RENIA E MURIT/Bisedat e fshehta të Bushit me Kohlin

SEKRET 8520

Shtëpia e Bardhë

WASHINGTON

Memorandumi i bisedës telefonike

LENDA: Thirrje telefonike nga Kancelari Helmut Kohl i Republikës Federale të Gjermanisë

PJESEMARRES: Presidenti

Helmut Kohl, Kancelar

Robert Hutchings, Stafi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë (rregjistrues i bisedës)

Data, koha dhe vendi: 23 Tetor, 1989; 09:02 - 09.26 a.m.; Zyra Ovale

Telefonatën e bëri Kancelari Kohl.

Presidenti: Si je?

Kancelari Kohl: Mirë. Më bëhet qejfi që të dëgjoj zërin. Pashë pamje të vizitës tënde në San Francisco dhe shpresoj që të jesh në gjendje të japësh sa më shumë mbështetje të jetë e mundur për atë tragjedi.

Presidenti: Eshtë e tmerrshme, por autoritetet atje po veprojnë shumë mirë. Në këtë drejtim, ne do të ndihmojmë me sa të mundemi.

Kancelari Kohl: Dua të të flas shkurtimisht se si i shoh unë ngjarjet në Hungari, Poloni dhe në RDGJ. Njerëzit janë jashtëzakonisht shumë kurajozë si dhe shumë të vendosur. Qeveria aktuale është duke ndërmarrë një rrezik shumë të madh: ndryshimet e kanë në vetvete origjinën e tyre tek lëvizja për reformë në Partinë Komuniste, por nuk është aspak e sigurtë që reformatorët do të marrin meritat dhe shpërblehen gjatë zgjedhjeve. Eshtë shumë e mundur, që Partia do të dalë vetëm e dyta, dhe mund të ketë një koalicion. Ne i kemi mbështetur shumë energjikisht hungarezët. Në dhjetor, unë do të shkoj vetë atje dhe do të qëndroj dy ditë, për të ofruar mbështetje edhe nga ana vizive.

Presidenti: Ku do të shkosh?

Kancelari Kohl: Do të shkoj në Budapest dhe ndoshta edhe në një qytet tjetër, por kjo nuk është e sigurtë. Atje, situata ekonomike është relativisht e mirë. Ata mund t'ia dalin mbanë, ndonëse dy vitet e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Në 9 nëntor, unë do të shkoj në Poloni dhe do të qëndroj atje për katër ditë. Negociatat tona praktikisht janë përmbyllur. Unë do të bëj gjithë sa mund për të mbështetur qeverinë e re, sidomos në fushën ekonomike. Bashkë me Komunitetin Evropian, kam qëllim që të ofroj asistencë në burimet njerëzore. Në duhet ta them troç, me sa duket atje pikërisht ky është problemi: ka shumë vullnet të mirë dhe shumë ide të mira, por polakët nuk dinë se si t'i zbatojnë në praktikë. Ata duhet të realizojnë reforma të monedhës, një sistem të ri bankar si dhe hapa të tjerë për të hapur ekonominë dhe për ta bërë të orientuar nga tregu. Unë do të bëj gjithë sa mundem dhe gjithashtu do të kem parasysh si dhe do të punoj mbi ato që t'i më ke sugjeruar, me qëllim që veprimtaria e Perëndimorëve të jetë homogjene. Mendimi im është se miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë duhet të bëjnë më shumë. Ka një dallim të madh ndërmjet fjalëve dhe veprave. Gjithashtu, dëshiroj të hyj në një fazë të re me polakët, 50 vjet pas shpërthimit të luftës.

Në Republikën Federale gjermane, ndryshimet janë shumë dramatike. Asnjëri prej nesh nuk mund të bëjë një prognozë. Nuk është e qartë, nëse i sapoardhuri do të ketë vendosmërinë dhe forcën për të kryer reformat. Gorbaçovi më tha se kish inkurajuar reforma gjatë vizitës së tij, por nuk jam i sigurtë se sa kurajoz do të jetë ai [udhëheqësi i ri i partisë dhe i shtetit, Egon Krenz]. Ka shumë shqetësim mes popullsisë. Gjërat do të bëhen të paparashikueshme, nëse nuk do të ketë reforma. Interesi im është të mos shoh shumë njerëz që largohen nga RDGJ, pasi pasojat atje do të ishin katastrofike. Sipas vlerësimeve tona, deri në Krishtlindje do të kemi një numër total prej 150 000 refugjatësh, me një moshë mesatare nën 30 vjeç.

Pika ime e fundit ka të bëjë me klimën në median e Nju Jorkut, bregut, Londrës, Hagës, Romës dhe Parisit, që e thënë troç, trumbeton me të madhe se tashmë gjermanët janë të përkushtuar në Ostpolitikën si dhe bisedimet për ribashkimin dhe se ata janë më pak të interesuar për Komunitetin Evropian dhe Perëndimin. Kjo është absolutisht marrëzi! Unë do të shpjegoj në mënyrë të vazhdueshme si dhe do të shpall po vazhdimisht qëndrimin tim. Në fillim të janarit, unë do të shkoj në Paris për të mbajtur një fjalim në një konferencë madhore. Do ta them publikisht - gjithashtu edhe krahut të majtë në RFGJ - se pa një NATO të fortë, pa zhvillimin e domosdoshëm të KE, asnjë prej këtyre zhvillimeve në Paktin e Varshavës nuk do të kishin ardhur. Kam një bindje të palëkundur për këtë, dhe ky do të jetë mesazhi im. Gjithashtu, do të ishte mirë që edhe t'i, sa më shpejt të jetë e mundur, të japësh publikisht një mesazh që progresi në çarmatim dhe ndryshimet në lindje janë të mundura vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar.

Presidenti: Jam absolutisht dakord. I kam lexuar disa prej atyre artikujve, por unë e di cili është qëndrimi juaj dhe e di se ku rreh zemra e Gjermanisë. Forca e NATO-s ka bërë të mundur këto ndryshime në Evropën Lindore. Po shohim një vërshim artikujsh në lidhje me ribashkimin e Gjermanisë, sipas të cilave kjo do të sjellë një Gjermani neutraliste dhe një rrezik për sigurinë e Perëndimit. Ne nuk i besojmë. Ne po përpiqemi të reagojmë me shumë maturi dhe me kujdes ndaj ndryshimeve në RDGJ. Kemi një respekt shumë të madh për mënyrën se si RFGJ, nën udhëheqjen tënde e ka përballuar këtë situatë. Ke bërë një punë të mrekullueshme.

Unë e di se, Horst [Teltschik, këshilltari për sigurinë i Kancelarit] do të vijë së shpejti. Ne mezi presim të flasim me të në lidhje me këtë temë si dhe në lidhje me Poloninë dhe Hungarinë. Ne po na vijnë kritika në Kongres nga ana e Liberal Demokratëve, që thonë se duhet të bëjmë më shumë për të nxitur ndryshimet, por unë nuk do të nxitoj aq shumë e të tregohem i pakujdesshëm. Për Poloninë, Kongresi po na kërkon që të hedhim më shumë para, por ne po ecim përpara në përpjekjet tona. I kërkova Kongresit tonë që të miratonte një grant 200 milion dollarë, që do të ishte kontributi ynë për fondin 1 miliard dollarë të stabilizimit që ka kërkuar qeveria polake. E konsideroj me rëndësi jetike, që ne të ndihmojmë Poloninë, teksa kjo implementon programin e vet të reformave në kuadrin e një marrëveshje të FMN. Unë po dërgoj gjithashtu një ekip të nivelit të lartë nga sektori publik dhe privat për t'u konsultuar me polakët dhe për t'i ndihmuar, në një kohë që po vendosin se si duhet t'i implementojnë këto reforma.

Kancelari Kohl: Këtë e konsideroj një hap shumë të rëndësishëm, sidomos që të kemi njerëz nga sektori publik dhe ai privat. Do të të kërkoja që ndonjë prej bashkëpunëtorëve të t'u të telefononte Teltschik për të diskutuar në lidhje me këtë. Ne kemi një qasje të njëjtë, të cilën e diskutuam edhe me Z. Delor. Duam që edhe KE të bëjë të njëjtën gjë. Pas udhëtimit tim në Poloni, do të dërgoj Horstin që të diskutojë për këto gjëra.

Presidenti: A është Horsti këtu tani?

Kancelari Kohl: Ai ishte në Nju Jork disa ditë më parë. Herën tjetër do t'i them që të vijë.

Presidenti: Mendova se ai do të vinte në Uashington.

Kancelari Kohl: Jo, ai është kthyer tashmë.

Presidenti: Do t'i kërkoj Gjeneralit Scoucroft që t'i telefonojë.

Kancelari Kohl: Kur të dojë.

Presidenti: Duhet të mblidhemi për një seancë informale, ndoshta për pak orë në Camp David.

Kancelari Kohl: Do të mendohem dhe për të gjetur një kohë se kur mund ta bëjmë. Do të duhet të jetë brenda një dite.

Presidenti: Po, mund ta bëjmë. Eshtë e rëndësishme që të diskutojnë në lidhje me gjendjen në Evropën Lindore. Unë do të takohem me Thatcherin në Ditën e Falënderimeve. Eshtë e rëndësishme të jap një sinjal për rëndësinë që unë i vë marrëdhënieve të SHBA me RFGJ-në, sidomos tani që dëgjojmë dhe shohim artikuj të tillë keqinformues në media.

Kancelari Kohl: E kuptoj dhe mendoj se është një ide shumë e mirë.

Presidenti: Le të qëndrojmë në kontakt. Gjenerali Scoucroft do të telefonojë Horstin dhe do t'ju thotë më shumë në lidhje me qasjen tonë sa i përket Polonisë si dhe mbështetjen tonë për fondin e stabilizimit. Më lejo gjithashtu të të them, se e vlerësoj shumë këtë telefonatë.

Kancelari Kohl: Faleminderit. Do të të telefonoj sërish përpara se të shkoj në Poloni, diku rreth 6 apo 7 dhjetorit.

- Fundi i bisedës telefonike -

SEKRET/9335

Shtëpia e Bardhë

Memorandum i bisedës telefonike

LENDA: Bisedë telefonike me Kancelarin Helmut Kohl të Republikës Federale të Gjermanisë

PJESEMARRES: Presidenti

Helmut Kohl, Kancelar

Robert Gates, (rregjistrues i bisedës)

Data, koha dhe vendi: 10 Nëntor, 1989; 03:29 - 03:47 p.m.; Zyra Ovale

Kancelari Kohl: Reformat në Poloni po ecin përpara. Ata kanë tashmë një qeveri të re me njerëz të mirë. Janë shumë idealistë, por kanë shumë pak profesionalizëm. Shumë prej profesionistëve të tyre i kanë kaluar vitet e fundit në burg, që nuk është një vend ku mund të mësosh se si të qeverisësh. Ata janë të angazhuar për demokracinë dhe ekonominë e tregut; ne duhet t'i ndihmojmë. Kërkesa ime është si vijon. Unë sapo i thashë Margaret Thatcherit dhe do t'i them Mitterrandit nesër, se ne duhet t'i japim udhëzime përfaqësuesve tanë në FMN, se negociatat me Poloninë duhet të përfundojnë në mënyrë të shpejtuar. Këto negociata nuk janë të këndshme për polakët, por ata janë të vetëdijshëm për nevojën dhe kërkojnë qartësi si dhe kushte të mirëcaktuara. Duhet të japim një dorë me qëllim që të arrihet në një marrëveshje deri në fund të nëntorit. Kështu që, ju kërkoj të na ndihmoni. Shkoni dhe bëjeni në interes të popullit. Në lidhje me pjesën tjetër të udhëtimit tim në Poloni, do t'ju them javën tjetër, kur të kthehem. A keni ndonjë pyetje në lidhje me Poloninë?

Presidenti: Nuk kam pyetje. Do të kem shumë interes të të dëgjoj javën tjetër. Jam shumë i interesuar për RDGJ-në.

Kohl: Sapo jam kthyer nga Berlini. Eshtë njësoj si të kesh shkuar në një panair gjigand. Atje është si atmosferë festivali. Kufijtë janë absolutisht të hapur. Në disa pika, ata janë duke rrëzuar praktikisht murin dhe duke ngritur postblloqe të tjerë. Në Postbllokun Charlie, mijëra njerëz janë duke kaluar në të dy drejtimet. Ka shumë njerëz që vijnë këtej për një vizitë dhe shijojnë mënyrën tonë të hapur të jetesës. Mendoj se do të rikthehen në shtëpi sonte. Më duhet t'ju them me maturi se me sa duket, hapja nuk ka shkaktuar një rritje dramatike të numrit dhe lëvizjes së refugjatëve. Ndoshta me kufirin të hapur, njerëzit vetëm venë e vijnë, shohin, vizitojnë e më pas rikthehen në shtëpitë e tyre. Kjo do të funksionojë vetëm nëse RDGJ reformohet, dhe unë kam dyshimet e mia. Krenz do të kryejë reformat, por mendoj se gjithsesi ekzistojnë limite. Një prej këtyre limiteve duket se është sistemi njëpartiak, dhe ky thjesht nuk do të funksionojë. Sigurisht, nuk do të funksionojë veçanërisht pa pluralizëm, treg të lirë, sindikata e kështu me radhë. Mund të imagjinoj që kjo të vazhdojë për disa javë - pra që për disa javë, njerëzit do të presin e të shohin nëse reformat do të vijnë, por nëse nuk do të ketë dritë në fund të tunelit, ata do të largohen në mënyrë masive nga RDGJ. Një gjë e tillë do të ishte katastrofë për zhvillimin ekonomik; po largohen njerëz të mirë. Shifrat për këtë vit tregojnë, se kanë ardhur 230 mijë vetë. Mosha e tyre mesatare ka qenë diku mes 25 dhe 30 vjeç. Kjo është një katastrofë për Republikën Demokratike Gjermane. Ata janë doktorë, avoketër, specialistë, që nuk mund të zëvendësohen. Ata mund të fitojnë më shumë këtu; kjo është një gjë dramatike, një orë historike. Më lejo ta përsëris: Ka patur dy manifestime gjigande në Berlin. Njëri ndodhi përpara Bashkisë së Berlinit, ku ishin të pranishëm shumë poterexhinj të krahut të majtë. Këto janë pamjet, që do të shfaqen në televizionet kudo në botë. I dyti, ndodhi në Kurfurstendamm, dhe që u organizua nga miqtë tanë politikë. U zhvillua diku rreth orës 06:30 të pasdites dhe sipas të dhënave, kanë qenë të pranishëm 120 000 - 200 000 vetë. Fryma mbizotëruese ishte optimiste dhe miqësore. Kur unë falënderova amerikanët për rolin e tyre në gjithë këtë, pati shumë duartrokitje. Pa SHBA, kjo ditë nuk do të kish ardhur. Thuaja popullit tënd këtë gjë. Populli i RDGJ në protesta dhe demonstrata ka qenë i sinqertë, dhe jo agresiv. Kjo më bën shumë përshtypje. Nuk ka patur konflikte, ndonëse në Berlinin Lindor, Laipcig dhe në Dresden, qindra mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë. Unë shpresoj, që ata do të vazhdojnë të jenë të qetë dhe paqësorë. Ky është raporti im i shkurtër.

Presidenti: Së pari, më lejo të të them se sa shumë e respektojmë mënyrën se si RFGJ e ka përballuar të gjithë këtë situatë. Së dyti, takimi im me Gorbaçovin në fillim të dhjetorit është bërë tashmë edhe më i rëndësishëm. Dua që ne të dy të shpenzojmë kohën e mjaftueshme me telefonata, me qëllim që të kem të plotë mendimet e tua përpara se të takohem me të.

Kohl: Duhet të bisedojmë. Eshtë e rëndësishme.

Presidenti: Do t'i telefonoj Bredit sot ose nesër, për t'i thënë sugjermet e tua për një përfundim sa më të shpejtë të marrëveshjes së FMN me Poloninë. Së katërti, dua që njerëzit tanë të vazhdojnë të shmangin retorikën e nxehtë, e cila gabimisht mund të shkaktojë probleme.

Kohl: Shumë mirë.

Presidenti: Së pesti, dua që të flas para medias amerikane në lidhje me bisedën tonë, pra, që më dhe një raport të plotë, që t'i e ke pranuar publikisht rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe që ne të dy ramë dakord të flasim sërish javën tjetër.

Kohl: Shkëlqyeshëm.

Presidenti: Paç fat. Jam shumë krenar për mënyrën si po e përballon këtë problem jashtëzakonisht shumë të vështirë.

Kohl: Faleminderit. Bëji të fala Barbarës.

Presidenti: Jam në Dalas. Bëji gjithashtu të fala Hanalorës.

Koh: Shumë faleminderit, edhe një herë. Thuaji Barbarës të kursejë paratë, sepse do t'ju dërgoj suxhukë për Krishtlindje.

SEKRET 1180

Shtëpia e Bardhë

WASHINGTON

Memorandum i bisedës telefonike

LENDA: Thirrje telefonike nga Kancelari Helmut Kohl i Republikës Federale të Gjermanisë

PJESEMARRES: Presidenti

Helmut Kohl, Kancelar

Robert Hutchings, Stafi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë (rregjistrues i bisedës)

Gisela Marcuse (Përkthyese)

Data, koha dhe vendi: 13 Shkurt, 1990; 1:49 - 2.00 p.m.; Zyra Ovale

Telefonatën e kërkoi Kancelari Kohl.

Presidenti: Helmut, si je?

Kancelari Kohl: Mirë. Kryeministri Modrou është këtu sot. Situata vijon të jetë dramatike. Nga 1 janari e deri sot, 80 000 vetë kanë ardhur nga RDGJ në drejtim të Republikës Federale. Kjo është arsyeja përse kërkova një bashkim monetar dhe një komunitet ekonomik. Ne do të na duhet t'i bëjmë thirrje qeverisë, që do të vijë pas 18 marsit që të miratojë të gjithë këto.

Së pari, Ju faleminderit për gjithçka që bëtë në Moskë. Ju lutem, përcillini të falat e mia, Jim Bakerit si dhe përgëzimet për punën e mrekullueshme që ka bërë. Unë besoj se, letra që Ju më dërguat përpara se të shkoja në Moskë do të konsiderohet një ditë, si një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë gjermano-amerikane. Ndihma juaj është e paçmueshme.

Më lejoni të them disa fjalë në lidhje me bisedimet e mia në Moskë. Gorbaçov ishte shumë i relaksuar. Ai kishte patur një javë shumë të vështirë në Komitetin Qendror, por nga ana tjetër kishte besim se në Kongresin e Partisë gjërat do të ecnin pa pengesa. Por, problemet me të cilët ai përballet janë shumë të mëdha - kombësitë, situata e furnizimit me ushqime - dhe unë ende nuk jam në gjendje të shoh dritë në fund të tunelit.

Ju jeni njohur me tekstin që ne publikuam së bashku në lidhje me problemin gjerman. Ishte goxha i kënaqshëm. Ne do të ecim në atë drejtim tani, si dhe në drejtime paralele sa i përket politikave të sigurisë. Ne diskutuam gjithashtu të njëjtat pika që Jim Baker kishte diskutur më parë, pra, që dy shtetet gejrmane duhet të punojnë së bashku me Katër Fuqitë - SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe BRSS-në. Jam informuar prej Hans-Dietrich Genscherit, i cili më telefonoi nga Otava një orë më parë, se ministrat e Jashtëm janë duke diskutuar të njëjtat gjëra. Kjo është në prej gjërave që duhet ta diskutojmë në mënyrë rrënjësore në Camp David: e ardhmja e NATO-s dhe e Paktit të Varshavës. Kam ndjesinë që do të gjejmë një zgjidhje, por që do të na duhet të punojmë shumë. I thashë përsëri Gorbaçovit se neutralizimi i Gjermanisë, për mua as që nuk duhet diskutuar.

Presidenti: E pranoi në heshtje, apo thjesht të dëgjoi? Si reagoi?

Kancelari Kohl: Përshtypja ime është se kjo është një temë për të cilën ata dëshirojnë të negociojnë, por që ne mund të fitojmë në këtë pikë gjatë negociatave. Modalitetet do të jenë të rëndësishme, por unë besoj me të vërtetë se mund të arrijmë në një zgjidhje.

Presidenti: Duhet të gjejmë një zgjidhje. Takimi i Camp Devid do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe unë jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur që t'i do të kesh mundësinë të vish. Kur dëgjova komentet e tua nga Moska dhe kur dëgjova se Gorbaçovi kishte hequr tashmë një pengesë të vjetër ndaj ribashkimit, po mendoja për ty si për një mik. Duhet të ketë qenë një moment shumë emocional për ty. Sigurisht, populli gjerman dëshiron që të jetë i bashkuar.

Kancelari Kohl: Kjo është shumë e vërtetë. Ky është një moment shumë i madh për ne. Sot, gjatë një mbledhje që kisha në Bundestag si dhe me Fraktion-in tim, u thashë të gjithëve se pa miqtë tanë amerikanë kjo gjë nuk do të kish qenë e mundur.

Presidenti: Pres vizitën tënde. Ne kemi mbështetur pozicionin tuaj të deklaruar tashmë se anëtarësimi në NATO do të ishte gjëja e duhur. Nuk do t'i largohemi aspak këtij qëndrimi, por gjithsesi na duhet të flasim dhe të shohim se ku mund të tregohemi më elastikë dhe ku duhet të jemi më të vendosur. Unë mendoj se, takimi ynë në Camp David do të jetë shumë i rëndësishëm.

Kancelari Kohl: Edhe unë mezi po e pres atë takim.

Presidenti: A do të vijë edhe Hannelore?

Kancelari Kohl: Po.

Presidenti: I thuaj të mos marrë rroba shumë zyrtare. Do të jetë njësoj si në kabinën tuaj në mal.

Kancelari Kohl: Fantastike!

Presidenti: Të falënderoj për telefonatën. Do të qëndrojmë në kontakt.

- Fundi i bisedës telefonike -

SEKRET 1180

Shtëpia e Bardhë

ËASHINGTON

Memorandum i bisedës telefonike

LENDA: Thirrje telefonike nga Kancelari Helmut Kohl i Republikës Federale të Gjermanisë

PJESEMARRES: Presidenti

Helmut Kohl, Kancelar

Robert Hutchings, Stafi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë (rregjistrues i bisedës)

Gisela Marcuse (Përkthyese)

Data, koha dhe vendi: 03 Tetor, 1990; 09:56 - 09.59 p.m.; Zyra Ovale

Presidenti: Helmut! Jam në një takim me anëtarë të Kongresit të SHBA dhe po të telefonoj për të të uruar gjithë të mirat, në fund të kësaj dite historike.

Kancelari Kohl: Gjërat po shkojnë shumë, shumë mirë. Jam në Berlin. Këtu ndodheshin një milion vetë natën që kaloi, pikërisht në vendin ku më parë ndodhej Muri - dhe ku Presidenti Regan i bëri thirrje Gorbaçovit që të hapte këtë portë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë atë që ndjeva. Moti është shumë i mirë dhe i ngrohtë, fatmirësisht. Kishte turma të mëdha të rinjsh. Tetëdhjetë përqind ishin nën moshën 30 vjeç. Ishte fantastike.

Pak çaste më parë pati një duartrokitje gjigande kur Presidenti ynë tha se e gjithë mirënjohja jonë i shkon në mënyrë të veçantë miqve tanë Aleatë dhe mbi të gjitha, miqve tanë amerikanë. Edhe unë e ndaj këtë mendim. Kur të bëhet deklarata në Parlament, në të do të thuhet se të gjithë presidentët amerikanë, që nga Harry Truman e deri tek George Bush e mundësuan këtë gjë. Dua t'ju falënderoj edhe një herë për të gjithë mbështetjen që na keni dhënë.

Presidenti: Pati një mbulim shumë të gjerë në televizionet amerikanë. Amerika është shumë krenare që ka qëndruar dhe mbështetur ju në këto negociata, dhe ne identifikohemi me shpresat e popullit gjerman. Më duhet të kthehem në një tjetër mbledhje, por desha të të them se jemi shumë krenarë që qëndrojmë përkrah popullit gjerman.

Kancelari Kohl: Faleminderit shumë.

Presidenti: Mirupafshim, miku im!

Kancelari Kohl: Urimet e mia më të mira edhe për kongresmenët.

- Fundi i bisedës telefonike -

Google+ Followers