Me anë të hipnotizimit të bindin të shërohesh


Sot përdoret një mënyrë e re për të kuruar ankthin, depresionin dhe turpin

Kur bëhet fjalë për hipnozën, mendja të shkon tek një teknikë e trashëguar që në vitet tetëqind, e cila ka të bëjë me magjinë, por në fakt hipnoza është totalisht tjetër gjë deri në pikën e të qënurit një formë moderne psikoterapie. Gjatë viteve ka transformuar elementët dhe objektivat e saj. Nuk përdoret më për të shtyrë pacientin që të kujtojë të kaluarën e tij, ose për të zbuluar se kush ka qenë në jetën e përtejme, ose për të gjetur rrënjët e një traume të vjetër fëmijërie, por për të vendosur një modalitet të ndryshëm komunikimi.

Pacienti në fakt, shtyhet në një gjendje të veçantë ndërgjegjeje, në të cilën jeton situata imagjinare sikur ato të ishin "reale". Këto situata psikoterapisti i formulon në mënyrë që të ndihmojë pacientin të "rimodelojë" sjellje, zgjedhje ose gjendje të ndryshme shpirtërore. Kjo metodë e re hipnotizimi përdoret në shumë raste terapeutike si: për të kuruar ankthin, depresionin, fobitë, mospërshtatje sociale dhe familjare, madje edhe shqetësime të sferës seksuale. Hipnoza po fillon të bëhet mjaft e nevojshme për të kuruar alexitiminë, një shqetësim i sferës afektive dhe sociale, e cila pengon aftësinë për të komunikuar ndjenjat personale dhe gjendjen shpirtërore, e cila ka qenë gjithmonë një pengesë për teknikat tradicionale të psikoterapisë.

Një studim i kryer nga Marie Carie Gay, e departamentit të psikologjisë në Universitetin e Parisit, i publikuar në revistën "Contemporary Hypnosi", ka konfirmuar kohët e fundit efikasitetin e hipnozës. Eksperimentimi është bërë me anë të 36 grave, nga 18 deri në 46 vjeç, të zgjedhura rastësisht dhe të gjitha vullnetare. Gjysma e tyre i janë nënshtruar hipnotizimit dhe gjysma tjetër është sjelluar si një "grup kontrolli", pra nuk ka ndjekur asnjë terapi. Të gjithë subjektet janë vlerësuar nëpërmjet një sërë testesh, për të verifikuar aftësinë e imagjinatës dhe përshtajes së tyre, nivelin e ankthit dhe prezencën eventuale të depresionit. Gjithashtu i janë përgjigjur një pyetësori për të vlerësuar profilin cilësor të kënaqësisë dhe sodisfaksionit në jetët e tyre. Çdo seancë psikoterapie hipnotike zgjaste tridhjetë minuta dhe ishte individuale. Psikoterapia hipnotike ka vazhduar për 4 javë, me një total prej tetë seancash (për një cikël terapie, në përgjithësi nevojitet një dyzinë). "Hipnoza - shpjegon Oliver Luminet, nga Universiteti i Lovanio, një nga autorët e kërkimit - krijonte tek pacientet një gjendje koshience të ndryshme nga ajo e zakonshmja: perceptimi i ambientit real ulej dhe vëmendja përqëndrohej tek situatat imagjinare, të cilat krijonin një gjendje mirëqënieje, të karakterizuar nga qetësi shpirtërore, por edhe një ndjenjë kurioziteti, si pasojë e perceptimit të gjendjes së hipnozës. Objektivi ishte të krijoje situata imagjinare, haluçinative dhe aktive, për shembull pacientëve i krijohej gjendja sikur po mbanin një diskutim në publik, një situatë e cila të shtyn të ndërmarrësh ndryshime reale në sjellje." Të gjithë subjektet që i ishin nënshtruar psikoterapisë hipnotike kanë shfaqur një reduktim të pikëve në testet e ndryshëm të bërë për të vlerësuar situatat emotive, duke kaluar nga një fillim prej 65.23 (vlerë mesatare), tek 58 pas katër javësh terapi dhe 56.54 pas tetë javësh. Për grupin e kontrollit (d.m.th. që nuk ishin përfshirë në terapi) vlera mbeti e pandryshuar "Mundësia për të përdorur aftësitë e imagjinatës nën efektin e hipnozës - qartëson Gianpiero Mosconi, drejtor i Shkollës Evropiane të psikoterapisë hipnotike të Milanos, - e bën terapinë relativisht më të shpejtë dhe është pikërisht kjo një nga avantazhet më të madha të kësaj teknike. Studimi i grupit të koordinuar nga Marie Claire Gay është një konfermë e mëtejshme e faktit që hipnoza mund të konsiderohet një formë terapie e plotë, e denjë për t'u zhvilluar dhe eksperimentuar për qëllime mjekësore, ashtu siç ka deklaruar prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh Shoqëria Mjekësore për Studimin e Hipnozës (Amisi).

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers