Britania e Madhe, fundi i një miti?

Forca ekonomike dhe kulturore e saj, aftësia bërthamore dhe ushtarake e saj, lidhja e jashtëzakonshme e saj me Amerikën - gjithçka që e ka ndihmuar këtë ishull të vogël që të vrasë lart, mbi mundësitë e saj


Stryker McGuire

Edhe në dhjetëvjeçarët që kanë pasuar rënien e perandorisë së saj, Britania e Madhe ka ruajtur hapin e një superfuqie të vogël. Forca ekonomike dhe kulturore e saj, aftësia bërthamore dhe ushtarake e saj, lidhja e jashtëzakonshme e saj me Amerikën - gjithçka e ka ndihmuar këtë ishull të vogël që të vrasë lart, mbi mundësitë e saj. Por tani gjithçka po ndryshon, ndërsa bëhet gjithnjë e më i qartë roli i luajtur nga Britania e Madhe në krizën financiare të vitit të kaluar, me shpëtimin e bankave dhe me recesionin pasues.

Papritmas, ai diell që nuk perëndonte kurrë hedh hije të mëdha mbi atë që mbetet nga ambiciet perandorake britanike dhe vendit i duhet që të rimendojë rolin e vet në botë, ndoshta si "Britani e Vogël", sigurisht si një Britani më e vogël.

Ky është momenti i kthesës për Mbretërinë e Bashkuar. Borxhi publik i vendit është në rritje dhe, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në pesë vitet e ardhshme mund të dyfishohet dhe të prekë 100 përqind të PIL-it. National Institute for Economic and Social Research parashikon se do të duhen gjashtë vjet që të ardhurat për frymë të kthehen në nivelet e muajve të parë të 2008. Efektet do të përplasen mbi qeverinë. Bilancet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme do të shkurtohen, duke goditur kështu aftësinë e Britanisë së Madhe për të ushtruar "soft" dhe "hard power" dhe ka shumë pak për t'u bërë për ta përmbysur situatën, si për kryeministrin Gordon Brown, ashtu dhe për qeverinë e ardhshme konservatore të drejtuar nga David Cameron - gjithmonë nëqoftëse fiton zgjedhjet, të parashikuara brenda pranverës së ardhshme. Siç ka deklaruar kohët e fundit William Hague, zëvendës i Cameron dhe ministër i Jashtëm hije, "për Britaninë e Madhe do të bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë që të ushtrojë mbi çështje botërore atë influencë që ka ushtruar gjithmonë".

Për një periudhë të caktuar kohore, Britania e Madhe ka bërë histori, por rritja e ekonomive emergjente gjiganteske - si Kina dhe India - implikon në mënyrë të qartë që Mbretëria e Bashkuar do të ketë një peshë me të vogël në tryezën gjithnjë e më shumë të mbushur me vende të fuqishme. Implikon edhe që Shtetet e Bashkuara do të duhet ta rishikojnë të ashtuquajturën "marrëdhënie speciale" me Britaninë e Madhe duke gjuajtur për partnerë të rinj dhe aleanca të reja, duke përfunduar kështu për ta ridimensionuar atë rol të ekzagjeruar që Britania e Madhe ka luajtur për një kohë të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Paraardhësi i Brown, Tony Blair, ka kërkuar që ta ruajë këtë madhështi duke ndjekur një strategji prej shteti të 51-të amerikan: duke e lidhur Britaninë e Madhe me luftërat amerikane - luftëra ndaj terrorit, në Afganistan dhe në Irak - Londra ka fituar një rëndësi që nuk e kishte qysh nga kohërat e Churchill dhe të Luftës së Dytë Botërore. Por çfarëdolloj avantazhi që Britania e Madhe ka siguruar në periudhë afatshkurtër, shpejt është flakur tej nga dëmi politik që Blair ka shkaktuar në atdhe.

Qytetarë të thjeshtë dhe deri anëtarë të establishmentit britanik e kanë kritikuar gjithnjë e më shumë atë që e shikonin si një nënshtrim të Londrës ndaj Washington. Prestigji i Blair është ridimensionuar, duke përfunduar për ta dëmtuar aksionin e tij politik të brendshëm dhe është bërë e qartë se linjat e përgjithshme të politikës së jashtme britanike nuk do të ndiqnin më në mënyrë automatike lidershipin amerikan. Por Blair thjesht ka vonuar një të pashmangshme: një "Britani shumë e vogël" është në fakt pasojë e ngjarjeve botërore, jo ndryshe nga rënia e ngadaltë dhe relative e Shteteve të Bashkuara, që ndodhen atje ku Britania e Madhe ishte në apogjeun e saj.

Recesioni global ka goditur teorikisht të gjitha vendet, por Britaninë e Madhe më shumë se të tjerat. Salla e madhe e makinave e begatisë britanike, sektori financiar, tani është në heshtje. Britania e Madhe ka rrëshqitur në deflacion - një rënie e përgjithshme në nivelin e çmimeve - për herë të parë gjatë pesëdhjetë viteve të fundit. Fondi Monetar Ndërkombëtar beson se rënia ekonomike do të jetë më e thellë dhe më e zgjatur se ajo e ekonomive të tjera të përparuara. Numri i të papunëve që kërkojne subvencione ka kaluar nga 1.3 milion (4.6 përqind e forcës së punës) e vitit 1999 në më shumë se 2 milion dhe tani është në rrugën e 3 milionëve.

Sipas OCSE-së, rigjallërimi i Britanisë së Madhe mund të fillojë nga fundi i këtij viti, por do të vonohet respektivisht vendeve të tjera të pasura si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë moment, Britania e Madhe mban peshën e financave publike katastrofike për shkak të shpenzimeve të çfrenuara të viteve të kaluara dhe të debitimit, i cili rritet me më shumë shpejtësi se çdo vend tjetër i pasur (ose në të njëjtin nivel të vendeve në rrugën e zhvillimit). Britania e Madhe është aq rëndë e debituar sa që një komentator politik e mbiquajti "Islanda mbi Tamiz", duke lënë të nënkuptohet se Mbretëria e Bashkuar mund të ndjekë shpejt Rejkjavikun në rrugën e falimentimit.

Të godet fakti që Britania e Madhe është vendi i vetëm në skakierën ndërkombëtare, të paktën në historinë e kohëve të fundit, që ka bërë një lojë joproporcionale respektivisht madhësisë së saj. Gjatë Luftës së Ftohtë, Margaret Tatcher konsiderohej e dyta vetëm pas Ronald Reagan midis liderëve që do të kontribuonin në rënien e Bashkimit Sovjetik dhe në ndërtimin e një bote të sigurtë për kapitalizmin. Gjatë viteve të mandatit Blair, nga viti 1997 deri në 2007, Britania e Madhe ka bërë tri luftëra - në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak - në të cilën impenjimi ushtarak i saj vinte menjëherë pas atij të Shteteve të Bashkuara. Tani e gjitha kjo po ndryshon.

"Edhe pse jemi një vend relativisht i kamur dhe zëmë një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, jemi një fuqi në rënie", thotë Ian Kearns i Institute for Public Policy Research, që ka përfunduar kohët e fundit një studim lidhur me sigurinë britanike. Paddy Ashdown, ish-lider i liberal-demokratëve që ka marrë pjesë në studimin e IPPR-së, ka kujtuar shigjetën e Sekretari të Shtetit amerikan, Dean Acheson në vitin 1962: "Britania e Madhe ka humbur një perandori dhe nuk e ka gjetur ende një rol". Për pak kohë, Britania e Madhe e ka gjetur vendin e saj në botë, por fjalët e Acheson shpojnë akoma sot. "Nëqoftëse do më thoni se sot akoma nuk e kemi gjetur një rol", thotë Lordi Ashdown, "unë jam dakord me ju".

Mbretëria e Bashkuar është akoma sot midis vendeve që investojnë më shumë në Mbrojtje, por ka mundësi që do të jetë edhe për pak kohë e tillë. Kohët e fundit - ndërsa numri i britanikëve të vrarë në Afganistan është rritur në mënyrë dramatike gjatë luftimeve verore - sa laburistët, aq edhe konservatorët janë ndierë të detyruar që të premtojnë se nuk do t'i reduktonin shpenzimet për mbrojtjen, në mënyrë që t'i vinin trupat në rreziqe akoma më të mëdha. Por, thonë ekspertët, në perspektivë shkurtimet janë të pashmangshme.

Në një studim të kohëve të fundit për Royal United Services Institute, Malcom Chalmers ka vlerësuar se bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes do të shkurtohet me 11 përqind në terma realë gjatë 6 viteve të ardhshme. Të tjerë mendojnë se shkurtimet do të jenë më të mëdha. Ashdown, ish-Royal Marine, ka thënë se 35 miliard stërlinat aktuale të Ministrisë së Mbrojtjes duhet të shkurtohen me të paktën një të katërtën: një masë që do ta vinte Britaninë e Madhe më shumë në linjë me fuqitë perëndimore, të mësuara që të shpenzojnë më pak.

Roli i Britanisë së Madhe në skenarin ndërkombëtar do të ridimensionohet në mënyrë të barabartë me bilancin e saj. Por një ushtri britanike me arka të zbrazura do të sillte implikime të rëndësishme edhe për NATO-n, tashmë e karakterizuar nga paqendrueshmëria e misioneve të saj pas Luftës së Ftohtë. Aktualisht, Britania e Madhe është e dyta vetëm pas Shteteve të Bashkuara në termat e trupave të impenjuar në operacione si ai në Afganistan dhe besnikëria e saj ndaj kauzës i ka inkurajuar anëtarë të tjerë europianë të NATO-s që të japin kontributin e tyre. Kurse një dobësim i impenjimit britanik do të shkaktonte një efekt të kundërt e të rrezikshëm dhe deri mund t'i ndryshojë aleancat transatlantike duke forcuar fuqinë relative të Francës, e cila vetëm kohët e fundit është rikthyer në strukturën e integruar të komandës ushtarake të NATO-s.

Qysh shumë përpara tërheqjes së britanikëve nga Iraku në fillim të këtij viti, krerët ushtarakë amerikanë kishin filluar të preokupoheshin për humorin e keq në rritje brenda Britanisë së Madhe. Tani, teksa vëmendja spostohet mbi Afganistanin dhe aty rritet numri i të vdekurve midis ushtarakëve britanikë, ajo që bie është mbështetja ndaj kësaj lufte; një një sondazh të qershorit, mazhoranca e të pyeturve është përgjigjur se lufta është e "pamundur për t'u fituar" dhe se trupat britanike duhet të rikthehen menjëherë në atdhe. Sigurisht që nuk ka ndihmuar dhe fakti që trupa dhe oficerë janë ankuar për mangësinë e pajimeve. Pak javë më parë, ka shkaktuar shqetësim fakti që Gjenerali Richard Dannatt, shef i ushtrisë britanike në vizitë në trupat e ndodhura në provincën Helman, është dashur t'i kërkojë një xhiro një helikopteri Black Hawk amerikan: asnjë helikopter britanik nuk ishte në atë moment i disponueshëm.

Edhe e ardhmja e arsenalit bërthamor britanik, simbol i fundit i një fuqie të madhe, është në mëshirën e paqartësisë. Sistemi raketor për nëndetëset Trident do të duhet të zëvendësohet në harkun e 10 viteve të ardhshme, me një kosto prej 20 miliard stërlinash. Por sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kryer nga Guardian/ICM, 54 përqind e qytetarëve mendon se Britania e Madhe duhet të heqë dorë nga frikësuesi bërthamor i saj. Kjo është e pamundur, por mund ta shtyjë qeverinë e ardhshme që të kërkojë një rrugë më pak të kushtueshme për ta zgjatur ciklin e jetës të sistemit raketor Trident.

Tradicionalisht, posedimi i një arsenali bërthamor është një rrugë për të mbajtur një vend fiks në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: kështu, një deklasim i frikësuesit britanik do t'i bënte fuqitë e mëdha emergjente që të kërkonin të rritej numri i vendeve të pranuara në Këshillin e Sigurimit, në kurriz të Europës dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Duke paguar një çmim politik të lartë për hard power e ushtruar në Irak dhe duke njohur kufizimet ndaj fondeve që mund të investojë në armatime, Britania e Madhe tani është e interesuar që të ushtrojë soft power, por duket se qeveria po e dobëson atë që mund të jetë instrumenti kryesor i soft power: Ministrinë e Jashtme. Sipas Christopher Meyer, ish-ambasador britanik në Washington, "jokoherenca strategjike" e trashëguar nga luftërat në Irak e në Afganistan e ka çuar ministrinë në rënie.

Shkurtimet për Ministrinë e Jashtme lënë të kuptohet se trupi diplomatik, dikur i pasur zili nga e gjithë bota, po i humbet luftërat burokratike të tij. Në vitin 2004, ministria ka mbyllur 19 zyra të jashtme nga rreth 300. Në Australi, Zelandë të Re, Gjermani, Francë, Spanjë dhe Shtete të Bashkuara disa konsullata janë deklasuar, duke lënë në vend vetëm personelin lokal. Qysh atëherë, Ministria e Jashtme ka shkurtuar stafin e saj nga 6000 në 4000 njësi. Bilanci i ministrisë, këtë vit në 2 miliard stërlina, duhet të zbritet në 1.6 miliard gjatë vitit të ardhshëm fiskal.

Edhe ditët e lavdishme të qytetit të Londrës tashmë janë duke mbaruar. Simboli kryesor i fuqisë globale të Britanisë së Madhe - qyteti ka mure të periudhës romake - ka gjetur financime për disa prej sipërmarrjeve shumëkombëshe më të lashta dhe të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka pasur një influencë të madhe ndaj financës globale nga sa ka pasur Westminster në politikën e jashtme.

Londra i ka paraprirë Wall Street individualizimin e zonave me rritje më të madhe, si hedge funds, derivatet ekzotike dhe gjëra të ngjashme. Por fatkeqësisht për Londrën, këto zona kanë qenë edhe më shumë të goditurat nga kriza globale. Ashtu si New York, sot Londra pret një tërësi rregullash të reja kombëtare, rajonale dhe globale që duket të synojnë ta zvogëlojnë rolin e saj në botë në të ardhmen e afërt. Bashkimi Europian e ka stimuluar tashmë krijimin e një komisioni të fuqishëm për rrezikun sistemik që do të përfshijë edhe City - edhe pse Britania e Madhe është jashtë zonës së euros dhe nuk është anëtare e Bankës Qendrore Europiane. Në të kaluarën Britania e Madhe i ka shmangur gjithmonë ndërhyrje të tilla, por tani gjërat janë ndryshe. Gjermania dhe Franca duket se duan t'i vënë një fre teprive të kapitalizmit anglosakson, ndoshta duke projektuar reforma që rregullojnë një shkëmbim më të mirë kapitalesh të menaxhuara nga duart më të matura të europianëve.

Kur pluhuri do të ketë rënë, respektivisht qendra financiare të tjera në Europë e në Azi, City dhe Wall Street ka mundësi që do të jenë më pak të rëndësishme nga sa kanë qenë në të kaluarën. Mund të mendohet edhe që Londra, simbol kryesor i laissez faire, do të paguajë një çmim më të lartë nga Wall Street. Nga "big bang" i viteve Tetëdhjetë, Londra ka rregulluar industrinë bankare me një kozmetikë të lehtë, duke kontrolluar punën e instituteve bankare sipas një tërësie parimesh më shumë se me ligje të shkruara si në Shtetet e Bashkuara. Nëqoftëse rregullimet evropiane do të "harmonizohen" për të përfshirë Londrën dhe nëqoftëse kozmetika e lehtë e Londrës do të bëhet pak më shumë se aq, sipas Andrew Hilton del Centre for the Study of Financial Innovation, City mund edhe t'u "kundërvihet institucioneve që kanë qenë të rregulluara". Në këtë rast, qendra financiare si Singapori dhe Hong Kongu mund t'i spostonin investimet e tyre nga Londra.

Refleksioni i Britanisë së Madhe lidhur me vitet e fundit të perandorisë arrin në një pikë natyrale të historisë së saj. Recesioni i Madh ka ardhur në mënyrë të befasishme dhe e ka përshpejtuar tendencën, por rritja e Kinës, Indisë dhe Brazilit dhe lidhjet e ndryshueshme me Amerikën në rënie kanë qenë prej vitesh para syve të të gjithëve. Ndërsa Amerika fillon të ndërtojë raporte të reja me fuqitë emergjente në Azi dhe Amerikë Latine, duke përdorur deri të dërguarit diplomatikë më të mirë për t'i siguruar kreditorët kinezë se Washingtoni do t'i paguajë borxhet e tij, Britania e Madhe nuk mund të ndjehet më pak speciale. Vendi ndodhet në darën e parashikueshme të depresionit dhe të irritimit të përhapur që shoqëron fundin e një ere politike.

11 vjet më parë, një vit pas fitores së Partisë Laburiste të Tony Blair, që u dha fund 18 viteve qeveri konservatore, kryeministri i ri foli në Dublin për një Britani të Madhe që po "dilte nga sëmundja pasperandorake e saj". Ishte veçanërisht optimist. U sugjeroi irlandezëve që të shikonin tek Britania e Madhe një vend që po "modernizohej, duke besuar në të ardhmen e saj siç dikur besonte në të kaluarën e saj" dhe ato, praktikisht, qenë vërtet kohëra të bukura për Mbretërinë e Bashkuar. Fjalë si "New Labour", "agim i ri" dhe "New Britain" nuk stononin akoma. Sot Blair e ka lënë postin e tij prej 2 vjetësh, ndërsa mbretërimi i laburistëve zgjat prej 12 vjetëve. Pasuesi i tij, Gordon Brown, është i mbështjellë nga një aureolë e hirtë dhe e mërzitshme. Është shumë larg fermentimi kulturor i "Cool Britannia", që e bëri Londrën kryeqytetin e modës në vitet e para Blair dhe në muajt e kaluar depresioni është bërë gjithnjë e më i thellë, për shkak të një skandali që kishte të bënte me shpenzimet e parlamentarëve që ka ushqyer mosdurimin e qytetarëve ndaj politikës dhe politikanëve.

Nuk do të jetë e vështirë të merret posti i kryeministrit Brown... Një fitore e konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme ose, më mirë, një fitore e çfarëdoshme në zgjedhjet e ardhshme do të ketë shumë pak nga eksitimi që shoqëroi fitoren e Blair 12 vjet më parë. Atëhere, Britania e Madhe lejoi të transportohej nga novatorizmat e Blair sepse ishte vërtet një moment i madh: ekonomia sapo kishte hyrë në një periudhë rritjeje të madhe, emigracioni pasuronte vendin, një ethe sipërmarrëse ndjehej deri në zemrën e industrisë së vjetër. Sot gjithçka ka avulluar. Sfida më e madhe e kryeministrit të ardhshëm dhe ndoshta e vetme nuk do të jetë dhe aq të ripërcaktojë rolin e Britanisë së Madhe midis vendeve të mëdha, sesa të rinovojë atë shpirt që ka drejtuar Britaninë e Madhe në të kaluarën.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers