Tetova News

Bruksel-Moskë, a do të ndryshojnë ekuilibrat evropianë ?

Rusia në kërkim të një arkitekture të re të sigurisë europiane. Moska synon në mënyrë të deklaruar në një ndryshim të ekuilibrave europianë dhe në një njohje eksplicite të statusit të saj si fuqi në Kontinentin e Vjetër


Moska synon në mënyrë të deklaruar në një ndryshim të ekuilibrave europianë dhe në një njohje eksplicite të statusit të saj si fuqi në Kontinentin e Vjetër. Kjo është ajo që ka dalë në mënyrë të veçantë nga sesioni 2009 i Annual Security Revieë Conference (ASRC) i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), ku ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka propozuar një rishikim rrënjësor të logjikës të sigurisë europiane dhe të arkitekturës institucionale të saj. Edhe pse Lavrov nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zhvilluar pikat tashmë të treguara nga Presidenti rus, Dimitri Medvedev, në raste të mëparshme, diskutimi i tij ka përfaqësuar një ngjarje domethënëse në planin diplomatik, veçanërisht pas krizës gjeorgjiane të verës së kaluar, që i ka dhënë një goditje të rëndë kredibilitetit të konceptit të sigurisë së përbashkët dhe bashkëpunuese.

Në fakt, propozimi sqaron në seli multilaterale perceptimin rus lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë dhe rendit paneuropian. Veç kësaj, ai individualizon parime bazë për një siguri të re në Europë që synojnë në mënyrë shumë të qartë në tejkalimin e asetit aktual, duke vënë në diskutim rolin e NATO-s. Paralelisht me inisiativën multilaterale, Kremlini ka zgjedhur edhe që të rilançojë drejtpërsëdrejti një dialog bilateral me administratën e re amerikane, çernierë e politikës globale ruse dhe faktor i pashmangshëm për çdo negociatë rishikimi të sigurisë europiane. Në fakt, samiti i parë midis dy presidentëve është zhvilluar në muajin korrik në një klimë konstruktive, sidomos përsa i përket kontrollit të armatimeve strategjike, bashkëpunimit antiterrorizëm dhe mosproliferimit, ndërsa divergjenca të qartë mbesin në fushën e mbrojtjes antiraketore dhe të zgjerimit të NATO-s.

Objektiva të propozimit rus

Demarshi i fundit ndjek thlebësisht formulimet e mëparshme të propozimeve ruse lidhur me arkitekturën e re të sigurisë europiane, por vendoset formalisht në kuadër të OSBE-së, duke vendosur kështu një lidhje të saktë me dimensionin paneuropian. Kjo perspektivë, duke rijetuar propozimet historike të Gorbaçovit dhe të Golit, vendos një alternativë ndaj strategjisë së kuptimit në strukturat euroatlantike të ndjekur nga vendet perëndimore në kuadrin pasbipolar.

Lavrov ka propozuar një Traktat lidhur me Sigurinë në Europë në kuptimin e vërtetë të fjalës, domethënë një marrëveshje juridikisht detyruese, të përqendruar mbi një seri parimesh:

1. Respektimin e sovranitetit, integritetit territorial, të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara;

2. Ndalim të kërcënimit apo të përdorimit të forcës, kërkim përfshirës të sigurisë së përbashkët e bashkëpunuese dhe krijim të mekanizmave për parandalimin e konflikteve;

3. Pandashmëri të sigurisë, që nuk mund të garantohet nga struktura të kundërvëna dhe nga linja ndarjeje ideologjike;

4. Garanci ndaj stabilitetit dhe paqes në Europë nëpërmjet strukturash të përbashkëta dhe përfshirëse;

5. Kontroll të armatimeve, bashkëpunim antiterrorizëm dhe aspekte të tjera të sigurisë që futen në dimensionin ekonomiko - mjedisor dhe njerëzor.

Impianti i përgjithshëm i projektit tregon një vëmendje të caktuar për temat e dashura për Perëndimin (terrorizëm, dimension ekonomiko - mjedisor), por, në të njëjtën kohë, e vë theksin mbi parime të tjera - respektimi i sovranitetit, pandashmëria e sigurisë - që ofrojnë, në sytë e Kremlinit, një mbrojtje respektivisht të nocionit të ndërhyrjes humanitare, një zgjerim pakufi të NATO-s dhe një projektim rajonal e global të saj në rritje.

Në fakt, rusët theksojnë papërputhshmërinë e NATO-s dhe të orientimit out-of-area të saj me modelin e ri të sigurisë europiane që ata mbështesin. Prania e pastër e një aleance ushtarake, theksojnë ata, krijon një linjë të re ndarjeje dhe kërcënon stabilitetin rajonal: një kontradiktë respektivisht pandashmërisë së sigurisë të përbashkët. Nga ana tjetër, refuzimi rus i institucioneve me përbërje ekskluzive, që e marrin vetë në duar menaxhimin e krizave, vjen edhe nga evolucioni potencial i politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes të Bashkimit Europian drejt formash mbrojtjeje kolektive. Me pak fjalë, Moska shikon tek Traktati i ri që propozohet të adoptohet në kuadër të OSBE-së një instrument për t'u vënë kufizime aktorëve multilateralë, mbi të cilët nuk mund të ushtrohet asnjë kontroll.

Impakti ndaj arkitekturës paneuropiane

Traktati i propozuar vendoset në vijueshmëri me nocionin e sigursë OSBE, megjithëse duke i theksuar disa aspekte në një interpretim instrumental. Arkitektura aktuale e sigurisë europiane mbështetet në fakt mbi parimet që ndodhen në Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975 dhe në Kartën e Parisit të vitit 1990: pandashmërinë e sigurisë së përbashkët; bashkëpunimin përfshirës; natyrën multidimensionale të sigurisë, që përfshin aspekte ushtarake, njerëzore dhe ekonomiko - mjedisore.

OSBE-ja dhe paraardhësja e saj Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (CSCE) kanë luajtur një rol të çmuar si forum negociues fleksibël dhe përfshirës (që përfshin shtetet anëtare të NATO-s, ato të Traktatit të Varshavës dhe neutralët), duke prodhuar rezultate të çmueshme në kohën e tensionimit dhe në tranzicionin e viteve Nëntëdhjetë. Megjithatë, procesi multilateral më pas ka ngecur për shkak të asimetrisë në marrëdhëniet ushtarake dhe me ndryshimin e kuadrit politik që i detyrohet zgjerimit të dyfishtë të NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Në bazën e propozimit rus qëndron një refuzim i sistemimit i shfaqur nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Në fakt, Moska refuzon që t'i marrë në konsideratë institucionet atlantike si struktura të përbashkëta "nga Atlantiku në Urale", në të cilat të negociojë sigurinë, duke i konsideruar në të vërtetë si një faktor ndarës dhe një kërcënim gjeopolitik. Kështu që kërkon të krijojë një instrument që të riorganizojë natyrën e sigurisë së përbashkët dhe arkitekturën institucionale të tij, duke pasur parasysh papërshtatshmërinë e zgjidhjes aktuale, duke nxjerrë në pah një interpretim të parimit të pandashmërisë të përshtatshëm me ekuilibrin e forcave të dëshiruar.

Pozicioni i Moskës duhet të interpretohet nga kryeqytetet "në perëndim të Vjenës" si shprehje e një kompleksi pasigurie që politika perëndimore ka kontribuar të krijohet dhe që rrezikon të shkaktojë një spirale prej "Lufte të Ftohtë të re". Por, në të njëjtën kohë, projekti, nëqoftëse nuk kualifikohet më mirë, do të hapte në mënyrë të fshehtë rrugën për një situatë me predominim relativ ushtarak rus mbi kontinent.

Një pykë në raportet Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Europë?

Pavarësisht mungesës së një dokumenti formal, propozimi rus përbën një evolucion të rëndësishëm të pozicionit të Kremlinit lidhur me ekuilibrin evropian, zgjerimin e NATO-s dhe procesin negociiues OSBE. Në optikën ruse, OSBE-ja përfaqëson selinë më të përshtatshme për të përballuar negociatën lidhur me ripërcaktimin e arkitekturës të sigurisë europiane në dëm të Këshillit NATO - Rusi, në krizë të thellë pas konfliktit gjeorgjian. Në kuadrin OSBE, Moska mund të llogarisë mbështetjen e vendeve të Komunitetit të Shteteve të Pavarura (CSI), në të cilin ka një rol predominues dhe mund të përdorë parimet funksionale për objektivat e veta. Në fakt, koncepti i pandashmërisë të sigurisë mundëson që të karakterizohet roli i NATO-s si anakronik, ndërsa theksi mbi karakterin multilateral të negociatave lidhur me asetin e ri të sigurisë europiane i jep legjitimitet pozicionit rus. Veç kësaj, aspekti dhe merita e propozimit të Traktatit i mundësojnë Moskës që të paraqitet, së bashku me Ëashington, si bashkëgarantues i sigurisë paneuropiane në terma barazie virtuale, duke e degdisur një Bashkim Europian "fuqi civile" - të ndarë nga struktura e NATO-s - në një pozicion të nënshtruar. Bëhet fjalë për një tentativë divide et impera në drejtim të komunitetit euroatlantik, i konsideruar efekt i thjeshtë i hegjemonisë amerikane.

Në një përpjekje ndërmjetësimi, Presidenca greke e OSBE-së ka linçuar një inisiativë informale dialogu lidhur me aspektet politiko - ushtarake të sigurisë të pagëzuar "procesi i Korfuzit". Në një mbledhje të parë informate të mbajtur më 28 qershor në ishullin jonian, ministrat e Jashtëm kanë riafirmuar rëndësinë e Platformës për Sigurinë Bashkëpunuese për pandashmërinë e sigurisë. Megjithatë, Presidentja Bakoyannis ka nënvizuar komplementaritetin e organizatave të tjera në brendësi të kuadrit aktualisht ekzistues, në linjë me pozicionet perëndimore. Në brendësi të një kuadri multilateral të tillë janë futur së fundi zhvillimet e rëndësishme të ndodhura në nivel bilateral, në vijim të samitit ruso-amerikan të Moskës të 6-8 korrikut, që mundësojnë të hipotekohet një hapësirë për kompromisin në një klimë besimi të matur.

Nga samiti i fundit del në fakt fillimi i një faze të re të raporteve bilaterale, e konkretizuar sidomos nga rilançimi i negociatës lidhur me armët strategjike (që përmirëson sa është arritur me Traktatin Sort në kohërat e presidencave Putin e Bush) dhe nga dhënia e hapësirës ajrore ruse për transitin e trupave amerikane drejt Afganistanit. Nëqoftëse sfera globale e marrëdhënieve ruso-amerikane duket se ka regjistruar zhvillimet më premtuese, në nivel rajonal në të vërtetë divergjencat thelbësore mbizotërojnë. Lidhur me çështje të tjera - zgjerimi i NATO-s, instalimet e mbrojtjes antiraketore në Poloni dhe Republikën Çeke, statusi i Traktatit lidhur me Forcat Konvencionale në Europë (CFE) - ngërçi vazhdon.

Aseti i ardhshëm i sigurisë paneuropiane mbetet kështu një çështje e hapur, në të cilën aspekte globale dhe rajonale, nga njëra anë, bilaterale dhe multilaterale, nga ana tjetër, ndërthuren njëri me tjetrin. Në lojë nuk janë vetëm marrëdhëniet midis Perëndimit euroatlantik dhe Rusisë, por edhe roli i Bashkimit Europian në hapësirën e vet gjeopolitike.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Flurudha

Popular posts from this blog

Shkëputje nga libri "SEKRETI"

Si u krijua universi, teoritë dhe procesi i plotë

Numrat "Fibonacci", numrat që mundësojnë jetën