Keqpërdorimi e psikologjisë

Keqpërdorimi i psikologjisë bëri që ajo sot, në duart e disa vendeve të zhvilluara dhe diktatorëve të ndryshëm, të bëhet armë me pasoja të paparashikueshme madje edhe vdekjeprurëse


Sot në botë ekzistojnë institucione, në të cilat përveç punës psikologjike dhe profileve të tjera shkencore, punohet në gjetjen e metodave për manipulime me njeriun. Këto institucione punojnë për nevoja të armatës dhe shërbimeve kundërinformative dhe financohen prej tyre, ndërsa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shumë të rëndësishme, kështu që deri te ato vështirë mund të arrihet para se efekti i tyre të zbatohet në praktikë.

Shpeshherë ndodh që për hir të një informacioni top sekret të përdoren metoda të ashpra psikologjikisht dhe fizikisht, ndonjëherë edhe ç'njerëzore. Si gjithnjë përgjigja kundër këtyre akuzave është: qëllimi justifikon mjetin.

Qendrat kryesore për studimin dhe modifikimin e sjelljeve janë universitetet dhe institucione të ndryshme në mbarë botën, e sidomos në SHBA dhe Rusi. Problemet që trajtojnë këto institucione janë të lloj-llojshme, ndërsa ekspertët që punojnë në to janë të specializuar për çështje specifike. Një ndër ekspertët medicinal më të famshëm, që punon për nevojat e CIA-së është Mathan Kline, me detyrë kryesore që të stërvitë operatorët, ndërsa në projektin ndërkombëtar, dirigjimin e mendimeve. Kline është i njohur ndryshe si kryetar i Komitetit Ndërkombëtar Kundër Sëmundjeve Mendore (ICAMI), një ndër planet e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekt antidepresiv të porsalindurve, të cilët duhej të vepronin deri në fund të jetës së tyre. Kline mori mirënjohjen më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve nga diktatori i dikurshëm i Haiti P. Duvalier. Ekzistojnë fakte se organizata ICAMI me ndihmën e narkotikëve i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta mendore, si forcë pune në industri madje edhe si kavje për të vërtetuar apo rrëzuar eksperimentet e tyre.

Keqpërdorimi i psikologjisë bëri që ajo sot, në duart e disa vendeve të zhvilluara dhe diktatorëve të ndryshëm, të bëhet armë me pasoja të paparashikueshme, madje një shkencëtar deklaron hapur se, bomba atomike është lodër fëmijësh në krahasim me mundësitë e metodave të reja psikologjike në luftë kundër njeriut. Bota e pafund psikologjike e çdo njeriu është një pasuri e çmuar dhe gjigande, e cila mund të kthehet në një armë vdekjeprurëse nëse nxitet apo trajnohet në një mënyrë të caktuar.

Është e pabesueshme se sa e sa metoda ekzistojnë, përmes së cilave mund të manipulohet me qenien njeri dhe se sa i rrezikshëm mund të bëhet ai nëse "programohet" dhe nxitet për qëllime të caktuara

Shpëlarja e trurit

Me anë të elektroshokut apo edhe infiltrimit të një mikrocipi në tru, shkencëtarët janë të aftë të fshijnë të gjithë kujtesën e një individi dhe t'i vendosin atij një të re sipas interesave të tyre. Pra, me një procedurë të thjeshtë këtij individi i shihen prejardhja, profesioni, kujtimet me të afërmit, miqtë madje edhe dashuria për familjen apo fëmijët e tij. Është metodë, e cila nuk shërben vetëm për pranimin e informatave të rëndësishme nga armiku, por edhe që t'i ndryshohen qëndrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Përveç mundësisë së pranimit të informatave dhe ndryshimit të pikëpamjeve, kjo metodë shërben edhe për kthimin e armikut në një bashkëpunëtor aktiv, në mënyrë që armiku të mbajë mend se ka marrë pjesë në evente të shkruara e se ka thënë gjëra të caktuara dhe se më parë ka bërë pikërisht atë jetë që ato thonë se ai ka bërë. Me këtë metodë ata mund ta bëjnë armikun që të luftojë për ta kundër vendit të tij.

Hipnoza

Sot është pranuar qëndrimi se, hipnoza paraqet koncentrim specifik të vetëdijes, e cila është shumë më e madhe se ajo në gjendje të zgjuar, dhe mundëson pranim më të mirë të sugjestioneve që vijnë nga jashtë. Por, kur hipnoza përdoret nga ekspertët, shfrytëzohet me shumë sukses si metodë ndihmëse e psikoterapisë për shërimin e neurozave dhe psikozave.

Hipnoza është një ndër faktorët më bindës për ekzistimin e motiveve të pavetëdijshme dhe ndikimeve të tyre në sjelljet e njerëzve. Nëpërmjet sugjestioneve hipnotike është e mundur që të zbulohen e shqyrtohen motivet më të thella të sjelljeve të njerëzve, të korrigjohen ose ndryshohen e rrënjosen shprehitë e personalitetit dhe kështu, në vend të tyre, të regjistrohen të tjera, të reja. Kjo metodë më vonë u quajt edhe si "serumi i së vërtetës", që zakonisht keqpërdorej në "biseda informative" të policisë. Për t'u arritur gjendja hipnotike, përveç metodave klasike, përdorën substanca kimike, pra lëndë narkotike dhe një individ arrin të pranojë fakte të trilluara spontanisht edhe pse kundër vullnetit të tij.

ESB

Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajnë ndryshe, radio-stimulator, është metodë e re e psikofizikës për drejtimin e sjelljeve të njerëzve. Një ndër iniciatorët e keqpërdorimit të ESB-së është edhe njëri ndër themeluesit e organizatës ndërkombëtare për kërkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metodën e vetë të interesuarve, sepse siç thotë ai, mund të ndaloj "parregulluesitë politike" në baza fiziologjike përmes stimulimit të trurit. Nëpërmjet ESB-së mund t'i kontrollojmë sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerëzish, dhe në atë mënyrë të ndikojmë indirekt në ndryshime publike.

Narkotikët

Janë të njohura edhe metodat, që me anë të llojeve të ndryshme të drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., të depërtojmë në personalitete me qëllim të marrjes së informatave të caktuara. CIA për qëllime të veta përdor zakonisht LSD-në, por edhe disa lloje drogash të reja, që ende janë të panjohura, së paku për opinionin publik. Është e ditur se, CIA është e interesuar për rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kësaj dite eksperimente të ndryshme me njerëz, për të vërtetuar ndikimin e drogave në ndërgjegjen e tyre. Këtë e dëshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit Volter Bovar, se një kohë të gjatë ka punuar si agjent në CIA (deri në ditën që e kanë burgosur) dhe se në Amerikë ekzistojnë afër 30.000 njerëz, të cilët me ndihmën e drogës kontrollohen nga CIA.

Po marrim vetëm një shembull sa për ilustrim për efektin e drogës LSD-25. Një sabotues me dy çanta udhëtimi të mbushura me këtë lëndë, nëpërmjet ujësjellësit, mund të paaftësojë përkohësisht të gjithë njerëzit e Europës.

Udhëheqësit ushtarak konsiderojnë se lufta me ndihmën e substancave psikoaktive është mënyra më humane e luftës. Përdorimet për paaftësimin e materies paralizojnë përkohësisht vetëm rezistencën aktive dhe nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejt vdekjeprurëse për kundërshtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbetën të padëmtuara, ndërkaq njerëzit, brenda 24 orëve, riaftësohen përsëri për drejtimin e tyre. Do të jetojnë edhe më tej në vendbanimet e tyre të padëmtuara... por në qoftë se mënjanojmë humbjen më të madhe - lirinë personale dhe kolektive, atëherë kjo luftë ndoshta edhe do të mund të quhej si "humane".

Numri i njerëzve të kontrolluar me anë të këtyre metodave, padyshim është i madh, dhe janë të përhapura në mbarë rruzullin tokësor. Gjithashtu, këto metoda u përdorën edhe në luftërat e ndryshme nëpër botë, ku policëve dhe ushtarëve, nëpërmjet substancave të ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata në njerëz të dëgjuar, pra në një lloj njerëzish "Zombi", në duart e udhëheqësve të tyre, për të kryer krime nga më barbare që ka mundur të njohë ndonjëherë bota. Pra, e thënë më thjeshtë, me anë të këtyre drogavë liderët e ndryshëm i kthenin ushtarët në kafshë lufte.

Ser Johan Acches, i cili për punë shkencore mori Çmimin Nobel për Mjekësinë, konsideron se kërkimi i trurit është problemi më themelor me të cilin është ballafaquar ndonjëherë njeriu. Atë, si shkencëtar dhe humanist, e shqetëson thellë edhe parashikimi, se kërkimi i trurit ndoshta do të na zbulojë veprimet, me të cilat njerëzit mund të bëhen anëtarë të dëgjueshëm të sistemeve totalitare, të cilët, pa protesta do t'i zbatojnë gjithnjë ato që u urdhërohen. Të gjitha kërkimet në këtë drejtim i duken më të rrezikshme se bomba atomike. Dominimi dhe kontrolli mbi trurin njerëzor mund të kthehet shumë lehtësisht në një armë vdekjeprurëse, në një fuqi totalitare të pakufizuar dhe mund ta përqendrojë këtë fuqi në duart e një vendi të caktuar madje edhe në dorë të një personi të caktuar.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers