DOKUMENTAT/Kanadaja i trembej mbërritjes së alienëve

Pak vetë e dinë se, qeveria kanadeze vendosi që të nxjerrë dosjet e saj të UFO-ve në vitin 2005 dhe 2007. Më shumë se 9500 dosje u nxorën pa patur më parë një konsultim apo njoftim publik.

Mes atyre mijëra raportimeve për dëshmi të pranisë së UFO dhe memorandumeve të rëndomtë administrativë, qeveria kanadeze fshehu dokumenta sensitivë që demonstrojnë qartësisht se zyrtarët e kishin marrë shumë seriozisht çështjen e UFO-ve. Janë diskutuar masa për të hartuar raporte injorues, duke përdorur taktika të ngjashme me ato të përdorura nga forca Ajrore e SHBA. Padia më e fundit - një drejtor kanadez i Inteligjencës Shkencore deklaronte se, Kanadaja kish madje gati një plan në rast të zbritjes së ndonjë UFO-je.

Duke vënë në dispozicion 9500 dosje në faqen e vet të internetit të titulluar "UFO-t e Kanadasë - Kërkimi për të panjohurën", qeveria kanadeze ka hapur një polemikë ndërkombëtare në lidhje me objektet fluturues të paidentifikuar.

Kjo polemikë ndizet edhe më shumë nga pranimi haptas, që zyrtarë kanadezë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare kanë diskutuar në mënyrë të rregullt taktikat dhe politikat se si të "injorohet dhe zvogëlohet" fenomeni UFO, që në vitet pesëdhjetë. Edhe më shumë flet fakti që Kanadaja, në vitin 2005 dhe 2007 zgjodhi që të rizgjojë polemikën në lidhje me këto dokumenta politikash dhe t'i fshehë ato mes mijëra dokumentave të rëndomtë në lidhje me UFO-t.

Duke fshehur këto dosje, a mos qeveria kanadeze u përpoq të largojë njerëzit nga e vërteta, apo ishte thjeshtë një rast pragmatizmi burokratik?

Ndryshe nga Ministria britanike e Mbrojtjes dhe nxjerrja nga qeveritë franceze, braziliane dhe daneze e dosjeve të disqeve fluturues në 2007, 2008 dhe 2009, në mes të një mbulimi ndërkombëtar në media, qeveria kanadeze ka zgjedhur për ta bërë një ngjarje krejt të rëndomtë e të zakonshme nxjerrjen e dosjeve të UFO-ve.

Siç demonstrohet nga mungesa totale e mbulimit mediatik apo konsultimeve publike, zyrtarët kanadezë kanë qenë goxha të suksesshëm në fshehjen e angazhimit me UFO-t. Askush përveç një grushti ekspertësh mbi UFO-t nuk ishin në dijeni të faktit që, Kanadaja kishte përgatitur madje një bazë arkivore të dhënash mbi UFO-t.

Të nxjerrë në fillim në vitin 2005 dhe më pas në dhjetor 2007, asnjë deklaratë publike ndërkombëtare, kombëtare apo lokale nuk u bë dhe nxjerrja e këtij iinformacioni masiv nuk u shoqërua as mediatikisht.

Ja disa të dhëna të dosjeve të nxjerra:

LETRAT

1. Memorandum i Komisionit të Përbashkët të Shërbimit të Fshehtë: "Politika aktuale e USAF është që ta injorojë dhe zvogëlojë këtë temë, duke investiguar vetëm atëherë kur konsiderohet e domosdoshme nga komandanti i zonës, pa bërë më parë përgatitje të veçanta për raportim apo investigim.

Duket se një politikë e ngjashme nga ana jonë do të ishte e mençur dhe do të qe e padëshirueshme që të prodhojmë një lloj pyetësori apo të bëjmë përgatitje për investigime, duke qenë se kjo do t'i jepte publicitet çështjes. Kështu që, sugjerohet që raportimet për shfaqje UFO-sh nuk duhet të kërkohen nga dëshmitarët..."

2. Letër nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare: Në kontrast, ministrat e Mbrojtjes Kombëtare u kanë dërguar letra kontradiktore qytetarëve kanadezë, ku i informonin se asnjë departament brenda qeverisë nuk kishte udhëzime apo një dëshirë për të ruajtur informacion në lidhje me objekte që mund të kenë origjinë jashtëtokësore, pavarësisht se këto dosje kanë qenë konsideruar të "kufizuar" apo "sekrete" që nga vitet pesëdhjetë dhe, politika kanadeze ka qenë të injorojë raportet për UFO-t. Një letër ministerore thotë: "Unë ju siguroj se nuk ka një departament në qeveri që dëshiron apo ka udhëzime të mos japë informacion për objekte me natyre jashtëtokësore".

Ministri i Mbrojtjes Douglas Harkness, mars 1962.

3. Plani zyrtar: Në rast të ardhjes së një UFO-je: Asnjë letër tjetër e zbuluar deri më sot nuk tregon më qartë atë që ka bërë qeveria kanadeze se sa propozimi i një drejtori të Shërbimit të Fshehtë shkencor në lidhje me hartimin e një plani në rast të zbritjes së një UFO në tokë kanadeze.

Ai i drejtohet drejtorit të Shërbimit të Fshehtë Ajror: "Mund ta konsideroni të këshillueshme që të shtoni se, nëse një disk fluturues zbret në territor kanadez, komanda më e afërt duhet të lajmërohet menjëherë me telegram... Ndoshta bëjmë mirë të flasim për këtë, pasi ta keni menduar".

Vlen të theksohet se drejtori nuk përdor fjalën rrëzim, por zbritje për të përshkruar uljen e kontrolluar të një disku fluturues në territor kanadez.

Çdokush e kupton se kjo do të thotë që zyrtarët kanadezë e kanë menduar seriozisht mundësinë e një zbritjeje të suksesshme të një mjeti me origjinë të panjohur. Mund të konkludohet se UFO-t ishin një shqetësim operativ dhe iminen për zyrtarët kanadezë. Pavarësisht obsesionit të medias me militarizmin dhe fiksimin e saj të papushimtë me krizën ekonomike globale, lëvizja drejt nxjerrjes së dokumentave mbi UFO dhe jashtëtokësorë po rritet vazhdimisht. Pranimi se qeveritë kanë fshehur dhe s'kanë lejuar diskutimin e hapur për këtë çështje është tashmë zyrtar.

Google+ Followers