Diferenca ideale burrë-grua




Diferenca ideale midis burrit dhe gruas në martesë duhet të jetë 15 vjet. Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Rezultati? Pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. “Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete. Të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë”,- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Përveç studimit të publikuar së fundi, ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë tezë, e cila për shumë njerëz lë vend për diskutim. Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës në vitin 2001. Studiuesit e Universitetit të Finlandës duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës arritën në konkluzione të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15-vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.
Fëmijët
Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë, çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.




Ka edhe ndryshe
Ajo më e madhe se ai...

Por ka dhe ndryshe, kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i vogël në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra që ndjehen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye, pëlqehen shumë nga meshkujt. Gra që i marrosin ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksim gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak “mama”.



Komunikimi në internet
Femrat gënjejnë për vitet, meshkujt për gjatësinë

Edhe pse na kanë mësuar që nuk duhet të gënjejmë, megjithatë këtë e bëjmë të gjithë, edhe atë jo rrallë.
Kur bëhet fjalë për gjinitë, është treguar se ngjashëm gënjejnë edhe femrat edhe meshkujt, megjithatë arsyet e gënjeshtrës janë të ndryshme. Rrenat e të dyja gjinive në veçanti realizohen gjatë komunikimit “online”. Shumica e femrave, të cilat kanë hyrë në ndonjë faqe interneti, thonë se shumica e meshkujve i kanë gënjyer për gjatësinë e tyre. Nga ana tjetër, meshkujt pohojnë se shumica e femrave në profilin e tyre kanë vendosur fotografi të realizuara disa vite më parë ashtu që të duken më të reja.




Ndryshimet mes meshkujve dhe femrave
Ja cilat janë:

Era e trupit
Era e trupit të meshkujve është shumë më ngacmuese sesa e femrave
Agresiviteti
Meshkujt janë më agresivë, apo më të prirur për të përdorur fuqinë fizike. Burim i kësaj është hormoni i testosteronit. Ndërkaq, femrat kundër këtij faktori luftojnë dhe kundërvihen me fjalë
Sporti
Në aspektin sportiv, meshkujt janë më të shpejtë sesa femrat, ndërkaq femrat janë më të durueshme se meshkujt
Gjaku
Te meshkujt ka 4.5 litra gjak, te femrat 3.6 litra. Tensioni i meshkujve është më i lartë se i femrave 140/88, te femrat 130/88
AIDS
Nga katër të sëmurë me AIDS vetëm një është femër, ndërsa tre meshkuj
Noti
Shkaku i posedimit të shtresës dhjamore nën lëkurë i bëjnë ato notuese më të shkathëta se meshkujt
Krizat
Te femrat sindromat gjatë menopauzës zakonisht shfaqen me temperaturë, pagjumësi, shtim në peshë, djersitje gjatë natës, ndërsa te meshkujt gjatë fazës së andropauzës, nuk ndodh pothuajse asnjë ndryshim i dukshëm
Nxehtësia e trupit
Nxehtësia e trupit te meshkujt është më e madhe se sa te femrat, ndërsa sasia e ujit që mbulon trupin e mashkullit është 60-70%, tek femrat uji bën pjesë 50-60%
Organet gjenitale
Organet gjenitale te meshkujt gjenden jashtë dhe janë më të ekspozuara ndaj lëndimeve, ndërsa te femrat organet janë të fshehura dhe janë më të mbrojtura
Skeleti
Krahët, duart dhe këmbët te meshkujt janë më të gjatë. Eshtrat i ka më të rënda dhe ndien më shumë dhembje. Ndërkaq, eshtrat e ijëve te femrat janë më të gjera
Telat e zërit
Te femrat, telat e zërit janë më të shkurtër dhe për këtë zërin e kanë më të hollë e të mprehtë
Organet e ndijimit
Shqisat e dëgjimit dhe nuhatjes te femrat janë më të forta sesa te meshkujt. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit. Për sa i përket syrit, mashkulli është më i saktë në ndarjen e detajeve sesa femra
Harxhimi i energjisë
Mashkulli në kushte pasive harxhon 39.5 kalori, femrat 37 kalori. Nevojat ditore të mashkullit për kalori janë 2700, për femrat 2000
Yndyra
Yndyra te meshkujt gjendet pothuajse përgjysmë sa gjendet te femrat. Te femrat yndyra gjenden rreth 3.5 kg më shumë se te meshkujt. Yndyra tek meshkujt grumbullohet në bark, ndërsa te femrat ajo mblidhet në kofshë e bark etj.

Sëmundjet
Meshkujt gjatë jetës sëmuren rreth 40 ditë më shumë se femrat
Flokët
Flokët e femrës janë më të shpeshta dhe më të forta se të meshkujve. Rrënja e flokëve te femrat është më e thellë, 2 milimetra dhe për këtë ato bien më ngadalë se te meshkujt
Lëkura
Meshkujt kanë 1.8 metra katrorë lëkurë, ndërsa femrat 1.6 metra katrorë. Lëkura e femrave është më e hollë dhe më e thatë dhe për këtë arsye është më e ndjeshme
Ushqimi
Për sa i përket peshës së njëjtë të meshkujve dhe femrave, meshkujt kanë më shumë nevojë për ushqim, sepse metabolizmi i meshkujve punon më shpejt
Vajtimi
Femrat qajnë më shumë se meshkujt, 5 herë, zakonisht ndërmjet orës 19:00-22:00
Rrahjet e zemrës
Zemra e meshkujve është më e madhe se e femrave, por dhe rrahjet i ka më të vogla, në minutë zemra e mashkullit rreh 72 herë, ndërkaq zemra e femrave rreh 80 herë në minutë
Plakja
Meshkujt mplaken më shpejt se femrat. Një femër 55-vjeçare posedon 90% të fuqisë së trupit së saj, kurse meshkujt 70%. Sistemi i qarkullimit të gjakut te një mashkull 35-vjeçar është e njëjtë me një femër 50-vjeçare. Pika e dobët te femrat është lëkura, e cila është më e hollë. Femrat faktin dhe procesin e plakjes e pranojnë shumë më lehtë se meshkujt
Puberteti
Faza e pubertetit te meshkujt sillet në moshën 10-15, ndërsa te femrat 9-14
Jetëgjatësia
Meshkujt jetojnë mesatarisht 71.5, femrat 78 vjet
Përmasat e trupit
Një mashkull mesatarisht është i gjatë 175 cm dhe 73.5 kg, dimensioni i gjoksit 98.5, beli 80.4 cm. Te femrat mesatarja është: gjatësia 160 cm dhe 61.2 kg, gjoksi 90.1, beli 74.3 cm
“Molla e Adamit”
“Molla e Adamit” është karakteristikë vetëm te meshkujt
Frymëmarrja
Meshkujt në minutë marrin rreth 16 herë frymë, femrat marrin rreth 20-22 herë në minutë. Ndërkaq, sasia e thithjes së oksigjenit në ditë, e të dy gjinive është e njëjtë, 12000 litra oksigjen

Google+ Followers