Neroni, perandori që qeveriste me audiencën

Si aktor i zoti kish transformuar politikën në spektakël. Të shumta gabimet dhe paudhësitë, por Roma e tij nuk e urrente


Philip de Bay

Ka shumë mënyra për të qeverisur. Ai qeveriste duke dhënë spektakël. Jo vetëm duke u dhënë njerëzve spektaklin, dëfrimet, argëtimet që dëshironin dhe meritonin, por, duke u shfaqur personalisht vetë në skenë. Duke interpretuar me talent shumë të madh rolin e të mirit dhe, bile ndoshta akoma më mirë, atë të të keqit. Gjëja që merrte më seriozisht në jetën e tij ishte të luante mirë rolin e tij. "Populli... shikonte dhe duartrokiste një perandor - aktor (scenici imperatoris)", mësoi që të njohë një prej atyre që kish thënë të bardhë e të zezë (Plini). Ajo që i interesonte më shumë ishte audienca. Që për të të flitej mirë apo keq i interesonte më pak: edhe denigruesit më të ashpër ranë dakord se në fillim qe jashtëzakonisht i sjellshëm dhe i mëshirshëm me kundërshtarë e kritikë, edhe ata që i thonin ska më keq. Thuhej se ua kish frikën gjykatësve, bile edhe kur nuk i tregonin armiqësi të hapur: për t'i falenderuar, i blinte. Armiq dhe gjuhë të këqija i atribuonin paudhësitë më të tmerrshme, por u qëndroi dhe arriti që të mbështetej mbi valën e një popullariteti të përmbajtur derikur ekonomia ecte mirë, deri sa pati në qeverinë e tij njerëz të aftë, veçanërisht një bankier që merrte vesh, dhe kish krijuar famën e moralizuesit të madh. Kryevepra e tij në politikën ekonomike qe reduktimi i taksave, e cila ishte në kontrast me projektet e tij madhështore të punëve publike, (të cilat zbatoheshin dhe të cilave u janë ruajtur gjurmët deri në ditët tona). Pati një fund të turpshëm kur me të filluar të ecnin keq gjërat, bashkëpunëtorët e tij më besnikë filluan të rebeloheshin dhe ta braktisnin njëri pas tjetrit. Por pati edhe nga ata që e qanë, midis njerëzve të thjeshtë, pse jo dhe në elitë. Zgjati shumë shpresa se do të kthehej. Biografia e fundit e shkëlqyer e Neronit nga klasicisti i Princeton University, Edward Champlin, nuk e injoron aspak faktin se për dy mijëvjeçarë fama e tij ka qenë shumë e keqe, është "mbështetur mbi një seri gjestesh publike ekstravagante, përgjithësisht skandalozë, shpesh të shpifur, gjithmonë të apasionuar: është ai që vrau nënën e vet me të cilën ndoshta kish shkuar në shtrat, ai që vrau në një shpërthim tërbimi të shoqen shtatzënë, që trodhi dhe u martua me një libertin të ri, të cilit ia kujtonte, përshkoi skenat publike për të interpretuar një hero të çmendur apo një grua që po lindte. Drejtoi një karrocë me dhjetë kuaj në Lojërat Olimpike, i ra harpës teksa Roma digjej, transformoi kristianët në pishtarë për të ndriçuar netët, ndërtoi Domus Aurea e famshme (që sipas bashkëkohësve përfundonte për ta transformuar të gjithë qytetin në "një shtëpi të vetme", të tijën)". Nuk është as një prej "rehabilitimeve" që gjithsesi tentohen herëpashere, as tenton që të justifikojë të gjithë këtë, duke e inkuadruar në një program politik me frymëmarrje të gjerë. Siç kanë bërë shumë studiues të tjerë, nuk kufizohet që të konstatojë se gjithçka dimë për personazhin, na vjen nga burime "armiqësore". Më shumë e vë theksin mbi elementin konstant të teatralitetit të vullnetshëm, të dëshiruar, të studiuar dhe për të sugjeruar se edhe për veprimet trishtueshmërisht më famëkeqe mund të gjendet një qëllim që ndoshta nuk ka të bëjë aspak me "çmendurinë", bile "kafshërinë" që shpesh i është atribuar, që "për sa monstruoze, e habitshme apo deri iracionale mund të duket sjellja e tij, ajo fshihte një qëllim, një llogaritje konstante të efekteve të veprimeve të tij mbi publikun", që "nëqoftëse episodet më sensacionalë të jetës së tij kanë magjepsur periudhën e pasvdekjes, për sa një dritë e zbehtë dhe e deformuar nga tradita, kjo ndodh sepse vetë Neroni ishte dramaturgu origjinal". Libri i Champlin "zbulon një artist të imazhit të vet, shpikës së mitit të vet... Nga një ngjarje madhështore e tmerrshme shfaqet një projekt i ndritshëm për përjetësinë", është mënyra sesi e ka nxjerrë konkluzionin një lexues autoritar si Andrea Giardina. Lexohet dhe rrjedh lehtësisht si një roman, por ka në rregull kredencialet akademike, edhe pse të transferuara me maturi në qindëshen e faqeve me shënime në fund të vëllimit. Edhe pse Champlin e lë një çikë të lirë dorën nga teza e tij, kur në epilog arrin të deklarojë se, "Neroni që ka dalë në faqet e mëparshme, cilatdo qofshin fajet e tij të shumta si perandor dhe si qenie njerëzore, ishte një njeri me talent të madh, me nuhatje të madhe dhe me energji të pakufishme. Ishte një artist që besonte në aftësitë e tij, në vizionin e tij dhe një estet i përkushtuar jetës si vepër arti. Ishte një historian me një ndjenjë të fortë të së kaluarës (reale, legjendare, mitike) në jetën e përditshme të Romës dhe një njeri marrëdhëniesh publike përpara kohëve të tij, i aftë të penetronte atë që njerëzit donin, shpesh përpara se ta kuptonin". Champlin e justifikon zgjedhjen që ka dashur t'ia shtojë këtë kontribut të tijin serisë tashmë të pafundme të studimeve lidhur me Neronin me argumentin se paraardhësit e tij do të interesoheshin pak ndaj asaj që për të është një çështje themelore: atë se pse figura e këtij perandori që mori pushtetin në moshën 19-vjeçare dhe vrau veten pak më shumë se 30, domethënë mbretëroi vetëm për 12 vjet - pakashumë pak mandate presidenciale të kohëve tona - ka vazhduar të ushtrojë kaq shumë sharm dhe për një kohë kaq të gjatë. Sharmi i së keqes, e njëjta arsye për të cilën vazhdojnë të shtohen biografitë e Hitlerit, Stalinit dhe Maos? Misteri i "popullaritetit" të së keqes, sipas të cilës mizoritë e çmendura dhe të rrëfyera (me shumë pendim të vazhdueshëm) dhe terrori i një Ivani të Tmerrshëm kanë vazhduar për shekuj të tërë që të gëzojnë famë të mirë (jo vetëm deri tek Stalini, por ka në Rusinë e sotme që do të donte ta bënte shenjtor), shumë më tepër se fantazitë oskidentalizuese të Pjetrit të Madh? Ndjesia e një ngulmimi të tepruar, një lloj konspiracioni i koncertuar i shpifjes për të cilën ju veshën të gjitha poshtërsitë e imagjinuesme dhe të gjitha sëbashku? Dyshimi se është dashur që të paraqitet si një monstër akoma më monstruoze nga sa mund të ketë qenë?

Ajo që dijmë për Neronin na vjen sidomos nga Taciti, Svetoni, Dion Kasi. Kur Neroni vdiq, Taciti ishte 12 vjeç, Svetoni ndoshta nuk kishte lindur akoma, kurse Dioni shkruan një shekull më pas (dhe ajo që ka shpëtuar nga veprat e tij i përket një mijëvjeçari më vonë). Që jo të gjithë e kanë numëruar siç duhet të ketë një dyshim të përhapur qysh në fillim, nëqoftëse Marciali ironizon: "Thuamë, o Muzë, çfarë bën Kanio Rufo im? Hedh në letër arritjet e epokës së Klaudios, që njerëzit e mëpasëm t'i lexojnë apo gjestet që një shkrimtar gënjeshtar ia atribuon Neronit? Apo imiton përrallat e vagabondit Fedro?". "Shumë historianë e kanë treguar jetën e Neronit: disa prej këtyre që u trajtuan mirë prej tij, për mirënjohje, nuk janë kujdesur për të vërtetën, ndërsa të tjerët, prej urrejtjes dhe armiqësisë ndaj tij, kanë shkëlqyer në falsitete aq të pacipa dhe të rrezikshme sa të meritojnë një censurë. As nuk më habisin njerëz që kanë gënjyer lidhur me Neronin, duke qenë se në shkrimet e paraardhësve të tyre nuk i janë përmbajtur të vërtetës historike... Jo më pak, duhet të lejojmë se kush nuk ka respekt për të vërtetën shkruan atë që ia merr mendja, përderisa duket se provon shije", është mënyra me të cilën e shtronte Jozef Flavi, hebreu "tradhtar" që megjithatë kishte marrë ndonjë liri përralle në "Luftërat judaike" të tij për të mos i ofenduar miqtë e tij romakë. Megjithatë nga ata të "mirëtrajtuar", që supozohet se kanë dhënë një version proneronian, nuk na ka mbërritur asgjë. Dyshimet mbi të për tepri të "përrallave" janë përsëritëse. E mrekullueshmja "Esé mbi mbretëritë e Klaudios dhe Neronit dhe zakonet e shkrimet e Senekës" e Denis Didëroit, ngre tashmë problemin dhe jep njëkohësisht një përgjigje të azhurnuar: "Po a janë fajtorë Tiberi, Kaligula, Klaudio, Neroni për të gjitha poshtërsitë që e kanë akuzuar? Sidomos portreti i poshtërsive sekrete të konsumuara në Pallat mos vallë ka qenë i ngarkuar në mënyrë të tepruar? Kush është që në ditët tona nuk ka dëgjuar rrëfimet skandaloze, me të cilat përfiton budallallëku popullor, i cili ushqehet plot uri dhe pëlqen t'i përhapë? … Po neve çfarë na hyn në punë? Krimet për të cilët është dënuar janë pjesë e ndëshkimit legjitim për krimet e kryera".

Në veprën e tij të përfunduar në moshë të shtyrë, enciklopedisti i vjetër kacavirret nëpër pasqyra për të dalluar midis tiranit Neron dhe ish-mësuesit të tij, Seneka. Është magjepsur. Identifikohet me "philosophe" e lashtë deri në pikën sa të theksojë: "Duhet rënë dakord se armiqtë e filozofëve tanë nganjëherë u ngjajnë përsosshmërisht denigruesve të Senekës". En Passant kapet me "fanatikun Zhan Zhak" (Ruso) dhe "ndjekësit e tij fanatikë, ata që do ta tërhiqnin zvarrë në turrën e druve atë që do të guxonte të sugjeronte gjysmën e mallkimeve të tij, i urrejnë armiqtë më shumë nga sa nuk duan Zotin e tyre": "Ka mundësi që të dy janë fanatikë, por më qesharaku, nëqoftëse nuk e kam gabim, është ai që tall të ngjashmin e tij". Didëroi duket gjithsesi tejet i goditur nga "një kthesë e veçantë dhe e habitshme", toleranca e habitshme e Neronit të parë në lëmin e lirisë së kritikës. "Në asnjë rrethanë Neroni nuk u tregua aq indulgjent sa kundrejt atyre që e sulmonin me fjalë ose me epigrame". Me kusht që të mos vihej në diskutim, nxiton të shtojë, talenti i tij prej artisti, perandoria e tij virtuale dhe mediatike: "Ai u jepte talljeve perandorin, por jo muzikantin... Lidhur me këtë art, Neroni kishte një ide mjaft të drejtë, domethënë se ajo e prodhonte efektin më të madh përpara një publiku të gjerë". "Pretori Luçio Antistio, pa pasur asnjë motiv që të ankohej, kompozon vargje fyese kundrejt Neronit dhe i lexon në tavolinë gjatë një banketi shumë të madh. Dërgohet në gjykatë, Senati përçahet lidhur me mendimin për të dhënë dhe gjykimi ju dërgua Neronit, i cili tha: "Siç kisha vendosur për ta moderuar rreptësinë tuaj, ashtu jam shumë larg nga kundërvënia ndaj butësisë tuaj; vendosni për Antistion atë që ju pëlqen: jeni të lirë edhe ta shfajësoni". Në valën e asaj që ndoshta kishte mësuar nga Augusti lidhur me artin e menaxhimit të imazhit të vet, Neroni la të shkruajë Lukanon, Petronion dhe Senekën, që të shkruajnë gjëra të tmerrshme lidhur me korrupsionin e kohëve të tij dhe themelet e perandorisë së tij. Por të tre, përfunduan të "vetëvrarë". I eci mirë derikur e bënin brenda limitesh të caktuara, duke qëndruar goxha të kujdesshëm për të mos i tejkaluar dhe, derikur situata e lejonte, fenomeni Neron ishte një risi, mbi të mbështeteshin shpresat, deri fillimi i një "epoke të artë". Lukano e fillon "Farsalian" e tij, kritikën më të egër ndaj imperializmit romak, me një poemë për Neronin. Seneka nuk u kufizua që t'i kushtojë Neronit esénë e tij "Mbi butësinë", në të cilën kujton pikërisht në fillim episodin në të cilin perandori i ri ishte paraqitur për të firmosur vendimin për ekzekutimin e "dy hajdutëve" (latrones duo) dhe këta ngurrues i përgjigjeshin ministrit ngurrues të tij (invitus invito): "Nuk do të kisha mësuar kurrë të shkruaja". Mund të diskutohet në pafundësi nëse "adulatio" kaq e madhe në njëfarë mënyrë ishte me bindje ose një mashtrim i madh, një mënyrë për të thënë gjëra që në rast të kundërt nuk do të mund të thuheshin. Duke rilexuar Senekën duket se mund të rezervojë një thes me surpriza, thotë gjëra me një dykuptimësi magjepsëse, me dy presa pothuajse si ajo e Stalinit e Osip Mandelstamit, që megjithatë nuk i shmangu vdekjen në gulag (ndërsa shpëtuan Pasternak dhe Bulgakov). Nga ana tjetër, filozofi shumë i madh stoik dhe ndoshta moralizuesi më i shquar i të gjitha kohërave, nuk ishte i ri ndaj dyfishtësive sublime: kishte përqeshur ashpër paraardhësin e Neronit tek "Kungullëzimi i Yllit Klaudio", ndërsa njëkohësisht, në publik, vazhdonte t'i bënte apologjinë. Por rasti i Senekës është i veçantë. Nuk ishte vetëm një shkrimtar i gatshëm për kompromise për t'ia hedhur. Kish qenë tutori i Neronit, më autoritari i fjalimshkruesve të tij. Kish vazhduar të ishte "miku" i tij (ishte një titull zyrtar: në sarajet e tyre Çezarët nuk kishin oborr, por të ftuar të zakonshëm), edhe pasi kish dhënë dorëheqjen 65-vjeçar. Për të paktën 5 vjet, përkrah prefektit dhe gjeneralit Burro, qe shtylla mbajtëse e qeverisë së tij, pse jo dhe bankieri i tij. Tek "Seneka" i tij, Pol Vejnè i atribuon shpikjen e "një prej bankave të mëdha kreditore të shekullit të tij". Raportet e privilegjuara me perandorin i kishin mundësuar mjeshtërit të madh përbuzjen për aktet mondane për të akumuluar një pasuri kolosale: "Ajo e tij qe një prej pasurive më të mëdha të shekullit: 65 milion dinarë (30 dinarët e Judës përfaqësonin një rrogë të mirë mujore); ky kapital i korrespondonte një të dhjetës në mos deri një të pestës të hyrjeve vjetore të shtetit romak". Në mbrojtje të tij, Taciti tashmë argumentonte se anipse posedonte pasuri të pallogaritshme, gjithsesi "nuk provoi pasion për to". Në përgjithësi nuk vihet në dyshim ndershmëria e tij: "Seneka dhe Burro morën personalisht drejtimin e qeverisë dhe e administruan në mënyrën më të mirë dhe më të ndershme të mundshme me rezultatin që u lavdëruan njëlloj nga të gjithë", lexohet tek Dion Kasi. Por kjo famë nuk i kishte shmangur një proces për përvetësime financiare (nga i cili shpëtoi, sepse në të vërtetë ai që dinte gjithçka për paratë e Neronit ishte një tjetër, libertini dhe administratori i thesarit Palant, që ndërkohë me maturi kishte dhënë dorëheqjen, duke bërë të garantohej se nuk do të thirrej për t'u përgjigjur për asnjë veprim të kaluar; "do të përfundojë, duke humbur postin me furinë e betimeve", batuta ndaj tij e atribuuar Neronit. Dikush arriti të insinuojë se më katastrofalja e luftërave nën Neronin, ajo në Britani, e përfunduar me një tërheqje të ngutshme (në mënyrë kurioze, ajo e Neronit që një epokë luftërash shumë të pakta, nuk njihet asnjë fushatë që ta ketë drejtuar personalisht, festoi shumë triumfe ushtarake, por qenë të gjithë "virtualë", skenografi e pastër për të dhënë spektakël; Irakët e tij qenë Britania dhe Judea, por ai që i përfundon me shfarosjen brutale të kryengritjes dhe shkatërrimin e Tempullit të Jeruzalemit do të jetë një pasues i tij), ndoshta e lindur nga fakti që Seneka nuk i jepte kohën që të paguante huat që i kish dhënë. Mund të jetë e tija merita e gjetjes më të famshme financiare të Neronit, propozimit për të abroguar të gjitha taksat jo të drejtpërdrejta të perandorisë (nuk përfundoi mirë). Libri i Champlin nuk flet për këto kthesa "financiare". Ndoshta, pse për natyrën e tyre nuk prezantohen mirë sa të shfaqen në skenën publike dhe kur prezantohen shkatërrojnë reputacione shumë më të fortë se ai i Neronit. Flet në mënyrë të zgjeruar për "punime të mëdha" të konceptuara gjatë mbretërisë së tij: një kanal kolosal i lundrueshëm, që nga liqeni Averno në Gjirin e Napolit do të duhet të arrinte deri në deltën e Tiberit, duke u mundësuar transporteve detare të grurit të shmangin befasitë e Çirçeut (ideja e lashtë më e afërt me urën mbi ngushticën e Mesinës); tharjen e moçaleve pontine; një port i ri në Ostia; deri prerjen e istmit të Korintit. Champlin kujton se Taciti, duke injoruar avantazhet e mundshme, i dënoi të gjithë: sepse qenë projekte të Neronit, sepse qenë kundër natyrës dhe shkatërrojnë mjedisin, sepse qenë tepër të kushtueshëm dhe nuk dihej se nga do t'i nxirrte paratë e nevojshme. Për Svetonin qenë një shpenzim i çmendur, ndërsa Plini ankohej për efektet e dëmshme ndaj vitikulturës lokale. Shton një vëzhgim: se Neroni mbështetej shumë jo vetëm dhe jo vetëm e shumë tek merita, por sepse qenë "spektakolare", një vënie në skenë madhështore për të sjellë kënaqësitë, spektaklet, banketet e Gjirit, të rezervuara aristokratëve, "në Romë, për t'i ndarë me popullin që donte", "duke e trajtuar të gjithë qytetin si shtëpinë e tij, ai i ofronte popullit mikpritjen e tij". "Ashtu si në marrëdhëniet private lidhjet më të afërta janë ato më të forta, ashtu populli i Romës kishte mbi të drejtën maksimale dhe duhej ta kënaqte tani që donte zbaviste … dhe për ta bërë të besonte se asnjë vend tjetër nuk i jepte po aq kënaqësi, organizoi bankete publike dhe e përdori të gjithë qytetin sikur të ishte shtëpia e tij", shkruan Taciti. Do të duheshin pothuajse 2 mijëvjeçarë të tjerë që spektaklet dhe kënaqësitë e rezervuara pak njerëzve të mbërrinin në shtëpitë e të gjithëve me televizionin. Një kapitull i tërë u kushtohet më ambiciozit dhe më kolosalit të këtyre projekteve, ndërtimit të Domus Aurea. "Në asgjë, Neroni nuk qe më dorëlëshuar sesa në ndërtim. Ndërtoi shtëpinë e vet nga Palatini në Eskuilin dhe fillimisht e quajti Domus Transitoria (nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte), pastaj kur u shkatërrua nga një zjarr dhe u ribë, e quajti Domus Aurea", thotë Svetoni, që përhapet bujarisht në një përshkrim të mrekullisë së mrekullive: "Hyrja ishte aq e gjerë sa që në mes ngrihej një kolos 120 këmbë i gjatë që paraqiste Neronin; gjerësia ishte e tillë sa që ndodheshin tri portikë të gjatë 1 milje dhe kishte një pishinë të ngjashme me një det, rrethuar nga ndërtesa që formonin qytete dhe vila me bahçe, hardhi rrushi, kullota, pyje, me numër shumë të madh krerësh bagëtie dhe kafshësh të egra. Në pjesët e tjera çdo gjë ishte e mbuluar me ar, e ojnisur me gurë të çmuar dhe guaska perlash; kishte salla ngrënieje me tavanë prej rripash fildishi dhe me vrima në mënyrë që të mund të rridhnin nga lart lule dhe parfume; salla kryesore ishte e rrumbullakët dhe rrethohej ditë e natë sipas lëvizjes së Tokës. Kishte banja ku rridhnin uji i detit dhe uji sulfurik. Duke inauguruar një shtëpi të ngjashme e lavdëroi, duke thënë se më së fundi fillonte të banohej një shtëpi e përshtatshme për një qenie njerëzore". Pati barcaleta, në të cilat akuzohej se donte të gllabëronte të gjithë qytetin, por Marciali e paraqet kështu: "Çfarë ka më keq se Neroni? Dhe më të mirë se banjat e tij?". Zjarri i frikshëm që shkatërroi Romën në korrik të vitit 64, përfshi edhe "casa transitoria", i dha kështu impuls një projekti të ri urbanistik dhe një furie imobiliariste që qenë tashmë në zhvillin. Neronit i mbeti i ngjitur për bukuri dyshimi se kish provokuar zjarrin për të favorizuar projektet e tij madhështorë të rindërtimit. Edhe pse duket se akuza ka zënë vend vetëm shumë kohë më pas dhe fillimisht mbizotëroi opinioni i një katastrofe mjedisore (Taciti rrëfehet i pasigurtë, por Pini Plak, i cili ndodhej në Romë në atë kohë dhe e urrente Neronin, ishte i sigurtë se urdhri ishte dhënë prej tij). Nuk ka prova as legjenda se perandori argëtohej, duke kënduar me harpë, ndërsa qyteti digjej (Taciti flet si për "zë"). Ndoshta mund të parandjente potencialitetet spektakolare të katastrofave të mëdha (për të cilat midis tërmetesh, cunamesh, uraganesh dhe alarmesh epidemie, ndjehen jehonat deri në ditët tona), por një opinion tjetër është se është hedhur kokë e këmbë në spektakolaritetin e rindërtimit. "Reagimi i Neronit ndaj katastrofës qe i mrekullueshëm. Përveç lehtësimit të dhimbjes me strehimet e përkohshme, furnizimet e emergjencës dhe të grurit me çmim të lirë, ai lançoi edhe një program të gjerë dhe të studiuar afatgjatë rindërtimi të qytetit. Taciti, i cili jep hollësira të mëdha, na jep një kuadër të admirueshëm të situatës: masat e marra për dobinë publike shërbyen edhe për ta zbukuruar qytetin ri. Veç kësaj, duke vepruar si buon princeps, Neroni u mor për të qetësuar zotët e zemëruar me lutje dhe sakrifica. Më mirë akoma, zbuloi se zjarrvënësit i përkisnin një sekti hebraik (për më tepër, emigrantësh të varfër, kështu konsideroheshin kristianët e parë) famëkeq për urrejtjen e tij kundër njerëzimit dhe në mënyrë oportune i ofroi fajtorët në sakrificë ndaj zotëve të fyer, të po ata kopshte që tani mirëprisnin një pjesë të madhe të popullit të tij pa çati": kështu e paraqet Champlin, me sarkazëm mizore, që mund të shkaktojë tek lexuesi edhe pak bezdi. Gjëja akoma më mizore është se, pikërisht në këto terma është që i referohen ngjarjes "burimet" bashkëkohore, përfshi ato më armiqësorët ndaj Neronit, Tacitët, Svetonët dhe Dionët e ndryshëm. Svetoni flet vetëm en passant për ndëshkimet e dhëna kristianëve, njerëz të kushtuar "ndaj një supersticioni të ri dhe të keq (genus hominum supersitionis novae et maleficae), në një paragraf në të cilën e citon si masë rendi publik, përkrah limitit të vendosur ndaj shpenzimeve publike, ndalimit të shitjes së ushqimeve të pakontrolluara, ndalimit të mashtrimeve në garat sportive, të mbrojtjes ndaj falsifikatorëve. Sigurisht që kristianët nuk do t'ia falin kurrë. Tashmë duket e sqaruar si shifra e Bishës së dytë për të cilën flitet në Apokalipsin e Gjonit, numri 666 ("Këtu qëndron dituria: Kush ka inteligjencën të llogarisë numrin e bishës. Ai përfaqëson emrin e një njeriu"), ashtu dhe shuma e ekuivalentëve numerikë të gërmave hebraike që formojnë fjalën "Nerone Cesare". Spektakolarizimi që duket se funksionoi për momentin (nuk pati revoltë popullore ndaj Neronit, kjo do të ndodhte shumë kohë më pas, kur, siç thotë Taciti, "Italia u zhvesh për të bërë para", për të përballuar kostot e papërballueshme të rindërtimit dhe ethen e rindërtimit), do të përfundonte për ta dënuar për përjetësinë. Sigurisht që nuk kish qenë Neroni ai që kish shpikur spektaklet e egra dhe mizore, masakrën midis gladiatorëve, burra e gra të lënë nën mëshirën e bishave dhe ndoshta as kristianët e transformuar në pishtarë njerëzorë për ndriçim. Bile Svetoni vëren se në spektaklin e madh të gladiatorëve që u mbajt në vitin 57 në një amfiteatër druri në Kampo Marcio dhe në të cilin shtrëngoi "400 senatore dhe 600 kalorës romakë", ajkën e ajkës së elitës që të zbriste në fushë, më fal, në arenë, në vend që të kufizoheshin dhe të bënin spektatorin, "nuk dënoi me vdekje askënd, as kriminelët". Spectacula-t, të konsideruara për një kohë të gjatë të parëndësishëm për studimin e jetës romake, ose vetëm argëtime të ashpra në më të mirin e rasteve, kanë marrë në të vërtetë një rol qendror në studimet më të vonshme. Edhe Ciceroni kish lajmëruar rreth vitit 50 B.C. se "sidomos në tri vende populli romak mund të shprehë gjykimet dhe ndjenjat e tij: grumbullimet publike, selitë elektorale dhe lojërat e spektaklet". Cirku ishte vendi në të cilin kryqëzoheshin për një kohë të gjatë politika dhe ekonomia: panem et circenses, annona et spectacula. E mbyllur përvoja e republikës së parë, pushuar së votuari, kishin mbetur spektaklet. Ishte kjo selia në të cilën populli, shpesh i nxitur nga duatrokitës me pagesë (Neroni ishte edhe ekspert i mënyrave të shumta për të organizuar duartrokitjet) mund të përfitonte nga numrat e mëdha dhe nga anonimati individual për të shpallur drejtpërsëdrejti opinionet e tij lidhur me çështjet publike aktuale. Duket se aty mund edhe të thuheshin gjëra që tjetërkund nuk thuheshin. Taciti e quan "theatralis licentia". Do të kish pasur një rol të ngjashëm me atë që luan sot televizioni. Sipas interpretimit të Champlin, Neroni do ta kishte bërë çernierën e raportit të tij me opinionin publik, me "profesionalizëm" të paarritur nga paraardhësit apo pasardhësit e tij. Performonte në pothuajse çdo specialitet, për çdo shije të publikut, nga ato më të rafinuarat në ato më kiç dhe groteske, nga kënga e bukur dhe nga muzika në recitimin e tragjedive, në agonizmin sportiv. Duket se provonte seriozisht të çimentohej edhe në gjininë komike, me shumë ndjenjë humori. Përgatitej si i ndërkryer. Çmendej për konkurrimet. Nuk rezulton që të ketë humbur asnjë garë, të çdo lloji. E çmonin gjithsesi, edhe pse nuk merrte pjesë. Por është interesante se Svetoni përpiqet të saktësojë se "në konkurrime i ruante rregullat në mënyrën më skrupuloze". Thotë edhe se kishte frikë nga gjykatësit (Dioni shton se i korruptonte). Jo, jo gjykatësit e gjykatave, se atë rol e luante vetë, por gjykatësit e garave dhe të kompeticioneve të spektaklit. Gjykatësve ju drejtohej gjithmonë me respekt maksimal (reverentissime loquebatur) për t'i falenderuar, duke ju thënë "se kishin bërë gjithçka të mundur, por rezultati ishte në duart e Fatit, kështu si njerëz të urtë dhe ekspertë, të mbanin parasysh sesa varej nga rastësia e thjeshtë". Thotë se tregonte respekt edhe për kundërshtarët dhe tentonte që t'i falenderonte, por pastaj i përfolte prapa krahëve (infamare secreto), nganjëherë i fyente (occursu maledictis incessere) dhe deri thjesht blinte (corrumpere) më të zotët. Jo i privuar nga sharmi, megjithëse krijohet përshtypja se është shtyrë në pikën sa t'i shpëtojë nga dora, edhe argumenti me të cilin Champlin arrin të theksojë se do të kishte dashur, do t'i përmbahej kriterit për të dhënë gjithsesi spektakël, asaj që kërkonte dhe pretendonte prej tij audienca, mënyra me të cilën Neroni i la gjërat të rrjedhin dhe ju përshtati miteve të dashura për publikun të gjithë turpet e krimeve të tij private dhe familjare: kalimi si nënëvrasës i penduar i mundësonte që luante rolin e Orestit; fama për mizori të kalonte për atë që u kish garantuar sigurinë qytetarëve. Thotë se "për sa e përbindshme, e çuditshme apo deri iracionale që mund të duket sjellja e Neronit, ajo fshihte një qëllim, një llogaritje konstante të efekteve të veprimeve të tij ndaj publikut". Por sipas këtij kriteri, çfarë duhet të mendojmë për martesën e tij - me shumë pajë, vello nuseje, lutjeje për fëmijët e jashtëligjshëm - me Sporon, djaloshin që e kishte tredhur, apo për martesën e mëpasme, gjithmonë në rregull të plotë me një djalë tjetër, në të cilën ishte në fakt Neroni ai që luante rolin e nuses? Që paraprinte diçka të kohëve tona apo se, siç është i prirur Champlin, ishte një shaka prej feste të saturnaleve, një interpretim nga ana e Neronit i rolit të Saturnalicius princeps? Nëqoftëse dhe gjithçka ishte e llogaritur, mbetet fakti që në një moment të caktuar gaboi llogaritë. Kur filluan t'i vinin lajmet se guvernatorët e provincave po rebeloheshin njëri pas tjetrit, vazhdoi të shkonte në stadium sikur të mos kish ndodhur asgjë. Mblodhi me urgjencë senatorët, por për t'i shpjeguar, mes surprizës së përgjithshme, se kish zbuluar "një mënyrë për të nxjerrë nga organoja hidraulike një tingull më të plotë e më harmonik". Vazhdonte të paraqiste dhe të ekspozonte strategji të mëdha të bazuara mbi spektaklin dhe recitimin: do të shkonte në Gali në revoltë, do t'i paraqitej ushtrisë i paarmatosur dhe duke qarë, do t'i bënte të revoltuarit të pendoheshin, të nesërmen, festues midis festuesve, do t'u këndonte këngë fitoreje, të cilat tashmë po mendonte t'i kompozonte. Nuk e kish kuptuar se tashmë e kishte humbur audiencën. Skena e fundit qe vetëvrasja. Që më pas e qau për një kohë të gjatë, nuk e ndryshon thelbin. Dhe të thuash që Seneka ia kish shpjeguar qartë e shkoqur: "Megjithëse mund të vrasësh shumë njerëz, nuk mund ta vrasësh kurrë pasuesin tënd".

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Google+ Followers