Dy zbulimet e Amerikës

DESHMITARE TE HISTORISE / Rrëfimet e dëshmitarëve për dy ekspeditat. Në fillim zbritja e Vikingëve në brigjet e Amerikës veriore dhe më pas ekspedita e Kolombit


…Të parët qenë Vikingët

Banda e motorciklistëve me emrin Engjëjt e Ferrit nën efekt steroidësh - ky është një përshkrim i duhur i sulmuesve vikingë të cilët udhëtuan që nga vendlindja e tyre në Skandinavi për të plackitur brigjet e Evropës veriore duke filluar nga shekulli 8. Preja ishte shpërblimi i tyre dhe manastirët e pambrojtur që lulëzonin në izolim të plotë në kodrat pranë brigjeve të detit ishin shpesh herë shënjestra e tyre.

Ata përdornin taktika tëpamëshirshme godit-dhe-largohu. Ata e sulmonin viktimën, plackisnin sa më shumë thesar të ishte e mundur dhe më pas kërkonin një harac për të premtuar që nuk do të riktheheshin - një premtim që shpesh herë nuk mbahej.

Deri në shekullin 10, këta sulme ishin shndërruar në një aktivitet sezonal dh Vikingët kallnin kudo frikë, si "Kamzhiku i Evropës". Me kalimin e kohës, sulmuesit nisën të ndërtojnë vendbanime e të mos plackisin më disa prej territoreve që vizionin, si Islanda, Irlanda (ku themeluan qytetin e Dublinit), Normandia në Francë si dhe Rusia qendrore (emri e ka prejardhjen nga termi nordik Rothsmenn, që do të thotë lundërtar dhe i shkurtuar në Rus). Fakti që vikingët përdornin detin si vendin ku kryenin sulmet dhe më pas arratiseshin i motivoi që të zhvillojnë anije që lundronin mirë i dhe teknika të besueshme lundrimi me të cilat mund të lundronin në det të hapur në distanca të mëdha.

Këta avantazhe i mundësuan atyre që të udhëtonin në oqeanin e ftohtë dhe të pabesë në drejtim të perëndimit, dhe të arrinin në brigjet e Amerikës pothuajse pesëqind vjet përpara Kolombit. Eriku i Kuq ishte i pari që përshkoi këta ujëra kur - pasi shte dëbuar nga ishuli për një seri vrasjesh - ai lundroi nga Islanda në 985 apo 986 drejt ishullit të cilit i vuri emrin "Groenlandë". I biri, Leif Ericsson vazhdoi eksplorimet e të atit dhe në vitin 1000 apo 1001 ai lundroi në drejtim të jugperëndimit nga Groenlanda në drejtim të ishujve pranë brigjve të Kanadasë veriore dhe më në fund në brigjet e Tokës së Re. Nordikëve iu duk kaq mikpritëse, saqë qëndruan gjatë të gjithë dimrit përpara se të ktheheshin në Groenlandë.

Udhëtim në një tokë të re

Historia e eksplorimeve të vikingëve mbërrin përmes sagave që përcilelshin gojë më gojë nga një brez në tjetrin përpara se të hidheshin në letër. Provat arkeologjike moderne kanë vërtetuar pjesën më të madhe të historisë së sagës. Në këtë rrëfim, flitet për Leif Ericsson, teksa ky udhëheq ekuipazhin e tij nga Labradori - të cilin e quajti "Toka e Pyjeve" - në drejtim të Toks së Re.

"E kështu udhëtuan ata në det të hapur me një erë që frynte nga veriperëndimi, dhe ishin dy ditë në det ëprpara se të shihnin tokë, dhe aty lundruan e mbërritën në një ishull që ndodhej në lindje të tokës, shkuan atje dhe panë përreth, në një mot të mirë, dhe vërejtën se mbi bar kishte vesë. Dhe kështu ndodhi që ata prekën vesën me duart e tyre, dhe më pas cuan gishtërinjtë tek goja, dhe menduan se asnjëherë më parë nuk kishin shijuar dicka kaq të ëmbël.

Pas kësaj, ata shkuan tek anija dhe lundruan në një ngushticë që ndodhes mes ishulit dhe një kepi i cili zgjatej tej në lindje të tokës, dhe më pas lundruan në perëndim, pasi kaluan kepin. Ishte shumë cekët për shkak të zbaticës dhe kështu u ndalën.

Por aq shumë donin të zbrisnin në tokë, saqë nuk i dhanë kohë vetes që të prisnin deri sa ujërat të ngriheshin sërish nën anijen e tyre, por vrapuan menjëherë në breg në nëj vend ku një lum buron prej një liqeni. Por sapo ujërat nisën të ngrihen nën anijen, ata morën varkat dhe lundruan drejt anijes dhe e tërhoqën atë drejt lumit e pas ti drejt liqenit ku e ankoruan. Aty ngritën barakat.

Pasi u këshilluan dhe vendosën të qëndrojnë aty gjatë dimrit, ndërtuan shtëpi të mëdha. Nuk kish mungesë salmoni as në lumë e as në liqen, e madje ishin edhe më të mëdhenj nga sa ata kishin parë ndonjëherë.

Natyra në këtë vend, menduan ata, ishte aq e mirë saqë bagëtitë nuk kishin nevojë për ushqime të ruajtura për dimrin, pasi në dimër nuk kish ngricë dhe bari aty nuk thahej.

Dita dhe nata ishin më të barabarta se sa në Groenlandë apo në Islandë, pasi në ditën më të shkurtër dielli ishte mbi horizont nga ora shtatë e gjysmë deri në orën katër e gjysmë të pasdites..."

Zbulimi i hardhive i dha emrin vendit

"NJë natë ndodhi që një prej burrave nuk po dukej, dhe ky ishte Tyrker, gjermani. Leif e kish atë shumë për zemër, pasi Tyrker kish qëndruar gjatë pranë babait të tijd he atij vetë, dhe e kish dashur shumë Leifin kur ky ish fëmijë. Leif u përgatit tashmë pë rta kërkuar dhe mori me vete dymbëdhjetë burra. Por kur nuk kishin ecur shumë, ja tek u duk Tyrker që vinte drejt tyre dhe ata e pritën me gëzim.

Shumë shpejt, Leif vërejti se Tyrker nuk ishte fare në vete... Dhe i tha: "Përse erdhe kaq vonë, dhe u ndave nga grupi?" Pas në kohe të gajtë, ai tani foli në gjermanisht, dhe sytë i rrotullonte në të katër anët, por ata nuk kuptonin asgjë nga ato që thoshte. Pas pak, nisi të flasë gjuhën e tyre: "Nuk isha shumë larg, por kam dicka të re për t'ju treguar. Kam gjetur hardhi dhe rrush".

"Vërtetë?" pyeti Leif.

"Sigurisht që është e vërtetë", u përgjigj ai, "pasi unë jam ushqyer në një tokë ku nuk ka nevojë as për hardhi e as për rrush".

Ata fjetën atë natë, por në mëngjes Leif u tha lundërtarëve të tij: "Tani ne do të bëjmë dy gjëra, një ditë do të mbledhim rrush dhe ditën tjetër do të presim hardhitë dhe rrëzojmë pemët, dhe prej aty do të ngarkojmë anijen". Kështu u vendos, dhe thuhet se ata e mbushën anijen e tyre me rrush.

Tani me ngarkesën e bërë gati për anijen, kur erdhi pranvera ata lundruan mbraphst. Leif i vuri emrin Vineland - Toka e Hardhive.

Ata dolën tani në det të hapur dhe patën një erë të mbarë deri kur panë Groenlandën, si dhe malet poshtë akullnajave..."

… I dyti qe Kolombi

Kolombi udhëhoqi tre anije - Nina, Pinta dhe Santa Maria - duke u niur nga porti spanjoll i Palosit në 3 gusht 1942. Objektivi i tij ishte të lundronte në drejtim të perëndimit deri kur të mbërrinte në Azi (Inditë), atje ku prisnin pasuritë përrallore me ar, perla dhe erëza. Ndalesa e tij e parë ishin ishujt Kanarie, aty ku mungesa e erës e ndali ekspeditën deri në 6 shtator.

Tek u nis sërish, Kolombi përfitoi nga deti i qetë dhe erërat e qëndrueshme të cilat ë shtynë vazhdimisht drejt perëndimit. Megjithatë udhëtimi ishte i gjatë, më i gjatë nga sa kish parashikar qoftë Kolombi, qoftë ekuipazhi i tij. Për të zbutur frikëat e ekuipazhit të tij, Kolombi mbante dy dokumenta udhëtimi: njëri që tregonte distancën e vërtetë që përshkohej cdo ditë dhe një tjetër që tregonte një distancë më të vogël. I pari mbahej i fshehtë. I dyti i qetësoi disi ankthet e ekuipazhit, por duke zvogëluar distancën e vërtetë që ata kishin përshkuar që kur ishin nisur nga bregu. Kjo gënjeshtë pati një efekt vetëm të përkohshëm; deri në 10 tetor, frika e ekuipazhit ishte rritur shumë deri në rebelim. Kolombi u premtoi se në qoftë se brenda dy ditësh nuk do të shihnin tokë me sy, do të riktheheshin në shtëpi. Ditën tetër, u zbulua toka.

Një botë e re

Ditari që Kolombi mbajti për udhëtimin e tij të parë në Amerikë ka humbur. Megjithatë, ne kemi një përmbledhje të saktë të ditarit që u mbajt nga Bartolome de la Casas në 1530. La Casas ishte një historian dhe biograf i Kolombit, i cili kish patur mundësi të lexonte ditarin origjinal të udhëtimit. Në këtë rrëfim, ai ofron ditarin e Kolombit teksa ekspedita e tij i afrohet tokës së ishujve Bahamas. Gjatë rrëfimit, Kolombi flet për veten e tj në vetën e tretë, si "Admirali":

E enjte, 11 tetor

Kishte më shumë det nga sa kishim par gjatë të gjithë udhëtimit. Ata panë zogj deti dhe kallama të gjelbër pranë anijes. Ata të anijes Pinta panë një shkop dhe një hu, , dhe pak më tutje panë edhe disa të tjerë që duket se ishin punuar me hekur; më tutje një tjetër hu i madh, një bimë që rritet në tokë si dhe një dërrasë e vogël. Ekuipazhi i anijes Ninja pa gjithashtu shenja toke, si dhe një degë të vogël plot me kokrra. Të gjithë morën frymë thellë dhe u gëzuan shumë nag këto shenja. Deri në perëndim vazhduam edhe 27 lega.

Pas rënies së muzgut, Admirali iu rikthye kursit të tij fillestar drejt perëndimit, dhe ata vazhduan me 12 milje në orë. Deri në dy orë pas mesnate ata kishin ecur 90 milje, e barabart me 22 lega e gjysmë.

Duke qenë se Pinta ishte një lundruese më e mirë, dhe ajo ecte përpara Admiralit, ishte ajo që e gjeti tkën si dhe bëri shenjat për të cilat Admirali kish dhënë urdhër. Toka u pa për herë të parë nga një marinar me emrin Rodrigo de Triana. Por Admirali, në orën dhjetë, duke qenë në kullën e kuvertës pa një dritë, ndonëse ishte aq i pasigurtë sa nuk mund të pohonte se ishte tokë. Ai thirri Pero Gutierrezin, një xhentëlmen nga oborri mbretëror dhe i tha se duket kish parë një dritë dhe se duhej që edhe ai t'i hidhte një sy. Edhe ai e pa dritën. Admirali i tha të njëjtën gjë Rodrogo Sanchezit të Segovias, të cilin Mbreti dhe Mbretëresha e kishin dërguar me flotën si inspektor, por ai nuk mund të shihte asgjë, pasi ndodhej në një vend ku nuk mund të shihte asgjë.

Pasi Admirali kish folur, ai pa dritën një apo dy herë, dhe ishte si një qiri prej dylli që ngrihej dhe binte. Shumë pak besuan se ishte një tregues për tokë, por Admirali i isugoi të gjithë se toka ishte shumë pranë. Kur ata kënduan Salve (Salve Regina) të cilën marinarët ishin mësuar ta këndonin gjatë rrugës, Admirali u kërkoi dhe i qortoi që yë mbanin sytë hapur dhe të shihnin mirë për tokë; dhe ai shtoi se, atij që do të thërriste i pari "Tokë!" ai do t'i jepte një xhamadan të mëndafshtë, përvec shpërblimeve të tjerë që ofronin Sovranët, që ishin 10 000 maravedë për atë që do të shihte i pari tokën. Në orën dy pas mesnate, u vërejt toka dy lega larg anijes".

Kolombi urdhëroi tre anijet që të ndalen dhe të presin agimin përpara se të lundrojnë më tutje. Ditari i tij vazhdon:

"E premte, 12 tetor"

Anijet ishin ndaur, në pritje të agimit; dhe të premten, ato mbërritën në një ishull të vogël të Lukajos, që në gjuhën e indianëve quhej Guanahani. Shumë shpejt panë njerëz lakuriq. Admirali shkoi në breg në varkën e armatosur, bashkë me Martin Alonso Pinzon dhe vëllain e tij, Vicente Yanez që ishte kapiten i Nijas.

Admirali mori flamurin mbretëror ndërsa kapitenët morën dy flamuj të kryqit të gjelbër, të cilët Admirali i kish marrë në të gjithë anijet si shenjë, me një F dhe një Y si dhe një kurorë mbi secilën gërmë, njëra në njërën anë të kryqit dhe tjetra në anën tjetër.

Pasi zbarkuan, ata panë pemë shumë të gjelbëra dhe shumë ujë, si dhe fruta të llojeve të shumtë. Admirali thirri dy kpitenët si dhe të tjerët që zbritën në breg, si dhe Rodrigo Escovedon, sekretar i të gjithë flotës, si dh Rodrigo Sanchez i Segovisë, dhe tha se ata duhej të bëheshin dëshmitarë besnikë që ai, në prani të të gjithëve, kish marrë pronësinë e këtij ishulli për Mbretin dhe Mbretëreshën, duke bërë deklaratat e kërkuara, sic parashtrohet tashmë në dëshmitë që u bënë atëherë me shkrim". Pak kohë pasi zbritën, shumë prej banorëve të ishullit u mblodhën në plazh dhe Kolombi u dha dhurata si kapele të kuqe dhe ruaza.

Vendasit nga ana e trye ofruan dhurata të tilla si papagaj, pambuk dhe mallra të tjerë. Tek përshkruante vendasit, Kolombi shkruante: "Ata lëvizin lakuriq sic i ka bërë nëna, dhe po kështu bëjnë edhe gratë, ndonëse unë nuk pashë më shumë se një vajzë. Janë shumë të fuqishëm, me trupa shumë të fuqishëm si dhe pamje shumë simpatikë".

Përse Oshetia e Jugut nuk është Kosovë

Ndërsa është pothuajse sigurisht e vërtetë se veprimi i Moskës në enklavën oshetiase dhe (në një masë të mirë) abkhaziane të Gjeorgjisë, në kuptimin real, ka qenë hakmarrja për pavarësinë e Kosovës (më 14 shkurt, Vladimir Putin deklaroi publikisht se njohja perëndimore e pavarësisë kosovare do të ndeshej me mbështetjen e intensifikuar ruse për irredentizmin në Oshecinë e Jugut), është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbahet në mendje se kjo vërejtje nuk na lejon neve përtacinë morale për të lejuar çdo ekuivalencë midis të dy dramave.

Ndoshta dikush mund të përmendë vetëm disa prej diferencave më të vërejtshme?

1- Rusia nuk ka shprehur kurrë ndonjë interes ndaj mikronacionalizmave osheciane apo abkhaziane, ndërsa Gjeorgjia qe pjesë përbërëse e Bashkimit Sovjetik. Kështu që është e pamundur të shmanget dyshimi se këta popuj të vegjël po përdoren si "minoritete strategjike" për të mohuar pavarësinë e republikës gjeorgjiane më të madhe dhe për t'i paralajmëruar të gjitha ato me popullsi proruse në territorin e tyre, nga ana tjetër, se çfarë mund t'u ndodhë atyre. Kjo nuk është asgjë më shumë se imperializmi turk në Qipro, Thrakë dhe Irak, ku pakicat vendase mund të kthehen sipas qejfit si rubinet sipas nevojave të superfuqisë lokale.

2- Kosova, e cila ishte ligjërisht pjesë e Jugosllavisë, por jo e Serbisë, nuk u menaxhua kurrë si pjesë e një plani ndarës apo ndërhyrës prej një vendi tjetër - në fakt, Shtetet e Bashkuara shpenzuan shumë kohë në pretendimin se Federata jugosllave mund të shpëtohej - dhe, për një periudhë të gjatë, i ndoqi pretendimet e mazhorancës sunduese të saj me rezistencë pasive dhe mjete të tjera jo të dhunshme. Ndërhyrja e NATO-s ndodhi vetëm kur forcat serbe ishin kthyer nga deportimi masiv dhe "spastrimi" i plotë etnik. Çfarëdo mund të thuhet për politikën e pamatur të Gjeorgjisë ndaj shkëputjes brenda kufijve të saj të njohura ndërkombëtarisht, por ajo nuk meriton krahasim me sjelljen e paligjshme dhe kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe, në çdo rast, është jo e zgjuar për Moskën që të bëjë analogjinë, përderisa ajo e mbështeste Millosheviçin në atë kohë dhe e ka shfajësuar atë qysh atëhere në aspekte më pak të adhurueshëm (bile deri i përbuzur në propagandën ruse) tzë solidaritetit kristian ortodoks. Gjithashtu, ajo armatosi dhe nxiti forcat më ekstremiste dhe më pak paqësore në Osheci dhe Abkhazi.

3- A i kujton ndonjë njeri fjalimet në të cilat ambasadori rus në Kombet e Bashkuara i kërkonte Asamblesë së Përgjithshme apo Këshillit të Sigurimit që të mbështeste planin e vendit të tij për të dërguar forca tokësore, ajrore dhe detare thellë në territorin dhe ujërat e një ish kolonie që tani është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara? Mendoj se jo. Shikoj përditë në editorialet e gazetave, duke pritur që të shikoj se kush do të jetë i pari të përdorë fjalën unilateral në të njëjtën fjali si emrin Rusi. Asgjë deri më tani. Megjithatë, Rezoluta 1441 e Kombeve të Bashkuara, e cila paralajmëron Saddam Hussein për pasoja serioze, qe fryt i viteve diplomaci të penguar dhe u miratua pa një votë kundër.

4- Ish gjashtë republikat përbërëse të Jugosllavisë, që e ushtronin të gjitha të drejtën e tyre kushtetuese parakezistuese për t'u shkëputur nga sundimi i Beogradit, janë ulur si vende anëtarë të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç në fakt është ulur Gjeorgia. 20 nga 27 shtetet e Bashkimit Europian gjithashtu e kanë njohur qeverinë e Kosovës qoftë si një entitet de jure, ashtu dhe si entitet de facto. Popullsia kosovare vlerësohet në 1.8 milion banorë, gjë që e bën atë më të madhe se shumë shtete anëtare ekzistues të Bashkimit Europian. A e imagjinon ndonjë njeri seriozisht se Rusia qoftë dhe për më së largu synon që të sponsorizojë ndonjë pretendim shtetësie për popullsitë e vogla lokale të Oshecisë dhe Abkhazisë? Përkundrazi, këta popuj do të riasimiloheshin në perandorinë ruse. Kështu që çdo krahasim me Kosovën nuk do të duhej të ishte në shkëputjen, por në aneksimin dhe absorbimin potencial të saj nga ana e Shqipërisë dhe askush nuk e ka propozuar ndonjëherë këtë, le më pastaj të tolerojë stacionin e forcave të armatosura shqiptare në territorin kosovar.

5- Sado jashtëzakonisht e vështirë të ketë qenë dhe mbetet detyra, i gjithë theksimi i politikës perëndimore në Ballkan ka qenë në reduktimin e theksimit të ndarjeve etnike, mbështetjen e qyteteve dhe komuniteteve që praktikojnë pajtim dhe duke inkurajuar, për shembull, serbët dhe shqiptarët për të bashkëpunuar në Kosovë. Njeri nuk ka nevojë ta romantizojë këtë politikë, por ajo sidoqoftë do t'i rezistonte çdo krahasimi me sjelljen ruse në Kaukaz (dhe në të vërtetë në Ballkan), që në mënyrë eksplicite bazohet në një apel të drejtpërdrejtë ndaj sektarizmit, nacionalizmit dhe - akoma më keq - faktorit fetar.

6- Fansat e ekuivalencës morale mund ta kenë vërejtur ose jo këtë, por ndërhyrja e natyrshme ushtarake ruse e medituar prej kohësh dhe e koordinuar në Gjeorgji vjen në të njëjtin muaj si kërcënime eksplicite ndaj sovranitetit të Polonisë e Ukrainës dhe fuqishëm menjëherë pas një obstruksioni rus ndaj çdo aksioni të Kombeve të Bashkuara lidhur me rastin e Zimbabves. Ata që pëlqejnë të përshkruajnë Kryeministrin Vladimir Putin dhe Presidentin Dmitry Medvedev se po reagojnë ndaj një "rrethimi" të Rusisë mund të duan të derdhin disa bojë gjeopolitike në shpjegimin e faktit sesi Kosova është pjesë e kësaj unaze të çeliktë kërcënuese apo sesi represioni i popullit të Zimbabves mund ta ndihmojë në strategjinë e daljes prej saj të Moskës.

Nëqoftëse ka rëndësi, unë jam dakord më kritikët që thonë se Administrata Bush korri më të këqijat e kësaj bote me dhënien e përshtypjes gjeorgjianëve për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe më pas duke dështuar të veprojnë në momentin vendimtar. Klintonoidët bënë saktësisht të njëjtin gabim me agresionin serb më shumë se një dekadë më parë, duke u dhënë shpresë boshnjakëve dhe më pas duke i lënë të masakroheshin derisa pozicioni u bë i padurueshëm dhe më pas në mënyrë të çuditshme, bile edhe pas Marrëveshjes së Dejtonit, duke përsëritur të njëjtën seri gabimesh trashanike në rastin e Kosovës. Sa më gjatë shtyhet momenti i së vërtetës, aq më keq bëhen gjërat, por kjo në vetvete argumenton në mënyrë jashtëzakonisht bindëse se nuk ka pasur asnjë dizenjo të qëllimshme perandorake të përfshirë. A do të thotë ndonjë të njëjtën gjë rreth planit jo të maskuar të Putinit për rivendosje nëpërmjet forcës të hegjemonisë ruse anembanë periferisë të perandorisë së tij? Do të ishte e lezetshme të mendohej se pati një përgjigje të vendosur ndaj kësaj nga Washington, nuk do të vija bast as shtëpinë e dikujt tjetër në idenë, që është çka Presidenti Bush ka dhënë përshtypjen e fortë se po bën në farsën dhe budallallëkun e dy javëve të fundit.

Christopher Hitchens

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Google+ Followers