Posts

Showing posts from October, 2009

Tetova News

Zgjidhja e misterit të Ishullit të Pashkëve

Ishullorët adhuronin një perëndi të bardhë, Tiki dhe e konsideronin krijues të racës së tyre, ndërkohë që Inkasit flisnin për një perëndi të bardhë Kon-Tiki, të cilin të lashtët e tyre e kishin dëbuar nga Peruja për në Paqësor



Vështirë të gjesh ndonjë vend në Tokë që i afrohet Ishullit të Pashkëve për nga largësia. Amerika e Jugut është 4300 milje në lindje, Tahiti 2300 milje në perëndim. Por, ndonëse në dukje të izoluar nga qytetërimet më të përparuara teknologjikisht, banorët e ishullit kanë skalitur qindra statuja gjigante monolite në formën e burrave, shumë prej të cilave më të larta se një ndërtesë trekatëshe.

Po kështu, në një farë mënyre po këta ishullorë i transportuan nëpër ishull, i ngritën shumë prej tyre mbi platforma guri, si dhe u vunë në majë blloqe gjigantë gurësh të kuq.

Statujat ishin ende në këmbë në vitin 1722, kur eksploratori holandez Jacob Roggeveen e pikasi ishullin të Dielën e Pashkëve (prej nga buron edhe emri). Roggeveen shkruan: "Këto pamje gurësh të mëdh…

Perm, nga gulag i frikshëm në "mekë" të artit e kulturës

Eshtë Moska apo Shën Peterburgu kryeqyteti kulturor i Rusisë? Me sa duket as njëri as tjetri, të paktën tani që Perm ka shumë gjasa që ta mbajë atë titull. Ai është një qytet me 1 milion banorë, pranë maleve Urale, që në epokën sovjetike njihej për kampet...

Qielli varet i zymtë dhe i vrenjtur mbi qytet. Diku në gjirin e tij ndodhet një godinë edhe më gri, që është unike në të gjithë Rusinë. Ai është i vetmi Muze i Gulagëve (kampeve të punës në epokën sovjetike) në tokën ruse. Kur e sheh, apo kur je brenda tij e ke të pamundur që të mos përndiqesh nga hijet dhe dhimbjet që janë konsumuar nëpër qelitë dhe muret e kampit. Brenda tyre duket sikur tmerri nuk ka mbaruar... Zëra të mistershëm fantazmash mund të dëgjohen ndërsa rënkojnë. Janë zëra që vijnë nga një tjetër botë, sikur të kishin dalë nga faqet e romanit të Dostojevskit "Shënime nga shtëpia e të vdekurve". Kjo është vetëm një pjesë e mizerjes dhe vuajtjes së gjatë që kanë përjetuar rusët gjatë shekullit të kaluar. Por d…

Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës

Sekretet, zakonet dhe mënyrat e jetesës së femrave në Danimarkë, Tokio, Turqi, Dubai apo Brazil

Danimarka
Të gjithë e dimë se Danimarka është konsideruar si vendi ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë. Prej më shumë se 30 vjetësh, studimet shkencore dhe rezultatet e ndryshme analitike kanë arritur të gjitha në përfundimin e njëjtë se danezët janë njerëzit më të lumtur se në pjesën tjetër të planetit tonë. Në hartën botërore të lumturisë, e krijuar nga një psikolog social anglez, Austria dhe Irlanda renditen menjëherë poshtë Danimarkës për sa i përket shkallës së lumturisë. Kanadaja rendit e dhjeta, ndërsa Amerika e 23-a. Po çfarë i bën danezët të jenë kaq të lumtur? Nanna Nourup, një banore në Kopenhagën, shpjegon disa nga ndryshimet mes Danimarkës dhe pjesës tjetër të botës. Për shembull, në Kopenhagën njerëzit janë shumë të përgjegjshëm për ambientin. Më shumë se një e treta e tyre përdor biçikletën për të lëvizur, për të bërë pazarin, shkuar në punë, apo për të nxjerrë shëtitje f…

Profecia e NASA-s: Niveli i oqeaneve, më i lartë se 7 metra

Ky është parashikimi i James Hansen, ekspert i ngrohjes globale. Duhet reduktuar në maksimum përdorimi i lëndëve djegëse, në mënyrë që të shpëtojmë Tokën brenda 20 vjetësh

James Hansen është një figurë historike e studimeve mbi ngrohjen globale që me angazhimin e tij të fortë shoqëror e ka çuar debatin mbi ndryshimin e klimës jashtë qarqeve të shkencëtarëve duke u mbështetur fort nga publiku dhe institucionet e tjera të larta. E thërrasin "babai i ngrohjes globale". Në fakt, deri më tani James Hansen, 68 vjeç, 28 prej të cilave i ka shpenzuar për Institutin Hapësinor Goddard për Studimet e NASA-s, i ka gjetur të gjitha parashikimet. Në vitin 1981 shkroi se dekadën e ardhshme do të bënte më nxehtë dhe parashikimi i tij u vërtetua. Pastaj në fillim të viteve ‘90, tha që dhjetëvjeçari i parë i shekullit të ri do ta kalonte rekordin e mëparshëm. Edhe këtë herë faktet i dhanë të drejtë. Shpresojmë që tani të gabojë, sepse skenari për të cilin flet është i frikshëm: në fund të shek…

TEORI KOMPLOTI/Kur hidhen në sulm skeptikët

PESE TEORI KOMPLOTI

1. Qendra Botërore e Tregtisë: shkatërruar nga një shpërthim i kontrolluar apo me përdorim termitesh

2. Princesha Diana: Është vrarë dhe nuk ka vdekur aksidentalisht

3. Pentagoni: Eshtë goditur nga një raketë dhe jo nga një avion

4. Apollo 11: Zbritja në Hënë nuk ka ndodhur asnjëherë, gjithçka u vu në skenë në tokë

5. JFK: Lee Harvey Oswald nuk vepronte i vetëm, por qe pjesë e një komploti të nëndheshëm

Arran Frood

Ata që mbështesin teoritë e komplotit kanë përdorur internetin për t'u koordinuar gjithnjë e më shumë në sulmet e tyre ndaj versioneve të pranuar të ngjarjeve, por tani një grup shkencëtarësh dhe skeptikësh kanë vendosur që të organizohen dhe të kundërsulmojnë.

Teoritë e komplotit janë shumë këmbëngulëse në përgjithësi, por edhe shumë popullore. Një sondazh i kryer nga media Scripps Howard në vitin 2006, tregonte se 36 përqind e amerikanëve dyshojnë se qeveria e tyre është me të drejtë e akuzuar se është e përfshirë apo se ka qëndruar qëllimisht joaktive gja…

E V O L U C I O N I/ Sikur të kemi dalë nga Hiçi

Trishtili bengalez është një zog kafazi i ushqyer prej shekujsh për shkak të pendëve të tij shumë tërheqëse. Ai vjen në kombinime të ndryshëm të të bardhës, të zezës dhe kafes. Një version veçanërisht i bukur është ai i argjendtë. Ai vlerësohet gjithashtu për natyrën e shoqërueshme si dhe të cicërimës, gjë që është e çuditshme, pasi "kushëriri" i tij i egër më i afërt është munia, që ka një këngë shumë të parashikueshme dhe njihet si krijesë shumë e turpshme dhe që zemërohet lehtësisht. Si ka mundësi që trishtili ka zhvilluar edhe ato tipare të tjera?

Zgjidhja e gjëzës së trishtilit bengalez premton të hedhë dritë në një pikëpyetje shumë më të madhe të biologjisë - si i krijon natyra gjërat komplekse. Ne kemi prirjen ta mendojmë evolucionin si një garë brutale dhe kompleksitetin e sjelljes si një strategji brilante që ngrihet prej konkurrencës. Në garë e sipër, garuesit përpiqen të lënë pas klimën e tmerrshme, virusët mizorë dhe predatorët e uritur.

Në prapaskenë, ADN përsërit…

7 PIKEPYETJE/TOKE E PANJOHUR

1. Nga erdhën gjithë këto të mira?

Hidhini një sy sistemit tonë diellor, dhe keni të drejtë nëse mendoni që tetë planetet e tij lëvizin nga pjesë krejtësisht të ndryshme të kozmosit. Megjithatë, ata janë formuar të gjithë nga e njëjta re gazi dhe pluhuri që rrethonte diellin më shumë se 4.5 miliard vjet më parë. Teksa graviteti bashkoi këtë re me diellin në qendër, grimcat e pluhurit u përplasën dhe ngjitën me njëra-tjetrën, duke u rritur në madhësi dhe duke gjeneruar fusha graviteti edhe më të mëdha. Këta grumbuj u përplasën dhe bashkuan sërish, duke ndërtuar planetet që ne njohim sot.

Kjo është panorama e përgjithshme, por detajet e asaj që ndodhi në fazat e hershme të jetës së Tokës mbeten një mister. Zgjidhja e tij është thelbësore për të kuptuar përse toka është kaq e përshtatshme për format e jetës. Ne dimë që distanca e saj nga Dielli ofron sasinë e duhur të nxehtësisë dhe dritës për ta bërë planetin të banueshëm, por vetëm kaq nuk mjafton. Pa përzierjen e duhur të karbonit, hidr…

Koha e parasë dhe e modernizmit sipas Charles Péguy

Pse mund të jetë sot interesante të lexohet Charles Péguy? I klasifikuar në manualet e mendimit politik si nacionalist dhe reaksionar, socialist dhe kristian. Si të vihen dakord këto përkufizime kontradiktore?



Pse mund të jetë sot interesante të lexohet Charles Péguy? I klasifikuar në manualet e mendimit politik si nacionalist dhe reaksionar, nga ana e tij konsiderohej socialist dhe kristian. Si të vihen dakord këto përkufizime kontradiktore?

Në praktikë, Péguy mishëron një pikë të jashtëzakonshme vëzhgimi mbi atë kulturë që midis Tetëqindës dhe Nëntëqindës pasqyron lidhur me modernizmin, duke pyetur se çfarë është saktësisht. Një përgjigje që jepet thotë: modernizmi është koha e parasë. Péguy e pranon, por - siç do ta shikojmë në fund - në mënyrë shumë origjinale. Pohon: "Asnjëherë paraja, nuk ka qenë, deri në këtë pikë, padroni i vetëm dhe Zoti i vetëm. Dhe asnjëherë i pasuri nuk ka qenë kaq i mbrojtur nga i varfëri dhe i varfëri kaq i ekspozuar ndaj të pasurit".

Kohë e paras…

Intelektualët e famshëm që mbështetën masakrat staliniane

Për shumë dhjetëvjeçarë, ekzaltimi i pakushtëzuar i mitit të Revolucionit Rus të vitit 1917, ai i Bashkimit Sovjetik dhe i sistemeve komuniste janë bërë pjesë e vetëdijes kolektive të miliona individëve



Për shumë e shumë dhjetëvjeçarë, ekzaltimi i pakushtëzuar i mitit të Revolucionit Rus të vitit 1917, ai i Bashkimit Sovjetik dhe i sistemeve komuniste në përgjithësi kanë hyrë dhe janë bërë pjesë, nëqoftëse mund të themi kështu, e vetëdijes kolektive të "mirë" të miliona individëve të bindur në drejtësinë e "luftës së klasave" marksiste dhe të metodave të adoptuara në shumë vende për ta zbatuar. Kjo ethe masive që për rreth 70 vjet, nga 1917 deri më 1989, ka gëluar në Europë dhe në botë është favorizuar dhe rënduar nga qëndrimi i një mase të gjerë intelektualësh që nëpërmjet veprave dhe daljeve të tyre kanë kontribuar që të mbahet në jetë miti i eksperimentit kulturor, politik dhe socio-ekonomik më dramatik dhe më dështak të epokës bashkëkohore.

Në largësinë e viteve …

Flurudha