1967, rrënjët e konfliktit


Sam Roberts

Edhe sipas standarteve të Lindjes së Mesme, pranvera e vitit 1967 ishte një kohë e tensionuar. Izraeli sulmohej në mënyrë periodike prej guerilasve palestinezë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, territore të kontrolluara respektivisht nga Egipti dhe Jordania, ndërkohë që trupat siriane qëllonin me predha artileria që nga kodrat Golan.

Në prill, Izraeli u kundërpërgjigj duke rrëzuar gjashtë prej avionëve gjuajtës të Sirisë, të gjithë prodhim sovjetik. Pasi Bashkimi Sovjetik përhapi zëra se Izraeli po planifikonte të sulmonte Sirinë, ushtria egjiptiane mobilizoi 100 mijë trupa si dhe një mijë tanke në Gadishullin e Sinait. Në muajin që pasoi, Presidenti i Egjiptit, Gamel Abdel Naser, synimi i deklaruar i të cilit ishte shkatërrimi i Izraelit, urdhëroivëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të largoheshin nga rajoni. Ai bllokoi gjithashtu Gjirin e Tiranit, duke ndërprerë kështu aksesin e Izraelit në Detin e Kuq, një rrugë vitale transporti ujor.

Me luftën që tashmë dukej gjithnjë e më e pashmangshme, Izraeli vendosi të sulmojë i pari. Në mëngjesin e 5 qershorit - ndërkohë që shumica e pilotëve egjiptianë ishin duke ngrënë mëngjes dhe komandantët e trye kishin ngecur në pikun e trafikut - Forca Ajrore izraelite shkatërroi më shumë se 300 nga 340 avionët gjuajtës egjiptianë, shumicën prej të cilëve përpara se të kishin mundësinë për t'u ngritur nga toka. Më pas, trupat izraeite u futën në Gaza dhe në Sinai, teksa Jordania me mbështetje prej Irakut, nisi të godasë me raketa zonën izraeite të Jeruzalemit. Pas kësaj, Siria sulmoi nga veriu.

Hartë e re

Deri në 7 qershor, Izraeli kishte pushtuar tashmë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, duke përfashirë qytetin e vjetër, vendndodhje e shumë vndeve të shenjtë ët judaizmit, kritianizmit dhe islamit. Deri në ditën e katërt, 8 qershor, me egjiptianët në tërheqje, forcat izraelite kishin mbërritur deri në Kanalin e Suezit. D ditë më vonë, pasi izraeli pushtoi kodrat Golan, Izraeli dhe Siria shpallën armëpushimin.

Në gjashtë ditë - madje dicka më pak - Izraeli më shumë se trefishoi sasinë e tokave nën kontrollin e vet, duke rishkruar në këtë mënyrë hartën e Lindjes së Mesme. Ndërkohë që luta demonstroi aftësitë ushtarake superiore të Izraelit në rajon, ajo nuk zgjidhi asgjë: Edhe përballë një humbjeje poshtëruese, udhëheqësit arabë mbetën të përkushtuar për shkatërrimin e Izraelit. Dhe pushtimi prej izraelit i zonave me popullsi palestineze në atë kohë afro tre të katërtat e një milion shkaktoi plagë dhe mëri të reja nga të dy palët, shumica prej të cilave mbeten të pazjidhura edhe sot e kësaj dite.

Arafati dhe OÇL

Në të vërtetë, që përpara përfundimit të luftës, teksa qeveria izraelite debatonte për pushtimin e qyttit të Hebronit në Bregun Perëndimor, një tjetër qytet ky me një histori të pasur biblik, kryeministri izraelit pyeti kolegët e tij: "A keni menduar ndonëjherë se si mund të jetojmë ne me kaq shumë arabë?"

Përgjigja do të ishte mjaft e qartë shumë shpejt.

Disa muaj pasi lufta përfundoi, një revoltë në Bregun Perëndimor e udhëhequr nga guerilasi palestinez Jaser Arafat dështoi, por ajo do të kishte gjithësesi një impakt kohëgjatë. Sipas Jezid Saigh, një historian në Kolegjin Mbretëror në Londër, revolta "katapultoi publikun palestinez në përgjithësi në krahët e guerilasve, dhe kjo për arsye se ata kishin parë që njerëzit tek të cilët kishin varur të gjithë shpresat e tyre - udhëheqësit arabë dhe ushtritë tek të cilat këta mbvështeteshin - ishin mposhtr brenda vetëm disa ditëve".

Dy vjet pas luftës, lëvizja Fatah e Arafatit mori kontrollin e Organizatës për Clirimin e Palestinëz, një grupi i krijuar nga udhëheqësit arabë për të përfaqësuar interesat palestineze. Me Arafatin si kryetar, OCL zhvilloi një luftë guerilase disadekadëshe kundër Izraelit.

Në katër dekadat e fundit, përpjekjet për të sjellë paqe mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë në disa raste kanë patur sukses, por shpesh herë ka ndodhur që shpresat i kanë lënë vend dhunës. Në nëntor të vitit 1967, Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën Nr. 242, një formulë "një tokë për paqen" e cila deri më sot është përmbushur vetëm pjesërisht: Izraeli do të tërhiqej nga territoret që kishte pushtua, në këmbim të njohjes diplomatike prej fqinjëve të tij arabë dhe me kufij të sigurtë.

Yom Kippuri

Gjashtë vite më vonë, në vitin 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan në mënyrë të befasishme Izraelin gjatë ditës së festës hebreje të Yom Kippurit, duke mësyrë në Sinai dhe në Kodrat Golan. Në kohën kur konflikti tre javor kish marrë fund, Izraeli i kish prapësuar pjesën më të madhe të sulmeve, ndonëse me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara pas luftës, Izraeli ra dakord që të rikthejë një pjesë të Sinait dhe Kodrave Golan Egjiptit dhe Sirisë. Në tërësi, lufta riktheu një pjesë të krenarisë arabe e cila ishte lnduar aq keqas në vitin 1967, duke bërë të mundur kështu një pjesë të përpjekjeve për paqe në dekadat që do të vinin. Në vitin 1977, presdenti egjiptian Anvar Sadat befasoi të gjithë botën kur deklaroi se ishte i gatshëm që të shkonte në Jeruzalem dhe të takohej me udhëheqësit izraelitë. NJë vit pas udhëtimit të Sadatit në Izrael, Presidenti i SHBA, Jimmy Carter thirri në Camp David Sadatin dhe Kryeministrin izraelit, Menachem Begin. Këtu, në rezidencën presidenciale në Maryland, të tre burrat arritën të cajnë qorrsokakun 30-vjecar ku kish ngecur konflikti arabo-izraelit.

Egjipti dhe Jordania

Marrëveshja e Camp David solli një traktat formalpaqeje në vitin 1979 ndërmjet Izraelit dhe Egjiptit: Izraeli riktheu pjesën e mbetur të Sinait, dhe Egjipti u bë i pari shtet arab që pranonte Izraelin. (Të tjerë shtete arabë e denoncuan traktatin dhe Sadati u vra në Kairo në vitin 1981, teksa ishte duke marrë pjesë dhe përshëndetur një paradë e cila përkujtonte luftën e vitit 1973).

Jordania firmosi një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, por Izraeli dhe palestinezët kanë mbetur, në thelb, në gjendje lufte. Mijëra vetë kanë vdekur në të dy krahët gjatë dy kryengritjeve, apo sic quhen nga ata vetë intifadave palestineze, në fushatat ushtarake të Izraelit në territoret e pushtuara si dhe në atentatet kamikazë si dhe sulme të tjerë kundër Izraelit.

Izraeli dëshiron që palestinezët të heqin dorë nga terrorizmi dhe të pranojnë sinqerisht ekzistencën e tij, ndërkohë që palestinezët kërkojnë krijimin e shtetit, një kryeqytet në Jeruzalem si dhe të drejtën e refugjatëve palestinezë të shpërngulur prej luftës së vitit 1948 që të rikthehen në Izrael.

"Cdo popull beson se drejtësia është tërësisht në anën e vet", shkruante disa vite më parë në The Times, drejtori ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare për Paqe në Lindjen e Mesme. "Secili ushqen kujtimet për vuajtjet e veta dhe dhimbjet e veta dhe është pothuajse tërësisht i prirur të aharrojë ato të të tjetrit".

Në vitin 2000, në Camp David, Presidenti Bill Clinton solli të dy palët shumë pranë një marrëveshjeje: Izraeli do të rikthehej në kuijtë e tij të para vitit 1967, me disa përshtatje, dhe palestinezët do të kishin një shtet të pavarur me një kryeqytet në Jeruzalemin Lindor, në këmbim të shkatërrimit të të gjithë grupeve terroristë prej paestinezëve. Por Arafati, për habinë e Clintonit dhe madje edhe të aleatëve arabë të Arafatit, u largua dhe braktisi negociatat.

Sipas Leslie Gelb, një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit, dështimi i Camp David është një demonstrim i vështirësive ëpr të ulur së bashku në tryezë të dy palët. "Izrelitët thanë se nëse palestinezët nuk do ta pranojnë këtë marrëveshje shumë të mirë, atëherë ata nuk duan paqe", thotë Gleb. "Palestnezët than se ishte një hile e izraelitëve. Rezultati është ajo cfarë kemi parë gjatë të gjithë këtyre viteve".

Disa muaj pas dështimit të bisedimeve në Camp David, nisi një intifadë e dytë dhe më e dhunshme. Miitantët kryen dhjetëra atentate kamikazë brenda Izraelit dhe ky i fundit u kundërpërgjigj me një fushatë shumë të ashpër ushtarake.

SHBA

Në vitet e fundit, Izraeli është përpjekur që të largohet në mënyrë të njëanshme nga palestinezët. Ai nisi ndërtimin e një pengese të madhe e cila hapi shumë polemika për të mos lejuar hyrjen në Izrael t atentatorëve vetëvrasës, dhe në vitin 2005 mbylli vendbanimt e veta në Gaza dhe tërhoqi forcat, duke lënë të gjithë Gazën nën kontrollin e Autoritetit Palestinez. Në Bregun Perëndimor, shumë zona mbeten nën konrollin izraelit, palestinez apo të përbashkët.

Në vitin 2006, Hamasi, një grup radikal fondamentalist që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit fitoi shumicën e votave në parlamentin palestinez, duke detyruar SHBA dhe shumicën e shteteve të tjerë që të ndërpresin ndihmën për palestinezët dhe të refuzojnë që të kenë të bëjnë me anëtarë të qeverisë.

Shumica e ekspertëve të Lindjes së Mesme besojnë se Izraeli dhe palestinezët do të arrijnë në një marëveshje, por vetëm atëherë kur të moderuarit në të dy krahët të kenë një avantazh të qartë kundër ekstremistëve.

Gelb parashikon që një zgjidhje përfundimtare "do të jetë shumë pranë termave të Camp David për pothuajse të gjithë çështjet". Deri atëherë, "është e rëndësishme që të mbahet ndezur flaka e negociatave, si dhe që të moderuarit nga të dy anët të ruajnë lidhjet dhe të mos bien në dëshpërim. Sidoqoftë, do të duhen vite përpara se të dy palët të jenë në një pozicion për të mbërritur në një zgjidhje përfundimtare".

Google+ Followers