Arkeologjistët hedhin dritë mbi inspirimet e mitologjisë greke

A është gjetur labirinthi origjinal?

Në një minierë guri të nxjerrë jashtë përdorimi në ishullin grek të Kretës, është zbuluar një rrjet i nëndheshëm tunelesh që mund të jetë vendndodhja origjinale e Labirintit të lashtë, që në mitologji mbante gjysëm-demin, gjysëm-njeriun Minotaur të legjendës greke.

Një skuadër anglo-greke studentësh ka ndërmarrë një ekspeditë në minierë, duke besuar që ky vend afër qytetit të Gortyn, në jug të ishullit, pretendohet të jetë vendi i Labirintit ashtu si Pallati Minoan në Knossos 20 milje më larg, i cili ka qenë sinonimi i mitit të Minotaurit që nga zbulimi i tij një shekull më parë.

Rreth 600.000 njerëz në vit, të cilët vizitojnë gërmadhat në Knossos janë njohur me shtëpinë e legjendarit Mbretit Minos, i cili supozohet të ketë ndërtuar labirintin për të strehuar Minotaurin, një krijesë e frikshme e lindur nga bashkimi i gruas së mbretit me një dem.

Por grupi i ekspeditës në përpjekje për të gjetur Labirintin, besonte se guva komplekse afër Gortyn, i cili në Romën e vjetër ishte kryeqyteti i Kretës, mund të ishte një kandidaturë e kënaqshme për vendndodhjen e Labirintit - nëse në të vërtetë do të ekzistonte ideja që miti bazohej në një vend real dhe një mbret real.

Nicholas Howarth, një gjeograf i Universitetit të Oksfordit, i cili drejtoi ekspeditën pohon që kishte rrezik që Gortyn të humbte nga historia e Labirintit, pasi pati një pozicion të fshehtë, të cilin Knossos ka vendosur në legjendë, një pozicion i përkrahur nga Arthur Evans, një arkeologjist anglez, i cili bëri gërmime në vend nga 1900-1935.

"Njerëzit vijnë jo vetëm për të parë gërmadhat e gërmuara dhe rindërtuara nga Evans, por edhe për të kërkuar lidhjen mes të kaluarës mitologjike të erës së Heronjve. Është turp që shumica e vizitorëve në Knossos nuk kanë dëgjuar për këto "vende" për Labirintin mitik", thotë zoti Howarth.

Duke punuar me ekspertët e Shoqërisë Speologjike Helene, kërkuesit e Oksfordit gjetën që guva komplekse në Gortyn është vizituar së fundmi nga hajdutë të arkeologjisë, të cilët kishin përgatitur dinamit për një nga dhomat e brëndshme me shpresën për të zbuluar dhomën e thesarit të fshehur.

Guvat, të cilat njihen në zonën lokale si Guvat e Labirintit, përbëhen nga dy milje e gjysëm tynelesh me dhoma të gjëra, të cilat lidhen ndërmjet njëra-tjetrës dhe përfundojnë në rrugë pa kthim. Ato janë vizituar që prej mesjetës nga udhëtarë, të cilët kanë kërkuar labirintin, por qëkur Knossos u zbulua në fund të shekullit të 19, ato janë lënë në harresë, dhe madje janë përdorur si depo municionesh nazistësh gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Duke shkuar në Guvat e Labirntit në Gortyn është e lehtë të ndjesh në atë vend të errët të rrezikshëm ku është e lehtë të humbësh. Hipoteza e Evansit që vendi i Knossos është njëkohëshisht edhe Labirinto mund të shihet me dyshim", thotë Mr. Howard.

"Fakti që kjo ide mbizotëron kaq fort në imagjinatën popullore duket se ka të bëjë me mendimet romantike të besimit në të kaluarën, të cilat bashkërendohen me pozicionin e privilegjuar të Evans dhe fuqinë e personalitet të tij".

Në vijim të Knossos dhe Gortyn, gjendet një guvë komplekse në Skotinonë, tokën greke që mund të debatohet mbi faktin e vendndodhjes së Labirintit.

"Nëse ne shohim faktet arkeologjike, është ekstremisht e vështirë të thuash që, Labirinti ka ekzistuar në të vërtetë. Mendoj se çdo vend pretendon të marrë pak nga misteri i Labirintit, por në fund të fundit ka pyetje që edhe arkeologjia apo mitologjia nuk mund t'i përgjigjen komplet këtyre të fundit", thotë Mr. Howard.

Andrew Shapland, kurator në Muzeumin e Londrës, përgjegjës për Erën e bronztë greke, thotë që vendndodhja e Labirintit ishte një "gështenjë e vjetër e plakur" që nuk donte të largohej. Gortyn është vizituar nga shumë udhëtarë që kërkojnë Labirintin prej shekullit të 12.

"Por mendoj se, Knossos është një hipotezë e mirë, pasi bazohet në traditën klasike dhe jo në një traditë të vjetër të udhëtarëve", thotë Dr. Shapland. "Knossos, përmendet tek Homeri. Nëse Labirinti është diçka reale, kishte një mënyrë në të cilën një vend i quajtur Knossos u përmend në mitologjinë e lashtë greke".

Google+ Followers