Profecia e NASA-s: Niveli i oqeaneve, më i lartë se 7 metra

Ky është parashikimi i James Hansen, ekspert i ngrohjes globale. Duhet reduktuar në maksimum përdorimi i lëndëve djegëse, në mënyrë që të shpëtojmë Tokën brenda 20 vjetësh

James Hansen është një figurë historike e studimeve mbi ngrohjen globale që me angazhimin e tij të fortë shoqëror e ka çuar debatin mbi ndryshimin e klimës jashtë qarqeve të shkencëtarëve duke u mbështetur fort nga publiku dhe institucionet e tjera të larta. E thërrasin "babai i ngrohjes globale". Në fakt, deri më tani James Hansen, 68 vjeç, 28 prej të cilave i ka shpenzuar për Institutin Hapësinor Goddard për Studimet e NASA-s, i ka gjetur të gjitha parashikimet. Në vitin 1981 shkroi se dekadën e ardhshme do të bënte më nxehtë dhe parashikimi i tij u vërtetua. Pastaj në fillim të viteve ‘90, tha që dhjetëvjeçari i parë i shekullit të ri do ta kalonte rekordin e mëparshëm. Edhe këtë herë faktet i dhanë të drejtë. Shpresojmë që tani të gabojë, sepse skenari për të cilin flet është i frikshëm: në fund të shekullit do të ketë një rritje të nivelit të deteve dhe oqeaneve deri në shtatë metra. Por a është e mundur? "Jo vetëm që është e mundur", ka thënë Hansen, "por ka gjasa që të veprojmë siç kanë bërë njerëzit në një film të publikuar kohët e fundit ‘The age of stupid‘. Historia është përshtatur në vitin 2055 kur ngrohja globale ka arritur kulmin dhe njerëzimi përgatitet për të ndaluar katastrofën, por tashmë është tepër vonë, sepse kur ishte koha për ta frenuar, askush nuk reagoi. Ne tani po e jetojmë atë moment dhe duhet të bëjmë një zgjedhje: të zgjedhim rrugën që na jep mundësinë të frenojmë ngrohjen globale, apo të zgjedhim rrugën tjetër që na çon në një botë të ngjashme me atë të pleistocenit, kur niveli i deteve ishte më i lartë se 25 metra".

Ndërkohë, "Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike", ekipi i shkencëtarëve të OKB-së, flet për një rritje të nivelit të oqeaneve rreth gjysmë metri. Ç‘mendim ka "babai i ngrohjes globale" për këtë?

Ata marrin në konsideratë, dhe e theksoj këtë, vetëm disa faktorë, si bymimin termik të ujit për rritjen e temperaturës. Elementi kryesor, shkrirja e akujve, nuk llogaritet për një arsye shumë të thjeshtë: modeli nuk arrin të llogaritet në mënyrë të besueshme, dhe në dyshim e sipër, e dhëna kapërcehet.

Ju e keni llogaritur?

Unë nuk u kam zënë besë kurrë modeleve matematikore, por i besoj analizës së asaj që ka ndodhur vërtet në të kaluarën, që përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë është rritur ndjeshëm. Duke krahasuar të dhënat e sotme me ato të së kaluarës mund të matet shkalla e rrezikut.

Atëherë le ta matim...

Nëse nuk e ndërpresim në mënyrë drastike përdorimin e lëndëve djegëse, akullnajat e gadishullit Antarktik, që aktualisht humbasin 200 kilometër kub në vit, do të shkrijnë të gjitha brenda një shekulli. Kjo do të sillte një rritje të nivelit të deteve 6 deri në 7 metra, duke u shtruar edhe akujt në zona si Groenlanda.

Cilat janë alternativat?

Duhet të ndërpritet menjëherë përdorimi i lëndëve djegëse, duke filluar nga karboni. Nuk ekziston asnjë alternativë, sepse edhe dy gradë më shumë gjatë një shekulli janë tepër.

Është e vështirë të mbetemi te dy gradët apo jo?

Duhet të bëjmë më shumë. Deri më tani inercia e sistemit na ka ndihmuar, sepse masa e ujërave të oqeaneve e ka ngadalësuar ngrohjen globale. Por inercia nuk është një aleat për një periudhë të gjatë: sapo kjo tendencë të përmbytet, oqeanet do të fillojnë ta nxitojnë procesin e tyre.

Problemi vjen nga përqendrimi i gazit serrë në atmosferë. Çfarë duhet të bëjmë? Të ndalojmë rritjen e CO2-it?

Ajo që duhet të bëjmë është t‘i japim fund kësaj tendence. Duke eliminuar në maksimum përdorimin e karbonit, brenda 20 vjetësh mund të fillojë zbritja e temperaturave. Vetëm kjo gjë do t‘i japë siguri planetit.

Google+ Followers