1940/Churchill merr kontrollin


Ditët e stuhishme/Çfarë ndodhte në prapaskenë pas shfaqjes së rrezikut nazist. Vendimet e para të Kryeministrit britanik, të cilët i dhanë një kurs të ri luftës dhe bashkë me të edhe historisë

Në 1940, vala e madhe e fitoreve gjermane u duk se po paralajmëronte një hegjemoni të pamëshirshme e të frikshme naziste mbi kontinentin evropian, një mundësi kjo për të cilën Uinston Churchilli paralajmëroi se mund ta zhyste botën në "humnerën e një epoke të re të errësirës, më të ligë dhe ndoshta më të zgjatur, nga dritat e shkencës së keqpërdorur". Megjithatë, në fillim të korrikut, kryeministri i ri kishte zgjidhur disa prej problemeve më tmerrues me të cilat është përballur ndonjëherë një burrë shteti: kolapsi i Francës, opozita politike britanike ndaj një vazhdimi të luftës dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Churchilli kishte futur Britaninë dhe më vonë SHBA, në një rrugë që do të sillte shkatërrimin e Gjermanisë naziste.

9 maj 1940. Në pasditen e vonë, tre prej politikanëve më të fuqishëm të Britanisë - kryeministri Neville Chamberlain, Sekretari i Jashtëm Lord Halifax dhe Lordi i Parë i Marinës, Uinston Churchill - mblidhen në një dhomë. Nuk ka stenografë të pranishëm, por ditari i Chamberlain dhe kujtimet e Halifax dhe Churchill tregojnë se si mund të ketë përparuar diskutimi mes tyre. Ky takim do të përcaktonte se kush do të bëhej kryeministër i ardhshëm dhe si rrjedhim do të vendoste edhe kursin e rrezikshëm që do të ndiqte Britania në vitet dhe ndoshta dekadat e ardhshme.

Chamberlain sapo kish parë i poshtëruar se si më shumë se 100 anëtarë të Parlamentit kishin votuar kundër qeverisë së tij. Ishte e qartë, ai nuk mund të vazhdonte të ishte lider i Britanisë. Po kush do ta pasonte? Si kryetar i Partisë Konservatore, Chamberlain kishte votën vendimtare. Në takim ai ia ofron fillimisht këtë post Halifaxit, i cili kishte mbështetur politikën zbutëse të qeverisë në fundin e viteve tridhjetë si dhe pretendimet e përhapur në shumicën konservatore, që ka dominuar Dhomën e Ulët që nga 1935.

Megjithatë, oferta e kryeministrit është e kushtëzuar: Chamberlain do të mbetej në qeveri dhe kryetar i Dhomës së Ulët, ndërkohë që Churchill do të udhëheqë luftën. Halifax do të kryesojë qeverinë në Dhomën e Lordëve. Në fakt, ai do të marrë një pozicion titullari. Por ai e refuzon. Siç i ka shpjeguar më vonë Halifax sir alexander Cadoganit, Nr.2 në Foreign Office: "Nëse nuk do të kisha në duar drejtimin e luftës dhe nëse nuk do të drejtoja në Dhomën e Ulët, atëherë do të isha në zero". Chamberlain mbahet pas shpresës që të qëndrojë në detyrë - domethënë, deri në refuzimin e liderëve të Partisë Laburiste atë pasdite për t'u bashkuar në një qeveri të unitetit.

Dhe kështu, Churchill bëhet kryeministër në rrethanat më të pafata - një fakt që ai e vlerëson plotësisht. Siç i ka thënë edhe vetë truprojës së tij pasi mori emërimin nga Mbreti George VI: "Zoti e di sa e madhe është kjo që po marr përsipër. Shpresoj të mos jetë shumë vonë. Kam shumë frikë se është vonë. Tani mundemi vetëm të bëjmë më të mirën tonë".

Shumë prej elitës britanike janë fillimisht kundër marrjes së detyrës prej tij, duke përfshirë vetë mbretin, Halifaxin, shumë prej atyre që kishin mbështetur politikën e zbutjes së Chamberlain, shumë prej figurave kryesore ushtarake të Britanisë, pjesa më e madhe e konservatorëve në Parlament dhe të tjerë, që thjesht nuk kishin besim në gjykimin e kryeministrit të ri. Herën e parë që Churchill hyn në Dhomën e Ulët si kryeministër, në tavolinat e konservatorëve mbizotëron një heshtje e zymtë, ndërkohë që Chamberlainin e brohorasin. Churchill kundërpërgjigjet duke informuar kreun e deputetëve të partisë se një demonstrim i ngjashëm në të ardhmen do ta detyrojë të kërkojë zgjedhje popullore, gjë që, duke parë politikën e jashtme të dështuar të konservatorëve, do të shkaktonte një fatkeqësi politike për ta.

Për dy muajt e ardhshëm, Churchilli do të ecte me kujdes mes fushave të minuara politike, ndërkohë që në anën tjetër merrte një seri vendimesh të pamëshirshëm, si për shembull largimin nga kabineti të njërit prej atyre që udhëhiqnin grupin që kërkonin zbutjen, Samuel Hoare, si dhe duke e dërguar atë në Spanjë, ai ambasador të Britanisë. Ironikisht, një prej mbështetësve kryesorë të Churchillit do të ishte Chamberlain, i cili arriti të kuptojë se Britania nuk mund të arrinte asnjë marrëveshje me Hitlerin, një opinion të cilin Halifaksi nuk e ndante.

Por vështirësitë politike të Churchillit do të ishin shumë të vogla krahasuar me atë që ai do të përballonte në fushën strategjike dhe ushtarake.

Në 10 maj 1940, ditën kur Churchilli mori zyrtarisht detyrën, gjermanët përparuan në Perëndim duke u hakmarrë. Gjatë gjashtë viteve të mëparshëm, Perëndimi kishte humbur çdo avantazh që kish pasur mbi Gjermaninë naziste. Vec kësaj, refuzimi i qeverive aleate për të ndërmarrë veprime domethënës ushtarakë kundër Rajhut që në momentin kur i shpalli luftë në 3 shtator 1939, kish lejuar Gjermaninë që të grumbullonte forcat për një goditje të madhe. Kjo goditje erdhi gjatë "Case yellow", emri i koduar i ofensivës së pranverës të vitit 1940. Ndonëse gjermanët lanë rreth dhjetë divizione përgjatë kufirit me Poloninë që ishte i pushtuar nga sovjetikët, këta të fundit do të qëndronin dhe shihnin zhdukjen e frontit perëndimor.

Gjermania kishte vetëm avantazhe të vegjël në forcën në terren, por makineria ushtarake naziste kishte superioritet ajror në kontinent, duke qenë se shumica e mjeteve ajrorë më të përparuar të aleatëve ishin projektuar për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar. Një mit që ka rezistuar gjatë është se, Franca ra përpara sulmit gjerman pa shumë rezistencë. Në fakt, shumë ushtarë francezë luftuan me këmbëngulje: më shumë se 100 000 prej tyre do të vdisnin gjatë Betejës së Francës. Për shkak të udhëheqjes shumë të keqe në çdo nivel të ushtrisë franceze, përpjekjet e tyre u shumëzuan me zero.

Në mars 1940, kryekomandanti francez Moris Gemlin, një prej gjeneralëve më të paaftë e më arrogantë në historinë e Francës, transferoi rezervën kryesore të ushtrisë nga zona e Reimsit, aty ku ishte vendosur në mënyrë ideale për të goditur fuqimisht linjën kryesore gjermane të përparimit përmes Ardenës, deri në perëndim të frontit të aleatëve. Në 12 maj, trupat gjermane Panzer mbërritën në brigjet e Muzës. Gjatë tre ditëve të ardhshme, ata arritën një prej fitoreve taktike më vendimtare të historisë, që më pas çoi në rënien e Francës.

Churchilli pati për herë të parë një ide mbi fatkeqësinë që po vinte në 15 maj, atëherë kur, siç ka shkruajtur në librin e tij me kujtime, ai mori një telefonatë të dëshpëruar nga kryeministri francez, Pol Reino. "Jemi mposhtur. Na kanë mundur. Kemi humbur betejën. Rruga për në Paris është e hapur. Jemi mundur". Britanikët dërguan menjëherë në Francë katër skuadrone të tjerë me avionë gjuajtës "Uragani". Churchilli pyeti fillimisht në anglisht: "Ku është rezerva strategjike?" Përgjigja e Gemlin, "Aucune!" (S'ka!) ishte një pranim i dështimit strategjik dhe operacional.

Churchilli u përball tashmë me detyrën e vështirë të ngritjes së moralit të një udhëheqje franceze shumë të dekurajuar, e cila ishte e sigurtë për humbjen që e priste - një supozim i saktë, të paktën për Francën metropolitane. Ky disfatizëm në rritje në nivelet më të lartë vetëm sa u thellua kur Reinod dëboi Gemlin, duke e zëvendësuar me Gjeneralin Maksim Veigand dhe thirri në vend Marshallin Filip Petë nga pozicioni i tij si ambasador në Spanjë. Të dy morën pjesë shumë shpejt në përpjekjet për të dëmtuar qeverinë e Reino dhe në kërkim të një armëpushimi me gjermanët. Kështu që, Churchilli u ndodh përballë realitetit të vështirë që aleati kryesor i Britanisë po lëkundej në gatishmërinë e tij për të vazhduar luftën, ndërkohë që në frontin e brendshëm Halifaksi po këmbëngulte si brenda, ashtu edhe jashtë kabinetit se situata ushtarake ishte e pashpresë dhe britanikët duhej të bënin marrëveshje me nazistët përpara se të ishte shmë vonë.

Ndihma më e qartë që mund të ofronin britanikët ishte të dërgonin skuadronë të tjerë avionësh gjuajtës për të përforcuar një forcë ajrore franceze, e cila e kish nisur shumë vonë riarmatimin, që po mundej keqas nga makineria gjermane e luftës në ajër dhe po humbiste beteja në veri të Francës. Por çdo skuadron që Britania dërgonte në Francë, dobësonte mbrojtjen e Britanisë. Kryekomandanti i forcave ajrore, sër Hjuxh Dauding, i rezistoi me ngulm dërgimit të skuadronëve të tij në Francë. Në 20 maj, Churchilli, i cili ndryshe nga Presidenti i SHBA, Ruzvelt nuk i kundërshtoi asnjëherë këshilltarët e tij ushtarakë gjatë luftës, u përkul përpara protestave të fuqishme të Dauding.

Kjo çështje u ngrit edhe një herë në fillim të qershorit, kur thirrjet e dëshpëruara të francezëve për mbështetje nga ajri detyruan Churchillin që të mblidhte sërish kabinetin për të diskutuar në lidhje me dërgimin e ndihmave të tjera nga ajri. Më e shumta që mund të pranonin kolegët e tij ishin 3 skuadrone të tjerë me gjuajtës. Edhe një herë Dauding kundërshtoi fuqimisht, duke theksuar se ndërmjet 8 dhe 18 majit, komanda e gjuajtësve kishte humbur 250 avionë, me humbje të tjera shumë të mëdha në skuadronët e "Zjarrvjellësve" në perimetrin e Dankirkut.

Churchillit i duhej të merrej edhe me një problem teknologjik. R. V. Xhons, një fizikan 29-vjeçar i diplomuar në Kembrixh, ishte emëruar kohët e fundit zëvendës drejtor i Kërkimeve të Inteligjencës në Ministrinë e Ajrit. Mbi bazën e provave jo shumë bindëse, Xhons konkludoi se gjermanët po planifikonin të përdornin valë shurdhuese e qorruese radio, natën apo në periudha moti të keq. Praktikisht e gjithë udhëheqja e RAF dhe shumë prej fizikanëve kryesorë britanikë e hodhën poshtë teorinë e Xhons si marrëzi, e që nuk ia vlente të investigohej më tej.

Pavarësisht kësaj, ky problem u shtrua për diskutim para Kabinetit dhe Xhons u detyrua të mbrojë konkluzionet e tij. Askush në sallë nuk i pranoi argumentet e tij - përveç kryeministrit. Këtu Churchill vërtetoi aftësinë e tij për të dalluar atë që kish vërtetë rëndësi. Edhe po të kish vetëm 5% mundësi që Xhons të kishte të drejtë, Britania nuk mund të vinte bast. Churchilli urdhëroi RAF që të testonte teorinë e Xhons. Në natën e dytë të testeve, një avion i RAF i pajisur me mjete të sofistikuara radio, pikasi një sistem të tillë gjerman. Në dimrin e 1940-41, britanikët arritën të përdorin kundërmasa për të dëmtuar sistemin, duke i bërë joefikase pjesën më të madhe të bombardimeve gjermane gjatë natës, në një kohë kur RAF kishte shumë pak alternativa të tjera mbrojtjeje.

Në 20 maj, po e njëjta ditë që urdhëroi pezullimin e dërgimit të përforcimeve të reja drejt Francës, kryeministri urdhëroi admiralët që të fillonin "të grumbullonin një numër të madh mjetesh ujorë dhe t'i vinin në gatishmëri për të shkuar drejt porteve të bregut francez". Ndërkohë që gjermanët përparonin drejt Abevilë dhe Kanalit anglez, britanikët u detyruan të mendojnë se si dhe kur të shpëtonin ushtrinë e tyre.

Francezët nuk treguan interes për t'u përgatitur për një evakuim të tillë. Në fakt, gjenerali Veigand, komandanti i ri i ushtrisë franceze, dukej i prirur që të krijonte një batak nga i cili as britanikët nuk mund të largoheshin. Ai propozoi një përparim masiv, të udhëhequr nga forca britanike e ekspeditës nga e majta e aleatëve në Belgjikë drejt jugut, aty ku do të takoheshin me forcat inekzistente franceze që shkonin drejt veriut.

Në këtë pikë, Lord Gort, komandant i BEF, mori në dorë situatën. Gort nuk ishte një gjeneral i madh, as edhe një kompetent, por në momentin e duhur ai mori vendimin e duhur. Fillimisht, ai ishte i gati të niste një kundërsulm: një sulm me tanke britanikë pranë Arras i kish shkaktuar shumë humbje gjermanëve. Por tani, i gjendur përballë një përparimi të gjermanëve drejt prapavijës së tij dhe pa ndonjë ndihmë domethënëse nga francezët, Gort urdhëroi forcat e tij që të tërhiqeshin në bregun e kanalit. Ishte një vendim me kurajë të madhe morale që bëri të mundur "mrekullinë e Dankirkut" e që i mundësoi ushtrisë britanike të luftonte edhe një ditë tjetër.

Megjithatë, vendimi i Gort i shkaktoi Churchillit vështirësi të mëdha me francezët. Veigand fajësoi britanikët se kishin prishur planet e tij për të nisur një kundërsulm. Dhe tani forcat aleate po grumbulloheshin përgjatë bregut të kanalit për të provuar të pamundurën - një evakuim me amfibë të më shumë se 300 000 ushtarëve. Për gjermanët dhe gjeneralët francezë, kanali ishte një zonë ku nuk mund të ndodhnin operacione ushtarakë seriozë.

Por në traditën e madhe navale britanike, oqeanet e botës ishin një autostradë fantastike. Siç do të thoshte më vonë Churchilli, luftërat nuk fitohen nga evakuimet, por Dankirku ishte një fitore e madhe morale, një fitore që u ampiflikua edhe më shumë nga oratoria e mrekullueshme e kryeministrit britanik.

Ndërkohë, Churchill vente e vinte në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur në luftë francezët, duke i sugjeruar në një moment Reinosë një bashkim të dy kombeve. Por disfatizmi infektues i francezëve ishte përhapur dhe sado oratori që të përdorte, Churchilli nuk do të arrinte të bindte francezët se nuk kishin humbur. Rënia e mbrojtjes së francezvëe përgjatë Somes në fillim të qershorit paralajmëroi rënien e të gjithë Francës metropolitane. Churchilli u bëri thirrje francezëve që të vazhdonin të luftonin që nga territoret e tyre në Afrikën Veriore. Por për liderët francezë, nuk kish asgjë që vlente jashtë Francës së bukur. Veç kësaj, ata ishin të bindur se edhe Britania do të binte shumë shpejt para legjioneve të pamposhtur të Hitlerit. Siç thoshte Veigand, "shumë shpejt Britanisë do t'i këputej koka si e zogut".

Në një takim me francezët më pak se një javë para se të kapitullonin, Churchilli u bëri thirrje që të paktën të shihnin opsionin e në lufte guerilase, një sugjerim që Veigand e refuzoi menjëherë, megjithëse paraardhësit e tyre kishin zgjedhur pikërisht këtë lloj lufte kundër gjermanëve në luftën franko-prusiane. Churchilli theksoi qëllimin e Britanisë për të vazhduar luftën, pavarësisht kostos. Kur Reino pyeti se çfarë do të bënin britanikët kur forca e Vermahtit do të binte mbi ta, Churchilli iu përgjigj i xhindosur:

Vendimet që mbajtën në këmbë një komb

Churchilli kishte tashmë kontroll të plotë të tablosë politike. Retorika e tij kish depërtuar thellë në shpirtin e popullit britanik. Edhe shumë anëtarë konservatorë të Parlamentit, që ndoshta mund të kishin mbështetur Halifaksin në maj, atëherë kur Churchilli mori për herë të parë në duar frenat, tashmë deri në mesin e qershorit ishin grumbulluar përreth kryeministrit. Por gjithsesi, Churchilli kish përpara tij pikëpyetjen më munduese: Si do ta fitonte luftën Britania?

"do të fundosim sa më shumë të mundemi gjatë rrugës, dhe më pas do të godasim në kokë këdo që arrin të dalë në breg".

Ajo "ngjarje e sigurtë", siç e kishin paralajmëruar shefat e shtabit britanik rënien e Francës, u bë zyrtare në 22 qeshor, kur qeveria franceze firmosi një armëpushim me Gjermaninë naziste, duke i dhënë fund kështu fazës së parë të konfliktit.

Teksa Franca po fundosej ngadalë, një tjetër rrezik kish nxjerrë kokë: Italia fashiste. Sa më të këqia të ishin lajmet nga Franca, aq më e qartë bëhej dëshira e Benito Musolinit për t'iu bashkuar homologut të tij diktator në ndarjen e plaçkës së fitores. Udhëheqja franceze u kërkoi aleatëve të bindnin Duçen që të qëndronte jashtë luftës. Askush, përfshirë Churchillin, nuk kish pranuar paaftësinë që do të dëmtonte aftësinë e Italisë për të qenë asgjë tjetër përveçse një barrë për gjermanët.

Në fund të gushtit 1939 kishin patur një shans për të tërhequr në luftë regjimin e Musolinit. Në atë kohë, forcat tokësore të aleatëve në Egjipt dhe Tunizi mund të kishin shtypur forcat italiane në Libinë fqinje, ndërkohë që marinat e tyre detyruan të fshihej marina italiane. Por gjeneralët e aleatëve, bashkë me admiralët dhe politikanët, kishin qenë shumë zemërlepuj për të marrë inisiativën. Chamberlain kish ngritur në fakt në tryezë opsionin e një sulmi parandalues, por shefat e shtabit të Britanisë dhe Francës kishin bindur kryeministrin të hiqte dorë nga kjo ide.

Në 10 qershor, Musolini bëri lëvizjen e parë, duke shpallur që nga ballkoni i Pallatit Venecia, në qendër të Romës, se Italia fashiste po hynte në luftë në anën e Gjermanisë. Ruzvelti e përmblodhi këtë lëvizje, në një fjalim të mbajtur më vonë, atë ditë, në Universitetin e Virxhinias. "Dora që mbante kamën ka goditur në shpinë fqinjin e vet".

Në javën përpara kapitullimit të francezëve, Musolini nisi një seri sulmesh të dobët në jug të Francës, që rezultuan në dhjetëra mijëra viktima mes italianëve. Gjatë vitit të ardhshëm, italianët do të pësonin të tjera humbje të rënda përpara forcave relativisht të vogla britanike. Porkjo ishte në të ardhmen.

Teksa situata në kontinent përkeqësohej, Halifaksi shtynte më shumë Churchillin që të bënte një marrëveshje me gjermanët. Dallimet mes të dyve u shfaqën në mënyrë më të zjarrtë gjatë një mbledhje të kabinetit në 27 maj. Kryeministri kritikoi përpjekjet e përsëritura të Francës për të tërhequr britanikët në negociata me gjermanët. "Në asnjë rrethanë ne nuk do të ndjekim kurs tjetër përveç luftës deri në fund", këmbënguli ai. Halifaks i sugjeroi kolegëve që Britania duhej të pranonte një ofertë të gjermanëve "që do të shpëtonte vendin nga fatkeqësia e shmangshme". Ai më pas përmendi pranimin e vetë Churchillit kohë më parë se paqja mund të ishte e mundur nëse gjermanët ofronin kushte që nuk kompromentonin pavarësinë e Britanisë.

Por nuk pati asnjëherë ndonjë shenjë se gjermania ishte e gatshme të garantonte sovranitetin e Britanisë. Dhe sigurisht, Hitleri nuk kish ndonjëherë qëllim që t'i lejonte autonomi të vërtetë Britanisë. Kjo do të bëhej e qartë në fund të qershorit, pasi nënsekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Reb Batlër, i dha një mesazh ambasadorit suedez në Londër, ku i bënte të ditur se qeveria britanike ishte e gatshme të bënte marrëveshje me gjermanët, nëse shihte shenja se Hitleri ishte i gatshëm të ofronte terma të arsyeshëm. Fatkeqësisht, për Batlërin dhe Halifaksin, i cili pa asnjë dyshim kish dijeni për këtë ofertë në prapaskenë, e fshehta e mesazhit u mor vesh. Churchilli i dërgoi një shënim të shkurtër Halifaksit, ku ithoshte se i ishte dukur "e çuditshme" gjuha e përdorur nga Batlër dhe ku i bënte të qartë se nëse vazhdonte, do të pësonte fatin e Hiare. Sekretari i Jashtëm u përgjigj menjëherë se kish parë shënimin e Batlër për bashkëbisedimin dhe se kish qenë një keqkuptim i tmerrshëm.

Churchilli kishte tashmë kontroll të plotë të tablosë politike. Retorika e tij kish depëruar thellë në shpirtin e popullit britanik. Edhe shumë anëtarë konservatorë të Parlamentit, që ndoshta mund të kishin mbështetur Halifaksin në maj, atëherë kur Churchilli mori për herë të parë në duar frenat, tashmë deri në mesin e qershorit ishin grumbulluar përreth kryeministrit. Por gjithsesi, Churchilli kish përpara tij pikëpyetjen më munduese: Si do ta fitonte luftën Britania?

Këtu, sensi i thellë i historisë dhe natyrës njerëzore tek Churchilli luajti një rol dominues. Kryeministri e pranonte Rajhun e Tretë për atë që ishte: jo vetëm një rrezik i tmerrshëm strategjik për Britaninë, por edhe një rrezik moral. Nuk mund të kishte kompromis. Nga këndvështrimi i Churchillit, interesat strategjikë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik nuk mund të lejonin gjithashtu një zotërim të lirë prej gjermanëve të pjesës më të madhe të Evropës. Kryeministri kishte shprehur prej kohësh armiqësinë e tij ndaj regjimit bolshevik në BS. Por sovjetikët nuk ishin një rrezik imediat, ndërkohë që nazistët ishin një rrezik i qartë dhe i pranishëm. Churchilli ishte i gatshëm që të pezullonte për pak kohë pikëpamjet e tij mbi bolshevizmin.

Kryeministri dërgoi në Moskë Sër Steford Krips, ambasadori britanik në BS dhe një ideolog marksist, në një përpjekje për të bindur komunistët se interesi i tyre ishte që t'u kundërviheshin nazistëve. Megjithatë, sovjetikët refuzuan të shohin atë që dukej qartë. Në 18 qershor 1940, një ditë pas rënies së Francës, ministri i Jashtëm sovjetik, Viakeslav Molotov, i dërgoi qeverisë gjermane "përgëzimet më të ngrohtë të qeverisë sovjetike për sukseset e mrekullueshëm të Vermahtit gjerman". Një vit e katër ditë më vonë, në mëngjesin e 22 qershorit 1941, ai do të vajtonte para ambasadorit gjerman për fillimin e pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik: "Çfarë kemi bërë për të merituar këtë?". Në realitet, ai kish të drejtë; Bashkimi Sovjetik kishte bërë gjithçka që mundej gjatë vitit të fundit për të zbutur Gjermaninë naziste, duke përfshirë infuzionin e një sasie të madhe lëndësh të para në ekonominë gjermane të luftës. Në fakt, treni i fundit sovjetik me mallra do të hynte në territorin gjerman vetëm dy orë para nisjes së Operacionit Barbarosa. Ndërkohë që Churchilli nuk kish mundur të prishte aleancën mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, ai kishte parashikuar saktë se martesa e tyre me interes nuk do të zgjaste.

Marrëveshja me amerikanët ishte një nevojë më e ngutshme. Britanisë do t'i shteronin shumë shpejt rezervat në monedhë të huaj, duke humbur kështu aftësinë për të përballuar koston shumë të madhe që lufta po impononte dhe aq më pak ekspansioni e projektuar të RAD dhe Marinës Mbretërore. Vetëm Shtetet e Bashkuara kishin aftësinë financiare dhe prodhuese për të mbajtur Britaninë në luftë.

Që nga momenti kur Churchilli u bë kryeministër, ai angazhoi administratën Ruzvelt në një vallëzim diplomatik shumë delikat. Presidenti i SHBA ishte vetë në një situatë politike të pasigurtë, teksa përgatitej të shpallte kandidaturën për një mandat të tretë, gjë e paprecedentë kjo. Veç kësaj, shumë amerikanë besonin se SHBA nuk duhej të fusnin hundët në punët e evropianëve. Liderë izolacionistë si Carls Lindberg denonconin praktikisht çdo lëvizje që bënte administrata për të mbështetur aleatët. Ndërkohë që më shumë amerikanë besonin se SHBA duhej të mbështesnin ekonomikisht britanikët dhe francezët, shumë prej tyre ishin gjithashtu kundër një ndërhyrjeje direkte të amerikanëve në luftë.

Teksa rënia e lirë e francezëve përshpejtohej në maj 1940, Ruzvelti dhe këshilltarët e tij me sa duket se kishin arritur në përfundimin se i kish ardhur radha Britanisë. Ai që nxiste edhe më këtë bindje ishte Zhozef Kenedi, ambasadori amerikan në këshillin e Shën Xhejmsit, që këmbëngulte se britanikët kishin shumë pak shanse kundër makinerisë gjermane të luftës dhe se do të largohej në momendin që qeveria Churchill do të binte. Ruzvelti dhe këshilltarët e tij ushtarakë druheshin sidomos, se mos ata të Boshtit merrnin kontrollin e marinës mbretërore dhe të flotës franceze dhe t'ua shtonin këto Krigsmarinës dhe marinës italiane. Një forcë e tillë do të kërcënonte shumë Flotën e Atlantikut të SHBA në të njëjtën kohë kur Flota Perandorake japoneze ishte tashmë një rrezik real në paqësor. Shtetet e Bashkuara kishin rritur shumë prodhimin e anijeve luftarake në 1938, por frutet e kësaj nuk do të shfaqeshin deri në 1942. Kështu që, në komunikimet e parë me Churchillin, Ruzvelti i bëri thirrje kryeministrit që të dërgonte Marinën Mbretërore në Kanada për të punuar në bashkëpunim me marinën e SHBA nëse Britania do të binte.

Churchilli luajti në mënyrë kokëfortë me kushërinjtë amerikanë. Ai e bëri të qartë se, sa kohë që ishte kryeministër, Britania do të mbetej e përkushtuar në luftën kundër Rajhut të Tretë. Por në mesazhet e tij ai sugjeronte gjithashtu se, pa ndihmë thelbësore nga amerikanët, Britania mund të mos ishte në gjendje të vazhdonte betejën. Kenedi padyshim që raportonte se, pjestarë të tjerë të kabinetit kërkonin një marrëveshje me Gjermaninë naziste. Nëse ata do të largonin Churchillin nga detyra, Britania nuk do të ishte më e detyruar të zbatonte premtimet që ai i bënte SHBA. Churchilli e pohoi këtë në një mesazh dërguar kryeministrit kanadian që më pas iu dërgua Rusveltit: eshtë e qartë që unë nuk mund të detyroj një qeveri të ardhshme britanike që, nëse ne braktisemi nga SHBA dhe mundemi këtu, fare lehtë mund të shndërrohej në një lloj qeverie kuislinge, e gatshme të pranojë zotërim dhe mbrotje nga gjermanët. Paralajmërimi ishte i qartë: Na mbështesni, ose përballuni me mundësinë e një koalicioni mbarëbotëror armiqsh me vetëm Kanadanë si aleate.

Churchillit i duhej ende të bindte amerikanët se Britania ishte e gatshme të rezistonte gjatë. Zgjidhja e tij ishte sa e pamëshirshme, aq edhe brilante nga ana strategjike. Në fillim të korrikut 1940, marina mbretërore vendosi të çarmatosë flotën franceze. Kjo lëvizje u krye me gjakderdhje minimale në Aleksandria dhe portet britanikë, por njësitë kryesore të flotës franceze në Afrikën Veriore rezistuan. Në 3 korrik, pas negociatave të pafrutshme në bazën detare Mers-el-Kebir në Algjeri, forca H e marinës mbretërore nga Gjibraltari nisi një furi goditjesh me predha të mëdha, duke shkatërruar anijen luftarake franceze Bretanjë dhe duke dëmtuar rëndë Dunkerkun dhe Provensën, si dhe Destrojerin Mogador. Në këtë sulm vdiqën afro 1300 marinarë francezë. Parë në retrospektivë, ndoshta britanikët kanë reaguar në mënyrë të tepruar, por duke konsideruar nevojat e momentit, ata nuk kishin zgjedhje tjetër.

Admirali Dadli Paund e përmblodhi arsyetimin për veprimin britanik ndaj francezëve pak kohë pasi ndodhi: "I vemi qëllim që ne kishim ishte të fitonim luftën... të gjithë cikërrimat, si për shembull çështja e miqësisë... duhej të fshiheshin".

Në një fjalim që ngriti peshë shumëkënd përpara Parlamentit në 4 korrik, ditën pas sulmit, Churchilli e mbrojti njësoj këtë veprim - një veprim që tregoi se Britania do të vepronte po aq pamëshirshëm në mbrojtje të interesave të saj, sa edhe Gjermania naziste apo Italia fashiste. Kryeministri u ul, ndërkohë që brohorimat nuk pushonin. Partia Konservatore ishte tashmë e tija. Veç kësaj, Mers-el-Keber vërtetoi temperamentin e Churchillit kundrejt amerikanëve. Siç i tha më vonë Herri Hopkins, këshilltar i Ruzveltit, gjatë një takimi sekretarit privat të Churchillit, Xhon Kolvill, Mers-el-Kebir kishte bindur Presidentin se "Britania do të qëndronte në luftë, e vetme dhe nëse ishte e domosdoshme, për shumë vite". Ekipe oficerësh amerikanë do të zhvillonin shumë shpejt bisedime me homologë britanikë, ndërkohë që administrata ndërmerte hapat e parë drejt dhënies së një ndihme thelbësore për britanikët.

Shumë sfida, duke përfshirë betejën e Britanisë, qëndronin tashmë mbi tryezën e Churchillit dhe njerëzve të tij. Megjithëkëtë, në gjashtë javët e tij të para, kryeministri i ri kishte marrë një seri vendimesh që jo vetëm mobilizuan vendin e tij për detyrat e tmerrshme që qëndronin para, por edhe nxiti dhe u dha kurajë shteteve të tjerë demokratikë kundër kërcënimit të tiranisë naziste. Për këtë, ai sigurisht që meriton të konsiderohet si një prej udhëheqësve më të mëdhenj të shekullit XX.

Google+ Followers