Perandori Julian me origjinë shqiptare

Ushtria e tij e donte aq shumë sa që e bënë Perandor me emrin Klaud Gotthiku, i cili u bë dhe krijuesi i dinastisë së Flaveve


Perandori Julian kishte prejardhjen e tij nga fisi i Flaveve, fis i cili vinte nga pellazgët e Shqipërisë. Një vend i famshëm për lindjen e luftëtarëve trima. Kur Perandoria Romake rrezikonte të shkatërrohej në shekullin II pas erës sonë nga alamanët e Perëndimit dhe gothëve të Veriut, të cilët kishin plaçkitur Greqinë, Tainarin dhe persët në Lindje, atëherë u shfaq një gjeneral me shumë përvojë nga Shqipëria, i cili shpëtoi shtetin romak. Ai ishte Klaud Flavi.

Në Nisë të Serbisë mundi gothët në një luftë ku u numëruan 50 mijë të vdekur. Me fitore të tilla arriti të ndalonte rënien e Romës për një shekull. Ushtria e tij e donte aq shumë sa që e bënë Perandor me emrin Klaud Gothiku, i cili u bë dhe krijuesi i dinastisë së Flaveve.

Në majin e vitit 332 lind në Stamboll Juliani. I ati ishti Juli dhe e ëma ishte Vasilina, bija e krishterë e Qeveritesit të Egjiptit. E ëma vdes para se Juliani të bëhet një vjeç dhe fëmija u rrit nga dy xhaxhallarët e tij. Njëri, Juli, një njeri i mençur dhe shumë intelektual dhe tjetri Episkopi Evsevi, rrëfyesi i familjes mbretërore. Xhaxhai i tij, episkopi, e futi që të vogël në lëndën fetare, ndërsa xhaxhai tjetër sapo Juliani mbushi 6 vjeç e dorëzoi tek skllavi i liruar Mardoni, i cili kishte edukuar dhe të ëmën e Julianit. Ishte Mardoni ai i cili mori përsipër edukimin grek të Julianit, i cili sapo kuptoi mësimdashjen e të riut, e izoloi nga të rinjtë e tjerë të moshës së tij për ta ujitur me adhurim mbi Greqinë dhe Zotat e saj.

Juliani pa familjen e tij të vritet përmes betejave të ashpra dinastike të asaj periudhe. Dhe ajo që ai nuk mund të pranonte ishte shkaku se vrasësit e familjes së tij përdornin si alibi veçorinë e të qenurit besimtar të krishterë. Që kur ishte i "vogël" nga ana shpirtërore e deri në fazën që kishte plotësuar mendimet e tij shpirtërore nuk mund të pranonte se feja e krishterë kishte të bënte me veprime të dhunshme dhe me krime të tilla. Në mënyrë karakteristike thotë:

"Ju kur shkatërroni tempujt e lashtë dhe kur vrisni njerëzit e besimit tonë, bëni veprime të cilat nuk janë thënë kurrë as nga Krishti dhe as nga Pavli. Me këto veprime që kryeni, ju thyeni urdhrat e tyre".

Në moshën 9-vjeçare, perandori Konstandin mëson ekzistencën e Julianit dhe të vëllait të tij dhe urdhëron që të izolohen në një fortesë. Pas 8 vjetësh, Konstandini i lejon që të kthehen në Stamboll, aty ku vëllai i Julianit merr titullin Qezar (trashëgimtar i ardhshëm i fronit). Për dy vjet, Juliani studion në Pergamo dhe në Efeso, nga ku dhe thërritet nga perandori dhe vihet nën kontroll, pas ekzekutimit të vëllait të tij, Galit. Vetëm falë perandoreshës Evsebisë, e cila e quan një intelektual të thjeshtë dhe të parrezikshëm, Juliani shpëton.

Verën e vitit 355 shkon në Athinë për studim ku dhe do të kalojë edhe muajt më të bukur të jetës së tij, ashtu siç shkruan vetë më vonë. Papritmas, thërritet nga perandori, i cili i jep titullin e Qezarit dhe i vendos përsipër mbrojtjen e Perandorisë Perëndimore kundër barbarëve gjermanë.

"Brenda tij ndjente se po ecte drejt vdekjes, por megjithatë vazhdonte i vendosur për të vdekur në një mënyrë heroike. Nuk është më djaloshi ëndërrues që nuk rritej, por ngjan me një gjeneral fitimtar".

Juliani jo vetëm që përballoi pushtuesit, por dhe i ndoqi deri në det, një veprim ky që vonoi shkatërrimin e Perandorisë Romake për 3-4 shekuj. Vetë ushtarët e tij e nominuan Perandor, diçka që ai vetë nuk donte ta pranonte, por që pranoi vetëm pasi oficerët e tij e kërcënuan se nëse nuk do të pranonte, ata do të vinin një tjetër ushtarak në vendin e tij.

Pushton Ilirinë dhe vendoset në Nisë, nga ku dhe deklaron hapur besimin e tij në qytetërimin e modelit grek. U dërgon letra athinasve, korinthianëve, spartanëve dhe romakëve, të cilët e pritën me një mospëlqim. Kështu, ekzistonin dy Perandorë në Romë dhe përplasja ishte diçka e pashmangshme. Kështu, ndërsa Konstandini marshonte drejt Julianit, vdiq i sëmurë në Tarso të Kilikisë.

Para se të jepte shpirt, njeh si tashëgimtar të tij Julianin, në mënyrë që të shmangte një luftë të ftohtë të mundshme. Në dhjetorin e vitit 361 bëhet një hyrje triumfale e Julianit në Stamboll dhe populli e brohorit si Perandorin e parë që lindi aty.

Këtu fillon "drama" e filozofit Julian, i cili thirret t'i japë të drejtë vizionit të Platonit mbi Perandorin-Filozof. Platoni thonte se, republika ideale do të vijë vetëm kur qeveritarët të filozofojnë, ose filozofët të bëhen qeverisës.

"Më mirë të bësh të drejtën për një kohë të shkurtër dhe për arsye të saj të humbësh, se sa të jesh i padrejtë për një kohë të gjatë".

Juliani nuk donte të detyronte të gjithë banorët e Perandorisë ndjekës të sistemit Naconalo-Fetar. Dhe këtu vizioni që kishte Juliani ngjan me atë të Aleksandrit të Madh, domethënë një perandori ku të gjitha fetë të bashkëkzistojnë në mënyrë paqësore, diçka që perandorët romakë e realizuan në një nivel të lartë. Juliani kishte si një model jete Aleksandrin e Madh dhe Marko Aurelin, të cilët i admironte. Madje disa kundërshtarë të tij thonë se admironte Aleksandrin e Madh aq shumë sa besonte se ishte ai vetë rimishërimi i tij.

Por fanatizmat e asaj kohe nuk i lejuan të materializonte ëndrrën e tij politike. Nxjerr 5 dekrete të tjera për të përforcuar autoritetin e Parlamenteve lokale. Ndalon ta quajnë "Despot" dhe deklaron se quan veten e tij një anëtar të klasës parlamentare.

"Nuk vlen askund të himnosh Heronjtë e Lashtë, nëse nuk mundohesh t'u ngjash atyre".

Fillon të nxjerrë dekrete mbi tolerancën e feve, u rikthen pasuritë e tyre dhe kthen mbrapsht nga internimi ortodoksët, ndërsa njëkohësisht fshin sponsorizimet ndaj kishës katolike. Dhe të gjitha këto i bëri, ashtu siç thonte dhe vetë, në mënyrë që të rifunksiononte përsëri Rregulli i vjetër Romak, ku të gjitha fetë do të ishin të barabarta në Perandori.

Mundohet të miqësojë pjesë të ndryshme të krishterëve dhe të shmangë përplasjen e tyre me ata qëndrore. Forcon qëndrimin ndaj kristianëve dhe urdhëron ndalimin e mësuesve kristianë nga arsimi dhe i detyron ata të korrigjonin dëmet që kishin krijuar në tempujt e feve të tjera.

"Është absurde, disa që detyra e tyre është të interpretojnë veprat filozofike dhe oratorike të filozofëve, në të njëjtën kohë të përbuzin Zotat që ata ndëronin".

"Arsimi i drejtë nuk do të thotë të përdorësh bukur fjalët dhe gjuhën, por do të thotë dallimi i një qëndrimi të shëndoshë të menduari logjik, të kesh mendime të drejta mbi të mirën dhe të keqen, mbi të bukurën dhe të shëmtuarën".

Insiston të paraqitet në Parlament për të biseduar mbi ligjet, vazhdon të marrë pjesë në gjyqe, për të daluar vendime sa më të drejta. Ndonjëherë roli i tij i dyfishtë si Perandor dhe si Filozof, krijon brenda tij një luftë të brendshme për të marrë vendime.

Në korrikun e 362 vendoset në Antioki për të përgatitur ekspeditën kundër persëve, ndërsa relacionet e tij me banorët e kësaj zone sa shkojnë e përkeqësohen. Ekziston një seri e madhe reagimesh dhe jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga disa homoseksualë të pafe, që jetonin në atë kohë në Antioki. Por përsëri Juliani nuk veproi si një Perandor autoritetar por si një Perandor-filozof, duke u përgjigjur këtyre polemikave me një shkrim satirik dhe ia dërgoi. Kur e pyetën se pse nuk merr masa autoritare, ai u përgjigj:

"Injorantët duhet t'i mësosh dhe jo t'i dënosh. Sepse nuk mund të lindë një qytetërim në atë vend ku mbretëron injoranca". Muaj më vonë shkruan librin "Sipas galileasve ose të krishterëve" dhe në fillim të vitit 363 shkruan "Misopogonin". Në pranverë kryhet pushtimi i Persisë. Juliani kalon lumenjtë Tigri dhe Eurati dhe arrin deri në Ktisifonda dhe më 26 qershor, duke luftuar si gjithmonë në vijën e parë, plagoset për vdekje në një betejë kundër persëve.

Menjëherë pas vdekjes së Julianit, të krishterët dogjën bibliotekën e Antiokisë. Vazhduan me përzënie kolektive dhe vdekje të dhunshme ndaj filozofëve, dënime me vdekje për magji ndaj besimtarëve të Panteonit të lashtë. Vazhduan me shkatërrime tempujsh të lashtë, vendstërvitjeje dhe muzetë, dhe si përfundim ndalimin e detyruar të fesë së lashtë dhe gati sa nuk ndaluan dhe Lojërat Olimpike nga Perandori Teodosio në nëntorin e vitit 392.

Me vdekjen e Julianit, Perandoria Romake ra në një dekadencë të madhe, Bota e lashtë e Diturisë dhe e Virtytit ra në një narkozë të gjatë dhe dituria e çmuar u zhduk nga vendet perëndimore.

Juliani ishte një personalitet që është akuzuar për shekuj të tërë për veprën që u mundua të realizonte. Që nga viti 1950 dhe mbrapa, emri i tij ka filluar të rimëkëmbet në të gjithë botën.

Juliani ishte një "fanatik" i komunikimit, fliste dhe diktonte dhe kur nuk diktonte shkruante ai vetë, gjithmonë natën. Kur u bë perandor, filloi të komunikonte, të dërgonte letra tek shumë njerëz të edukuar, të besimeve të ndryshme fetare dhe nuancash, duke i thirrur afër tij.

Virtytet e tij nuk u harruan kurrë, madje as atëherë kur kisha e kritikonte dhe as sot. Është krejt paradoksale, sasia e njerëzve të mençur që e lavdërojnë. Fanatiku i krishterë Prudenti, në poemën e tij "Apoteoza" shkruan: "Me të vërtetë Juliani tradhtoi Zotin, ishte jashtëzakonisht i dobishëm për perandorinë me vlerat e tij ushtarake, qeverisjen e tij të ndershme dhe drejtësinë e rreptë të tij". Filozofi i njohur italian i epokës së Mesjetës, Marsilo Ficino, himnon Julianin si liderin e Neoklasicizmit dhe rinovues të mendimit grek. Lorenci kompozoi dhe luajti dramë në Firence për të vërtetuar se nuk ishin demonët që mbizotëronin mbi Julianin, por ai ishte një patriot i pastër.

I rritur brenda rreptësisë romake, respektonte ndërkaq jetën njerëzore dhe bazohej në fuqinë që ka shpirti. Ishte një nga shkrimtarët më të mirë të epokës së tij. U përpoq të bënte njerëzimin të ishte i lirë dhe i lumtur, duke i dhënë shembull popullit me jetën e tij të thjeshtë dhe shkruan:

"Mbreti duhet të jetojë jetën e tij të përshtatur me fjalët që thotë, në mënyrë që të jetë i tillë ashtu sikur do të formojë nënshtetasit e tij".

Nëpërmjet veprave të tij, është e lehtë të kuptojë dikush sinqeritetin që ai shpreh dhe nga ajo mori shkrimesh dallojnë tre, të cilat janë: "Lavdërime për Eusebinë", "Lavdërime për perandor Konstandion", dhe "Mbi veprimet e perandorit". Këto tre vepra ishin shprehje të ligjërimit kundrejt kushëririt të tij, perandorit Konstandio, i cili pas vrasjes së të gjithë familjes së Julianit, mbante kundrejt tij një armiqësi dhe dyshime të vazhdueshme.

Një nga biografët e tij që jetoi shumë vite afër tij, Amian Marcelini, në kapitullin e XXV të historisë së tij përmbledh:

Juliani ishte i denjë për t'u radhitur në serinë e burrave të mëdhenj, pasi zotëronte 4 virtytet kryesore: DITURINË, DREJTËSINË, MODESTINË, GUXIMIN.

MENDIME FILOZOFIKE TË JULIANIT

Të ngjajmë me Zotin, nuk do të thotë asgjë tjetër se sa të arrijmë të zotërojmë Diturinë më superiore për qëniet. Nuk shenjtërojmë Zotat as për pasuritë e tyre dhe as për thesarët e tyre, por për atë që thotë Homeri, se Zotat dinë gjithçka dhe më e rëndësishmja është se njohin veten e tyre.

Nuk ekziston përveçse një qëllim dhe një parim, të njohësh veten tënde dhe të përngjahesh me Zotat: Parimi pra është të njohësh veten tënde dhe në fund të ngjash me ata që janë më të mirë se ti.

Pa harruar se ekziston brenda nesh diçka më superiore se Mendja, një pjesë e vogël domethënë nga Njëshi dhe nga Mirësia që zotëron gjithësinë, ekuipazhi do të thonin i Shpirtit, nëpërmes së cilës, prezenca e Njëshit dhe e Mirësisë përqafon të gjithë Shpirtin.

Sepse ashtu sikur e Vërteta është një, edhe filozofia është një, mos të na duket e çuditshme pra se arrijmë tek ajo nëpërmes rrugësh të ndryshme. Sepse nëse një i huaj, pasha Zeusin, dikush nga të vjetrit, do të donte të kthehej në Athinë, do të mund të shkonte si nga toka ashtu dhe nga deti.

Platoni quan Zota ata që janë të dukshëm, domethënë Diellin, Hënën, Qiellin dhe yjet, por këto janë vetëm pasqyrimet e Zotave të padukshëm. Dielli që është i dukshëm nga ne nuk është gjë tjetër përveçse pasqyrimi i Diellit Mendor - të pakonceptueshmit nëpërmes trurit - dhe Diellit të padukshëm.

Sepse nën shndërrimin, miti ka për qëllim për të mësuar njerëzit, atëherë kur ai që e thotë i shmanget thënies, pasi kupton se ajo që do të thotë do të jetë diçka hidhëruese për dëgjuesit e tij.

Natyra dashuron të fshihet dhe nuk pranon të arrijnë tek veshët e njerëzve brutalë, fjalë mbi esencën apokrifike të Zotave.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers