Posts

Showing posts from September, 2009

Tetova News

Sekretet e trurit: Masa gri që na jep identitetin

Truri është organi më i ndërlikuar, më i pakuptueshëm dhe enigmatik i trupit tonë. Ne mund të emërtojmë pjesë të tij, por dija jonë është e kufi zuar në lidhje me funksionin e këtyre pjesëve dhe mbi të gjitha me lidhjen që ato kanë me njëra-tjetrën. Në një libër të fundit të një mjekeje që është marrë për një kohë të gjatë me studimin e këtij organi jetik të trupit tonë janë përmbledhur të gjitha faktet e njohura shkencërisht deri më tani për trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.

Truri moral
Kur punëtori i hekurudhës Fienas Gage pësoi një goditje në fytyrë ndërsa po shponte me eksploziv një mur në vitin 1948, pa dashur dha një nga informatat e para në lidhje me funksionimin e këtij organi. Shpërthimi kishte shkaktuar një vrimë që niste në faqe dhe përfundonte në tru, madje në majë të kokës dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit në syrin e djathtë. Në dukje ky ishte dëmi i vetëm fi zik që iu shkaktua, ndërkohë që pas këtij incidenti, personaliteti i …

ILIR HASHORVA - GANDI Një udhëheqës ndryshe

Image
Ndër të gjithë udhëheqësit e njohur, Gandi zë një vend të posaçëm si personi që pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pozite të veçantë partiake apo shtetërore, madje pa pasur as edhe një zyrë; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pasurie; pa pasur dhe paPër herë të parë në histori, në historinë e dokumentuar dhe jo në historinë e miteve dhe të legjendave, në Indi del një udhëheqës i një lloji të ri, një udhëheqës që bota nuk e kishte njohur më parë, i cili bën për vete masat dhe i drejton ato me metoda krejt të tjera, me parime krejt të tjera, në qendër të së cilave ishte morali dhe e drejta dhe në thelb të moralit, dashuria.

Udhëheqësi në pushtet, dashje pa dashje, ka ndikim të dukshëm mbi popullin që prin. Përgjithësisht, veset apo virtytet e tij, natyra e tij, dëshirat e tij, tekat e tij, të mirat e tij, të këqijat e tij, kthehen në politikë shtetërore, në politikë publike dhe, edhe në natyrë të shoqërisë, në tipar dallues të saj. Veset dhe virtytet e udhëheqësit, kur veprojnë për k…

Iliada kineze

Tetëdhjetë milionë dollarë për filmin më të kushtueshëm të realizuar ndonjëherë në Kinë. "Beteja e tre mbretërive", që do të shfaqet në kinematë europiane më 23 tetor, tregon një episod legjendar të historisë së Perandorisë Qiellore
Kryevepra në vendlindje: "Misioni i pamundur" i John WooËshtë anti-Tarantino, një dhunë e stilizuar, epike, e ftohtë, koreografike. Është një dialog i vështirë mes Lindjes dhe Perëndimit, përpjekja e një kinezi të diasporës për t‘i shpjeguar publikut historinë e vendit të tij. Filmi do të shfaqet në kinema pas datës 23 tetor. "Lufta e tre mbretërive" është një kryevepër me regji të John Woo. Është filmi më i kushtueshëm (80 milionë dollarë), që është realizuar ndonjëherë në Kinë, i jashtëzakonshëm jo vetëm për kinemanë, por edhe për regjisorin e famshëm të filmave aksion dhe triller, nga "Face/Off" (1997-ën) te "Mission Impossible 2" (2000). "Lufta e tre mbretërive" është një film i ngatërruar, i r…

D.B.Cooper, rrëmbyesi i përjetshëm

DOUGLAS PASTERNAK
Ishte një ditë para Festës së Falënderimeve, 24 nëntor 1971. Teksa avioni i Northwest Airlines Nr. 305, nga Portland, Oregon në drejtim të Seattle mori shpejtësi përgjatë pistës dhe përgatitej të ngrihej, një burrë në vendin Nr. 18C, me syze të errëta dhe një kostum po të errët, i dorëzoi një copë letër stjuardesës. Në të thuhej se ai kish një bombë dhe kërcënonte se do të hidhte në erë Boeingun 727, nëse nuk i jepnin 200 000 dollarë dhe katër parashuta, pasi avioni të ulej. Burri në sediljen 18 C e kish prerë biletën nën emrin “Dan Cooper”.

Pasi mori paratë dhe parashutat në Aeroportin Tacoma të Seattle, Cooper i liroi 36 pasagjerët dhe dy prej anëtarëve të ekuipazhit. Ai urdhëroi pilotin dhe pjesën e mbetur që të fluturonin drejt Meksikës. Kur avioni ndodhej 10 000 feet lartësi, me erën e jashtëzakonshme dhe një shi shumë të ftohtë që rrihte pa pushim avionin, Dan Cooper, që krejt gabimisht u identifikua si D.B.Cooper nga një gazetar, eci ngadalë drejt shkallëve të p…

Restorantet më të çuditshëm në botë

Në këtë artikull do të lexoni restorantet më origjinale të botës. Kanë qenë AZIATIKËT ata që kanë “shpikur” restorante të vërteta dhe për të gjitha shijet.

Restoranti spital

Riga kryeqyteti i Letonisë njihet për lokalin “Hospitalis”. Ky është një restorant, të cilin e kanë shndërruar në një spital të vërtetë, me infermiere që shërbejnë nëpër tavolina, të cilat kalojnë duke marrë porositë dhe duke u sjellë me klientët tamam sikur të ishin pacientë duke mbajtur kështu gjallë frymën që sjell spitali. Në një ndër ish-klinikat e Bashkimit Sovjetik servirën pjata me emra të ilaçeve nga më të ndryshmet.

Restorant “Tualeti”

Në Tajvan dhe pikërisht në Taipei ndodhet një restorant i quajtur “Toilette” (tualeti). Aty ushqimi serviret me anë të një pjate të quajtur basenë që ka formën e tualetit ndërkohë që personat, klientët janë të ulur mbi ËC. I gjithë restoranti është i pajisur sikur të ishte një banjë moderne. Shërbehet me anë të një vaske, e cila është mjaft e pastër. Sipër tavolinave të quajtu…

Koleksionisti i materialeve

Pllaka qelqi, të cilat pastrohen vetë, tuba që ndryshojnë formë kur bërtet, meteorë. Prej nëntë vjetësh mbledh dhe katalogon gjërat më të çuditshme të botës për të frymëzuar shkencëtarët dhe artistët
Mark MiodownikMark Miodownik po mendon për udhëtimin e tij të radhës. Dëshiron të shkojë në një fshat të humbur të Bosnjë-Hercegovinës për të rimarrë një copëz meteori të rënë mbi çatinë e një ferme, por të bësh marrëveshje me pronarin është shumë e vështirë. Është hera e pestë brenda gjashtë muajve që meteorët godasin shtëpinë e tij dhe është i bindur se jashtëtokësorët e kanë vënë në shënjestër. Edhe Miodownik duhet ta pranojë se pesë meteorë brenda gjashtë muajve janë të pamundur nga ana statistikore. Gjithsesi, ai është më shumë i interesuar për substancën, se sa për prejardhjen. Një copëz meteori do të ishte diçka me shumë vlerë për t‘ia bashkangjitur koleksionit të materialeve, të cilin Mark e ka krijuar tetë vite më parë dhe që sot është bërë ‘libraria‘ "Materials library del K…

Lula Da Silva

Image
Për 7 vjet rresht ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Brazil si President i vendit, duke u shndërruar në një shembull të liderit pozitiv për gjithë rajonin
Politikani më popullor në planetU rrit i varfër, madje aq i varfër, sa vetëm në moshën 7-vjeçare e kuptoi se çfarë ishte në të vërtetë një copë bukë. Pikërisht në atë moshë, së bashku me familjen e tij, nisi mbi një qerre të ndyrë udhëtimin prej 2000 kilometrash, që do ta çonte nga vendi i lindjes drejt një jete të re në qytetin e madh të Sao Paulos. Por edhe pas vendosjes në këtë qytet, situata familjare ishte aq e mjerë, sa Lulas iu desh që të linte shkollën në klasën V, për t‘u shndërruar në lustraxhi e për të nxjerrë kështu ndonjë qindarkë më shumë për njerëzit e familjes. Më pas la furçën për të punuar 14 orë në ditë në një fabrikë ku humbi edhe njërin nga gishtat e dorës. Por kurrë nuk u tërhoq dhe ndërsa rritej e punonte, u përfshi dhe më pas u bë një nga liderët kryesorë të sindikatave të punëtorëve në vend. Në atë kohë B…

Ja arsyet e vërteta që i shtyjnë femrat drejt seksit

Për të humbur peshë, për t‘u hakmarrë, apo thjesht për të kuruar dhimbjen e kokës... Arsyet e vërteta që i shtyjnë femrat drejt seksit janë më të çuditshme se sa i kishit imagjinuar...Aktiviteti seksual nuk është vetëm një kënaqësi, por mund të na ndihmojë për një jetë më të gjatë dhe sigurisht edhe më të lumtur. Mbi të gjitha, seksi është një analgjezik shumë i mirë. Kjo për meritë të plotë të hormonit ositoksinë, i cili prodhohet nga trupi ynë sa herë që ne kryejmë marrëdhënie seksuale dhe është përgjegjës për arritjen sa më të mirë të një orgazme. Falë ositoksinës arrihet realizimi i endorfinës, që në nivel trupor provokon ndjenjën e kënaqësisë dhe kërkon t‘u japë më shumë frymëmarrje të mundshme edhe dhimbjeve artikulare e muskulore, ose ndoshta të zgjidhë dhe dhimbjen e kokës.

Më i mirë se ibuprofeni

Të gjithëve na ka ndodhur që të paktën një herë partneri apo partnerja që kemi në krah të na jetë përgjigjur: "Jo sot, sepse kam dhimbje koke". Është e vërtetë se te persona …

Hakmarrja e gjeografisë ndaj etjes për kufij/Pasojat e luftës për një copë nga Lindja e Mesme

• Popujt dhe idetë mund t'i influencojnë ngjarjet, por ajo që i përcakton në të vërtetë, sot akoma më shumë se dje, është gjeografia. Konfliktet e së ardhmes janë tashmë të shkruara në logjikën e gjeografisë së sotme• Bracken: "Ekziston një "rrip i pandërprerë vendesh", nga Izraeli tek Koreja e Veriut, të impenjuar në zhvillimin e raketave balistike dhe arsenale tejet shkatërrimtarë"
Popujt dhe idetë mund t'i influencojnë ngjarjet, por ajo që i përcakton në të vërtetë, sot akoma më shumë se dje, është gjeografia. Për të kuptuar konfliktet e ardhshme, është koha që të fshihen nga pluhuri filozofët e epokës viktoriane, që më mirë se të tjerët kanë kuptuar fuizicitetin e botës në të cilën jetojmë. Një gazetar që ka udhëtuar gjerë e gjatë ofron një guidë interpretuese të hartës gjeografike të globit dhe një premierë lidhur me përplasjen e ardhshme.Kur 20 vjet më parë një turmë gjermanësh në delir rrëzoi Murin e Berlinit, u bë fjalë për një ngjarje që shkonte për…

Flurudha