Primati i Zotit

Antropologja (dhe darvinistja) Barbara King shpjegon se sepse edhe një teori e evolucionit nuk mund të mos fillojë nga Krijuesi


Prona, rreth 250 kilometra në jug të Uashingtonit, është e pafundme. Përfshin një liqen dhe disa pyje. Në mes të tyre, universiteti që ka hedhur rrënjë në Amerikën në vitin 1693, e themeluar nga Vilhelmi i III-të si kolegj i dytë i kolonive: William and Mary. Midis mrekullive të tij ndërtesa më e lashtë akademike akoma në përdorim në Shtetet e Bashkuara, e projektuar nga Sir Christopher Wren, arkitekti i St Paul's Cathedral të Londrës. Ka numëruar midis nxënësve të tij Thomas Jefferson dhe midis kancelarëve të tij Henry Kissinger. Ka parë të lindin midis mureve të tij më romancesken e shoqërive sekrete amerikane, sot "klub" studentor super ekskluziv: Phi Beta Kappa.

E përfshirë midis të famshmeve "Public Ivys", William and Mary e ruan akoma aureolën e praruar të kodeve të nderit dhe ekselencën në artet liberale që gjithmonë magjepsin adhuruesit e institucioneve tradicionale dhe bëjnë fatin e filmave hollywoodianë të frymëzuar nga "vitet më të mira të jetës tonë", kur universiteti dhe miqësitë e duhura mund ta transformojnë një të ri amerikan në një Pulitzer apo në një broker prej 1 miliard dollarësh. Tek Departamenti i Antropologjisë në William and Mary, një prej shtyllave të këtij universiteti të konsakruar ndaj shkencave humane, jep mësim Barbara King, që midis zonave të saj të specializimit liston sjellje, kulturë dhe qëndrim të primatëve, në mënyrë të veçantë majmunë, evolucion, kulturë dhe qëndrim të hominidëve, fe dhe shkencë. Midis antropologëve, është vetë ajo që na e thotë, përzierja majmun - fe është praktikisht e pazakontë dhe nga mënyra sesi King e ka përballuar kërcënimin apo premton që të shënojë një kthesë në cursus studiorum formativ të truve të rinj të shquar amerikanë të furnizuar nga William and Mary: "Dua të eksploroj parahistorinë e fesë, rrënjët më të thella të imagjinatës së shenjtë të njerëzimit, duke përdorur sjelljet e majmunëve afrikane, përfshi simpatinë dhe dhembshurinë, si tregues zbulues të sjelljeve të pararendësve tanë primordialë dhe hequr kështu zhvillimin e ritualeve fetare". Për t'ua sqaruar më mirë kolegëve, studentëve dhe lexuesve këtë objektiv të saj prej kërkueseje, King ka vendosur që të botojë një libër me titull po aq magjepsës, të titulluar "Evolving God: a provocative view on the origins of religion" (shtëpia botuese Doubleday).

Në Shtetet e Bashkuara çështja fetare e nënkuptuar si debat mbi origjinën, thelbin dhe manifestimin e kredos është në rendin e ditës. 6 në 10 amerikanë, sipas një Harris Poll, besojnë tek djalli e tek ferri dhe pothuajse 7 në 10 tek engjëjt, tek parajsa, tek mundësia e mrekullive dhe tek jeta pas vdekjes. Veç kësaj, 92 përqind beson në një Zot personal, që ka karakteristika fluktuante midis "largësisë" dhe "mirësisë". Debiti rreth çështjes fetare, përveç se nga kreacionistët, është rilançuar edhe nga "triniteti i neoateizmit shkencor", domethënë një bërthamë intelektuale e përbërë nga 3 shkencëtarë që sipas "New York Times" janë duke u impenjuar në përhapjen e shekullarizimit me "ethe evangjelike" dhe që kanë lançuar një sulm në kuptimin e vërtetë të fjalës ndaj fesë në formën e të shumëshiturit: biologu evolucionist i Oxford Richard Dawkins, që tek "The God Delusion" konkludon se feja është një incident për evolucion, e kotë dhe e rrezikshme; filozofi Daniel Dennett që tek "Breaking the Spell" i mëshon pikërisht "prishjes së magjisë" dhe çlirimit nga hyjnizmi e fetarizmi për të ecur të qetë drejt një të ardhmeje të privuar nga legjendat dhe supersticionet; filozofi dhe kërkuesi në neuroshkenca Sam Harris që me "Letter to a Christian Nation" dhe akoma më përpara me "The End of Faith" i ka bërë apel në mënyrë të veçantë komunitetit të besimtarëve, në mënyrë që të hapin sytë dhe të kuptojnë se të ndryshosh mendje është e mundur, boll të kuptohet se besimi fetar në vetvete dhe jo vetëm fondamentalizmi është problemi i vërtetë i botës moderne, pasi moderimi nëqoftëse je besimtar është mit, duke parë që, sipas tij, përkon me injorancën e ligjit hyjnor dhe se lidhjet midis bindjeve të privuara nga arsyetueshmëria që qëndrojnë në bazën e besimeve të mëdha dhe dhuna që shkaktojnë janë të pangatërrueshme.

Edhe tek William and Mary çështja fetare është në rend të ditës. Këshilli i universitetit mblidhet në mënyrë frenetike: kërkon një kompromis që të mund të vazhdohet të mbahet i ekspozuar kryqi i madh në kapelë pa ofenduar ndjeshmëritë e besimeve të tjera fetare të pranishme në universitet. Duket se propozimi i fundit konsiston në mbylljen në një stendë transparente në hyrje, nga e majta. Një rrugë e mesme midis së dukshmes dhe së padukshmes. Duket se propozimi do të miratohet. Në rend të ditës në William and Mary është edhe paraqitja e librit të Barbara King. Karakteristika e jashtëzakonshme e të cilit është ajo e të mosgjeturit pozicion në rrymën shkencore kryesore aktuale amerikane: "Evolving God" nuk është dakord me pikën lidhur me të cilën të gjithë shkencëtarët që për momentin po studiojnë evolucionin e besimit fetar dhe që kredoja është fryt i një arkitekture cerebrale që ka evoluar në pjesën e parë të historisë njerëzore, falë përshtatshmërisë, sipas disa teorie apo falë një incidenti neurologjik, sipas të tjerëve. Kundërinkursioni shkencor - nënkuptuar si përgjigje ndaj inkursionit fetar në domenin e shenjtë të shkencave për shkak të kreacionistëve - thekson: Zoti do të jetë objekt investigimesh dhe në fund do të zbulohet se ka diçka (le ta themi menjëherë, një gen) që i bën funksionet njohëse të qënieve njerëzore - në ndryshim nga ato të kafshëve - përftuese ndaj fesë në një prani të mbinatyrshme. Si shkencëtare, Barbara King nuk duket aspak dakord. "Si bioantropologe, e di mirë se çdo sjellje që ka evoluar nga parahistoria deri më sot në njëfarë mënyre ka rrënjë gjenetike", na shpjegon studiuesja, e cila e ka merituar shprehjen si "ajo që u shpjegon shkencëtarëve se të besosh është gjë e mirë dhe e drejtë", "dhe të paktën pjesërisht aktivizohet nga mekanizmat cerebralë. Por besoj se është thellësisht e gabuar të teorizosh lidhur me fenë duke u përqendruar mbi genin e Zotit apo mbi trutë, sikur të kishin mbetur të pandryshuar nga Paleoliti deri në ditët tona. Ajo që është humbur në mënyrë të pakthyeshme është pasuria e jetëve emotive dhe sociale e paraardhësve tanë, që ka impakt të pabesueshëm mbi genet dhe mbi trurin tonë. Impulsi fetar njerëzor është rrënjosur në një nevojë stërgjyshore përkatësie, e domosdoshme për të hyrë në marrëdhënie dhe lidhur me të tjerët në një mënyrë thellësisht emocionale. Ne humanët kemi evoluar për të dëshiruar në mënyrë të zjarrtë këtë përkatësi dhe kemi filluar qysh nga fillimi ta kërkojmë jo vetëm midis atyre që i përkasin species tonë, por me Zotin, zotat, shpirtrat".

King ka filluar t'i studiojë primatët 20 vjet më parë: për një kohë të gjatë majmunët në Kenia, pastaj shimpanzetë në Gabon. Por ka qenë kur, së bashku me studentët e saj të William and Mary, ka filluar të vëzhgojë bonobot dhe gorillat në gjendje të kapur që ka refuzuar të besojë se për kafshët komunikimi është një sistem i thjeshtë linear stimul - përgjigje. Për disa antropologë kërkimet e saj thjesht janë të "çmendura" dhe fuqimisht të influencuara nga disa lexime që King i praktikon me zell, si tekstet e Martin Buber, studiuesi hebre sipas të cilit qenia njerëzore për nga thelbi dialog - dhe nuk realizohet pa komunikuar me njerëzimin, krijimin dhe Krijuesin - dhe homo religiosus, pasi dashuria e njerëzimit, reciprokisht, çon tek dashuria për Zotin. Sipas Buber, është e paimagjinueshme t'u flasësh njerëzve pa folur për Zotin: në veprën e tij më të famshme, Buber nënvizon prirjen e dyfishtë ndaj botës: marrëdhënien Unë - Ti dhe marrëdhënien Unë - Kjo, sipas së cilës mund të jetohet pa dialog, në një raport instrumental Unë - Kjo që realizohet në monolog, transformon botën dhe vetë qenien njerëzore në objekt, por kush nuk e ka takuar një Ti, nuk është plotësisht një qenie njerëzore. King nuk i mohon lidhjet me Buber, të cilin e konsideron një studiues "mahnitës", por në të njëjtën kohë demonstron se konkluzionet e tij nuk burojnë nga studimi i historisë njerëzore, por nga ai i primatëve dhe është për këto teori lidhur me relacionimin dinamik midis kafshëve që ka marrë 30 vjet më parë Guggenheim Fellowship, femra e parë e William and Mary: "Brenda pak kohësh, perspektiva ime prej kërkuese ka ndryshuar: vëzhgimi i kafshëve në gjendje të kapur më ka mundësuar që të zbuloj se sjelljet e tyre janë krejtësisht të ndryshme, sidomos përsa i përket sferës emocionale dhe relacionale.

Për shembull, kur një ekzemplar i grupit ndërron jetë, arrijnë që të vihen nga ana e partnerit që mbetet i vetëm, kanë qëndrime pjesëmarrjeje që padyshim kanë një domethënie perspektive. Natyrisht që nuk do të ëndërroja kurrë të thoja se majmunët praktikojnë ndonjë formë të çfarëdoshme feje apo se besojnë në diçka, por në atë sjellje ka diçka që mund dhe duhet ta shikojmë të asimilueshme për ne. Diçka që pastaj e ka çuar qenien njerëzore të përpunojë simbole, rituale, imazhe që i adresohen kredos. Ka një lloj urgjence fetare që ulërin brenda nesh dhe që kërkon pashmangshmërisht një interpretim shpirtëror". Entuziazmi dhe bindja e King të kujton atë të një antropologu tjetër në këtë moment në gojët e mediave, Scott Atran, i cili punon në qendrën kombëtare për kërkimet shkencore të Parisit, në lidhje me Universitetin e Michigan dhe me John Jay College of Criminal Justice të New York.

Atran është i njohur midis studentëve të tij, sepse ka si zakon që të paraqitet në leksionin e parë të vitit me një kuti prej druri që e shet si relike afrikane, por që më pas e përdor si gojë të vërtetë në kuptimin e vërtetë të fjalës: "Nëqoftëse tek ju strehohen ndjenja negative ndaj fesë", shpall në auditor me ton të rëndë, "kutia do të shkatërrojë çdo gjë që do t'i fusni brenda". Shumë prej studentëve pohojnë se dyshojnë në ekzistencën e Zotit, por në fund veprojnë sikur të besonin në "Diçka". Atran u thotë atyre që ta fusin lapsin në kuti dhe jobesimtarët e bëjnë. U thotë atyre që të fusin brenda patentat dhe studentët e ndjekin, por me ndonjë hezitim, por kur i fton që të fusin duart në kuti, pothuajse askush nuk pranon. Prej vitesh, Atran i ka drejtuar kërkimet e tij rigorozisht shkencore drejt përgjigjes ndaj pyetjes që vijon: nëqoftëse nuk besojnë në Zot, nga çfarë kanë frikë?

"Miliona vite më parë, pararendësit tanë", - na tregon Profesorja King, - "nuk qenë vetëm dykëmbësh në gjendje të përdornin instrumente gjuetie, por krijesa shoqërore, të cilët jetonin në familje dhe në grupe. Bazohem në atë që di lidhur me majmunët për të pohuar se ato vepronin me simpati e dhembshuri dhe dora-dorës që parahistoria vazhdon, prodhojnë shembuj konkretë të kësaj nevojë përkatësie nëpërmjet përdorimit të simboleve dhe më vonë duke i varrosur të vdekurit e tyre dhe nëpërmjet riteve dhe artit. Jam e bindur se mund ta zbresim origjinën e kredos tonë në miliona vite më parë. Origjinat, mbajeni mend mirë, e asaj që vetëm në vijim është bërë një sjellje fetare krejtësisht e formuar. Përkatësia fillestare i drejtohet marrëdhënies në forcat e të shenjtës, ka mundësi në momentin në të cilin njeriu ka filluar të ndeshet me misterin e jetës e të vdekjes". E pamundur të mos mendosh për Stanley Kubrick, për ato majmunë tek "Odiseja në hapësirë", për ato imazhe primordiale që i paraprijnë vetëdijes së ardhshme të së mbinatyrshmes.

Mendon edhe Barbara King, që megjithatë refuzon ta krahasojë një punë shkencore me Kubrick, duke qenë se kuptohet tashmë se ndodhet vite dritë nga shkencëtarë që nuk do të arrinin ta konsideronin as kolege, pasi mendojnë që përderisa qeniet njerëzore mund të ngatërrojnë një shkëmb me një ari, por jo të kundërtën, truri ynë përmban një gen që e ngatërron logjikën deri në atë pikë sa të na bëjë të supozojmë praninë e agjentëve jetësorë atje ku nuk ekzistojnë; ose pse aderojnë në teorinë, sipas së cilës pikërisht ai i qenies njerëzore është një model mendor mekanik me arsyetim të rastësishëm, që na detyron të kërkojmë një shpjegim "narrativ" e kronologjik në gjithçka që na rrethon dhe na shtyn kështu drejt një kauze të mbinatyrshme, si resurs të fundit shpjegues kur nuk ka të tjerë. Dhe vazhdon kështu deri në "meme"-n e supozuar nga Dennett, sipas të cilës feja do të ishte një lloj virusi që do të jetë përhapur tek njerëzimi dhe nga e cila është e mjaftueshme të "shërohesh": "Do ua them", reagon King lidhur me këtë çështje. "Dennett në mënyrë shumë të qartë e varfëron fenë.

Nuk arrin të kapë se nuk mund të reduktohet njerëzimi në grupe trurësh, të cilëve u është bërë një lavazh i shpejtë, në popullsi të infektuara nga një meme që e bartin prej mijëvjeçarësh dhe nga rite që rezultojnë, sipas tij, mistifikime të dukshme. Anashkalon pasurinë krijuese të kuptimit të gjithë kësaj, aftësinë speciale, do të thoja, për të krijuar domethënie që është pikërisht tipar dallues i gjinisë njerëzore dhe që nuk është e redaktueshme në një meme më shumë nga sa është ndaj geneve. Sjellja fetare është unike e species tonë dhe shkenca mund dhe duhet të demonstrojë respekt të lartë ndaj fesë. Nëqoftëse nuk mund të na transformojë as në lexues letrarë të Biblës, as në shkencëtarë arrogantë që kanë gjithçka për të mësuar, mund të provohet të reflektohet në nivele të ndryshme.

Në mendimin se shkenca dhe feja merren në fund të fundit me të njëjtat gjëra ka në fund shumë bukuri. Duhet të dish ta shikosh. Kur studentët e mi vijnë në leksion, dëgjoj se janë tashmë të stresuar pasi do duhet të zgjedhin midis shkencës dhe fesë. Por të dyja rrugët janë të pajtueshme. Është e rëndësishme që të kuptojnë se të qenit shpirtëror dhe të qenit të evoluar janë për njeriun dy realitete që ecin dorë më dorë". Në këtë pikë është e pashmangshme që t'i bëhet Barbara King pyetja e pyetjeve, atë për të cilën çdo shkencëtar që respektohet reagon në dy mënyra të ndryshme, por njëlloj poshtëruese për bashkëbiseduesin: mirësi e ëmbël apo dhembshuri e irrituar. Ju besoni tek Zoti, profesorja King? "Nuk i përgjigjem asnjëherë kësaj pyetjeje. Zgjedhjet personale nuk janë të dobishme as në mbrojtjen e punës time, as në paraqitjen siç duhet të librit tim. Gjithçka mund të them është se e konsideroj veten thellësisht shpirtërore për nga mënyra sesi shikoj qeniet njerëzore dhe kafshët. Ideja e të gjendurit këtu, në këtë botë, së bashku me krijesa të tjera të vetëdijshme, sigurisht që më bën të ndjehem pjesë e një projekti të madh".

Google+ Followers