Baltic pipe: pikë mbërritjeje e këtij të fundit, porti polak Niechorze. Kompania PGNiG merr pjesë në të dyja projektet, i pari i të cilëve ka gjetur një mbështetës të fortë në Komisarin Europian për Energjinë, Andris Piebalgs. Por më 20 prill të vitit 2009 ortakët e konsorciumit Skanled kanë komunikuar tërheqjen e projektit, kryesisht për problemet financiare të shkaktuara nga koniunktura ekonomike aktuale. Thor Otto Lohn, Zëvendësdrejtori i norvegjezes Gassco, nuk ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të ardhshëm tek projekti, por fondet evropiane e kanë një skadencë, vitin 2010, dhe Skanled nuk do të arrijë ta përdorë. Për pasojë, edhe projekti Baltic pipe, pavarësisht negociatave midis PGNiG dhe danezes Energinet.dk janë në pikë të mirë, duket i vënë në dyshim.

Fillimisht Komisioni Europian kish caktuar 250 milion euro edhe për projektin Nabucco, por në një moment të dytë, prej kundërshtimit të fortë të Gjermanisë, që ka të gjtihë interesin që t'i shikojë fondet e Bashkimit Europian të drejtuar në projekte të tjera, si North Stream - janë revokuar. Çështja nuk është akoma krejtësisht e qartë, ka zëra në brendësi të Komisionit Europian që shprehin një mbështetja të fuqishme ndaj projektit Nabucco. Gazsjellësi do të fillonte nga Turqia për të arritur në pikën shpërndarëse të Baumgarten në Austri, duke përshkuar Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Për Poloninë, e cila zyrtarisht mbështet ndërtimin e Nabucco, ky projekt përfaqëson sidomos një alternativë ndaj gazit rus, edhe pse, i krahasuar me të tjerë, rezulton më pak bindës, sidomos sepse vendet e shumta të transitit mund t'ia ngrejnë kostot. Veç kësaj, furnizuesit kryesorë me gaz të përfshirë (Azerbajxhani, Turkmenistani, Kazakistani dhe Irani), teorikisht janë akoma pak të qëndrueshëm politikisht për të garantuar ecurinë e sigurtë të projektit, që do t'i jepte Polonisë 3 miliard metra kub gaz në vit.

Një rast i humbur

Inaugurimi i projektit Nord Stream (i treguar me emrin Ba?tycki) parashikohet për pranverën e vitit 2010: Paul Corcoran, drejtor financiar i konsorciumit, kohët e fundit ka komunikuar se i pret lejet e fundit mjedisore brenda dhjetorit. Teorikisht duhet të bazohej mbi raportin lidhur me impaktit mjedisor transkufitar të dorëzuar "palëve të dëmtuara nga projekti" në mars të këtij viti, zyrtarisht janë pikërisht çështjet mjedisore baza e kundërshtimit ndaj gazsjellësit "N.S", që në segmentin nënujor të tij do të përshkonte Detin Balltik nga Vyborg (Rusi) deri në Greifsëald (Gjermani). Një rrugëtim pothuajse i ndryshëm nga ai i propozuar fillimisht, i ndryshuar pikërisht prej kundërshtimit të Varshavës, e cila ka kontestuar kalimin e "Zonës gri", në jug të ishullit Bornholm, i kontestuar midis Polonisë dhe Danimarkës). Gazsjellësi do të kalojë kështu nëpër zonat ekonomike ekskluzive të Finlandës, të Suedisë dhe të Danimarkës, duke shmangur shtetet e tjera balltike, Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Këto të fundit, sëbashku me Finlandën, nënvizojnë impaktit negativ të ndërtimit të gazsjellësit ndaj ekosistemit detar të Balltikut, nëpërmjet municionesh, materiali kimik të luftës dhe minash të pashpërthyera të mbetura në fund të detit me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Pjesëmarrja e munguar në projekt përfaqëson në mënyrë objektive një rast të humbur për Poloninë, për të shfrytëzuar një pozicion strategjik midis furnizuesit më të madh të gazit në botë, Rusisë, me konsumatorët më të mëdhenj, në Europën Perëndimore. Politika polake ndaj Rusisë është akoma sot e shënuar nga historia dhe kushtëzon edhe sektorët që, për sa të jetë e mundur, duhet t'i lenë menjanë raportet politike. Siguria energjetike e një vendi përbëhet nga tri elementë: mbulimi i kërkesës energjetike aktuale, minimalizimi i kostove të energjisë dhe reduktimi i impaktit negativ ndaj mjedisit: të treja do të ishin të garantuara më mirë nëqoftëse vendimet të mos merreshin nga politikanë që gëzojnë "papërgjegjshmërinë" e zgjedhjeve të tyre. Në gjendjen aktuale të gjërave, Nord Stream nuk mund të jetë negativ për Poloninë, nga momenti në të cilin vendet e Bashkimit Europian që marrin pjesë në konsorcium (Gjermani dhe Hollandë) dhe të tjerët që do ta fitonin me rrugë jo të drejtpërdrejtë bllokojnë financimet evropiane për projekte të tjera. Në faqen internetore të Ministrisë polake të Ekonomisë gjendet përgjigja e Waldemar Pawlak në një interpelancë të bërë nga Presidenti i Sejm-it (Dhomës së deputetëve) Bronis?aw Komorowski lidhur me pozicionin e qeverisë ndaj Nord Stream. Zëvendëskryeministri mbështet pozicionin e ekzekutivit, i mbetur i tillë nga lindja e projektit "N.S" dhe thekson arsyet tashmë të ekspozuar, duke nënvizuar preokupimet mjedisore dhe konveniencën e oportunitetin më të madh të projekteve alternativë, duke e vënë veç të tjerash vëmendjen mbi prioritetin e projektit të terminalit Lng, dhe të investimeve të tjera energjetike që e lënë menjanë Rusinë. Veç të tjerash, duke konstatuar se projekti përfundon për ta thelluar përçarjen në gjirin e Bashkimit Europian, në vend që ta zbusë atë.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers