Doktori nazist krijoi "qytezën e binjakëve"

Jozef Mengele, i mbiquajturi "Engjëlli i vdekjes", kish kryer eksperimentet në kampet e përqendrimit në Gjermani


Jozef Mengele, mjeku famëkeq që mori më vonë nofkën "Engjëlli i vdekjes", kishte një mision në kohën e regjimit nazist: Të krijonte racën e përsosur, siç "i shkonte për shtat" Rajhut të Tretë. Ai ishte dhe vetë një banor i Aushvicit që nga maji i vitit 1943, deri kur u detyrua të arratiset pas avancimit të Ushtrisë së Kuqe në janar 1945.

Detyra e tij ishte të kryente eksperimente për të zbuluar se cila metodë e sjelljes gjenetike ishte e nvojshme për të prodhuar binjakë - dhe më pas të rriste artificialisht numrin e lindjeve mes racës ariane për llogari të padronit të tij, Adolf Hitlerit.

Tani, një historian argjentinas ka hedhur pretendimin se eksperimentët e famshëm të Mengelesit mund të kenë dhënë frute.

Prej vitesh, shkencëtarët nuk kanë arritur të kuptojnë arsyen përse një në pesë shtatzani në një qytet të vogël brazilian kanë rezultuar në binjakë - shumica prej të cilëve me sy ngjyrë blu dhe flokë të verdhë.

Por, banorët e Kandido Godoi tashmë pretendojnë se Mengele ka bërë vizita të përsëritura dhe të shpeshta në këtë qytet në fillimin e viteve '60, duke u shfaqur fillimisht si një veteriner dhe më pas duke ofruar trajtim mjekësor për gratë e qytetit.

Duke lëvizur në mënyrë të vazhdueshme mes Argjentinës, Paraguajit dhe Brazilit, ai ia doli mbanë t'i shpëtojë drejtësisë përpara se të vdiste në vitin 1979, por ndërkohë, ëndrrat e tij për një racë superiore naziste u dukën se kishin mbetur të paplotësuara.

Në një libër të botuar së fundmi "Mengele: engjëlli i vdekjes në Amerikën e Jugut", historiani argjentinas Horge Kamarasa, i specializuar në studimin e arratisjeve të shumë elementëve të regjimit nazist në Amerikën e Jugut pas luftës, ka bashkuar copëza historish dhe dëshmish për të dhënë në panoramë të viteve të fundit të doktorit misterioz nazist.

Pasi ka folur me banorët e qytezës së vogël të Kandido Godoit, ai është i bindur se Mengele i ka vazhduar eksperimentet e tij gjenetikë me binjakë - me rezultate befasues. Ai zbulon se si, pasi ka punuar me fermerë në Argjentinë duke i ndihmuar të shtojnë bagëtitë e tyre, Mengele u largua nga ky vend në momentin kur një tjetër element nazist, Adolf Eihman, u rrëmbye nga agjentë të shërbimit të fshehtë izraelit.

Ai pretendon se Mengele u strehua më pas në enklavën gjermane të Kolonias Unidas, në Paraguaji dhe që aty, në vitin 1963, ai nisi të bëjë udhëtime të shpeshtë në drejtim të një tjetër komuniteti ku dominonin gjermanët, shumë pranë kufirit në Brazil - komunitetin fermer të kandido Godoi.

Dhe, Kamaras pretendon se pikërisht në këtë vend, pas shumë pak kohe nisi të rritet numri i lindjeve të binjakëve. "Unë mendoj se Kandido Godoi mund të ketë qenë laboratori i Mengeles, aty ku ai më në fund me sa duket ka arritur të përmbushë ëndrrën e tij të krijimit të një race superiore me flokë të verdhë dhe sy blu, një racë ariane", thotë ai. "Ka dëshmi, sipas të cilave ai ka ndihmuar gratë, ka ndjekur shtatzanitë e tyre, i ka trajtuar me lloje të rinj ilaçesh, ka folur për inseminimin artificial të qenieve njerëzore dhe se ka vazhduar të punojë me kafshë, duke pohuar se ishte në gjendje që të bënte që lopët të lindnin viça binjakë".

Gjermani shumë i njerëzishëm që mbërriti në Kandido Godoi mbahej mend me shumë simpati nga banorët e qytezës. "Ai na tha se ishte një veteran", thotë Aloisi Finkler, një fermer vendas i intervistuar nga Kamarasa. "Na pyeti për sëmundjet që kishin kafshët tona dhe na tha të mos shqetësohemi, sepse ai do t'i shëronte. Dukej një njeri i kulturuar dhe plot dinjitet".

Një tjetër fermer, Leonardo Bufler, tha: "Ai shkonte nga një fermë në tjetrën duke vizituar kafshët. I kontrollonte për tuberkuloz dhe përdorte injektime për të infektuarat.

Tha se ishte në gjendje të kryente inseminim artificial të lopëve dhe njerëzve, gjë për të cilën ne mendonim se ishte e pamundur, pasi ishte krejt e padëgjuar në ato kohë".

Por eugjeniku nazist nuk u përqendrua vetëm tek kafshët. Një ish-kryebashkiak dhe doktor i qytezës, Anensia Flores da Silva, nisi përpjekjet për të zgjidhur misteret e qytetit.

Ai intervistoi qindra vetë dhe zbuloi një personazh që dilte herë pas here: një mjek shëtitës që e quante veten Rudolf Vais. Da Silva tha: "Në dëshmitë që grumbulluam hasëm në gra që ishin trajtuar prej tij. Kish qenë një lloj mjeku rural që shkonte shtëpi më shtëpi.

Ai trajtonte gra që kishin variçe dhe u jepte atyre një ilaç që e mbante në një shishe, apo tableta që mbante me vete.

Ndonjëherë kryente punë dentare dhe të gjithë mbajnë mend se u merrte mostra gjaku". Njerëzit në Kandido Godoi pranojnë të gjithë sot se një kriminel nazist lufte kish qenë një mysafir i tyre për shumë vite. Sot, në stemën zyrtare të qytetit janë dy fytyra identike, si dhe një tabelë në rrugë, e cila mirëpret vizitorët "Në një komunitet fermerësh dhe në tokën e binjakëve". Ka edhe një muze, "Shtëpia e binjakëve".

"Askush nuk e di me saktësi se në cilën datë mbërriti Mengele në Kandido Godoi, por binjakët e parë lindën në vitin 1963, pikërisht në vitin kur kemi të dhënat e para të shfaqjes së tij në qytezë", thotë historiani argjentinas Kamarasa.

Google+ Followers