A NA MBRON VËRTET TALISMANI?

Ashtu si breshkat, ne kemi nevojë për një zhguall për të mbrojtur brishtësinë tonë. E ardhmja na tremb, kemi frikë nga forcat e padukshme dhe kemi nevojë për shpresë, dashuri dhe lumturi


Talismani universal

Talismani i vërtetë i ngjan një baterie solare apo diellore, e cila rikarikohet. Ashtu si breshkat, ne kemi nevojë për një zhguall mbrojtës edhe pse të padukshëm, për të mbrojtur brishtësinë tonë.

E ardhmja na tremb, kemi frikë nga forcat e padukshme dhe kemi nevojë për shpresë, dashuri dhe lumturi.

Që nga kohët e lashta, njeriu ka mësuar ta dallojë atë që është e përgjithshme nga ajo që është e veçantë, sepse ka patur një simbol të veçantë, një ngjyrë apo një formë të pazakontë dhe një vlerë të shenjtë.

Praktikisht e veçanta ka një energji speciale që e bën magjike. Gjithçka që na rrethon mund të shndërrohet në një objekt fatsjellës: lule, kafshë, gurë, objekte, shenjë, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qoftë dhe disa fjalë të shkruara.

Në Talisman janë të gravuara simbolet magjike, të cilat ndikojnë direkt në botwn astrale-eterike, pra me botën tjetër, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpie apo realizimin e një qëllimi të caktuar..

Shumë njerwz e mbajne Talismanin edhe kur të sëmuret një njeri. Ata besojnë se ky mjet mund t'i mbrojë nga sëmundjet, madje se ka edhe fuqi shëruese. Talismanët ashtu si Amuletët bëhen edhe për fat në jetë, fat në punë, fat në martesë etj. Me bartjen e Talismanit me vete për mbrojtje kundra magjive të zeza ose lënies së tij në shtëpi, bëhet mbrojtja totale kundra çdo magjie të zezë, pra personi është i mbrojtur përgjithmonë. Besohet se, nëse Talismani është i bërë për qëllimet tjera dhe të këqija ai me të njëjtën fuqi ndikon te personi, duke e kthyer këtë të keqe kundër tij.

Fjala "Talisman" është fjalë francezo-spanjole. Në këto gjuhë ka ardhur prej Arabishtes - 'Talisman', ku në gjuhën arabe shqiptohet "Tatim". Ndërsa në gjuhën greke fjala "Talisman', do te thotë: të mbushësh ose mbushje dhe e tillë është natyra e Talismanit. Ai bëhet me shumë lloj objektesh, duke filluar prej letrës, drurit, pergamentit (lëkurës), gurit dhe metalit. Talismani më i fuqishëm bëhet në metal të Arit dhe në atë të Argjendit. Talismani pa asnjë dyshim bën ndryshime në rrethin ku qëndron. Nëse Talismani programohet për mbrojtjen e tërë shtëpisë apo tërë familjes ku jeton ai, me siguri atë familje e mbron pa ndërprerë kundra sulmeve të errëta magjike që dikush mundohet t'i bëjë asaj familje apo shtëpie.

Po nëse Talismani është mbushur për një qëllim tjetër, si fat në dashuri apo sukses në financa, apo fat në jetë, ai ndikon me të njëjtën fuqi dhe intensitet pa ndërprerë te personi i dedikuar.

Talismanët ndikojnë si në fushën Psikologjike ashtu edhe në atë Magjike, pra përveç se të mbron, të bën dhe të ndihesh më mirë dhe më i mbrojtur.

Talismani përdoret si pikë përqendrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar.

Në qoftë se besoni mr të vërtetë në Talisman se ai ju ndihmon në mbrojtje ose pa marr parasysh se për çfarë qëllim tjetër besoni në të, kjo ju jep vetëbesim, zgjon optimizëm e mobilizon dhe aktivizon energjinë për arritjen e qëllimit të caktuar që ju e dëshironi.

Në këtë mënyrë formohet kushti më i mirë që ta arrini suksesin tuaj në mbrojtje apo për ndonjë arritje tjetër të ndonjë suksesi, si në dashuri, pasuri, fat, etj.

Pra sukseset apo mos sukseset varan nga këto kushte dhe veçanërisht në besim e plotë në vetvete. Besimi në fuqinë e Talismanit bën me të vërtetë ndryshime të caktuara te individët, familje apo masë.

Mirëpo, është edhe një gjë shumë interesante për Talismanët, siç e shpjegojnë magjistarët më të mëdhenj të tw gjitha kohërave, ku thonë se Talismanët ndikojnë edhe nëse individi nuk beson në të - këtë e ka treguar edhe praktika.

Pra, edhe te personi, i cili nuk beson në Magji të Zezë dhe sëmuret nga ajo, Talismani ndikon tek ky individ ose familja edhe pse ata nuk besojnë fare në të. Pra, besimi në talisman nuk bën gjë tjetër veçse ja shton atij më tepër fuqinë. Ai tërheq në vetvete energjinë psikike e kozmike dhe i kthen mbrapa ato të shumëfishuara.

Pra, Talismani është makinë psikologjike dhe simbolet që gjenden të gravuar në to e transferojnë energjinë tek një qëllim i caktuar, duke e matrializuar më vonë në botën fizike.

Talismani ndikon që dëshira tw realizohet. Është një makinë, e cila ndihmon në lidhjen e botës fizike me atë shpirtërore, duke e kthyer një dëshirë dhe një ëndërr në realitet.

Talismani ritual

Ku është dallimi i Talismanit tw zbrazët dhe atij të mbushur me rituale? Një Talismani i zbrazët është ai që e blen dhe e vë në qafë apo në dorë si zbukurim. Këta Talismanë nuk janë asgjë tjetër veç një zbukurim për qafën apo trupin tuaj. Ata i përngjanë një baterie elektrike, e cila nuk ka rrymë në të, pa rrymë bateria nuk bën dritë.

Ndërsa, Talismanët e mbushur me ritual special të Magjisë së Bardhë, janë si bateria elektrike e mbushur me rrymë, e cila jep pa ndërprerë dritë e të ndihmon që ta hapë rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar.

Talismanët janë si Piramidat, të cilat e mbledhin energjinë prej kozmosit, por janë dhe si gjenerator edhe pse nuk prodhojnë vetë energji. Energjinë që ekziston si energji biokozmike e drejtojnë dhe e përqendrojnë në një qwllim të caktuar.

Talismanët kur bëhen vetëm për një individ, ndikojnë vetëm për atë individ dhe për asnjë tjetër. Por nëse bëhen për më shumë individ dhe mbushen me ritualin e duhur ata ndikojnë edhe tek ata persona.

Në Talisman duhet të cekët emri i individit ose familjes, datëlindja, ndonjë shenjë speciale si p.sh., shpirti i nënshkrimit të diellit apo të hënës, apo të ndonjë planeti tjetër.

Në talisman mund të fryhen lutje speciale si për mbrojtje kundra magjive të zeza, ashtu dhe për qëllime të caktuara sipas dëshirës së personit.

Nëse është i bërë si Talisman Universal pa u caktuar personi ose familja, atëherë fuqinë e tij e përqendron tek personi që e mban atë. Në pjesën e përparme të Talismanit janë të gravuara shenjat magjike të planetëve dhe sinjale, të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në ndërdijen e personit (shpirtin).

Ndërsa mbrapa Talismanit, i cili zakonisht është i zbrazët mund të gravohet numri magjik i emrit të personit, për të cilin bëhet Talismani ose një shenjë fatsjellëse.

Cilat janë disa nga hajmalitë më të zakonshme në kultura të ndryshme?

Kryqi: përfaqëson ekuilibrin, ka për funksion të japë shëndet dhe mbrotje dhe e ka prejardhjen nga Mesdheu. Ekzistojnë 285 lloje kryqesh dhe të gjithë kanë një funksion mbrojtës, si një bekim. Krishti i martirizuar nuk është domethënia e vetme e tij. Kryqi është simbol i diellit, bashkimi i të kundërtave, pra, është një centralizues i fuqishëm i energjisë. Të mbron nga aksidentet, sëmundjet dhe nga takimet e këqija.

Zemra: do të thotë dashuri, të mbron nga syri i keq dhe e ka origjinën nga Orienti i mesëm.

Në të gjitha kulturat e lashta zemra është qendra e jetës, e vullnetit dhe e inteligjencës. Sot, domethënia e jetës është zëvendësuar me atë të dashurisë dhe zemra është bërë një emblemë e besnikërisë dhe premtim i ndjenjave.

Patkoi: do të thotë mbrojtje, mbron martesën dhe shtëpinw dhe e ka prejardhjen nga Europa e Veriut.

Falë magjisë së majave të tij që largojnë fushat manjetike negative, patkoi ka qenë i detyruar si dhuratë dasme në mbrojtje të shtëpisë dhe të nuses. Materiali me të cilin është bërë patkoi, hekuri, është konsideruar shumë i fuqishëm. Përveç shtëpisë dhe martesës, patkoi i vendosur në makinë ose në anije mbron nga aksidentet dhe nga rreziqet e detit.

Hëna: përfaqëson gruan dhe kohën, sjell pjellori, shëndet për fëmijët dhe mbron nga zhgënjimet e dashirisë.

Hëna në formë drapri është shumë e dashur për egjiptianët dhe babilonasit e lashtë, sepse përmbledh në vetvete 2 simbole magjike thelbësore: ciklin e fazave hënore që përkon me ciklin e rigjenerimit të organizmit njerëzor dhe bollëkun. Në Islam është nëna e Allahut dhe mbron gratë dhe fëmijët, duke luftuar kundër anktheve dhe zhgënjimeve të dashurisë.

Peshku: përfaqëson fekondimin, ndihmon në rimëkëmbjen e miqësive dhe përmirëson pjellorinë dhe e ka origjinën nga Greqia. Në botën mesdhetare është shenjë fatsjellëse e bollëkut dhe e pjellorisë, ndërsa në Indi ka kuptimin e dijes, sepse zoti Visnu, i mishëruar tek një peshk, i shpëtoi njerëzit nga përmbytjet, ndërsa Shiva e veshur si një njeri-peshk u mësoi atyre jogën.

Dhëmbi: përfaqëson pushtetin dhe forcën, garanton fitimin në lojë dhe e ka prejardhjen nga Afrika.

Vjen nga një sens respekti dhe frike ndaj kafshëve mishngrënëse. Është një hajmali e fuqishme që rregullon forcën fizike, kurajon dhe suksesin. Sjell fat për ata që merren me lojra të rrezikshme, të cilat kërkojnë kurajo.

Tërfili katërgjethësh: sjell fat në të gjitha fushat dhe e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara.

Në qoftë se tërfili i thjeshtë sjell fat, është i paimagjinueshëm ndikimi i atij me katër fletë që Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se të dëbohej për shkak të mollës së famshme. Katër gjethet e tij përfaqësojnë katër drejtimet, por edhe katër gjërat më të dëshiruara nga njeriu: suksesin, dashurinë, shëndetin dhe fatin.

Bretkosa: paraqet pjellorinë, përmirëson seksualitetin, dashurinë dhe favorizon rigjallërimin dhe e ka origjinën nga Egjipti i lashtë. Prej ari apo qeramike blu, është një simbol antik i pjellorisë dhe i rilindjes. Dea Rana në Egjipt ishte Dea që favorizonte lindjet, por edhe dashurinë. Që nga momenti që lindte nga uji si Afërdita, garantonte mbrojtje për ata që braktiseshin nga një njeri i dashur dhe mbronte shtëpinë me të gjithë banuesit e saj.

Rrota: përfaqëson rastësinë dhe fatin, ndihmon në transformim dhe në rigjallërim dhe vjen nga India.

Është një simbol shumë i qartë i fatit që transformon gjithçka, pra asgjë nuk mbetet e njëjtë, gjithçka lind e vdes, duke u ringjallur gjithmonë sipas një cikli të vazhdueshëm. Është simboli i diellit me të gjitha rrezet e tij të jetës, shëndetit, dijes dhe fatit që, sido që të shkojë rrjedha e jetës, është gjithmonë gati të na ndihmojë.

Gjarpri: do të thotë përjetësi dhe rilindje shton fuqinë, favorizon shërimin, shëndetin dhe vazhdimësinë.

Një kundërvënie e një simbolizmi të dyfishtë, syrit të keq dhe shërimit, është emblema e vdekjes pas së cilës vjen ringjallja. Jo rastësisht gjarpri e ndërron herë pas here lëkurën, duke përkuar me ciklin e ndryshimit të gjërave. Në Egjipt, Kobra ishte simbol i Faraonit dhe ishte vënë si ornament në kurorën e tij, si shenjë e fuqisë së përjetshme.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers