Lufta e motorëve të kërkimit

Kundërpërgjigjja e qetë dhe plot vetëbesim e një kampioni në fushën e internetit


Beteja e "Bing" kundër gjigandit "Google"

Çdo vit, "Millward Brown", një fi rmë që merret
me sondazhe, ku vlerëson pasuritë e
markave të ndryshme në botë, përcakton
vlerën në dollarë të dhjetëra logove që
dominojnë jetën tonë të përditshme. Vitet e fundit,
rezultatet e këtyre sondazheve kanë nxjerrë vazhdimisht
të njëjtin rezultat për sa i takon njërës prej
fi rmave më të fuqishme: "Google". Ajo, 5 vitet e fundit,
konsiderohet si ndër më të fuqishmet dhe më
fi timprurëset në treg. Raporti i fundit e vlerëson pasurinë
e "Google" me një vlerë 100 miliardë dollarë.
Ajo çka është vërtet për t‘u çuditur, është
mënyra me të cilën "Google" ka arritur ta bëjë për
vete publikun. Ndryshe nga të gjitha kompanitë e
tjera, si "Microsoft", "Coke", IBM, "McDonald‘s", që
shpenzojnë shuma të jashtëzakonshme në reklama
e fushata publicitare për të bërë për vete një pjesë
të klientelës, "Google", që pjesën më të madhe të të
ardhurave e fi ton pikërisht nga reklamat, shumë
rrallë i ka përdorur ato për të reklamuar shërbimin e
saj. Në stilin e "Google" nuk ka qenë kurrë reklamimi
i vlerave, sepse "Google" gjithmonë ka menduar
se vlerat shndrisin vetë, pa ndihmën e dritave. E
ndërkaq modestia e "Google" dhe gjithë fuqia e saj
po vihet në provë si kurrë ndonjëherë. Firma, zyrat
qendrore të së cilës ndodhen në Mountain View,
Kaliforni, duket se po e ndjen sulmin e konkurrencës.
Kështu, në qershor konkurrentët më të
mëdhenj të "Google", "Microsoft" dhe "Yahoo"-së
vendosën që të bashkojnë forcat për ta mundur dhe
për ta rrëzuar nga froni i "mbretëreshës" së motorit
kërkues më të fuqishëm në botë. Marrëveshja e
mësipërme mes dy gjigantëve, që është në pritje të
aprovimit nga ana e qeverisë, do të krijonte një rival
të fortë e jashtëzakonisht të pasur për "Google". Por
konfl iktet kanë nisur të lindin edhe në zona të tjera
të dominuara deri më tani nga "Google". Ndër to
mund të përmendim e-maile dhe programet e zyrës
("Gmail" dhe "Google Docs"), sistemin e celularëve
("Android") dhe kërkuesin e rrjetit ("Chrome").
"Google" skanon dhe shet libra, drejton një sistem
celularësh dhe po punon madje edhe për një sistem
operativ kompjuterik që do të rivalizojë "Windows".
Shefi ekzekutiv i "Google", Eric Schmidt, së fundi
hoqi dorë nga pozicioni i tij si anëtar i bordit të drejtorëve
të "Apple", pasi të dyja kompanitë, aktualisht,
po rivalizojnë dhe po e konkurrojnë njëra-tjetrën në
shumë fusha. Departamenti Amerikan i Drejtësisë
po heton një marrëveshje ligjore mes "Google" dhe
industrisë publicitare në lidhje me shërbimin e
skanimeve të librave dhe sipas të dhënave të para
duket se "Google" ka një problem në këtë marrëveshje.
Por, megjithatë, për momentin problemi
më i madh që "Google" me të vërtetë ka e më të cilin
i duhet të përballet seriozisht është "Microsoft". Gjiganti
i software po shpenzon 100 milionë dollarë për
të futur në treg motorin e ri të kërkimit "Bing" dhe
ndërkohë të eliminojë tërësisht "Google" si motor
kërkimi. Reklamat e "Bing" ndodhen gjithkund. Ato
të sugjerojnë se "Google" ka marrë fund, se përmes
"Google" ne nuk gjejmë kurrë atë çka kërkojmë
dhe "Google" veçse na ha kohën kot. "Microsoft"
pretendon se "Bing" nuk është një motor kërkimi i
mirëfi lltë, por një "motor vendimi". Se çfarë nënkupton
kjo shprehje nuk është ende e qartë. Nga ana
e jashtme "Bing" duket se funksionon në të njëjtën
mënyrë si "Google": mjafton të shtypësh disa fjalë
kyç dhe pas disa çastesh të paraqiten rezultatet,
ndërsa marketingu pretendon se "Bing" është
shumë më i mirë se "Google". Sipas të dhënave
të fundit në qershor, muajin kur u lançua, "Bing"
ka kapur 8.9% të tregut. Sipas një ish-inxhiniereje
që ka punuar për "Google", të gjithë u habitëm
nga kjo arritje e "Bing". Por "Google" duket se nuk
është aspak e shqetësuar për një arritje të tillë, që
e quan fi llestare dhe të mbështetur nga një fushatë
e jashtëzakonshme publicitare. "Google" është një
"lopë" e vërtetë që bën para dhe fi rma investon në
mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë
së "Google" dhe futjen e të rejave të vazhdueshme.
Në këtë firmë janë punësuar disa prej inxhinierëve
më të zotë e më mendjendritur të botës, që
paguhen me shifra marramendëse dhe lihen të lirë
të punojnë të qetë në kreativitetin e tyre. Vetëm
këtë muaj "Google" bëri të ditur se po punonte për
një projekt të quajtur "Caffeine", që ka të bëjë me
një remont kapital të infrastrukturës e që premton
një përmirësim të jashtëzakonshëm të motorit të
kërkimit që do të pasurohet me më shumë shpejtësi
dhe me më shumë cilësi e informacion. "Ne nuk
jemi aspak duke pushuar. Po krijojmë në mënyrë
të vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme", thotë
zëdhënësi i "Google".
Kjo tendencë për një përmirësim të vazhdueshëm
është padyshim shumë fitimprurës.
Kështu, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dy të tretat e kërkimeve bëhen në "Google",
ndërkohë që "Yahoo" ka më pak se 20% të tregut dhe
vetë "Microsoft" 10%. Pavarësisht pretendimeve të
"Microsoft", pjesa më e madhe e njerëzve thonë se
"Google" është shumë e mirë ashtu siç është dhe zor
se ndonjë motor kërkimesh do të mund ta zëvendësojë.
Por "Microsoft" është e bindur që bashkimi me
"Yahoo"-në do të ndihmojë shumë në ndryshimin
e këtij perceptimi të njerëzve. Nëse ky partneritet
do të zyrtarizohet dhe do të aprovohet, "Microsoft"
do të bashkohet me "Yahoo"-në, çka do të thotë që
nëse një fjalë e caktuar do të shkruhet te kërkimi
i "Yahoo"-së rezultati i kërkimit do të jetë i ofruar
nga "Bing". Sipas "Microsoft", motorët e kërkimit
përmirësohen nga përdorimi i vazhdueshëm, që
do të thotë se nëse për shembull motori i kërkimit
vë re një klikim të madh te videot e Britney Spears,
në kërkimet e ardhshme ai i vendos këto video në
rezultatet e para të kërkimit. Përmes kësaj mënyre
"Bing" synon që të mundë "Google". Ndërkohë,
"Microsoft" do të merret edhe me zgjerimin e informacionit
e të dhënave dhe do të analizojë edhe
kërkimet e njerëzve për t‘i bërë përgjigjet sa më të
efektshme dhe pranë kërkesave të shumicës. Për
sa i përket "Google", sipas shefi t të ekonomistëve të
kompanisë nuk bëhet fjalë për sasinë apo cilësinë
e të dhënave, por për recetën e tyre. Për sa i përket
"Google", në këtë rast vlerë kanë algoritmet, të cilat
ajo i ka përdorur që prej më se një dhjetëvjeçari. Ato
janë avantazhi më i fortë konkurrues i "Google" dhe
pika e fortë që do të sfi dojë edhe sulmin e fundit
nga "Microsoft". Nëse do t‘i pyesësh punonjësit
e "Google" në lidhje me reklamat e "Bing", ata të
thonë se ato "janë torturuese". Ata e konsiderojnë
këtë fushatë si mashtruese dhe çoroditëse e mbi
të gjitha krejtësisht të padrejtë, pasi në to fl iten
veçse gënjeshtra për "Google". Edhe në të shkuarën
"Microsoft" nuk është treguar shumë e mençur
në përzgjedhjen dhe formulimin e reklamave për
produktet e saj. Por, pavarësisht kësaj, cilat janë
strategjitë me të cilat mund t‘i kundërpërgjigjet
"Google" "Bing", nëse ky motor kërkimi me të vërtetë
do të bëjë përpara në treg? Instinkti i parë i "Google"
ka qenë gjithmonë që nga telashet të dalë gjithmonë
më e rinovuar se para tyre. Ndërkohë në "Google"
ka një sërë veçorish për të cilat publiku mund të
mos jetë shumë në dijeni. Për shembull, a e dini se
mund të gjeni në "Google" parashikimin e motit për
zonën ku ndodheni, apo se mund të gjeni shumat e
konvertimeve të monedhave të ndryshme? Reklamimi
i detajeve të saj nuk ka qenë kurrë në stilin e
punës dhe të veprimit të "Google", por nëse do ta
shohin të nevojshme, vendimmarrësit e "Google"
mund të organizojnë një fushatë përmes së cilës do
të sqarohen shumë detaje të motorit.

Google+ Followers