Grabitjet më të mëdha të shekullit të njëzetë Shumë u kthyen, të tjera mbetën në harresë


Vjedhjet më të bujshme

1. Duka i Uellingtonit, Goja

Në vitin 1961, Carls Uigstman, koleksionisi i pasur amerikan, biznesmen i naftës bleu "Prtretin e Dukës së Uellingtonit" të Gojas për 392 mijë dollarë dhe kish në plan ta merte në SHBA. Pati një shpërthim kaq të madh të zemërimit të publikut, saqë qeveria britanike e rriti shumën e nevojshme për ta shitur. Më pak se tre javë pasi u var në mënyrë triumfale në Galerinë Kombëtare, ajo u vodh. Hajduti kërkoi një shpërblesë në pothuajse të nëjjtën shumë dhe tha se këto pra do ti conte për bamirësi.

Në vitin 1965, hajduti dërgoi një pusullë ppër të përditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia në një zyrë hekurudhore bagazhesh. Hajduti, një shofer autobusi i papunë me emrin Kempton Bunton u vetëdorëzua gjashtë javë më vonë. Ai kish planifikuar që të përdorte parat për të blerë licenca televizive pë rtë varfërit. U burgos për tre muaj.

2. Fshikullimi i Krishtit - Piero dela Francesko

Italia, shtëpia e artit, ka qenë njkohësisht shtëpia e vjedhjeve të veprave të artit. Kur dy vepra të Piero dela Franceskos, "Fshikullimi i Krishtit" dhe "Madona e Senigalias" si dhe një vepër e Rafaelit "Memeci" u prenë dhe shkëputën nga kornizat e tyre dhe u vohën nga Pallati i Dukës në Urbino, kjo u përshkrua si vjedhja e shekullit sa u përket veprave të artit.

Krimi kishte si motiv të vetëm fitimin. AI u krie nga kiminelë vendas që planifikuan të shisnin veprat në tregun ndërkombëtar dhe ata nuk do të ishin të fundit që të zbulonin se një pjesë e madhe e kryeveprave të riprodhuara të artit është e pamundur të shndërrohen në para. Pkturat u gjtën të padëmtuara në Lokarno, Zvicër në vitin 1976.

3. Piktura të ndryshme - Renua, Mone, Koro

Vjedhja e nëntë pikturave, përfshirë "Duke u larë" të Renua dhe "Impresioni, Soleil Levant" të Monesë, e cila i dha emrin rrymës së Impresionizmit, nga Muzeu Marmotan në Pariz, ndodhi në vitin 1985. Policia teorioi fillimiht se krimi ishte kryer nga frupi radikal Veprim Direkt. Por, shumë piktura që ishin vjedhur nga një muze provincial francez në fillim të vitit 1984 u zbukuan në Japoni, pas një informacioni që u sigurua pej një shitjeje ë vogël. Pikturat ishin në duart e Shuiniki Fujikuma, një gangster i njohur. Ai kish qenë gjithashtu njeriu prapa grabitjes në Muzeun Marmotan. Në të vërtetë, ai kish qarkulluar para vjedhjes së nntë veprave të famshme të artit një atalog të tyre.

Legjislacioni i mangët japonez për vjedhjen e veprave të artit ishte i njohur tashmë, dhe kudo nisën të përhapen zërat e grupi mafioz japonez, Jakuzat, kishte penetruar në botën e artit. E vërteta ishte në një shkallë më të vogël. Fujikuma ishte arrestuar në Francë me 7.8 kilogramë heroinë në vitin 1978. Gjatë qëndrimit për pesë vite në burg ai u njoh me Filip Jamin dhe Jusef Kimun, anëtarë të sindikatës së vjedhjeve të veprave të artit. Ata e kryen grabitjen për të. Por pikturat u rigjetën n vitin 1991 në Korsikë.

4. Maska e varrimit e Pakalit - Historike

Në dhjetor 1985, roje të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në Meksikë mbërritën në punë, ku zbuuan se mbuleat e xhamit ishin hequr nga gjashtë vitrina. 140 objektet që ishin vjedhur përfshinin copa nefriti dhe floiri nga skulpturat Maja, Azteke, Zapoteke dhe Mizteke. Përgjegësi, Felipe Solis vlerësoi se vetëm njëra prej tyre - një vazo në formë majmuni - mund të vlente 20 milionë dolarë në treg - nëse do të gjendej një blerës. Shumica e tye nuk ishin më shumë se 3 centimera. Të gjithë sendet e grabitur mund të ishin nxënë fare mirë në pk vlixhe. Edhe sot e kësaj dite, kjo konsdierohet grabitja më e madhe e objekteve të cmuar. Maska e Varrimit u rigjet.

5. Koshi i qepëve - Shardë

Grabitja në degën e Manhatanit të tregtarit londinez, Kolnagi në East 8 Street ishte shumë e sofistikuar. Ajo përfshinte hyrjen brenda përmes një catie prej xhami si dhe një manovrim me një litar që u ka mundësuar grabitësve të zbresin teposhtë kafazit të shkallëve. Megjithatë, pasi u futën brenda ata nuk rezultuan aspak të aftë, duke u marrë me vetëm disa piktura dhe duke mos përzgjedhur aspak më të mriat. Thënë kjo, 8 pikturat dhe dhjetë vizatimet që ata grabitën përfshinin dy piktura nga Fra Anxheliko - e siguruar me 4 milionë dollarë - dhe "Koshin e Qepëve" të Shardë. Vetëm 14 rej veprave janë rigjetur. Grabitja pati një vlerë totale prej 6 deri 10 milionë dollarë, duke e shndërruar atë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në Nju Jork. Ajo nxorri në pah fakti që grabitjet në galeritë private mund të rivalizojnë ato nëpër muze - me më shumë garanci dhe zakoniht më pak siguri.

6. Lulediellet e thara - Van Gog

Tre piktura të Van Gogut, përfshirë "Lulediellet e thara", "Brendia e endësit" dhe një version i hershëm i "Patatengrënësve" u vodhën në Muzeun Kroller-Muller në Oterlo, Hollandë. Modeli i vjedhjeve të veprave të artit ndjek pak a shumë dhe pasqyron atë të vetë tregut të veprave të artit, dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo gjë. Vetëm dy javë më parë, ishte botuar një listë e cmimeve më të lartë që paguhen për veprat e artit tek Stheby dhe Christie. Mes dhjetë më të kushtueshmeve ishin edhe pesë vepra të Van Gogut, duke përfshirë edhe cmimin 53.9 milionë dollarë për "Irisin", që në atë kohë ishte cmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një pikturë. Ajdutët u rikthyen dhe kërkuan 2.5 milionë dollarëpër të dyja. Policia arriti t'i rimarrë në 13 korrik 1989. Asnjë kacidhe nuk u dha për to.

7. "Stuhia në Detin e Galilesë" - Rembrand

Në orën 01.24 të mëngjesit pas Ditës së Shën Patrikut, dy burra me uniforma policie trokitën në një derë anësore të Muzeut Izabela Stjuart në Boston, duke përmendur se kishte një lloj "shqetësimi" në bodrume. Rojet i lanë të hyjnë brenda, por pas vetëm pak sekondash e panë veten të lidhur me pranga dhe të mbyllur në një bodrum. Veprat që hajdutët arritën të vjedhin përfshinin "Koncertin" e Vermeer, "Stuhinë e Detit të Galilesë", që është e vetmja pikturë me sfond detin e Rembrandtit, "Chez Tortonin" e Mane, pesë vepra të Degas si dhe disa sende të tjerë që përfshinin një pjesëkese buke kineze të bronztë si dhe një shtizë flamuri nga koha e Napoleonit. Të paprekura mbetën pikturat e Rilindjes, përfshirë "Evropën" e Titianit e cila është vepra më e kushtueshme në të gjithë koleksionin.

Shifra aktuale e dollarëve që i është caktuar si cmim veprave të vjedhura ishte 300 milionë dollarë. Në vitin 1997, kur hetimi ishte duke u shuar, muzeu e rriti shpërblimin nga 1 milionë në 5 milionë dollarë për rikthimin e tyre. E kuptueshme që menëherë dolën shumë nejrëz që ofronin të dhëna, mes tyre nj tregtar sendesh antike nga Bostoni, Uilliam Janguorth III. Ai ishte një personazh i errët por fitoi shumë vëmendje kur i tha Tom Mashbergut, një gazetari të Boston Herald, se ai dhe një personazh shumë i shkathët me emrin Mails Konor mund të rikthenin veprt e vjedhura të artit. Cmimi i tij: imunitet për atë vetë, lirimin e Konorit nga burgu dhe, natyrisht, shpërblimin, Konor kish qenë i burgosur në kohën e vjedhjes në Gardner - për shkak të një tjetër vjedhjeje të veprave të artit - por ai pretendoi se do të ishte në gjendje të gjente vendndodhjen e veprave nëse lirohej. Shumë shpejt, nii të bjer besueshmëria. Më pas, Mashberg mori një telefonatë e cila u pasua nga një udhëtim me makinë drejt një magazine natën ku i treguan - në dritën e pistarit - aë që mund të kish qenë, ose mund të mos kish qenë "Stuhia në Detin e Galilesë". Më vonë, atij iu dhanë disa cifla të pikturës. Dyshimet nisën tëpërhapen menjëherë se mund të mos ishin pikërisht cifla të kësaj vepre. Kryeprokurori i SHBA kërkoi që një prej pikturave të rikthehej si provë që edhe të tjerat i zotëronin ata që pretendonin. Negociatat u ndërprenë. Konor ka dalë sot nga burgu, por veprat e artit nuk janë gjetur edhe sot e kësaj dite.

8. Portret i një piktori pers - i panjohur

Muzeu Kombëtar i Kuvaitit dhe Shtëpia e Sendeve Antke Islamike u vodhën gjatë pushtimit shtatë mujor nga Iraku. Atëherë, nëtesave iu vu zjarri. Të dy muztë kishin një koleksion arti islamik - një prej më të mriëve në botë - që ishte mbldhur nga familja al Saba e Kuvaitit në vitet shtatëdhjetë dhe Tetëdhjetë. 20 mijë sende - përfshirë armë, araturë, qeramika, enë prej argjile, plumi dhe vepra dekorative nga Persia e lashtë, mamlukët e Egjiptit dhe peradorët Mugalë në Indi si dhe Kuvaitin e Epokës së Bronxit ishin paketuar në arka dhe ishin dërguar në Muzeun Kombëtar të Irakut në Bagdad, në një varg me 17 kamionë.

Pati suhmë pesimizëm për mundësinë e rikthimit të trye, përvecse përmes blerjes copa-copa në tregun e zi, por një ekip i vogël kuratorësh mbërriti në Bagdad gjashtë muaj pas armëpushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjesë.

Vjedhja masive e arti e organizuar nga shteti të kujton sjelljen e pushtuesve në luftërat e mëhershme, duke përfshirë monarkët evropianë dhe Napoleonin. Dhe qëllimi i Sadamit - ashtu si ai i Hitlerit - shkonte përtej grabitjes. Ai donte të zhdukte identitetin historik dhe kulturor të Kuvaitit.

9. "Fusha me grurë dhe sorrat" - Van Gog

Katër holandezë u arrestuan për vjedhjen e Muzeut Stedelijk në Amsterdam të jo më pak se 20 veprave të Van Gogut. Ato u risolln brenda një ore. Policia kish mendimin se nëse vjedhja do të ishte e suksesshme, nuk do të kërkohej asnjë shpërblesë. Poikturat do të bëheshin thjeshtë instrumenta financiarë në ekonominë e zezë globale. Tre prej tyre ishind ëmtuar keqas, duke përfshirë një prej pikturave të fundit vizionare të Van Gogut, "Fusha me grurë dhe sorrat". Fakti që shumica e veprave të artit që vidhen rikthhen në formë pak a shumë të mrië mund t'i bëjë njerëzit të kenë një besim të tepruar. Por, sic tregon ky rst, veprat e artit janë të brishta dhe mund të mos kenë shumë fat.

10. Parizieni i ri - Renua

Pak minuta para orës së mblylljes në fund të dhjetorit, një burrë hyri në Muzeun Kombëtar në Stokolm, me një automatik në duar. Ai ia drejtoi një rojeje të paarmatosr në holl, ndërkohë që dy bashkëpunëtorë të tij që ishin futur brenda tashmë morën një autoportret të Rembrandtit si dhe dy piktura të Renua: "Parizieni i ri" dhe "Bashkëbisedimi" në katin e dytë. Ata bënë një aratisje si në filma, duk mbushur dyshemenë me gozhdë për të shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me nëj motobarkë.

Më pas, hajdutët iu afruan një aokati i cili transmetoi kërkesën e trye për të rikthyer veprat: 10 milionë dollarë për pikturë. Oficeri i policisë i ngarkuar me hetimin kërkoi fotografi. Fotot ishin bindëse, dhe policia kërkoi menjëherë që avokati të zbulonte identitetet e hajdutëve. Ky i fundit refuzoi, duke përmendur konfidencialitetin, dhe këmbënguli se "nuk kish bërë asgjë të keqe", duke u thënë hajdutëve se nuk kërknte asnjë lek si ndërmjetës. Megjithatë, ai trajtohet si i dyshuar. Tetë vetë janë arrestuar për këtë cështje dhe ka tashmë një mandat arresti për një të nëntë. Por edhe sot e kësaj dite, pikturat nuk janë gjetur.

"Britma" - Eduard Mynsh

Në 22 gusht 2004, "Britma" e Muzeut Mynsh u grabit me armë, bashkë me Madonën e Mynsh. Zyrtarë të uzeut shprehën shpresë se do ta shihnin sërish pikturën, duke menduar se ndoshta hajdutët o të ërkonin para.

Në 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi një të dyshuar në lidhje me vjedhjen. Në 28 prill 2005, u përhapën zëra se dy pikturat ishin djegur nga hajdutët për të fshehur provat. Në 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi një shpërblim 2 milionë korona norvegjeze për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e pikturës.

Në fillim të vitit 2006, gjashtë vetë me precedentë penalë ishte menduar të dilnin para gjyqit nën akuza qoftë për ndihmë në planifikim, qoftë në ekzekutim të vjedhjes. Tre prej tyre u dënuan nga 4 deri tetë vite burg në maj 2006. Dy prej tyre, Bjørn Hoen and Petter Tharaldsen u urdhëruan gjithashtu të paguajnë 750 milionë korona (122 milionë dollarë) bashkisë së Oslos, vendi ku ndodheshin më parë pikturat.

Google+ Followers