Përpëlitjet e fundit të Çausheskut dhe Honeckerit për ruajtjen e socializmit

7 tetor 1989. Në Berlinin lindor festohet 40-vjetori i themelimit të RDGJ-së. Ndërkohë krerët e atëhershëm të RDGJ-së dhe Rumanisë, përpiqeshin të ruanin sistemin socialist





William TOTOK

7 tetor 1989. Në Berlinin lindor festohet 40-vjetori i themelimit të RDGJ-së. Ndërkohë krerët e atëhershëm të RDGJ-së dhe Rumanisë, përpiqeshin të ruanin sistemin socialist.

Dy ditë përpara kësaj ngjarjeje, shefi i Shtazit, Erich Mielke u dërgon të gjitha njësive të shërbimit të Ministrisë për Sigurinë Shtetërore një telegram me masat për sigurimin e aktiviteteve festive. Në shkresë kërkohet shprehimisht nga përgjegjësit e Shtazit që, "gjatë kohës së aksionit, duke përdorur të gjitha mundësitë", të "pengohen me të gjitha mjetet, në mënyrë konsekuente" të gjitha veprimet "provokative dhe demonstrative" të personave dhe të ndalohet "udhëtimi i tyre për në Berlin". Urdhëri i Mielke-s përfundon me një thirrje për vigjilencë maksimale: "të mos lejohet asnjë e papritur! Kundërshtarit të mos i jepet asnjë mundësi. Të bëhemi aktivë aty ku ai nuk mendon se jemi të pranishëm!"

Protestuesit nuk respektojnë urdhërat

Megjithë këtë apel, qindra opozitarë ia dalin që më 7 tetor të marrin pjesë në qendër të kryeqytetit të RDGJ-së në një miting spontan. Në miting ata thërrisnin vazhdimisht me zë të lartë emrin e Gorbaçovit. Dhjetëra demonstrues arrestohen nga policia popullore dhe punonjësit e Shtazit.

Në të njëjtën kohë kryetari i SED-it (Partisë Socialiste të Unitetit), Erich Honecker, mbante një fjalim përpara të ftuarve të lartë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha vendet socialiste dhe paradite kishin ndjekur nga tribuna zyrtare parakalimin e "punëtorëve". Në fjalimin e tij Honecker bën thirrje me ngulm për ruajtjen e "unitetit në kampin socialist", i cili tashmë ka shfaqur çarjet e para të dukshme.

"Miqtë tanë në të gjithë botën të jenë të sigurtë se socializmi në truallin gjerman, në atdheun e Marksit dhe Engelsit, qëndron mbi themele të patundura", thoshte Honecker.

Bukureshti dhe Berlini lindor kundër Gorbaçovit

Politika reformatore e Gorbaçovit ndesh veçanërisht në Bukuresht dhe në Berlinin lindor në refuzim të fortë. Kryetari i shtetit rumun, njëkohësisht kryetar i Partisë Komuniste, Nikolae Çaushesku dhe homologu i tij gjermano-lindor, Honecker, e shihnin Gorbaçovin dhe perestrojkën e tij, si sulm mbi pushtetin e tyre. Honecker i kundërvihej me të gjitha forcat çdo të reje dhe përsëriste përfytyrime të vjetëruara, të cilat i formulonte në parrulla të thjeshta luftarake: "përpara gjithnmonë, prapa kurrë!"

Gorbaçov, i cili kishte mbërritur një ditë përpara festimeve në Berlinin lindor, e shfrytëzoi vizitën e tij, për t'u përzier me njerëzit. Me këtë rast tha dhe fjalinë e paharrueshme. "Unë mendoj se rreziqet presin ata që nuk reagojnë ndaj jetës", pohonte ai.

Tranformimi i Bashkimit Sovjetik

Në raportet e shtypit fjalia e liderit të Bashkimit Sovjetik u transformua dhe u përcoll me shprehjen: "Atë që vonohet e ndëshkon jeta". Më 7 tetor 1989 u zhvillua dhe takimi i fundit Çaushkesku-Honecker, i cilësuar nga mediet gjermano-lindore si "miqësor". Një bashkëpunëtor i tyre shpjegonte se "të dy politikanët theksuan të drejtën e çdo vendi socialist për të ndjekur rrugën e vet drejt socializmit. Të dy palët theksuan nevojën për të kundërshtuar me vendosmëri ndërhyrjen imperialiste në punët e brendshme të vendeve socialiste".

Por megjithë përpjeket e tyre të dëshpëruara as Honekeri dhe as Çaushesku nuk mundën të ndalonin rrjedhën e historisë. Dhjetë ditë pas festimeve, Honekeri u detyrua të largohej nga posti. Shoku i tij i luftës Çausheski në dhjetor u rrëzua nga pushteti dhe u ekzekutua.


Ekzekutimi i Çausheskut

Çaushesku dhe gruaja e tij Elena fluturuan me helikoter nga kryeqyteti bashkë me Emil Bobu dhe Manea Manesku drejt rezidencës Snagov të Çausheskut nga ku fluturuan përsëri për në Targoviste. Diku afër Targoviste ata e braktisën helikopterin e tyre, pasi u urdhëruan nga ushtria që ta ulnin atë në tokë pasi në atë kohë ishte i ndaluar fluturimi në zonën ajrore të Rumanisë. Çausheskutët u ndaluan nga policia të cilët u lajmëruan me anë të radiove që të dy i ishin dorëzuar ushtrisë. Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor, të dy u dënuan me vdekje nga gjykata ushtarake me akuza të ndryshme, nga mbledhje ilegale pasurish deri tek genocide dhe u ekzekutuan në Targoviste.

Çausheskutët u ekzekutuan nga një skuadër qitësish që përbëhej nga elita e trupave ushtarake të regjimentit si Ionel Boeru, Dorin Cârlan dhe Octavian Gheorghiu bashkë me qindra të tjerë që dolën vullnetarë për të kryer ekzekutimin e tyre. Skuadra e qitësve nuk priti as që Çausheskutët t'i lidhnin dhe t'i mbulonin sytë, siç është zakon, por filluan të qëllonin sapo ata u shfaqën. Ekzekutimi u bë aq shpejt dhe i papritur saqë pjesëtarët e stafit që duhet të xhironin këtë event nuk arritën as të ndiznin kamerat. Më pas, trupat e pajetë u mbuluan me copë. Gjyqi i shpejtë dhe imazhet e vdekjes së Çausheskutëve u regjistruan dhe i publikuan në shumë vënde të botës. Në pasditen e po asaj dite, pamjet filmike dhe fotografitë u shfaqën në televizionin Rumun.


Fati i Honeckerit

Pas shpërbërjes së GDR-së në tetor të vitit 1990, Honeckerët qëndruan me familjen e priftit luteran Uwe Holmer. Honeckeri qëndroi në spitalin ushtarak sovjetik në afërsi të Berlinit derisa u arratis bashkë me Margot Honecker për t'i shpëtuar persekutimit nga akuzat për krime lufte gjatë Luftës së Ftohtë. Ai u akuzua nga qeveria gjermane për përfshirje në vrasjen e 192 gjermanësh lindorë, të cilët u përpoqën të largoheshin ilegalisht nga GDR-ja. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në dhjetor të vitit 1991, Honeckeri gjeti strehim në ambasadën kiliane në Moskë, por u ekstradua në Gjermani nga administrata e Jeltsinit në vitin 1992. Megjithatë, kur më në fund u hap zyrtarisht gjyqi i tij në vitin 1993, Honeckeri u lirua për shkak të problemeve shëndotësore që kishte dhe në 13 janar të atij viti ai transferua në Kili për të jetuar me vajzën e tij Sonja, bashkëshortin e saj kilian Leo Yanez dhe djalin e tyre Roberto. Ai vdiq në ekzil nga kanceri në mëlçi në Santiago më 29 maj 1994. Trupi i tij u dogj dhe besohet se hirin e tij e mban e shoqja Margot.

Google+ Followers