Depresioni që nuk u bë i madh

Kështu Warren G. Harding shpëtoi Shtetet e Bashkuara. Në ndryshim nga Roosevelt, Harding e kuptonte sesa ishte e rëndësishme të favorizoheshin investimet, thelbësorë për rritjen ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës


Cili ka qenë midis presidentëve amerikanë ai që ka kontribuar më shumë për të luftuar depresionin e ekonomisë?

Sigurisht që, jo shumë i adhuruari Franklin Delano Roosevelt, të paktën duke gjykuar nga fakti që gjatë gjithë periudhës së New Deal (1933 - 1940) papunësia mbeti mesatarisht në nivelin rreth 17 përqind. Evenimenti që bëri të zhdukeshin nivelet aq të larta të papunësisë, qe rekrutimi i 12 milion amerikanëve në forcat e armatosura gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bile, në realitet, Roosevelt e zgjati papunësinë: trefishoi taksat dhe miratoi ligje që bënë të uleshin kostot e marrjes në punë të punonjësve të rinj, ndaluan të praktikoheshin konto mbi çmimet dhe autorizuan shkatërrimin e rezervave ushqimore me qëllim që ta mbanin më të lartë çmimin. Veç këtyre, autorizoi projekte infrastrukturore të kushtueshme si Tennessee Valley Administration që u transformuan në një barrë për shtetet që e merrnin elektricitetin e siguruar nga vetë TVA-ja.

Më i madhi midis kundërshtarëve të depresionit qe në të vërtetë Warren Gamaliel Harding. Në vitin 1920, kur u zgjodh President, Senatori nga Ohio pasoi Woodrow Wilson, një burrë shteti pashmangshmërisht i mbuluar me lëvdime, por që e kish futur Amerikën në luftë, duke favorizuar krijimin e burokracive të mëdha, duke burgosur disidentët politikë dhe duke e çuar borxhin federal në 25 miliard dollarë.

Harding trashëgoi shkatërrimin e krijuar nga Wilson, në mënyrë të veçantë atë depresion ekonomik që pasoi Luftën e Parë Botërore, i cili qe po aq i rëndë se Kontrata e Madhe e pësuar nga ekonomia në periudhën midis viteve 1929 e 1933 dhe i trashëguar nga Roosevelt. Vlerësimet e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar u reduktuan me 24 përqind, duke kaluar nga 91.5 miliard dollarët në vitin 1920, në 69.6 miliardët në vitin 1921 dhe të papunët u rritën nga 2.1 milion në 4.9 milion.

Harding e kuptonte funksionimin e ekonomisë shumë më mirë nga Roosevelt. Siç ka vërejtur historiani Robert K. Murray në librin e tij të titulluar The Harding Era, Harding "i kish urryer gjithmonë taksat e larta, shpërdorimet në shpenzimin publik dhe një ndërhyrje të tepruar të autoriteteve në sektorin privat. Në shkurt të vitit 1920, pak kohë pasi ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Presidentit, promovoi reduktimin e shpenzimit publik federal dhe afirmoi se, qeveria duhet "t'i thyente zinxhirët e industrisë... kemi shumë më tepër nevojë për liri sesa për rregullime".

Një prej slloganeve elektorale të Harding ishte "më pak shtet në biznes" dhe premtimi u mbajt. Presidenti e mirëpriti këshillën e Sekretarit të Thesarit, Andrew Mellon, dhe në 12 prill të vitit 1921, në mesazhin e tij të parë për Kongresin, Harding kërkoi që të reduktoheshin taksat. Më të lartat, mbi të ardhurat e kompanive dhe mbi fitimet e "tepruara", do të duhej të shkurtoheshin. Taksa mbi të ardhurat e individëve do të mbetej e pandryshuar, me një nivel maksimal për 8 përqindësh mbi të ardhura më të larta se 4000 dollarët. Në ndryshim nga Roosevelt, Harding e kuptonte sesa ishte e rëndësishme të favorizoheshin investimet, thelbësorë për rritjen ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës.

Megjithatë, disa senatorë me influencë donin që t'u jepnin subvencionime të mbijetuarve të luftës, siç kishin bërë tashmë 38 shtete të unionit. Por kjo rritje e shpenzimit do të rriste presionin për një rritje të taksave. Në 12 korrik të vitit 1921, Harding mbajti një diskutim në Senat, në të cilin shtynte asamblenë që të reduktojë taksa dhe shpenzime. Presidenti vërejti se 813 442 të mbijetuar të luftës kishin marrë tashmë shpërblim dhe premio invaliditeti me një vlerë prej gjysmë miliardi dollarësh dhe se 107824 veteranë qenë regjistruar në kurse profesionale kualifikimi të mbështetura nga autoritetet publike.

Në vitin 1922, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin me numër 333 - 70 lidhur me asistencën ndaj të mbijetuarve, pa specifikuar se në çfarë mënyre do të financoheshin ato. Senati miratoi të njëjtin projekt me 35 vota në favor dhe 17 kundër.

Pavarësisht presioneve të forta të American Legion, shoqatës së veteranëve, 19 shtatorin e ardhshëm Harding i vuri veton ligjit. Kjo ndodhte vetëm pothuajse gjashtë javë përpara zgjedhjeve për Kongresin, domethënë në një periudhë në të cilën normalisht politikanët nuk janë kurnacë për "kënaqësi" ndaj elektoratit. Harding e justifikoi vendimin e vet, duke pohuar se nuk ishte e drejtë të rritej më tej pesha që rëndonte mbi 110 milion kontribuesit.

Herbert Hoover, Sekretari për Tregtinë i Presidentit Harding, ishte plotësisht në favor të ndërhyrjes së autoriteteve në lëmin e ekonomisë (dhe nja dhjetë vjet më pas, me cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk mungoi të zbatojë ndërhyrje të shumta për të përballuar Depresionin e Madh). Megjithatë, Harding nuk donte t'ia dinte, duke theksuar se çdo masë me karakter asistencial ishte përgjegjësi e autoriteteve të qeverisjes vendore.

Shpenzimi publik federal u reduktua nga 6.3 miliard dollarë të vitit 1920 në 5 miliard dollarët e vitit 1921 dhe në 3.2 miliard dollarët e vitit 1922. E ardhura nga taksat federale ra nga 6.6 miliard dollarët e vitit 1920 në 5.5 miliard dollarët e vitit 1921 dhe në 4 miliard dollarët e vitit 1922. Politikat e Harding i dhanë jetë një tendence: niveli minimal i taksave federale u arrit në vitin 1924, ai i shpenzimit publik një vit më pas. Qeveria federale vazhdoi, që ta paguante borxhin, i cili ishte i barabartë me 24.2 miliard dollarë në vitin 1920 dhe që vazhdoi të reduktohet deri në vitin 1930.

Gjatë presidencës Harding, shkëlqenin për mungesën e tyre sulmet verbale ndaj botës së biznesit, që do ta dallonin qartë diskutimet e Roosevelt. Për më tepër, nuk kishte gjurmë të programeve të majmë federalë tipikë të New Deal, ato programe që do të rrisnin kostot për biznesin, do t'i ngrinin çmimet mbi nivelin e tregut, dhe duke favorizuar kartele dhe monopole.

Falë shkurtimit të shpenzimeve dhe të taksave të dëshiruara nga Harding dhe politikave të tij ekonomike relativisht jondërhyrëse, Produkti i Përgjithshëm Kombëtar filloi të ngrihej, duke arritur 74.1 miliard dollarët në vitin 1922. Po në atë vit, numri i të papunëve u reduktua në 2.8 milion njerëz (ekuivalent me 6.7 përqind të krahut të punës). Kështu, pas pothuajse një viti e gjysmë të zgjedhjes së Harding si President, vitet e vrullshme ishin gati duke u shpalosur me të gjithë fuqinë e tyre. Përqindja e papunësisë vazhdoi që të zvogëlohej, duke prekur vlerën e jashtëzakonshme të 1.8 përqindëshit në vitin 1926. Pas kësaj date, përqindja e papunësisë ka arritur vlera më të ulëta vetëm në kohë lufte (më saktësisht në vitin 1944).

Vitet Njëzet, të ashtuquajturit vite të vrullshme, qenë një epokë begatie ekonomike të paprecedent. Produktiviteti u rrit dhe rrogat reale u rritën. Vlera e Bursës u trefishua. Pati një ekspansion të konsiderueshëm të klasave të mesme. Qe pikërisht në vitet Njëzet që i verifikua Migrimi i Madh, në të cilin rreth 7 milion afroamerikanw u transferuan në shtetet e veriut, të tërhequr nga shkollat më të mira dhe nga mundësitë e punësimit. Gratë siguruan të drejtën e votës. Miliona amerikanë blenë automobilin e tyre të parë, deri më atëhere një luks të pasurish. Gjithnjë e më shumë njerëz kishin një radio dhe dispononin kështu mundësinë për t'i dëgjuar në shtëpinë e tyre spektaklet më të mira të epokës. Filmat u bënë një argëtim popullor. Teknikat e ftohjes së ushqimeve bënë të mundur një dietë më të larmishme gjatë të gjithë periudhës së vitit. Mjekët zhvilluan kura të reja për sëmundje vdekjeprurëse, si difteriti dhe tuberkulozi. Pavarësisht se, Harding sigurisht që nuk mund të konsiderohet një idhtar i laissez-faire (të mos harrojmë se ishte në favor të tarifave doganore), është pikërisht në politikat në favor të rritjes të zbatuara nga Administrata e tij, që mund të njihet drejtpërsëdrejti rritja fenomenale e begatisë (një begati, gjithashtu, gjithnjë e më shumë e ndarë nga të gjitha shtresat e popullsisë) që dalloi Amerikën e viteve të vrullshme.

Fatkeqësisht, suksesi mahnitës i Harding në luftën kundër depresionit ekonomik u vu në hije nga një skandal (i ashtuquajturi skandal Teapot Dome), që e tronditi Administratën e tij pas vdekjes së Presidentit, të ndodhur në gushtin e vitit 1923. Skandali qe pasojë e politikave të ruajtjes së mjedisit të epokës, në virtyt të të cilave qeveria ishte pronare e territoreve në të cilat ekzistonin rezerva naftëmbajtëse, si ai Teapot Dome në shtetin Wyoming dhe ato Elk Hills në shtetin California. Qysh nga agimet e historisë, përfshirja e pushtetit politik në ekonomi ka gjeneruar korrupsion, dhe në këtë rast, praktikisht Sekretari i Brendshëm, Albert Fall, kishte pranuar "bakshishe" në shkëmbim të koncensionit për nxjerrjen e naftës në favor të kompanive private. Sikur rezervat të qenë privatizuar, siç kishte ndodhur për mbi 100 milion hektarë territor në pronësi federale gjatë shekullit të mëparshëm, nuk do të kishte pasur kurrfarë skandali.

Në vend që të ndiqte modelin e Roosevelt, që arriti të ngrejë vetëm shpirtin e amerikanëve, Presidenti i sapozgjedhur Obama, duhet të marrë në konsideratë shembullin e Warren G. Harding, politikat e të cilit e përmirësuan nivelin e jetesës të popullsisë dhe e bënë vendin të dilte nga një depresion më përpara se ky i fundit të bëhej "i madh".

Jim Powell, bashkëpunëtor i vjetër i Cato Institute, është veç të tjerash autor i librit të titulluar FDR's Folly, Bully Boy e Greatest Emancipations.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Google+ Followers