Forca e ulët e gravitetit mund të rrisë jetëgjatësinë

Përse në kohët e lashta njerëzit jetonin deri në 900 vjet dhe ishin më shtatlartë dhe më të shëndetshëm?



Shumë të dhëna që tregohen në Bibël, Kur'an dhe vepra të tjera të lashta religjioze se, njerëzit në një kohë kanë qenë më shtatlartë nga konstrukti dhe kanë jetuar edhe deri në 900 vjet, kohët e fundit sikur po gjejnë mbështetjen e vet racionale të dëshmimit mbi ekzistimin e një mundësie të tillë.

Ndikimi i gravitetit të tokës tek njeriu?

Shekulli XXI, pa dyshim, do të karakterizohet me zhvillimin e një dege tejet të rëndësishme të mikrobiologjisë e quajtur GJENETIKA. Në mes të tjerave, falë zbulimeve të mëdha teknologjike, e posaçërisht të asaj dixhitale mikroelektronike, është arritur, jo vetëm në përcaktimin e hollësishëm të kodit gjenetik, si qendër e memories në të cilën paraprakisht është përqendruar dhe përbërja e konstruktit tonë fizik, por kjo njohuri ka shkuar aq larg, saqë, ka arritur ta bëjë edhe klonimin (dublimin) e gjallesave të tjera, si dhe të vetë njeriut.

Bazuar në këto të dhëna të gjenetikës, tashmë nuk është i dyshimtë fakti se, trupgjatësia si dhe elementet e tjera të konstruktit fizik, janë të përcaktuar në kodin e geneve si informacione programore, përmes së cilës trashëgohen tek të gjitha lindjet e tjera. Më konkretisht me këtë nënkuptohet se gjatësia, ngjyra e syve, flokëve, pesha trupore etj., së bashku edhe me disa karakteristika të tjera fiziko-trupore, kanë qenë të parapërcaktuara në kodin tonë gjenetik si informacion.

Kjo teori, edhe pse e dëshmuar saktë, kohën e fundit, nën hijen e disa fakteve të reja, sikur fillon të luhatet duke u pasuruar edhe me një rrethanë të re që ndikon në përcaktimin e shkaktarit të trupgjatësisë dhe jetëgjatësisë tek njerëzit. Pas kthimit të disa astronautëve që kishin udhëtuar në hapësirën kozmike pa peshë, hapësirë kjo ku nuk vepron forca e gravitetit të tokës, është regjistruar një rritje e tyre trupore për disa centimetra. Mund të dukej se këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, sikur mosha mesatare e atyre astronautëve të mos ishte ndërmjet të dyzatave dhe të pesëdhjetave, periudhë kjo e jetës së njeriut, e cila nuk konsiderohet si fazë optimale për një rritje natyrore.

Ku mbështetet kjo teori?

Nëse merren si të pakontestueshme zbulimet gjenetike se konstrukti dhe elementet e tjera të pamjes tonë fizike, paraprakisht janë të përcaktuar në kodin gjenetik si informacion, atëherë, ky informacion i koduar si fuqi e brendshme ekzistenciale, ka tendenca që me çdo kusht të veprojë drejt zbatimit të tij. Ndërsa, në anën tjetër, edhe graviteti si forcë reale vepron në bazë të principeve të veta të natyrshme. Gërshetimi i këtyre dy forcave, shkakton një gjendje të re: të veprimit të vazhdueshëm të të kundërtave dhe reagimin e pashmangshëm të trupit në këto veprime të pandërprera antagoniste. Çfarë ndodhë më tej në këtë proces? Si reagim do të kemi "tretjen e trupit" ose amortizimin e tij gradual, që ne e cilësojmë si plakje. Bazuar në këtë konstantim, në hapësira të caktuara gjeografike ku graviteti i tokës është më i vogël, dëshmohet ekzistenca i një kategorie të popullatës më trupgjatë, ose e kundërta.

Një gjë e njëjtë na shfaqet edhe tek plakja dhe jetëgjatësia. Në Kauzak të Rusisë, është evidentuar një dukuri e jetëgjatësisë së popullatës edhe mbi 100-150 vite. Nëse përfundimisht pranohet kjo hipotezë si reale, patjetër do të na shpinte drejt rikthimit në kohët biblike ku tregohet se, në ato kohëra, njerëzit kanë jetuar me qindra vjet dhe kanë qenë shumë më trupgjatë se ne sot. Kuptohet, sipas të gjitha ligjeve natyrore, një jetëgjatësi e madhe është e pamundur, për këtë arsye këto tregime nga veprat religjioze, deri më sot janë konsideruar si mitologjike.

Por, sot, me udhëtimet e njeriut në kozmos dhe vërtetimit të një rrethane të re se, kozmonautët gjatë qëndrimeve të tyre jashtë veprimit të forcës së gravitetit arrijnë një rritje trupore dhe për disa centimetra, e arrijnë ta pasurojnë më bindshëm hipotezën e ndikimit të gravitetit në rritje dhe plakje të organizmit si reagim ndaj këtij ndikimi.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers