Kur shkenca bashkohet me profecitë

STUHITË E HAPËSIRËS

Ne mund të bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje gjigande fishekzjarrësh në vitin 2012. Dielli do të mbërrijë në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, i quajtur "maksimumi diellor", kështu që duhet të presim një aktivitet të lartë diellor. Disa parashikime thonë se maksimumi diellor i Ciklit Diellor 24 do të jetë edhe më energjik se ai paraardhësi, në vitet 2002-2003. Sipas një prej shumë skenarëve të fundit të botës që na janë paraqitur, të ushqyer edhe prej të famshmes Profeci Maja për fundin e botës në vitin 2012, ky skenar në fakt është i bazuar në disa elementë të tij edhe tek shkenca. Për më tepër, mund të ketë një farë lidhje reciproke në mes ciklit diellor 11-vjeçar dhe ciklet kohore që janë gjetur në kalendarët e Majave. Ndoshta ky qytetërim i lashtë e kuptonte se magnetizmi diellor pëson ndryshime në polaritet çdo dekadë? Plus, tekste fetare (si Bibla) thonë se ne do të shkojmë drejt ditës së gjykimit, e cila është portretizuar me shumë zjarr dhe squfur. Mesa duket, ylli ynë më i afërt do të na pjekë të gjallë në 21 dhjetor 2012!

Ngjarja më e rëndë e motit hapësinor në histori ka ndodhur në vitin 1859. Është bërë e njohur si Efekti Carrington, pasi ka marrë emrin e astronomit amator, Riçard Carrington, i cili ishte i pari që vuri re efektet e saj: "Dy fasha drite shumë të forta " që rrjedhin nga një grup i madh pikash diellore. Ngjarja Carrington vazhdoi me plot tetë ditë moti shumë të keq hapësinor. Pati dëshmi për aurora mahnitëse, madje edhe në lartësitë ekuatoriale. Rrjetet telegrafikë të botës patën ndërprerje, dhe magnometrat viktorianë regjistruan nivele të pamatshme.

Në 11:18 të mëngjesit të kthjellët të ditës së enjte, 1 shtator, 1859, 33-vjeçari Richard Carrington, i pranuar gjerësisht si një nga astronomët diellorë më të famshëm të Anglisë, ndodhej në observatorin e tij privat. Ashtu si zakonisht në çdo ditë me diell, teleskopi i tij po projektonte një imazh 28 centimetra të gjerë të diellit, dhe Carrington vizatoi menjëherë njollat diellore që vuri re.

Atë mëngjes, ai po studionte gjasat për një grup të madh të njollash diellore. Papritmas, para syve të tij, dy rruaza drite verbuese u shfaqën mbi njollat, u shtuan me shpejtësi, dhe u shndërruan në formë veshkash. Duke kuptuar se po bëhej dëshmitar i diçkaje të paprecedentë dhe "duke qenë disi i trazuar nga kjo befasi" Carrington më vonë shkruante: "Unë renda të thërrisja dikë që të shihte këtë shfaqje. Kur u ktheva pas 60 sekondash, mbeta i shastisur kur pashë që ajo kishte ndryshuar dhe qe zvogëluar". Ai dhe dëshmitari i tij panë njollat e bardha që u zvogëluan deri sa u zhdukën. Kishin kaluar vetëm pesë minuta.

Ashtu të nesërmen që pa gdhirë, qiejt në të gjithë planetin shpërthyen në aurora të kuqe, jeshile, dhe të purpurta, kaq të shndritshme, saqë gazetat mund të lexoheshin po aq lehtë sikur të ishte ditë. Në të vërtetë, edhe pranë lartësive mbi Kubë, në Bahamas, Xhamaikë, El Salvador dhe Hawaii pulsonin aurora mbresëlënëse. Sistemet e telegrafit në të gjithë botën u ndërprenë. Shkarkime e shkëndija tronditën operatorët e telegrafëve dhe shkaktuan zjarre të letrave të telegrafit. Edhe kur telegrafuesit hoqën bateritë që furnizonin linjat, rryma elektrike të shkaktuara prej aurorave vazhdonin të lejonin transmetimin e mesazheve.

"Ajo që pa Carrington ishte një shpërthim magnetik i diellit", shpjegon David Hathaway, drejtues i ekipit të fizikës diellore në NASA, Marshall Space Flight Center në Huntsville, Alabama. Tani ne e dimë se flakërimat diellore ndodhin shpesh, sidomos gjatë maksimumit të njollave diellore. Shumica e tregojnë ekzistencën e tyre nga lëshimi i rrezeve X (regjistruar prej teleskopëve të rrezeve X në hapësirë) dhe zhurmave të radios (regjistruar nga radioteleskopët në hapësirë dhe në Tokë). Në kohën e Carrington, nuk ka pasur satelitë rrezesh X apo radioteleskopë. Askush nuk e dinte se shpërthimet ekzistonin deri në atë mëngjes shtatori, kur një shpërthim prodhoi një super-dritë, e mjaftueshme për të rivalizuar edhe vetë diellin.

"Ndodh rrallë që dikush të mund të shohë ndriçimin e sipërfaqes diellore", thotë Hathaway. "Duhet shumë energji për të ngrohur deri sipërfaqen e diellit!" Shpërthimi prodhoi jo vetëm një rritje të dritës së dukshme, por edhe re gjigande thërrmijash të ngarkuara si dhe unazash magnetike si dhe e dërgoi atë re direkt drejt Tokës. Mëngjesin tjetër, kur reja mbërriti, u shkri në fushën magnetike të Tokës, duke shkaktuar flluskën globale të magnetizmit që rrethon planetin tonë, duke shkaktuar lëkundje. Studiuesit e quajnë këtë një "stuhi gjeomagnetike." Fushat që lëviznin me shpejtësi të mëdha nxitën fushat elektrike nëpërmjet rrymave që shkaktuan më pas ndërprerjen e komunikimit përmes telegrafit.

"Më shumë se 35 vjet më parë, unë fillova të tërheq vëmendjen e komunitetit të fizikës hapësinore drejt shpërthimit diellor të ndikimit të tij mbi telekomunikacionin", thotë Louis J. Lanzerotti, botues i revistës “Moti Hapësinor”. Ai u bë i vetëdijshëm për efektet e stuhive gjeomagnetike diellore ndaj komunikacionit tokësor, kur një shpërthim i madh diellor më 4 gusht 1972, dëmtoi komunikimin në distanca të gjata nëpër Ilinois. Kjo ngjarje, në fakt, detyroi AT & T që të rikonfiguronte sistemin e kabllove transatlantike. Një shpërthim i ngjashëm më 13 mars 1989, provokoi stuhi gjeomagnetike që ndërprenë transmetimin e energjisë elektrike nga Centrali i Québec në Kanada, duke lënë në errësirë pjesën më të madhe të krahinës; energjia e shkaktuar prej aurorës shkriu madje disa transformatorë në New Jersey. Në dhjetor 2005, rreze X nga një tjetër stuhi diellore ndërprenë komunikimin me satelitët si dhe Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) për rreth 10 minuta. Kjo mund të mos tingëllojë si gjë e rëndë, por siç vë në dukje Lanzerotti, "unë nuk do të doja të isha në një aeroplan civil që udhëzohet për ulje përmes GPS gjatë atyre 10 minutave".

Një tjetër shpërthim si ai i Carrington do ti bënte të dukeshin shumë të parëndësishme këto ngjarje. “Fatmirësisht, thotë Hathaway, ato duken të jenë të rralla”. “Në historinë 160-vjeçare të stuhive gjeomagnetike, ngjarja e Carrington është më e madhja”. Ndoshta është e mundur të zhytesh edhe më pas në kohë duke ekzaminuar akullin e arktikut. “Thërrmijat energjetike lënë gjurmë në nitratet tek bërthamat e akujve”, shpjegon ai. “Edhe këtu, ngjarja e Carrington duket të jetë më e madhja në 500 vite dhe pothuajse dy herë më e madhe se pararendëset”.

Këto statistika tregojnë se shpërthimet Carrington janë ngjarje që ndodhin një herë në pesëqind vite. Megjithatë, statistikat nuk janë aspak solide, dhe Hathaway tregohet i matur duke thënë se ne nuk i njohim aq mirë shpërthimet sa të përjashtojmë mundësinë që të ndodhin së afërmi.

Atëherë?

Lanzerotti vë në dukje se ndërkohë që teknologjitë elektronike janë bërë më të sofistikuara dhe më të ndërfutura në jetën e përditshme, ato janë bërë gjithashtu më të ndjeshme ndaj aktivitetit diellor. Në Tokë, linjat elektrike dhe kabllot telefonikë të distancave të gjata mund të preken nga rrymat e aurorave, siç ndodhi në vitin 1989. Radarët, komunikimi telefonik, dhe marrësit GPS mund të pengohen nga zhurmat e valëve diellore. Ekspertët që kanë studiuar çështjen thonë se pak mund të bëhet për të mbrojtur satelitët nga një shpërthim Carrington. Në fakt, një studim i fundit vlerëson dëmin potencial për të 900 e ca satelitët aktualisht në orbitë, që mund të shkojë ndërmjet 30 miliardë dhe 70 miliardë $.

Edhe njerëzit në hapësirë mund të jenë në rrezik. Astronautët mund të kenë vetëm disa minuta pas shpërthimit të parë për të gjetur strehim nga thërrmijat e energjisë diellore. Anijet kozmike të tyre ndoshta mund të kenë mburojë të përshtatshme; kryesore do të jetë që të futen brenda në kohë. Sështë për tu habitur që NASA dhe agjenci të tjera hapësinore përreth botës e kanë kthyer në prioritet studimin e shpërthimeve diellorë.

Tani për tani, një flotë anijesh hapësinore po monitoron diellin, duke mbledhur të dhëna për shpërthime të mëdha dhe të vogla që mund ta zbulojnë se çfarë i shkakton. SOHO, Hinode, Stereo, ACE-n dhe të tjerët janë tashmë në orbitë, ndërsa anije të tjera si Solar Dynamics Observatory janë gati për nisje. Kërkimet nuk do të parandalojnë një tjetër shpërthim Carrington, por kjo mund ta bëjë "stuhinë e papritur" ti përkasë së kaluarës.

Metropol

Google+ Followers