8 vendet ku njerëzit... harrojnë të shkojnë në New York


TIME MAGAZINE


Në listën e gjërave që duhet të shohë një vizitor ditën e parë në New York, janë një sërë ndërtesash dhe objektesh që i kemi përmendur gjithnjë. Ne po tentojmë të vendosim një listë të qartë dhe të dorës së... dytë! Gjërat më me rëndësi janë: Times Square, Statuja e Lirisë, Muzeumi i Artit Metropolitan, Muzeumi Modern i Artit (i njohur ndryshe si MoMA). Por, ne jemi këtu që t’ju themi 8 vendet kryesore, ku zakonisht turistët nuk shkojnë.





1. Time Warner Center

Shoqëruesit njujorkezë preferojnë t’i anashkalojnë, si të mos kishin vlerë. Ata drejtohen nëpër restorantet më të mira njujorkeze, që janë shumë të shtrenjta si dhe dhoma të ndryshme ngrënieje. Si në vendet ku shef kuzhine është Thomas Keller’s për shembull dhe restorantet e sushit Masa Takayama.

Megjithatë, këto restorante janë në qendrën Colombus në veriperëndim të Central Park. Nga aty ka një pamje spektakolare, ku duken busti i Stone Rose Lounge apo bari i hotelit Mandarin. Turistët e pasur mund të pinë nga koktejet si dhe të dëgjojnë për herën e parë muzikë jazz në Dizzy’s Club Coca-Cola.

Në kohën e drekës mund të qëndrosh në katin e dytë, te Dean and Deluca ose në Whole Foods, poshtë shkallëve. Nëse dëshironi të bëni shoping, ju mund të shikoni në dyqanet të cilat gjenden rreth 50 metra larg.



2. West Village Stroll.



Kjo pjesë e New York-ut është e shtruar me kalldrëme dhe lidh tri rrugë me njëra-tjetrën dhe çfarë është më e rëndësishmja, ajo ka mbetur e pandryshuar që nga shekulli i 19-të. Juve ju duhet një hartë për të zgjidhur fjalëkryqet e gjeografisë: si lidhet pjesa perëndimore e Rrugës 4 me pjesën perëndimore të Rrugës 10? Kjo është një nga pjesët më të komplikuara të Manhattan-it. Ju do të gjendeni para një ngjashmërie të madhe. Këtu do të gjeni: Marketin Jefferson, Gjykatën, një qendër të formuar nga gratë e vjetra të qytetit si dhe dyqane gjatë rrugës Bleeceker dhe Commerce, pjesa më e bukur e kësaj brenda New York-ut.



3. Film Forum



New York-u është një qytet i dashuruar me filmat dhe Forum Films është Meka për njerëzit që adhurojnë filmat. Filmat që mund t’i shohësh këtu, nuk jepen në vende të tjera dhe rreth tyre mund të lexosh vetën në gazetën “New York Times”. Pjesët që jepen këtu, janë dokumentarët më të mirë të huaj si dhe filmat që kanë arritur majat gjatë viteve. Programi këtu është gjithmonë i përzier nga një retrospektivë tek Woody Allen e filmat të viteve ‘60.



4. Piceria Grimaldi



Njujorkezët gjithmonë bien dakord se picat më të mira janë Totonno, Di Fara, John dhe Lombardi. Ne nuk kemi thënë të gjitha më të mirat, por nëse keni vetëm 24 orë, nuk mund të lini pa provuar picerinë që ndodhet poshtë hijes së urës Bruklin. Ju nuk do të shijoni vetëm picat e shkëlqyera por do të keni në memorien tuaj pamjen me piktoreske dhe më të vjetër të Bruklinit. Pa harruar muzikën e Frenk Sinatra-s, i cili dihet që është një legjendë.



5. Empire State Building



Nëse doni të shihni një pjesë shumë turistike, ESB është një e tillë. Arkitektura e saj është veçantë dhe është ndërtesa më e lartë në New York, pas shkatërrimit të Kullave Binjake në vitin 2001. Pamja nga kati i 86-të është mbresëlënëse dhe të merr frymën. Ju nuk jeni të vetmit që keni vendosur ta shini atë, kështu që përgatituni të prisni në radhë. Koha më e përshtatshme për të vizituat ESB është në 8:30 e darkës ose gjatë orëve të drekës apo të darkës, nga e hëna në të mërkurë. Biletat janë të lira; më e kushtueshmja shkon nga 17.6$ për të rriturit, në 41.52$ për një kalim pa radhë. Për një pamje që nga kati 102 duhen dhe 15$ të tjerë. Blini biletat tuaja online që të shmangni pritjen në radhë.



6. Little Branch



Keni takuar dikë gjatë rrugës për te LaGuardia? Flirtuat me të? Ndërruat numrat e telefonit? Tani çfarë? Shkuat bashkë te Little Branch (hapur nga e hëna në të shtunë gjatë orëve 7 e mëngjesit deri në 3 pasdite), pitë nga një koktej dhe pëshpëritet me njëri-tjetrin. Gastrologjia është një studim serioz këtu. Menyja klasike e koktejeve si dhe akulli që shërbehet, e ndihmojnë studimin.



7. P. S. 1 Contemporary Art Center



MoMA është shtëpia e krijimeve moderne. Por, më mirë kokat e prera të fëmijëve shihini nesër, përgjatë Lumit Perëndimor. Kjo ndodhet afër një shkolle publike. Unë sugjeroj ekspozitat e maleve të botës, diçka shumë provokuese nga artistët e rinj. Mos humbisni instalimet transdentale të James Turrell, takimet (që janë sezonale sipas stinëve) dhe në verë ndërrimin e arkitekturës së kopshtit. Gjatë verës, të shtunave organizohen party, me kërcime të lira të quajtura Warm Up, që bëhen pjesë e top-listave për jetën e natës.



8. Bergdorf Goodman



Tani Barneys, që mbetet një nga vendet më luksoze të New York-ut për shoping, është duke u kthyer në një vend ndërkombëtar dyqanesh. Edhe nëse nuk mund të blini ndonjë gjë, përsëri është qejf të provosh rroba dhe të ëndërrosh për to. Por nëse mundeni të blini diçka, bëni gati kartën tuaj të kreditit. Stilistët më të mirë për femra gjenden aty, që nga Alexander, McQueen te Zac Poesen. Nuk keni kohë për pazar? Zgjidhni një ndihmës personal që t’ju ndihmojë. Për djemtë ka dyqane të bukura rrugëve dhe po aq të kushtueshëm.



Përgatiti: Gilda Hoxha

Google+ Followers