Ndërgjegja, përse mendjet e mëdha nuk e "rrokin"


Studimi i ndërgjegjes është një prej fushave të reja më të diskutuara të biologjisë

Ker Than

Në një takim fizikanësh të zhvilluar vitin që kaloi, laureati i Cmimit Nobel, Dejvid Gros parashtroi 25 pyetje të shkencës që ai mendon se fizika mund të ndihmojë për t'u dhënë përgjigje. Të ngjeshura diku ndërmjet pikëpyetjeve mbi vrimat e zeza dhe natyrës së materies zë zezë e energjisë së zezë, kishin zënë vend pikëpyetjet e mëdha që enden përtej kufijve tradicionalë të fizikës, në fusha të cilat zakonisht kanë të bëjnë me shkencat e jetës. NJë prej pyetjeve të Gros kishte të bënte me ndërgjegjen njerëzore. Ai ngrinte pyetjen nëse shkencëtarët do të jenë ndonjëherë në gjendje të masin ndërgjegjen fillestare tek foshnjat dhe spekuloi se ndërgjegja mund të jetë e ngjashme me atë që fizikantët e quajnë "tranzicion fazash", një transformim madhor i menjëhershëm dhe i papritur që është rezultat i disa ndryshimeve mikroskopike. Shfaqja e superpërcjellshmërisë tek disa metale, kur këta ftohen nën pikën kritike është një shembull i tranzicionit të fazave.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Gros ka thënë se ai mendon që ndoshta ka nivele të ndryshëm të ndërgjegjes, por, ai beson se gjuha është një faktor shumë i rëndësishëm që dallon varietetin njerëzor nga ai i kafshëve. Gros nuk është i vetmi fizikan që ka ide në lidhje me ndërgjegjen.

Përtej mistikës

Roxhër Penros, një fizikan e matematicien në Universitetin e Oksfordit beson se, nëse një "teori e gjithçkasë" do të parashtrohet ndonjëherë në fizikë për të shpjeguar të gjithë fenomenet e njohur në univers, ajo duhet që të paktën pjesërisht të ketë diçka edhe për ndërgjegjen. Penros beson gjithashtu se mekanika kuantike, rregullat që "qeverisin" botën fizike në nivele nënatomikë, mund të luajë një rol të rëndësishëm tek ndërgjegja. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur studimi i ndërgjegjes konsiderohej si shumë abstrakt, shumë subjektiv apo shumë i vështirë për t'u studiuar shkencërisht. Por në vitet e fundit, ai është shfaqur si një prej fushave të reja më të diskutuara të biologjisë, e ngjashme me teorinë e vargut në fizikë apo kërkimi për jetë jashtëtokësore në astronomi. Duke mos qenë më ekskluzivitet i filozofëve dhe mistikës, ndërgjegja tashmë tërheq vëmendjen e shkencëtarëve nga një shumëllojshmëri fushash, ku secili prej tyre ka teorinë e vet se çfarë është ndërgjegja dhe si buron ajo prej trurit. Në shumë besime fetarë, ndërgjegja është e lidhur ngushtë me nocionin e lashtë të shpirtit, idenë që brenda secilit prej nesh, ekziston një esencë jomateriale e cila i mbijeton vdekjes dhe ndoshta daton që përpara lindjes. Besohej se shpirti ishte ai që na lejonte ne të mendonim dhe të ndienim, të kujtonim dhe arsyetonim.

Personaliteti, individualizmi dhe humanizmi ynë besohej se buronin të gjithë nga shpirti. Në kohët e sotme, këto gjëra përgjithësisht u atribuohen proceseve fizike në tru, por gjithësesi është ende e panjohur se si sinjalet kimikë dhe elektrikë, ndërmjet mijëra miliardave qelizave të trurit të quajtura neurone transformohen në mendime, emosione dhe në një kuptim të vetvetes. "Pothuajse të gjithë bien dakord se do të ketë një lidhje shumë të fuqishme ndërmjet asaj cfarë ndodh në tru dhe ndërgjegjes", thotë Dejvid Kalmers, një profesor i filozofisë dhe Drejtor i Qendrës për Ndërgjegjen në Universitetin Kombëtar të Australisë. "Pyetja është se çfarë loj shpjegimi do të ofrojë kjo lidhje. Ne duam më shumë se thjeshtë një lidhje, ne duam një shpjegim - si dhe përse proceset e trurit rezultojnë në ndërgjegjen? Ky është misteri i madh".

Thjeshtë pranoje

Kalmers është më së miri i njohur si një studiues që bën dallimin mes problemeve të "lehtë" të ndërgjegjes dhe problemit "të vështirë". Problemet e lehtë janë ata që kanë të bëjnë me funksione dhe sjellje, të cilat lidhen me ndërgjegjen dhe që përfshijnë pyetje të tilla si: Si ndodh perceptimi? Si bashkon truri lloje të ndryshëm të informacioneve sensorë për të prodhuar iluzionin e përvojës? "Këta janë ata që unë i quaj problemet e lehtë, jo sepse janë të parëndësishëm, por për arsye se zënë vend në metodat standarte të shkencave konjitive", thotë Kalmers.

Problemi i vështirë për Kalmers është ai i përvojës subjektive. "Ke një lloj të ndryshëm eksperience - një cilësi të ndryshme eksperience - kur sheh ngjyrë të kuqe, kur sheh ngjyrë të gjelbër, kur dëgjon C e mesme, kur shijon cokollatë", shton ai. "Sa herë që je i vetëdijshëm, sa herë ke një përvojë subjektive, ndien dicka".

Disa Kalmers, natyra subjektive e ndërgjegjes nuk lejon që ajo të shpjegohet me anën e komponentëve më të thjeshtë, një metodë kjo që përdoret me një sukses të madh në fusha të tjera të shkencës.

Ai beson se ndryshe nga pjesa më e madhe e botës fizike, e cila mund të ndahet në atome, apo në organizma, të cilët mund të kuptohen si të ndërtuar me qeliza, ndërgjegja është një aspekt i pandashëm dhe i pazvogëlueshëm i universit, si hapësira, koha dhe masa. "Në një farë mënyre, ato gjëra nuk patën nevojë të shtjellohen", thotë Kalmers. "Ato ishin pjesë e pajimeve themelore të botës gjatë të gjithë kohës". Në vend që të përpiqet të reduktojë ndërgjegjen në dicka tjetër, Kalmers beson se ndërgjegja është dicka që thjeshtë duhet marrë dhe pranuar si e mirëqenë, në të njëjtën mënyrë si hapësira, koha dhe masa janë në fizikë. Sipas këtij këndvështrimi, një teori e ndërgjegjes nuk do të shpjegonte se cfarë është ndërgjegja, apo si është shfaqur ajo; në vend të kësaj, ajo do të përpiqej të shpjegonte marrëdhënien ndërmjet ndërgjegjes dhe cdo gjëje tjetër në këtë botë. Megjithatë, jo gjithkush është entuziast për këtë ide.

"Jo shumë e dobishme"

"Nuk është shumë e dobishme", thotë Suzan Grinfild, profesoreshë e farmacologjisë në Universitetin e Oksfordit. "Nuk mund të të hyjë shumë në punë", thekson ajo. "Eshtë ngushëllimi i fundit, sepse cfarë mund të bësh me këtë ide? Nuk mund ta vërtetosh apo ta hedhësh poshtë, dhe nuk mund ta shijosh.

Nuk të ofron një shpjegim, apo ndonjë ndricim, apo ndonjë përgjigje për pyetjen përse njerëzit ndihen ashtu si ndihen".

Teoria që vetë Grinfild ka sa i përket ndërgjegjes është e ndikuar nga përvoja e saj në punën me ilacet dhe sëmundjet mendore. Ndryshe nga shkencëtarë të tjerë - më i spikaturi Frnsis Kirk, një prej zbuluesve të ADN-së dhe kolegu i tij Kristof Koh, një profesor i sistemeve nervorë në Kaltek - që besonin se aspekte të ndryshëm të ndërgjegjes, si vetëdija pamore janë të koduar përmes neuroneve të caktuar, Grinfild mendon se ndërgjegja përfshin grupe të mëdhenj neuronesh të paspecializuar që janë të përhapur në të gjithë trurin.

E rëndësishme për teorinë e Grinfild është një dallim ndërmjet "ndërgjegjes" dhe "mendjes", terma që ajo thotë se shumë prej kolegëve i përdorin këmbyeshëm, por që ajo beson se janë dy koncepte krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri. "Flitet për humbje të mendjes, apo hedhje në erë të mendjes, apo që je krejt jashtë mendjes, por këto gjëra jo domosdoshmërish flasin për një humbje të ndërgjegjes", thotë Grinflid. "Po kështu, kur humbet vetëdijen, kur shkon të flesh natën apo kur je nën efektin e anestezisë, nuk është se mendon se do të humbasësh mendjen".

Si lagështia e ujit

Sipas Grinfild, mendja është e përbërë nga lidhja fizike ndërmjet neuroneve. Këto lidhje zhvillohen në mënyrë të ngadaltë dhe ndikohen nga përvojat tona të mëparshme, kështu që, truri i gjithkujt është unik. Por, ndërsa mendja i ka rrënjët në lidhjet fizike ndërmjet neuroneve, Grinfild beson se ndërgjegja është një karakteristikë e zhvilluar e trurit, e ngjashme me "lagështinë" e ujit apo "transparencën" e qelqit, ku të dyja këto janë karakteristika që kanë ardhur si rezultat i - domethënë burojnë nga - veprimeve të molekulave të caktuara.

Për Grinfild, një përvojë e ndërgjegjshme ndodh kur një stimul - qoftë i jashtëm, si një ndjesi, apo i brendshëm, si nëj mendim apo kujtim - shkakton një reaksion zinxhir brenda trurit. Ashtu si ndodh në rastin e një tërmeti, cdo përvojë e ndërgjegjes ka një epiqendër, dhe valët nga ajo epiqendër përhapen në të gjithë trurin, duke rekrutuar neurone gjatë rrugës.

Mendja dhe ndërgjegja janë të lidhura në teorinë e Grinfild sepse forca e një eksperience të ndërgjegjshme përcaktohet nga mendja si dhe nga forca e lidhjeve ekzistuese të neuroneve në të - lidhje të cilat janë krijuar prej përvojave të mëparshme. Një pjesë e misterit dhe ngacmimit që shkakton ndërgjegja është se shkencëtarët nuk e dinë se cfarë forme do të ketë përgjigja përfundimtare. "Nëse unë do t'ju thoja se kam zgjidhur propblemin e vështirë, ju nuk do të ishit në gjendje të hamendësonit nëse do të ishte formulë, një model, një ndjesi apo një ilac", thotë Grinfild. "Çfarë do ju kisha dhënë?"

Google+ Followers