Komunizëm Shpk.

Me kalimin e kohës, Partia Komuniste sovjetike u bë çuditërisht businesslike


Gjatë vitit të parë, pas rënies së komunizmit në Rusi, kishte interes intensiv lidhur me vendndodhjen e "floririt të partisë" - asetet e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të përmbysur dhe të jashtëligjshme. Përpjekje kërkimesh nga ana e investigatorëve të Presidentit Yeltsin dhe gazetarëve nuk gjetën pothuajse asgjë dhe sot problemi praktikisht, është harruar. Në të njëjtën kohë, një lloj i ndryshëm kërkimi ka nxjerrë në dritë një pasuri jo prej floriri, por prej dokumentash - miliona dokumenta nga arkivat dikur sekrete partiake, vlera e të cilave vazhdon të rritet, ndërsa një kërkim i ri po bëhet në Hoover Institution dhe tjetërkund and elsewhere. Dokumentat financiare të partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ashtu si dhe raporte nga auditorët e partisë dhe policia e brendshme e saj, Komisioni i Kontrollit të Partisë, portretizojnë partinë sunduese sovjetike nga një perspektivë e re dhe hedhin dritë të re në marrëdhënien komplekse dhe të ndryshueshme midis partisë dhe shtetit sovjetik. Për shembull, jo më larg se epoka staliniane, subvencionet shtetërore ndaj partisë qenë të kufizuara dhe u bënë akoma më shumë të tilla, duke e detyruar partinë që mbante veten e saj. Duke i munguar mbështetja e plotë shtetërore, financat e saj e bënë për pasojë të varura fuqimisht në kuotizacionet e anëtarëve (sidomos nga ushtria) dhe në të ardhurat nga operacionet botuese partiake. Nga librat e llogarive mësojmë faktin çuditës se Partia Komuniste drejtohej si biznes serioz, me vëmendje të njëllojtë ndaj të ardhurave dhe shpenzimeve. Burokratët sovjetikë kishin pushtet dhe pushteti buronte nga informacioni. Në këtë raport të vitit 1951 për financierin e partisë Dmitri Krupin, anononimati i të cilit maskonte influencën e tij, Sekretari i Parë i Partisë i Moldavisë tregon për financat e tij. Ky sekretar, Leonid Brezhnev, firma e të cilit duket në fund të faqes, do të bëhej më pas lider i Bashkimuit Sovjetik për 13 vjet me radhë.

Paraja vlente

Stereotipi thotë se ekonomia sovjetike ishte në pjesën më të madhe pa para, me planet ekonomike të përqëndruara mbi tonelatat e çelikut dhe metrat katrorë të pallateve shtetërore sesa të ardhurat personale, apo të ardhurat buxhetore. Çmimet caktoheshin me dekret administrativ, duke shkaktuar mungesa të përgjithshme, duke nënkuptuar se qe koha e harxhuar në radha dhe jo rublat e fituara që përcaktonte atë çka merrnin njerëzit. Në një botë materializmi triumfues, përse njeriu, veçanërisht një bos i privilegjuar partie, duhet ta vriste mendjen për paratë? Përse partia sunduese sovjetike në buxhet? Përse ajo thjesht nuk e merrte atë çka donte?

Paraja dukshën që kishte vlerë në realitetin sovjetik. Sikur të kishte qenë e parëndësishme, zyrtarët partiakë vështirë se do t'i kishin rrezikuar karrierat e tyre për të fituara para ekstra, siç dhe bënë në mënyrë të qartë. Dosjet e Komisionit të Kontrollit të partisë dëshmojnë për orekse të zyrtarëve partiakë për të ardhura ekstra dhe naivitetin me të cilin ato gjetën mënyra për ta siguruar atë, të dyja nëpërmjet vjedhjes së fondeve partiake dhe nëpërmjet marrjes me shtazh të parave nga qeveri dhe sipërmarrje lokale. Kjo mënyrë e fundit shpesh maskohej si shpërblim; për shembull, një degë lokale e bankës shtetërore do të shpërblente zyrtarë partiakë për "lehtësim të plotësimit të planit financiar" të rajonit. Brenda kufijve të vendosura nga rregulla zyrtare, nëpunës partiakë luftonin për transferime në qytete të mëdha dhe përpiqeshin që të shmangnin emërimet në zona me renditje të ulët në vende të thella malore. Prestigji nuk ishte arësyeja e vetme. Sistemi i përpunuar i rangjeve burokratike u paralelizua ngë një sistem diferencimesh në rroga. Çdo transferim brenda sistemit nënkuptonte një ndryshim në rrogë, benefice të mira dhe shanse për promovim të mëtejshëm. Paraja qe e rëndësishme edhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur racionimi i ushqimeve qe mbizotërues dhe Komiteti Qëndror i furnizonte drejtpërsëdrejt komitetet rajonale partiake me shumë mallra konsumi. Në fakt, paratë vlenin më shumë për bosët e pasur partiakë, të cilët mund të përballonin që të blenin produkte në tregje apo mallra luksi jo të racionuara në dyqanet e pakicës me pronësi shtetërore. Rrogat e ulëta të punëtorëve, shpesh shkëmbeheshin për një tallon në dritaren e dhomës ku shpërndaheshin rrogat, ndërsa ato me ekstra kesh kishin disa liri zgjedhjeje në shpenzim. Pas luftës, ndërsa kontrolli qëndror u zbut dhe qëndrimi zyrtar kundër mbikonsumit filloi të zbehej, zyrtarë individualë partiakë dhe partia si organizatë, e vlerësuan paranë akomë më shumë, duke ndërtuar shtëpi private fshati ose daça dhe duke krijuar "fondin e emergjencës" së partisë.

Duke shitur ideologjinë për fitimin

Represioni dhe besnikëria, janë dy shtyllat e pushtetit diktatorial. Aparati i sigurisë - zinxhiri i akronimeve të frikshëm pasues: Cheka, OGPU, NKVD dhe KGB - dhe ushtria i shërbenin rolit të parë. Roli final i partisë ishte që të siguronte mbështetës besnikë për regjimin duke "drejtuar" nëpërmjet mjetesh ideologjike popullin sovjetik (me fjalë të tjera, duke i siguruar nënshtrim ndaj vullnetit të qeverisë diktatoriale) dhe zgjedhur kuadro besnikë për të gjitha degët e ekonomisë dhe administratës publike (sistemi i emërimeve nomenklaturë). Aparati represiv financohej tërësisht nga shteti. Në mënyrë të ngjashme, partia funksiononte si shtojcë e qeverisë. Të dhëna buxhetore partiake nga periudha e para Luftës së Dytë Botërore tregojnë se paratë e partisë në të vërtetë vinin nga burime shtetërore dhe përdorej në sasira të mëdha për propagandë. Megjithatë, shënimet financiare nga vitet e pasluftës lënë të kuptohet se uniteti shtet - parti nuk zgjati. Menjëherë pas përfundimit të luftës, ka dëshmi të një divorci midis partisë dhe shtetit - ose të paktën një ndarje të prerë - që pasqyrohet në financat partiake.

Në prill të vitit 1948, Dmitri Krupin, i ngarkuari me financat e Komitetit Qëndror, mblodhi zyrtarët partiakë rajonalë për t'u dhënë lajmin e keq: jeta e lehtë ka mbaruar, Komiteti Qëndror nuk do t'i paguante më faturat e komiteteve partiake rajonale apo t'i furnizonte ato dhe komitetet partiake duhet të mbanin veten me kuotat e anëtarësimit dhe të ardhurat nga shtëpitë botuese partiake. Në një shoqëri teorikisht pa para, gjejmë që Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik drejtohej si një biznes serioz, me vëmendje ndaj të ardhurave dhe shpenzimeve. Çfarë e shkaktoi qëndrimin e ri? Një shpjegim i besueshëm është shtrëngimi financiar në të cilin qeveria sovjetike gjeti veten në periudhën 1947 - 1948 për shkak të politikave inflacioniste gjatë Luftës së Dytë Botërore, të korra të varfëra në periudhën 1946 - 1947 dhe sfida e rindërtimit paslufte për t'u kryer nën stresin e të sapofilluarës, Luftë e Ftohtë.

Kriza fiskale e shfaqi veten në të ashtuquajturën reformë monetare, të ndërmarrë në dhjetor të 1947, e cila ishte ekuivalente me konfiskimin e një pjese të madhe të kursimeve të bëra nga popullsia dhe shoqëronte një dështim në obligacionet shtetërore dhe shpikjen e taksave të reja. Ndërkohë, ekzistonte gjithashtu, një tendencë drejt monedhizimit të ekonomisë, të shënuar nga abrogimi i racionimit në tregun konsumator (në vitin 1947) dhe varësia në rritje e buxhetit shtetëror ndaj taksave mbi të ardhurat dhe fitimin (si kundërvënie ndaj taksës së aksizës të favorizuar në vitet tridhjetë). Së fundi, ndarja shtet - parti mund të ketë një shenjë e ambicjeve të reja globale të stalinizmit fitimtar, që mund t'i ketë konsideruar organizatat e partisë brenda vendit me një rëndësi të dorës së dytë.

Në një mënyrë, ose në një tjetër, pas këtij hapi vendimtar, partia filloi të dalë si një organizatë me interesat e saj, të dallueshme nga ato të qeverisë qëndrore. Deri në fundin e viteve dyzet, anëtarësimi në parti kishte ulje ngritje. Pas kësaj periudhe, ai u rrit pandërprerë. Duke patur parasysh se organet e partisë nuk mund t'i kontrollonin rrogat (edhe ato të punonjësve të tyre), por qenë të lirë të pranonin anëtarë të rinj, gjuetia për të ardhura duket një shkak i mundshëm i kësaj rritjeje të pandërprerë në anëtarësimin në parti. Anëtarësimi u dyfishua midis fundit të viteve dyzet dhe fundit të viteve gjashtëdhjetë (nga 6 milion, në 13 milion) dhe eventualisht, në vitin 1989 arriti afërsisht, 19 milion vetë.

Kuotat e anëtarësimit vinin nga organizatat partiake civile dhe ushtarake. Përmasa e kontributeve ushtarake për partinë është e konsiderueshme, duke arritur në rreth 60 përqind të kuotizacioneve të anëtarësimit të përgjithshëm në vitin 1943, në kulm të Luftës së dytë Botërore. Bile edhe pas çmobilizimit të pasluftës, kuotizacionet ushtarake nuk ranë kurrë nën 20 përqind të së ardhurës totale të partisë, dyfishi i asaj që do të mendonte ndonjë njeri, duke pasur parasysh përfaqësimin e ushtarakëve në anëtarësimin partiak. Në mënyrë të ngjashme, Moska dhe Leningradi, të cilat kishin organizatat më të mëdha të partisë, qenë dhe kontribuesit më të mëdhenj në buxhetin e partisë; pjesa tjetër e vendit merrte subvencione nga Komiteti Qëndror. Ushtria dhe dy qytetet e mëdha qenë të ngjashëm në atë se të dyja palët, qenë vend profesionistësh me të ardhura të larta. Megjithatë, ndërsa profesionistët civilë mund t'i pranonin kuotizacionet si sigurim për një funksionim të mirë të karrierës, "taksa e partisë" në kuadrot e ushtrisë nuk përputhej me pikëpamjen e zakonshme se ushtria nën një diktaturë duhet të jetë i mirëtrajtuar, përderisa përbëjnë një mburojë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm. Në fakt, liderët e partisë nuk ju besuan kurrë liderëve ushtarakë. Jo për t'u çuditur, ushtria ia mohoi partisë mbështetjen e saj në ditët kritike të gushtit 1991, kur një përpjekje për të rivendosur kontroll qëndror dështoi.

Pavarësisht rritjes në anëtarësimet në parti, kuotizacionet kontribuonin me një përqindje në rënie tek të ardhurat të partisë. Ndërkohë, fitimet nga biznesi botues i partisë kontribuonte me një përqindje në rritje të pandërprerë. Midis viteve Dyzet dhe Gjashtëdhjetë, Pravda, gazeta më e madhe e partisë, e rriti kontributin e saj në të ardhurat totale të partisë nga 2 përqind në 17 përqind. Shumë nga këto të ardhura, qenë në thelb një taksë ndaj anëtarëve të partisë, pasi abonimi në periodikët e partisë qe i detyrueshëm për ta, por një pjesë e tij ishte dëshmi e një lloj biznesi. Njëlloj si bizneset e vërteta, shtëpitë botuese partiake i pasuronin katalogët e tyre me të gjitha llojet e letërsisë, përfshirë romanin, ashtu si dhe kartolinat, kalendarët dhe të tjera si këto. Çdo herë që pritej një rritje në shpenzime, gazetat përpiqeshin jo vetëm që të rrisnin qarkullimin, por gjithashtu, edhe të rrisnin të ardhurat nëpërmjet mjetesh të tjera, përfshirë reklamimet me pagesë.

Ekspansioni botues ishte pjesë e zgjidhjes së shokut Krupin i ndarjes parti (shtet që ai përshkroi në vitin 1948). Në kërkim të mënyrave për të siguruar para për komitetet e partisë, Krupin propozoi mbledhjen e fitimeve nga gazetat partiake rajonale. Pjesëmarrësit në takim nënvizuan një problem me këtë ide: Shtëpitë botuese rajonale i përkisnin Këshillit të Ministrave (qeverisë zyrtare, të drejtuar nga Stalini, jo partisë) dhe komitetet e partisë nuk mund t'i kontrollonin financat e tyre. Krupin u përgjigj me një ton të ashpër, stil aparatçiku. Për shkak se llogaritarët në shtëpitë botuese qenë pothuajse me siguri anëtarë partie, drejtuesit partiakë do të vendosnin "marrdhënie të drejtpërdrejta" me ta mbi kokat e menaxherëve të tyre për të siguruar që shtëpitë botuese ia dorëzonin të ardhurat e tyre partisë, jo Këshillit të Ministrave. Në këtë, plani i Krupinit u shëmbëllen skemave kontrolluese që praktikoheshin gjerësisht në fundin e viteve Tetëdhjetë me miratimin e Komitetit Qëndror. Kjo pjesë e planit u realizua me sukses.

Në vitet pesëdhjetë, agjencitë qeveritare i botonin buletinet e tyre në shtëpitë botuese të kontrolluara nga partia ( jo e anasjellta, si më parë ) dhe llogaritarë besnikë bënin maksimumin për të siguruar që ata klientë paguanin çmim të plotë. Shënimet e takimit të vitit 1948 të Krupinit konfirmojnë pushtetin e burokratit ikonë sovjetik. (Roli tjetër i vetëm i regjistruar i Krupinit në histori është si autori i letrës denoncuese për poeten disidente Anna Akhmatova.) Megjithatë, qe ky aparatçik i pafytyrë, jo një Sekretar Komiteti Qëndror, ai që trajinoi bosët rajonalë sesi ta bënte partinë të mbante veten. Asnjë lider partiak nuk qe i pranishëm në takim apo bile të përmendet në fjalimin e tij; në fjalim bile nuk pati as edhe një referim ritual për "urtësinë e liderit të madh". (Në atë kohë, një bekim eksplicit apo implicit nga lidershipi i vendit (një referim ndaj një urdhëri apo një kuotim i çfarëdoshëm nga Stalini) ishte një gjë e domosdoshme për çdo folës në takim publik apo të mbyllur partie).

Shteti i kufizoi subvencionet e tij për partinë në 25 përqind në vitin 1948 dhe, me kalimin e kohës, varësia e partisë në subvencionet shtetërore u zvogëlua më tej. Nga mesi i viteve gjashtëdhjetë, pasi partia kish mbrritur në pavarësinë financiare, edhe modeli i të shpenzuarit nga ana e saj gjithashtu kish ndryshuar. Funksioni i saj si prodhues ideologjie qe më pak i rëndësishëm; shpenzimet për propagandën e brendshme ranë nga 36 përqind e shpenzimeve totale të partisë në vitin 1938 në 20 përqind në vitin 1948 dhe në 10 përqind në mesin e viteve Gjashtëdhjetë. Në fakt, Komiteti Qëndror duhej t'u kujtonte vazhdimisht komiteteve rajonale të partisë që t'i shpenzonin në propagandë paratë e caktuara për propagandë.

Ku shkuan paratë?

Si një baba i matur shtëpie, Komiteti Qëndror vuri menjanë disa para, duke akumluar atë pak më vonë u bë pjesë e "floririt të partisë" në kërkim. Ideja mund zbresë në vitin 1948: krijimi i rezervave në kesh për të mbuluar deficitin fillestar qe pjesa finale e "planit Krupin". Në mesin e viteve Gjashtëdhjetë, shumë organizata partie i mbyllnin vitet e tyre financiare me fitim, duke gjeneruar më shumë të ardhura sesa Komiteti Qëndror u lejonte që të shpenzonin. Ky sufiçit transferohej në "fondin e emergjencës" jashtë buxhetit të Komitetit Qëndror, që e tejkalonte përqindjen e rritjes së buxhetit zyrtar shtetëror me një faktor prej 4 herësh. Ashtu si asetet nga burime zyrtare dhe jozyrtare, ky fond vendosi themelet për pasurinë e shumë familjeve "të reja ruse" me lidhje partiake në të kaluarën e tyre, nëpërmjet rrugësh që akoma duhet të dalin në dritë. Buxhetet partiake nuk tregojnë se sa shumë miliona rubla bosët e partisë kanë akumuluar deri në vitin 1991 apo se ku shkoi gjithë kjo sasi parashë.

Megjithatë, deklaratat financiare të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik sigurojnë shifra në disa qindramijëra faqe, duke kërkuar për pasojë shqyrtim të durueshëm dhe analiza të kujdesshme statistikore për të nxjerrë në dritë faktet. Këto dokumenta hedhin dritë në një anë të Partisë Komuniste që asnjëherë nuk është kuptuar plotësisht dhe, për pasojë, ka potencialin që t'i shtohet pafundësisht dijes sonë për regjimin sovjetik dhe, me interpolim, regjime të tjera njëpartiake. Pasi i ka harxhuar dekadat e saj të para duke u shkrirë me shtetin, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik eventualisht kishte më shumë shtytje që ta përmirësonte mirëqënien e saj sesa të stabilizonte regjimin. Një simptomë e kësaj pabarazie të re është sesi, duke përdorur kontrollin e saj ndaj emërimeve, ajo i tundonte anëtarët e rinj të partisë thjesht për qëllime të ardhurash. Kjo mund të shpjegojë rritjen e qëndrueshme të rangjeve të partisë që filloi në 1950: në vitin 1989, partia përfshinte 10 përqind të popullsisë së rritur të bashkimit Sovjetik (e njëjta përqindje anëtarësimi si Partia Komuniste e Kinës sot). Rinia i bashkohej radhëve të partisë në kërkim të një ardhmeje më të mirë - disa për kombin, shumë për përfitim personal - vetëm për të zbuluar se tesera e partisë u jepte atyre të drejtën që të paguanin rrogat dhe beneficet e një burokracia partiake të mefshtë dhe ekskluzive. Eventualisht, linja e kreditit të partisë ishte zeruar.

Eugenia Belova është W. Glenn Campbell and Rita Ricardo-Campbell National Fellow në Hoover Institution.

Valery Lazarev është W. Glenn Campbell and Rita Ricardo-Campbell National Fellow në Hoover Institution.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Google+ Followers