TRASHEGIMIA E MUSOLINIT NE ROMEN MODERNE

Ata që jetojnë në Romë për një kohë më të gjatë,
kanë kuptuar se ky qytet bart vulën e diktatorit
fashist, i cili u ngrit në pushtet në vitin 1922. Il Duce
ka lënë disa vula të zymta dhe të shëmtuara në historinë
moderne të Italisë. Sidoqoftë, ai ka qenë një
ndërtues vizionar, i cili ka tentuar të ringjallë ndjenjën
e patriotizmit tek italianët, duke rikonfiguruar
kryeqytetin e tyre antik. "Për pesë vjet, Roma
duhet të lërë gojëhapur popujt e botës. Ajo duhet të
duket e madhe dhe e fuqishme, sikur në epokën e
Augustit", pati theksuar Mussolini në vitin 1925.


Përgjatë rrugës së gjerë Via
dei Fori Imperiali, në
afërsi të Koloseumit në
Romë, vizitorët shpesh
ndalen për të shikuar hartat,
të cilat dëshmojnë për
shtrirjen dhe forcimin e
Perandorisë Romake.
Asnjë gjurmë e hartës
së pestë, e cila ishte vendosur
në këtë vend në vitin
1936, për të kujtuar
pushtimin e Etiopisë nga
ana e Italisë, nën kryesimin
e Benito Mussolinit.
Sikur edhe shumë simbole
të tjera nga epoka fashiste
e Italisë, harta është
zhdukur pak kohë pas çlirimit
të Romës nga forcat
e aleancës, në vitin 1944.
Megjithatë, ata që jetojnë
në Romë për një
kohë më të gjatë, kanë
kuptuar se ky qytet bart
vulën e diktatorit fashist
i cili u ngrit në pushtet në vitin
1922. Ai e kishte shpërbërë parlamentin
në vitin 1925, lidhi
paktin me Gjermaninë naziste
në vitin 1939 dhe u arratis nga
Roma, në momentin kur forcat
e aleancës filluan zbarkimin
në Gadishullin e Italisë.
Il Duce ka lënë disa vula të
zymta dhe të shëmtuara në historinë
moderne të Italisë. Sidoqoftë,
ai ka qenë një ndërtues
vizionar, i cili ka tentuar
të ringjallë ndjenjën e patriotizmit
tek italianët, duke rikonfiguruar
kryeqytetin e tyre antik.
"Për pesë vjetësh, Roma duhet
të lërë gojëhapur popujt e
botës. Ajo duhet të duket e madhe
dhe e fuqishme, sikur në
epokën e Augustit", pati theksuar
Mussolini në vitin 1925.
Pas largimit të turistëve, të
cilët vërshojnë Romën gjatë
muajve të verës, njerëzit mund
ta shohin Romën tjetër, atë që
njerëzit nuk e njohin apo të cilën
kanë vendosur ta injorojnë,
Romën e krijuar nga Il Duce.
Kur kalon pranë monumentit
Vittoriano, njeriu nuk mendon
për mbretin Vittorio Emanuel
II, i cili e ka qeverisur Italinë
e bashkuar nga viti 1861
deri në vitin 1878. Njeriu mendon
për Il Ducen, i cili ka pastruar
rajonin poshtë Vittorianos,
duke krijuar një ambient
të hapur, ku njerëzit tuboheshin
për të dëgjuar fjalimet e tij.
Katër tempujt antikë, në
Largo Argentina, një shesh në
perëndim të Piazza Venezias,
përbëjnë gjithashtu korniza të
ëndrrës së Il Duces: Romën arkeologjike.
Largo Argentina u
zbulua, pas urdhrit të Mussolinit
për të pastruar këtë lagje,
atëbotë të varfër, në kuadër të
projektit për të rregulluar trafikun
dhe për të përmirësuar
kushtet higjienike.
Pas vizitës që i bëri sheshit
në vitin 1928, Mussolini u zotua
se ndërtimet e reja nuk do
të prishin bukurinë e tempujve
të antikës. Largo Argentina
mbetet një shesh, në të cilin
përplasen bota moderne dhe
ajo antike.
Hapja dhe sigurimi i qasjes
në gërmadhat antike- në veçanti
në ato nga koha e perandorit
August, të adhuruar nga
Mussolini- u shndërruan në
fondament të fashizmit.
Çlirimi i hapësirave arkeologjike,
siç quhej ky proces, kulminacionin
e arriti në rajonin
e Forumit romak, i cili ka dukjen
e tanishme për shkak të
Mussolinit.
Shumë njerëz sot nuk janë
aspak të kënaqur për faktin se
Mussolini ka lënë gjurmët e tij
në Romën e sotme, por shumë
njerëz të tjerë kanë mirëpritur
skemat e tij për ndërtim.
Mussolini u përkujdes që trenat
në Romë të mos kenë më
vonesa, nxiti italianët që të krijojnë
familje të mëdha, censuroi
shtypin, synonte koloni potenciale
italiane në Ballkan dhe
Afrikën Veriore dhe mirëpriti
Adolf Hitlerin në Romë, në vitin
1938. Në të njëjtën kohë, ai
vazhdoi me ndërtimin e porteve,
hekurudhave, rrugëve,
shkollave, stadiumeve, spitaleve
dhe të postave, shpesh në
përmasa, të cilat linin gojëhapur
vizitorët. Ndërtesat si stacioni
i trenit, Termini, i ndërtuar
në epokën e fashizmit, u
ngjasojnë përbindëshave, të cilët
njerëzit tentojnë t'i injorojnë,
thotë Terry Kirk, autor i
librit "Arkitektura moderne e
Italisë". Kirk dhe historianët e
artit kanë filluar të rivlerësojnë
domethënien estetike dhe vlerat
e përbindëshave të Mussolinit.
Në ndërkohë, në Romë
vërehen edhe ndryshime të
tjera. Në qendër të qytetit është
duke u ndërtuar një qendër e
re futuristike për konferenca,
e riparime janë duke u bërë
edhe në sheshin e Koloseumit,
ka planifikohet ndërtimi i muzeut
të disenjit italian.
Sot, kur kalon pranë stacionit
të trenit Termini, apo shëtit
në sheshin e Koloseumit,
njeriu mund të vërejë monumente
të modernizimit italian,
e jo përbindësha.

(Los Angeles Times)

Google+ Followers