Lavdia e Belle Epoque

Një prej periudhave më mbresëlënëse që ka përjetuar Evropa moderne


Kur flet për Belle Epoque, zakonisht gjithkush ka idetë e tij se çfarë dome- thënie ka patur ekzaktësisht kjo periudhë. Nuk ka asnjë dyshim që bëhet fjalë për një kohë diku mes viteve 1871 dhe 1914. Kërkimet historikë ende nuk e kanë fiksuar termin. Atëherë, kur nisi me të vërtetë dhe sa zgjati?

Në dhjetor të vitit 1877, Uilliam Morris mbajti leksionin e tij të famshëm mbi "Artet Dekorativë" në Londër; lëvizja "Arte dhe zeje" lindi diku rreth 1880. Në vitin 1882, Oscar Wilde kontribuoi për përhapjen e esteticizmit duke botuar letrat e tij mbi "dekorimin e shtëpisë". Në Paris, "Chat Noir", u hap në 1881 dhe Moulin Rouge në 1886. Në Nancy, Emile Galle prodhoi veprën e tij të parë në qelq në 1883 dhe Panairi Botëror i Parisit që inauguronte Kullën Eiffel u zhvillua në 1889.

Fjalë për fjalë, do të thotë Era e Bukurisë. Një emër që iu dha në Francë, në periudhën që nga fundi i luftës franko-prusiane (1871) deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore (1914), kohë në të cilën standardet e jetesës për klasën e lartë dhe të mesme u rritën, duke sjellë atë që nga shumëkush atëherë dhe sot e ka quajtur epoka e artë. Eshtë një periudhë që u shoqërua përtej oqeanit me periudhën e praruar të Amerikës dhe që për të njëjtat arsye dhe në të njëjtën periudhë mund të shërbejë si një pikë lidhjeje e të gjithë vendeve të Evropës.

Paqe

Humbja në luftën franko-prusiane të 1870-1871 solli rrëzimin e Perandorisë së Dytë Franceze të Napoleonit III, gjë që më pas solli shpalljen e Republikës së Tretë. Nën këtë regjim, një seri qeverish të dobëta dhe jetëshkurtëra udhëhoqën vendin; rezultati ishte jo kaos, por një periudhë stabiliteti të përhapur, e gjithë kjo falë natyrës së regjimit: "të paktën na ndan", një frazë e përdorur kjo nga Presidenti i atëhershëm Thiers, në një moment që ishte duke pranuar aftësinë e çdo lloj grupimi politik për të marrë i vetëm pushtetin. Kishte gjithashtu paqe në Evropën perëndimore dhe në Evropën lindore, teksa Perandoria e re gjermane në lindje të Francës bënte manovra për të ekuilibruar fuqitë e mëdha të Evropës dhe për të mos lejuar plasjen e luftërave të tjera. Kishte sërish ekspansion, teksa Franca po rriste me shpejtësi dhe në mënyrë madhështore perandorinë e vet në Afrikë, por ky shihej si një triumf i suksesshëm. Ky lloj stabiliteti siguroi edhe bazat për rritjen dhe risitë në arte, shkenca dhe kulturën materiale.

Lavdia

Prodhimi industrial i Francës u trefishua gjatë Belle Epoque, e gjithë kjo falë efekteve të vazhdueshme dhe zhvillimit që solli revolucioni industrial. Industritë e hekurit, kemikateve dhe energjisë elektrike pësuan rritje të vrullshme, duke prodhuar kështu lëndë të para që nga ana e tyre përdoreshin, pjesërisht, nga industritë e automobilëve dhe avionëve të rinj. Komunikimi në të gjithë vendin pësoi një rritje cilësore për shkak të futjes në përdorim të telegrafit dhe telefonit, ndërkohë që edhe hekurudhat pësuan një zgjerim të ndjeshëm. Bujqësisë i erdhën në ndihmë makineritë e reja dhe fertilizuesit artificialë. Të gjithë këto zhvillime përforcuan nga ana e tyre një revolucion në kulturën materiale, teksa në mesin e publikut francez po agonte tashmë epoka e konsumit masiv, falë aftësisë së sapofituar të prodhimit të mallrave në masë dhe rritjes së pagave - deri 50% për disa - gjë që u mundësonte njerëzve të paguanin për to.

Cilësia dhe sasia e ushqimit u përmirësuan, me konsumin e të preferuarave të vjetra, bukës e verës që u rrit me 505 deri në vitin 1914. Lëvizshmëria e njerëzve pësi një rritje të ndjeshme të biçikletës, numri i të cilave u rrit nga 375 mijë në vitin 1898 në 3.5 milion në vitin 1914. Moda u shndërrua në një problem për njerëzit nën klasën e mesme dhe gjëra që deri kohë më parë konsideroheshin luks, si uji i rrjedhshëm, gazi, energjia elektrike dhe tubacionet e përshtatshëm sanitarë zbritën të gjitha tek klasa e mesme, madje në disa raste edhe tek fshatarët dhe klasa e ulët. Përmirësimet në transport bënë që njerëzit tashmë mund të udhëtonin më tutje për pushime dhe sporti u kthye në një angazhim gjithnjë në rritje, si për të luajtur, edhe për të parë. Ishin të gjitha shenja të një epoke të magjishme.

Argëtimi në masë u transformua përmes vendeve të tillë si Moulin Rouge, shtëpia e Can Can, përmes llojeve të reja të performancave në teatro, nga forma më të shkurtëra të muzikës dhe nga realizmi i shkrimtarëve modernë. Shtypi i shkruar, prej kohësh një forcë e madhe, u rrit edhe më në rëndësi, teksa teknologjia i uli edhe më shumë çmimet dhe iniciativat në arsim hapën mundësi të mëdha për një numër edhe më të madh njerëzish.

Realiteti i Belle Époque

Pavarësisht rritjes masive në pronësinë dhe konsumin privat, pati gjithashtu edhe rryma të errëta gjatë të gjithë kësaj epoke, e cila mbeti gjithësesi një kohë e përshkuar nga ndarje shumë të thella. Pothuajse gjithçkaje i kundërviheshin grupe reaksionarë, të cilët nisën ta përshkruajnë këtë epokë si dekadente, madje edhe të degjeneruar dhe tensionet racorë pësuan rritje teksa një formë e re e antisemitizmit nisi të zhvillohet dhe të përhapet, duke i vënë fajin Jezusit për të këqiat e perceptuara të kësaj epoke. Ndërkohë që disa prej atyre që i përkisnin klasës së ulët përfituan vërtetë nga disa gjëra që dikur i përkisnin sërës së lartë, shumë prej popullsisë urbane u gjendën në shtëpi me kushte të tmerrrshme, me paga shumë të ulëta dhe kushte të mjerë për punën dhe shëndetin. Ideja e Belle Epoque pësoi rritje kryesisht për arsye se punëtorët në këtë epokë ishin më të heshtur se sa në epokat pasardhëse, kur grupet socialistë nisën t'i kanosen klasave më të larta.

Dhe teksa perëndonte kjo epokë, politika bëhej edhe më e përçarë dhe me ekstremet e të dy krahëve që fitonin më shumë mbështetje. Edhe paqja ishte kryesisht një mit. Zemërimi për humbjen e Alsasë-Lorenës në luftën franko-prusiane u bashkuan me frikën ksenofobe të Gjermanisë së re dhe u shndërruan në një besim, e madje edhe një dëshirë për një luftë të re që do të lante një herë e mirë hesapet. Kjo luftë mbërriti në 1914 dhe vazhdoi deri në 1918, duke vrarë miliona vetë dhe duke i sjellë një fund të frikshëm epokës së artë.

Google+ Followers