Restorantet më të çuditshëm në botë

Në këtë artikull do të lexoni restorantet më origjinale të botës. Kanë qenë AZIATIKËT ata që kanë “shpikur” restorante të vërteta dhe për të gjitha shijet.

Restoranti spital

Riga kryeqyteti i Letonisë njihet për lokalin “Hospitalis”. Ky është një restorant, të cilin e kanë shndërruar në një spital të vërtetë, me infermiere që shërbejnë nëpër tavolina, të cilat kalojnë duke marrë porositë dhe duke u sjellë me klientët tamam sikur të ishin pacientë duke mbajtur kështu gjallë frymën që sjell spitali. Në një ndër ish-klinikat e Bashkimit Sovjetik servirën pjata me emra të ilaçeve nga më të ndryshmet.

Restorant “Tualeti”

Në Tajvan dhe pikërisht në Taipei ndodhet një restorant i quajtur “Toilette” (tualeti). Aty ushqimi serviret me anë të një pjate të quajtur basenë që ka formën e tualetit ndërkohë që personat, klientët janë të ulur mbi ËC. I gjithë restoranti është i pajisur sikur të ishte një banjë moderne. Shërbehet me anë të një vaske, e cila është mjaft e pastër. Sipër tavolinave të quajtura ndryshe edhe vagonë vendoset një letër higjienike që mund ta përdorë çdo kush në rast nevoje.

Restorani “Mr. Condom”

Në Bangkok, Tailandë, ndodhet restoranti i ashtuquajtur “PREZRVATIVËT”, ku secili prej kamerierëve lëviz gjatë gjithë kohës rreth tryezave me kondom gjigand në vend të një kapeleje tradicionale. Kjo quhet si një ftesë për të gjithë personat që po darkojnë në këtë restorant në mënyrë që të marrin masa paraprake për të bërë një seks të sigurt. Në qytet konsiderohet një arsye e mirë dhe mjaft logjike. Ndryshe ky restorant quhet edhe kryeqyteti aziatik i seksit. Kështu pronari i restorantit, i njohur për nismat e tij në këtë fushë sociale është mbiquajtur “Mr.Condom”.

Restorant për vetëshërbim (gjuajtje me grep)

Në Tokio, konsumatorëve të restorantit “Zauo” nuk u shërbehet në tryezë, por duhet të vetëshërbejnë për ushqimin e tyre nëse ata duan të hanë. Çdo njëri prej tyre duhet të jetë i pajisur me grep që të mund të kapë peshkun dhe pastaj ta marrë atë për ta gatuar ashtu siç e dëshiron ta fërgojë në tigan, ose ta pjekë në zgarë.

Restoranti vetëm për dy të dashuruar

Në Itali, në krahinën e Rieti, në Vacone, jeton restoranti më i vogël në botë. Është quajtur "Solo per due” (vetëm për dy). Ky është një restorant që servir ushqim vetëm për një çift të dashuruarish. Aty secili prej jush mund të gjejë atë që ju mungon në një restorant tjetër, pra mund të gjeni relaksim, intimitet dhe krijimin e një histori dashurie. Midis trëndafilave të kuq, muzikës së lehtë dhe një kuzhinë të mirë, ju do të ndiheni sikur të ishit në qiellin e shtatë. Nuk do të shqetësoheni për asnjë moment nga kamerierët deri sa ju ti bini kambanës prej argjendi për të tërhequr kështu vëmendjen e kamerierëve.

Restorante vetëm për padronët e qenve

Edhe sot e kësaj dite në Azi dhe Pekin ekzistojnë restorante ku qentë dëshirojnë që të nxjerrin për darkë pronarët e tyre. Është një restorant që ofron të gjitha shijet e një gatimi special. Në këtë restorant qenit i shërbehet në pjatën e tij duke e bërë që të ndihet sikur të ishte ai “mbreti” i kësaj darke.

Restorante në qiell të hapur

Në Londër mund të prenotoni restorante që ndodhen në ajër, ku format e tavolinës, të cilat plotësojnë këtë restorant janë si timon pra komplet të rrubullakta. Të tilla restorante mund të montohen edhe në kopshtin e shtëpisë tuaj dhe më pas me anë të një telekomande mund të ngrihen lart deri në një farë lartësie të caktuar. Ky restorant ofron rreth 22 vende me një çmim prej 15 mijë dollarësh, duke përfshirë këtu edhe sigurimin nga koha e keqe, sepse kur bie shi ajo duhet të qëndrojë në bazë pra aty ku është pa lëvizur.

Darkë nudo

Në Neë York ndodhet një restorant, ku një herë në javë serviret darka nudo, ku të gjithë njerëzit që e frekunetonjë atë duhet ta hanë ushqimin pa rroba domethënë duhet të jenë nudo. Secili prej klientëve që dëshiron të darkojë në këtë lloj restoranti i lë veshjet tek gardëroba e restorantit, e cila ndodhet në hyrje të tij. Kështu që secili prej tyre është komplet lisho për sa i përket veshjes, vetëm personeli që shërben mban të veshur një uniformë.

Kuzhina me anë të robotëve

Në Hong Kong ndodhet një restorant i quajtur “Robot Kitchen”, që do të thotë kuzhinë me anë të robotëve. Në këtë restorant shërbejnë vetëm robotë. Robotët e vegjël shërbejnë nëpër tavolina të ndryshme duke bërë që klientët të ndihen shumë të kënaqur, vetëm shefi i kuzhinës (kuzhinieri) është prej së vërteti. Kamerierët robotë kanë karakteristika të kamerieres femër dhe të kamerierit mashkull, duke ofruar kështu një shërbim mjaft cilësor për çdo kënd.

Restoranti “Dracula”

Në Bukuresht, Rumani gjendet restoranti “DRACULA” që është i ndërtuar brenda shtëpisë së vërtetë të kontit me emrin Vlad. Ky restorant arrin të përcjellë një atmosferë shumë të frikshme për të gjithë klientët që bëhen pjesë e tij. Emocionet janë të pa para që në fillim të hyrjes, sepse kamerierët janë të shndërruar në vampirë. Ata kanë një fytyrë të frikshme, e cila vjen si e zbehte dhe në uniformën e tyre kanë njolla gjaku. Këshillohet që askush të mos ketë frikë nga atmosfera e krijuar, sepse darka nuk ofrohet me gjak, por me pjata tipike të kuzhinës Transilvaniane.

Si mami Angelina, apo si babi Bred?

Fëmijët e çiftit Joli and Pitt, dyshes më të famshme në botën e show bizit kanë filluar që tani të përcaktojnë se cilit prej prindërve duan ti ngjajnë. Shiloh është një vajzë sportive dhe adhuron të vishet si i ati, ndërsa djali Zahara ka mësuar nga e ëma se si të vishet për tu dukur më i veçantë në stilin e tij. Duke qenë fëmijë të dy personave shumë të përndjekur nga mediat, edhe ata kanë filluar të shfaqen me veshje karakteristike.

Google+ Followers