Leximi ndryshe i Child Haroldit


Studimet e deritanishme bajroniste shqiptare kanë vuaj-tur nga vendosja në qendër të vëmendjes së vetive pozitive të shqiptarëve si trimëria, bujaria dhe mungesa e evidentimit të këndvësh-trimit objektiv të mënyrës sesi i portretizoi Bajroni shqiptarët. E

Analiza nën skupën e Orientalizmit të "Child Haroldit" është një sprovë dhe ndoshta një drejtim i ri i studimit të veprës së poetit në Shqipëri. Ajo synon të bëjë një analizë tekstuale të më shumë se një rrafshi, siç është ai estetik, por edhe një analizë të detajuar historike dhe sociologjike të veprës. Ky lloj leximi i ri do t‘i japë një imazh më jetësor Bajronit dhe veprës së tij në Shqipëri.

Studimet e deritanishme bajroniste shqip-tare kanë vuajtur nga vendosja në qendër të vëmendjes të vetive pozitive të shqiptarëve si trimëria dhe bujaria dhe mungesa e evidenti-mit të këndvështrimit objektiv të mënyrës sesi i portretizoi Bajroni shqiptarët. E njohur si një sëmundje e gjithë popujve ballkanikë, të cilët mitizojnë cilësitë e tyre, kjo lloj përqasjeje kritike në fakt nuk ndihmon në asgjë. Ajo ilustrohet më së miri në botimin e veprës së Faik Konicës "Shqipëria, një kopsht i Europës Juglindore", ku vargjet e "Child Harold" dhe pjesë nga letra dërguar së ëmës, janë përdorur për të ilustruar karakterin psikologjik të shqiptarit. Përmendim Konicën këtu(pasi si ai ka dhe shumë figura të tjera) pasi ai përbën një nga intelektualët më të formuar të të dy periudhave, të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë dhe nëpërmjet ref-erencave të tij del më qartë sesi e ka përdorur elita shqiptare mitin shqiptar të Bajronit për sendërtimin e identitetit shqiptar. Por si i kish portretizuar Bajroni në të vërtetë shqiptarët? A ka portretizuar shqiptarët në poemën e tij epike "Child Harold" me nota pozitive? Dhe nëse është kështu, a kishte mundur ai të hidhte në letër gjithë pasionin dhe dashurinë për ta, apo në mënyrë të pandërgjegjshme kishte skicuar një portret të tyre që ndoshta nuk e kishte dashur? Në një analizë tekstuale, krahasuese dhe të detajuar të veprës "Child Harold" dhe letrës që i dërgon së ëmës nga Preveza më 1809, vihet re një mospërputhje që ka, në përshtypjet rreth shqiptarëve të shprehura në letër, dhe portretizimit të shqiptarëve në veprën e vet "Child Harold". Kontradikta të cilën Konica, por dhe bajronistët e mëvonshëm shqiptarë nuk e evidentojnë, qëndron në faktin se të tjera përshtypje pozitive poeti i transmeton së ëmës për shqiptarët dhe figuracion dhe imazh paksa më të rezervuar përdor në poemë për t‘i portretizuar ata.

Si një dishepull i Romantizmit, Bajroni u influencua nga dy kulte në portretizimin e shqiptarëve: primitivizmi ose kulti i "the Noble Savage" dhe kulti oriental. Referencat bazuar në mitin e primitivizmit janë të shumta në Këngën e Dytë, ku Shqipëria thirret "nurse of savage men" . Natyra e saj përshkruhet me ngjyrime të ashpra,... here roams the wolf the eagle whets his beak/Birds, beasts of prey and wilder men appear - këtu bredh ujku-shqipja sqepin mbreh/Zogj-bisha-njerëz të egër zënë duken... kurse vetë shqiptarët përshkruhen si ‘wild" dhe "fierce" , ndërsa gratë shqiptare "tamed in their cave" -në kafaz mësuar një figuracion që vështirë t‘i përshtatet natyrës së butë femërore.

Bie në sy përpjekja e të dy përkthyesve që fjalën "cave" ta përkthejnë duke i zbutur ngjy-rimin negativ nga "shpellë" në "kafaz". Në fakt, kjo është një tendencë që haset shpesh në të gjitha variantet në shqip të Child Harold-it. Është interesant fakti se qoftë Konica apo më vonë dhe Luarasi të cilët ndjekin shkollën e përkthimit kreativ dhe jo të drejtë për së dre-jtë ashtu si bën Tasi në 2002, fjalët "savage" përkthehen në shqip "të egër" te Luarasi dhe të "tmerruar" te Konica, por Tasi i përkthen "të rreptë" . Ndërsa fjala "fierce" të dy Luarasi dhe Tasi i përkthejnë si të "rreptë", kur kuptimi i saj i parë në anglisht është "violent and ag-gressive" - i dhunshëm dhe agresivë. Me sa duket, me instinktin e përkthyesit dhe nën influencën e mitit të Bajronit, qoftë Luarasi, qoftë Tasi kanë kuptuar imazhin e egër që u vishet shqiptarëve në vargun...Fierce are the Albanians, prandaj e përkthejnë atë njëlloj.

Gjithsesi, duhet shënuar se miti i primitiv-izmit në Këngën e Dytë nuk është ai i besimit në mirësinë natyrale të njeriut dhe në pa-shmangshmërinë e denegjerimit të qytetërimit njerëzor, por është një jehonë e ndikimit romantik me theksimin e kultit të Natyrës, lirisë dhe njeriut. Veçse ky kult në poemë nuk qëndron më vete, por është i lidhur ngushtë me kultin tjetër, atë të Orientit. Ky i fundit ka influencuar në mënyrën e pavetëdijshme të perceptimit të Tjetrit. Themi të pavetëdijshëm, pasi Bajroni në letrën e dërguar nënës së vet shkruan se "i dua shqiptarët shumë" , por kjo nuk e pengon që në poemën vet t‘i portreti-zojë shqiptarët sipas klisheve të orientalizmit. Sepse siç thekson Edward Said, "orientalizmi është një shpërndarje e shqetësimit gjeopolitik në tekste estetike, shkollore, ekonomike, sociologjike, historike dhe filologjike" . Në këtë rast poema Child Harold" mund të trajtohet si një tekst i tillë. Veçse orientalizmi i ushqyer nga Ali Pasha te Bajroni nuk ka si sfond kolonializmin dhe imperializmin perëndimor, por udhëtimin . Shqetësimi gjeo-politik në këtë rast ishte fakti që këto toka ishin nën qeverisjen e Ali Pashë Tepelenës, një prijësi jogrek dhe burrë luftërash dhe njeri mizor . Për rrjedhojë, shqip-tarët dhe klasa udhëheqëse e tyre parë me sytë e Bajronit, nuk kanë vetëm veti pozitive të trimërisë dhe bujarisë, por dhe në ato të egërsisë, mizorisë, dinakërisë dhe epshit oriental. Studi-uesja Katherine Flemming ka vërejtur me të drejtë, kur perifrazon strofën 62 se Lord Bajroni, në poemën epike "Child Harold" shkruan se fytyra e Aliut (Pashë Tepelenës) ishte veça-nërisht e ëmbël, aq sa të maskonte dhunën . Po kështu, në këto vargje të bën përshtypje referenca rreth divanit i cili në çfarëdolloj vendi tjetër mund të ishte divan, por tek Ali Pasha duhej të ishte voluptuous -epshndjellës.

Vëzhgimet e mësipërme bëhen më të dukshme nëse bëhet një kra-hasim i thjeshtë midis vargjeve ku flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe asaj ku flitet për Greqinë dhe grekët. Me këta të fundit, poeti edhe pse shpeshherë në letrat e veta private është i zhgënjyer nga realiteti i grekëve të atëher-shëm deri aty sa të shprehej se ata ishin "skllevër të bindur, me të gjitha veset turke dhe jo kurajozë" . Në poemë ai i portretizon me mbiemra pozitivë, duke iu drejtuar qysh në fillim si "Fair Greece"-Greqi e Bukur , spirit of the freedom-shpirt i lirisë e më vonë vajton humbjen e lirisë së Greqisë" . Është e qartë që poeti nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit, i cili ishte shumë i pranishëm në atë kohë kur poeti shkroi "Child Harold" , dhe në një territor si Epiri që banohej nga të dyja popullsitë na transmeton dy paradigma të kundërta kur shumë studiues kanë vërejtur se në realitet nuk kishte ndonjë ndryshim të madh midis tyre përveç përkatësisë fetare. Madje ka autorë të cilët nuk i akuzojnë kurrë shqiptarët për padituri në mënyrën si akuzohen ndonjëherë grekët dhe shumë më shpesh turqit. Në fakt, shqiptarët janë përshkruar si një popull inteligjent, të shquar për "mprehtësi dhe gjykim të shëndoshë" dhe që "nuk u mun-gonte talenti" . Bajroni e shpreh këtë përshtypje me vargjet..."yet they lack no virtues, were those virtues were more mature"-po vetitë nuk u mungojnë veç t‘ishin më të arrira .Parë në një vështrim retrospektiv në veprat e udhëtarëve anglezë bie në sy se është tipari i përkatësisë fetare që influencon në krijimin e këtij kontrasti midis dy popullsive. Madje ky kontrast në gjykim që ndonjëherë kalon dhe në racizëm dhe paragjykim është i dukshëm në këto shkrime dhe për dallime brenda popull-sisë shqiptare, siç paraqitet në përshkrimet e Nicholas Biddle kur shkruan se "shqiptarët me origjinë turke(kupto myslimanë) janë një racë e keqe dhe vrasësish, ndërsa ata me origjinë kristiane përbëjnë njerëzit e kultivuar" . As Bajroni nuk i ka shpëtuar këtij paragjykimi fe-tar kur shkruan and bade to Christian tongues a long adieu/Now he adventured on a shore unknown-I la shëndenë botës së krishterë/Po nisej për një trevë të panjohur . "Treva e panjo-hur" ishin "tokat e qeverisura nga Aliu, të cilat shiheshin njëherazi si europiane dhe orientale, si të krishtera dhe myslimane" . Kjo situatë familjare me Lindjen e Afërme përshkruhet në vargjet ... here the red cross(for still the cross is here, though saddly scoff‘d at by circumcised -Kryqi këtu(se kryq ka prapë, megjithatë e tal-lin synetlinjtë. Dallimin midis dy botëve nuk e bën natyr-isht kryqi apo ndonjë objekt tjetër kulti, por synetlinjtë, një tjetër imazh ekzotik orientalist. Pikërisht te ky perceptim i veçantë i të qenit të huaj dhe familjar njëherazi, Saidi ka identifikuar njërën nga karakteristikat kryesore të vizionit orientalist. Ky vizion, ku "orientali duhet t‘i korrespondojë tipit oriental" ndan si me "spat" klasën politike të shqiptarëve dhe shqiptarët në "orientalë" dhe grekët në "oksidentalë" në poemë.


Google+ Followers