Posts

Showing posts from November, 2009

Tetova News

GENGHIS KHAN Duke kërkuar legjendën

Sipas legjendës, kur Genghis Khan vdiq në vitin 1227 në atë që sot është Kina veriore, ndjekësit e tij donin ta mbanin vdekjen të fshehtë nga armiqtë e mongolëve. Kështu, teksa grupi që shoqëronte trupin kthehej në Mongoli, ata vranë çdo person që u dilte para rrugës, më shumë se 20000, kështu që lajmi për vdekjen nuk do të përhapej. Më pas, kur e varrosën, ata ose riorientuan një lumë për të mbuluar vendin e varrimit, ose vunë kuajt që të shtypnin tokën me qëllim që të mos mbetej asnjë gjurmë, ose i vranë të gjithë ata që e varrosën, dhe më pas vranë edhe vrasësit. Nuk ka prova të forta që tregojnë se ndonjë nga këto gjëra kanë ndodhur. Ndoshta mund të jenë garnitura të mëvonshme që janë hedhur me qëllimin për të shpjeguar një rrethanë të spikaturtë historisë: vendndodhja e varrit të Khan mbetet mister.

Perandoria mongole u tkurr me po atë shpejtësi që u zgjerua, një fakt që mund të ketë luajtur rol të madh në mbajtjen sekret të vendndodhjes së varrit të Genghis Khan. Për shekuj, pop…

Nibiru/Planeti i Armagedonit apo gjepur astronomike

Ata që merren me teori konspirative janë të bindur se një planet "i ligë" do të shkatërrojë Tokën në vitin 2012, dhe teksa përgatitemi të shohim një film të Hollivudit në lidhje me këtë temë, histeria me shumë gjasa do të rritet. David Morrison, një shkencëtar astrobiolog që punon për faqen e NASA, "Pyet një ekspert", bën thirrje për një kthim në realitet.

Të panjohur për shumicën prej nesh, një grup i vogël, por i zëshëm teoricienësh komploti është i bindur se një planet i ligë është gati për të hyrë në sistemin diellor dhe për t'i sjellë kështu fundin Tokës.

Ata thonë se, ky planet kërcënues, në një orbitë 3.600-vjeçare u zbulua nga Mesopotamianët e lashtë, të cilët i vunë emrin Nibiru, dhe ai ishte i njohur edhe nga Majat, të cilët nga ana e tyre e lidhën me fundin e "numërimit të gjatë" të kalendarit të tyre, pikërisht në dhjetor 2012. Në faqet e internetit, në forume dhe emisione radiofonikë, ata ngulin këmbë se NASA është vënë prej kohësh në gjurm…

Pasojat e universeve paralelë

Anthony Aguirre imagjinon fatkeqësinë më të rëndë të ndryshme: përplasjen me një tjetër univers. Nëse një univers i huaj do të përplasej me tonin, pjesa e tij e jashtme do të ishte si një mur që rend pak a shumë me shpejtësinë e dritës, pas të cilit duhet të ketë ligje fizikë krejtësisht të ndryshëm nga tanët, e që do të ishte në gjendje të shkatërronte çdo lloj gjëje që do të prekte në kozmosin tonë.

"Nëse do të mundnim të shihnim gjërat me një ngadalësues shumë të madh e të fuqishëm, do të shihnim në qiell një pasqyrë shumë të madhe, e cila na bie mbi kokë, për arsye se drita do të reflektohej prej murit", këmbëngul aguirre, një fizikan i Universitetit të Kalifornisë në Santa Kruz. "Pas kësaj nuk do të shohim më asgjë, sepse do të jemi të gjithë të vdekur".

Aguirre bën pjesë në një grup kozmologësh, sipas të cilit ky i yni është vetëm një prej shumë universeve në multivers. Në tentativën për të kuptuar pasojat e kësaj teorie, ata janë duke përllogaritur mundësitë q…

Pilotë, UFO dhe kuti të zeza

Objekte Fluturues të Paidentifikuar. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë rritur në mënyrë të ndjeshme rrëfimet për shfaqje të fenomeneve të tillë, ndoshta një rritje që ka ardhur edhe për shkak të shtimit të telefonave celularë dhe të telekamerave në gjendje që të filmojnë. Por nga ana tjetër, edhe qeveri të vendeve të ndryshme kanë vendosur tashmë që të hapin arkivat e tyre sekretë.

Po çfarë mund të thuhet për shfaqjet e ndryshme që janë rregjistruar në kutitë e zeza të avionëve civilë të linjave ajrore, të pjesëtarëve të ekuipazhit që vetëm tani kanë vendosur të rrëfejnë përvojat e tyre.

Që nga fillimet e fluturimeve të njeriut, pilotë dhe astronomë nga të katër anët e botës kanë ndeshur në objekte të paidentifikuar. Këto rregjistrime, sëbashku me shumë filmime mbërrijnë prej kutive të zeza të avionëve të linjës. Raportet e pilotëve të avionëve në lidhje me shfaqjet e UFO-ve konsiderohen si më të mirët dhe nga ana tjetër më të besueshmit, duke patur parasysh njohjen e madhe që ata ka…

Sekrete nga thellësia

Jo Marchant

Ideja që qytete të mëdhenj, të pasur me dije dhe thesarë të harruar qëndrojnë të fshehur në thellësitë e deteve josh shumëkënd. Rrallë ndodh që të kalojë një vit pa dalë dikush që të pretendojë se ka gjetur Atlantidën. Po çfarë ka në të vërtetë atje, poshtë dallgëve? Një vështrim në disa prej qyteteve të fundosur që janë zbuluar anembanë botës, si dhe një përpjekje për të ndarë faktet nga sajesat

Heraklioni dhe Kanopusi Lindor, Egjipt

Në bregun verior të Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qëndronin një herë e një kohë dy qytete me një pasuri dhe madhështi të tillë, saqë ishin shumë të famshëm në të gjithë botën e lashtë. Sot, ajo çfarë ka mbetur prej tyre qëndron e varrosur poshtë një cekëtine.

Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare të lulëzuara, portat hyrëse për në Egjipt për anijet greke që kalonin teposhtë Nilit. Këta qytete ishin gjithashtu qendra shumë të rëndësishme fetare, me tempujt e tyre që joshnin mij…

SMS nga fundi i botës "Të lutem, më thuaj që je mirë"

Sulmi i 11 shtatorit 2001 ndaj Kullave Binjake. Frika e Nju Jorkut të pushtuar nga kaosi. Tetë vjet më vonë, ato ditë të tmerrshme rikujtohen në 500 mijë mesazhe të publikuara në internet. Lajmet e para konfuze, flakët që përfshinë grataçielat, kërkimi i



Alarm, frikë dhe kaos. Tragjedia e Kullave Binjake në 500 mijë mesazhe të shkëmbyera më 11 shtator të vitit 2001 në Nju Jork

Faqja e internetit "Wikileaks" ka publikuar mesazhet e dërguara nga personat e përfshirë në sulmin më shkatërrimtar dhe më të dhimbshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke nisur dje, nga ora 9:00 e mëngjesit, e deri më sot, në të njëjtën orë "Wikileaks", e specializuar në publikimin e dokumentacionit sekret, do të nxjerrë online më shumë se 500 mijë mesazhe të dërguara më 11 shtator të vitit 2001, gjatë sulmeve shkatërruese terroriste në Nju Jork dhe Uashington. "Në këtë mënyrë, njerëzit kanë mundësi të përshkruajnë etapat e tragjedisë minutë pas minute, orë pas ore dhe të kuptojnë …

Dhuna kundër gruas, alarm botëror

Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon fakte të frikshme: një në pesë gra në të gjithë botën dhunohet

Tashmë është bërë e njohur në të gjithë botën që 25 nëntori është Dita Ndërkombëtare e Dhunës ndaj Gruas. Kjo datë ka hyrë në historinë botërore si Dita kundër Dhunës ndaj Gruas që prej 17 dhjetorit 1999, pas një rezolute të miratuar nga Organizata Botërore e Kombeve të Bashkuara. Si subjekt është zgjedhur një nga momentet më mizore që njeh historia: më 25 nëntor 1960, motrat Mirabal, ndërsa shkonin për të takuar bashkëshortët e burgosur, u ndalën në rrugë nga agjentët e Shërbimit Informativ Ushtarak. Pasi u çuan në një vend të fshehtë, ato u përdhunuan dhe torturuan barbarisht. Më pas u hodhën në një greminë së bashku me makinën e tyre, duke simuluar një aksident. Vrasja e motrave Mirabal përmendet si një nga mizoritë e historisë domenikane.


Këto ditë, në të gjithë botën, është duke u zhvilluar një fushatë e rëndësishme për dhunën mbi femrat. Çfarë përmasash ka marrë ky fenomen?
Sipas…

Dhjetë sfidat më të mëdha të njerëzimit

Nga zbritja e njeriut në Mars tek udhëtimi në kohë

Njeriu është një qënie që nuk dorëzohet shumë lehtë. Shekullin e kaluar arriti të kurorëzojë ëndrrën më të madhe deri atëherë. Udhëtimin në hapësirë. Dhe ia doli falë një guximi i cili e çoi deri në zbritjen në Hënë. Por pas shumë dekadash oreksi eksplorues i tij nuk ka të ngopur. Tani mendimi njerëzor dhe më shumë ai shkencor është duke u përgatitur për një tjetër udhëtim shumë herë më të gjatë dhe që kërkon më shumë risurse dhe teknologji të avancuar. Zbritja e njeriut në planetin Mars, i cili ka tërhequr gjithmonë vëmendjen dhe interesin e njerëzve. Deri tani është bërë vetëm nëpërmjet anijeve kozmike dhe ekspedita amerikane ia doli me sukses. Por kjo është vetëm një prej dhjetë aventurave dhe sfidave të njeriut për të ardhmen. Revista prestigjoze TIME ka publikuar listën e këtyre eventeve që presin ende të zbulohen. Njëri prej tyre është edhe komunikimi me jashtëtokësorët i cili nëse do të verifikohej do të transformonte të tërë p…

Një dritare në Kremlin, nga Hrushovi te Putini

Diskutimi, parashikimet e thashethemet për pasardhësin e Vladimir Vladimiroviç Putinit në krye të Rusisë, filluan gati tre vjet para se të përfundonte mandati i tij kushtetues

Medvedjevi para pasqyrës, sheh në të Putinin

Teodor LAÇO

Gati tre vjet para mbarimit të mandatit të fundit, në opinionin shoqëror rus, bëri krye mendimi nëse Putini duhej të merrte edhe një mandat të tretë apo jo. Kushtetuta, pjesa e 3-të, neni 81, në mënyrë taksative përcaktonte se Presidenti nuk mund të zgjidhej për më shumë se dy mandate. Në një takim me kryeministrin e Finlandës që e pyeti rreth kësaj mundësie, ai tha buzagaz: "mund që unë të dua, por nuk e lejon Kushtetuta". Zërat që kërkonin një ndryshim të Kushtetutës ose e pakta zgjatjen e mandatit të tij, gjatë vitit 2006, u bënë edhe më autoritare. Presidenti i Kazakistanit, Nazarbajev, që ia kishte dalë ta zgjaste pa afat kohor mandatin e vet, i sugjeroi Putinit të ndiqte shembullin e tij. Nuk do të ishte ndonjë përjashtim shqetësues nga morali…

Flurudha