Anija më e madhe në botë me shtatë "lagje" të ndryshme

Anija më e madhe e botës u përball me një pengesë vendimtare të dielën, duke i ulur në maksimum oxhakët e saj për të mos u përplasur me një urë në Danimarkë



KORSOER, Danimarkë - Anija më e madhe e botës u përball me një pengesë vendimtare të dielën, duke i ulur në maksimum oxhakët e saj për të mos t'u përplasur me një urë në Danimarkë. "Oasis of the Seas", e cila është gati 20 kate e lartë, kaloi poshtë urës "Great Belt Fixed Link" me një distancë shumë të vogël, pasi la Detin Balltik në udhëtimin e saj për në Florida. Operatorët e urës thanë se, edhe pasi uli oxhakët e saj gjigandë, anijen e ndante vetëm një gjysëm metri nga ura.

Qindra njerëz u mbodhën nëpër plazhet e të dyja anët e urës, duke pritur për orë të tëra kalimin spektakolar të anijes më të madhe në botë pak pas mesnate.

"Ishte diçka fantastike ta shikoje se si rrëshqiste me vështirësi poshtë urës. Ishte gjigande", tha Kurt Hall.

Zyrtarët e Kompanisë janë të bindur se, risia e saj e mrekullueshme do të ndihmojë të garantojë sukses të paimagjinueshëm. Pesë herë më e madhe se Titaniku, anija 1.5 bilion dollarëshe ka plot shtatë lagje në brendësi, një shesh patinazhi, fushë golfi dhe një amfiteatër prej 750 vendesh. Ka 2.700 kabina dhe mund të akomodojë 6300 pasagjerë dhe 2.100 pjesëtarë ekuipazhi.

Akomodimi përfshin edhe kabina papafingo, me vetrata që arrijnë deri në tavan dhe suita luksoze prej 487 metra katrorësh me ballkone me pamje nga deti ose nga shëtitoret.

E linjës ka gjithashtu katër pishina, fusha volejbolli dhe basketbolli, si dhe zonën e fëmijëve me parqe lojërash gjidande.

"Oasis of the Sea", gati 40 përqind më e madhe se anija e mëparshme e industrisë që konsiderohej si më e madhja, u rezervua e tëra disa vjet para krizës ekonomike që i detyroi shumë kompani anijesh që të ulnin ndjeshëm çmimet për të mbushur vendet e shumta të lira.

U ndërtua nga STX Finland për Royal Caribbean International dhe e la Portin e Finlandës ditën e premte. Zyrtarët nuk kishin parashikuar probleme për të kaluar poshtë urës së Danimarkës, por trafiku ndaloi për rreth 15 minuta si masë mbrojtëse kur anija ju afrua urës, tha Joergen Brand, zëdhënësi i Marinës së Danimarkës. Menaxheri i projektit të STX Finland, Toivo Ilvonen, i cili ndodhet në bordin e anijes, konfirmoi se anija kaloi poshtë urës pa asnjë incident. "Asgjë nuk ra nga anija", tha ai.

Anija gjigande përmban disa "lagje " të ndryshme - parqe, qëndra dhe zona me karakteristika të ndryshme. Njëra nga ato do të jetë ambjent tropical, duke përfshirë palma dhe bimë kacavjerrëse, të cilat do t'i shtohen varietetit prej 1200 pemësh dhe lulesh të ndryshme që gjenden në bord. Ato do të mbillen, pasi anija të arrijë në Fort Lauderdale.

Në pjesën e jashtme të anijes gjendet teatri i hapur prej 750 vendesh i modeluar sipas stilit të amfiteotrove antik grekë, i cili dyfishohet si një pishinë gjigande gjatë ditës dhe si një teatër me pamje nga oqeani gjatë natës. Pishina ka një kullë trampolinë me tavolina gjatë pramverës dhe dy platforma zhytjeje 10 metra të larta. Një teatër i brendshëm mund të akomodojë 1.300 persona.

Një nga "lagjet", e quajtur "Central Park", ka karakteristikat e një qendre kryeqyteti me dyqane, restorante, bare, duke përfshirë edhe një bar, i cili lëviz lart e poshtë tre kate.

Kur të rikthehet në shtëpi, ekstravaganca pluskuese 1.5 bilion dollarëshe do të përballet me sfida të reja ndoshta edhe më të vështira.: një ekonomi e shkatërruar amerikane, pyetje nëse oreksi i konsumuesve do të jetë ende i madh për shëtitje luksoze dhe kritikat nëse një përbindësh i tillë i detrave është i dëmshëm për atmosferën, duke prishur kështu imazhin e saj magjik.

Anija u planifikua në shkurt të vitit 2006 dhe u modelua nën emrin "Project Genesis". Spiranca e saj u ngrit më 12 nëntor 2007 në STX Europë (më parë Aker Yards) në Turku, Finland.

Kompania deklaroi se i gjithë fondi për "Oasis of the Seas" u siguria më 15 Prill 2009.

Emri i saj, pikërisht "Oasis of the Seas", u vendos në bazë të një konkursi për të gjetur emrin më të mirë në Maj të vitit 2008. Ndërtimet filluan në një anije tjetër binjake, "Allure of the Seas" në shkurt të vitit 2008.

Anija planifikon të bëjë debutin e saj nga Shtetet e Bashkuara drejt portit të shtëpisë më 20 nëntor.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers