Dëshmitarë të historisë / Gladiatorët dhe arenat e tmerreve sipas Senekës


"Kasaphanë e neveritshme"

Spektakli i luftimeve mes gladiatorëve u nis prej romanëve të pasur afro 250 vjet përpara lindjes së Krishtit, si pjesë e ceremonive që mbaheshin në nder të të afërmve të tyre të vdekur. Më vonë, këto lojëra u shndërruan në aktivitete të veçantë që sponsorizoheshin nga qytetarët kryesorë të Romës, me qëllim që të rrisnin prestigjin e tyre. Me rënien e republikës dhe rritjen e perandorisë, lojërat e gladiatorëve u bënë pronë e perandorit. Qëllimi parësor i këtyre dueleve për jetë a vdekje ishte që të argëtoheshin numri i madh i spektatorëve që mbushnin arenën.

Ndonëse disa prej njerëzve të lirë zgjidheshin për të bërë jetën e një gladiatori, shumica e tyre ishin skllevër, të kapur gjatë luftërave të shumta që Roma bënte për të zgjeruar territoret e veta. Gladiatorët e ardhshëm i nënshtroheshin stërvitjes së gjerë dhe më pas ata bëheshin të aftë në një lloj të caktuar luftimi, si dhe në përdorimin e armëve të veçanta si shpata, rrjeta apo shtiza me tre dhëmbë që njihej si tridenti.

Lojërat nisnin herët, ato zgjasnin gjatë të gjithë ditës dhe zakonisht ndaheshin në tri prezantime. Mëngjesi i kushtohej shfaqjeve me vrasje kafshësh, sumë prej të cilave ishin bisha ekzotike që kapeshin në hapësirat më të largëta të perandorisë. Luanë, elefantë, xhirafa dhe kafshë të tjera të rralla, të gjitha kishin në rol në një shfaqje thertoreje e cila ishte projektuar për t'i bërë sa më shumë reklamë shumëllojshmërisë së së perandorisë së shtrirë kudo, si dhe zotërimit të Mëmës Natyrë prej Romës.

Seanca e mëngjesit shoqërohej nga një pushim dreke në të cilën padronët largoheshin nga arena për të kënaqur oreksin e tyre. Ata që mbeteshin, argutoheshin me ekzekutimin e kriminelëve të zakonshëm. Bëhej gjithmonë në përpjekje që vdekja e të dënuarit të përngjasonte sa më shumë me krimin që ai kishte kryer. Ata që kishin kryer vrasje, lëshoheshin të pambrojtur në mes të bishave të egra. Ata që kishin kryer zjarrvënie, digjeshin të gjallë. Të tjerë kryqëzoheshin. Kriminelët shërbenin gjithashtu si ushqim për argëtim, në rivënien në skenë të betejave historike detare, në të cilat arena përmbytej me ujë dhe të dënuarit detyroheshin të luanin rolin e ekuipazheve të destinuar të mbyteshin të anijeve armike. Pasditja i kushtohej aktivitetit kryesor - luftimeve mes gladiatorëve. Zakonisht, gladiatorët me specialitete të ndryshëm hidheshin në luftim kundër njëri-tjetrit. Pak a shumë si një ndeshje mdoerne boksi, duelet zhvilloheshin nën rregula shumë të rreptë dhe mbikëqyreshin nga një arbitër, për t'u siguruar që këto rregulla zbatoheshin. Gjithashtu, në sfond dëgjohej muzikë, ritmi i së cilës ndryshohej sipas aksionit në arenë. Më në fund, turma vendoste nëse humbësi do të jetonte, apo do të vdiste.

Dëshmia e Senekës

Filozofi romak, Seneka kishte një këndvështrim shumë kritik ndaj ndeshjeve mes gladiatorëve si dhe spektaklit që i shoqëronte ato. Eshtë interesante që, në kritikat e tij, ai nuk bazohet në tmerrin që shkakton kasaphana që sheh me sytë e tij, por sepse shfaqja është shumë e mërzitshme dhe si rrjedhim, ajo nuk e meriton vëmendjen e një njeriu me arsye të shëndoshë. Në një letër dërguar një mikut të tij, Seneka përshkruan atë që ka parë në arenë gjatë sundimit të Perandorit Kaligula:

"Nuk ka asgjë më rrënuese për një karakter të mirë, se sa të harxhojë kohën e tij në një spektakël të tillë. Veset kanë një mënyrë që të nguliten avash-avash brenda teje, për shkak të ndjesisë së kënaqësisë që sjellin me vete. Përse mendon ti që unë them se rikthehem nga këto shfaqje më i babëzitur, më ambicioz dhe më i dhënë pas lukseve, dhe mund të shtoj, me mendime për më shumë mizori dhe më pak njerëzilëk, thjeshtë sepse kam qenë ndërmjet qenieve njerëzore?

Nja dy ditë më parë, ndalova që të shoh lojërat e mesditës, duke pritur sport, mencuri dhe një farë relaksi për të "kullotur" disi sytë dhe për t'i qetësuar nga pamja e gjakut të njeriut. Ndodhi krejt e kundërta. Cdo lloj luftimi që kish ndodhur përpara asaj ishte hicgjë; tashmë të gjithë cikërrimat liheshin mënjanë - ishte kasaphanë.

Burrat nuk kishin asgjë për t'u mbrojtur, pasi të gjithë trupat e trye ishin të ekspozuar ndaj goditjeve, dhe vetëm goditje merrnin. Njerëzit e zakonshëm preferojnë që të ketë kushte të barabarta. Nuk ka. Shpata nuk shmanget prej helmetës apo mburojës, dhe cfarë është aftësia apo mbrojtja? Të gjithë këto thjeshtë vonojnë edhe pak vdekjen.

Në mëngjes, burra hidhen tek arinjtë apo luanët, ndërsa në mesdtë, tek ata që më parë ishin spektatorë e i shihnin. Turma kërkon që vrasësit të ciftohen me ata që vrasin bashkë me ta, dhe e kursen fituesin për të vdekur nëj tjtër herë. Ky është i vetmi clirim që kanë gldiatorët. E gjithë kjo gjë ka nevojë për zjarr dhe celik, për t'u bërë thirrje burrave që të luftojnë. Për ta nuk ka rrugë shpëtimi. Vrasësi vazhdon të luftoj, deri kur vritet.

"Vrite! Rrihe me kamzhik! Digje të gjallë!' (ulërinin spektatorët) 'Përse është kaq i ndyrë? Përse nuk vërsulet? Përse ai tjetri bie aq butë? Përse nuk shkon të vdesë me dëshirë?" Aspak i lumtur sic jam, si ka mundësi të kem merituar të bëhem dëshmitar i një skene të tillë? Të lutem, Lusili im, mos shko të shohësh lojëra të tilla. Pasi, ose do të korruptohesh nga turma, ose, nëse tregon që të kallet krupa, do të të urrejnë. Kështu që, rri larg". lë( htp64- kanë një forcë, artin e riprodhimit të videove. Një përdorim më i gjerë i internetit do t'i lejonte atyre të rekuperonin publikun më të ri dhe më të sofistikuar. Në Evropë ky fakt u kuptua fillimisht nga BBC dhe nga kjo dijeni ka lindur platforma e parë iPlayer, e cila e lejon të shpërndajë programet e veta me të gjitha instrumentat e duhura: nga televizori deri tek celulari."

Televizori tradicional, i njohur nga të gjithë, vazhdon të jetë parësori. Është mjaft sinjifikativ një sondazh i kryer në SHBA, nga i cili rezulton se 70% të përdoruesve të televizionit në internet deklarojnë se e përdorin "vetëm ngaqë kanë humbur një seri në televizor". Gjithsesi, publiku duket se po ndryshon dhe do të ishte gabim t'i nënvlerësonim pasojat e këtij ndryshimi. Kjo është pa dyshim shenja dalluese e evolimit të teknologjisë dhe e drejtimit të njerëzimit drejt transformimit.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

zv|ih44jitha këto gjëra do të fitojnë rol kryesor dhe do të kenë ndikim më të madh. Kështu, shpresoj që me këtë libër të ndihmoj gruan të kuptojë rrethanat e veta dhe t'i bëj të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe të shohin mënyrat e ndryshme se si paraja mund të prekë marrëdhëniet e njerëzve. Dhe të shpresohet që të përvetësojnë disa nga idetë që disa nga këta shkrimtarë kanë hedhur.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers