Posts

Showing posts from August, 2009

Tetova News

Bruksel-Moskë, a do të ndryshojnë ekuilibrat evropianë ?

Rusia në kërkim të një arkitekture të re të sigurisë europiane. Moska synon në mënyrë të deklaruar në një ndryshim të ekuilibrave europianë dhe në një njohje eksplicite të statusit të saj si fuqi në Kontinentin e Vjetër
Moska synon në mënyrë të deklaruar në një ndryshim të ekuilibrave europianë dhe në një njohje eksplicite të statusit të saj si fuqi në Kontinentin e Vjetër. Kjo është ajo që ka dalë në mënyrë të veçantë nga sesioni 2009 i Annual Security Revieë Conference (ASRC) i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), ku ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka propozuar një rishikim rrënjësor të logjikës të sigurisë europiane dhe të arkitekturës institucionale të saj. Edhe pse Lavrov nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zhvilluar pikat tashmë të treguara nga Presidenti rus, Dimitri Medvedev, në raste të mëparshme, diskutimi i tij ka përfaqësuar një ngjarje domethënëse në planin diplomatik, veçanërisht pas krizës gjeorgjiane të verës së kaluar, që i ka dhënë një godit…

Ana e Madhe e të gjitha Rusive

Midis të gjithë poetëve rusë të Nëntëqindës, askush nuk u ka dhënë zë vuajtjeve të popullit të vet në mënyrë më të drejtpërdrejtë se Ana Ahmatova. Jeta e poetes në faqet e biografisë së saj të fundit
Shpirti poetik që bëri për vete të gjithë popullinMidis të gjithë poetëve rusë të Nëntëqindës, askush nuk u ka dhënë zë vuajtjeve të popullit të vet në mënyrë më të drejtpërdrejtë se Ana Ahmatova. Drama e jetës së saj, në intimitetin e saj, pasqyron historinë tragjike të atdheut të saj: pasioni i poezisë së saj tërheq njërën tek tjetra. E lindur në vitin 1889, Ahmatova ishte tashmë e famshme në vigjilje të shpërthimit të Luftës së Madhe: një talent i jashtëzakonshëm poetik mishërohej në një bukuri të famshme në mjedisin bohémien të Shën Petërburgut perandorak. Por më pas jeta e saj u përmbys nga furtuna e Revolucionit bolshevik dhe nga lufta civile midis të kuqve dhe të bardhëve, nga terrori masiv i viteve Tridhjetë, nga rrethimi i Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nga represio…

Si nisi revolucioni në Gjermaninë Lindore

Në Lajpcig u rrokullis guri i parë i revolucionit në RDGJ, nga lutjet e paqes në demonstratat e së hënës. Flet ish-prifti i Kishës Nikolai në Lajpcig, Kristian Fyrer
- Një muaj para se të binte muri i Berlinit - më 9 tetor 1989 - në Lajpcig u zhvillua një demonstratë që nuk kishte marrë leje, më e madhja në RDGJ deri në atë moment me mbi 70 mijë pjesëmarrës, një turmë, kundër të cilës SED (Partia e Unitetit Socialist) nuk mund të ndërmerrte asgjë. Si ishte e mundur që u mobilizuan kaq shumë njerëz?Kjo është një pyetje që shtrohet vazhdimisht. Që nga viti 1982, kur filluam të organizonim lutjet paqësore të së hënës, në Kishën Nikolai, ne ishim kthyer në një strehëzë për kritikët dhe ata që donin të flisnin për çështje që nuk mund tematizoheshin në RDGJ - e kjo dihej. Numri i pjesëmarrësve u rrit në mënyrë dramatike nga maji i vitit 1989, kur pushteti shtetëror i bllokoi të gjitha hyrjet për në Kishën Nikolai. Qeveria kujtonte se duke mbyllur kishën do të trembte njerëzit, por në fakt nd…

Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës

Skuadra multidisiplinare nxorri tre skelete njerëzorë nga thellësitë e shpellave dhe më pas i studiuan dhe i analizuan ato me kujdes. Ajo çfarë gjetën tronditi komunitetin shkencor
Paul JeffreyGadishulli Yucatan në Meksikë është një tokë e rrafshët ku nuk buron asnjë lum dhe shiu rrëshket me shpejtësi nëpër limestome për në det. Toka është e mbushur me të çarat e rrethuara me barishte - kenote, siç quhen nga vendasit, ku çatitë dhe shpellat nëntokësore janë shembur. Për shekuj me radhë, këto të çara i kanë siguruar vendasve ujë të pijshëm të freskët dhe vështirësia për të hyrë në shpellat poshtë tyre ka joshur shumë më aventurierët, edhe pse sfida e vështirë fizike nuk të jepte garanci se deri ku mund të arrije. Megjithatë, vitet e fundit zhvillimet teknologjike në pajisjet për zbulimin e ujërave nëntokësore e kanë bërë këtë sfidë disi më të lehtë për zhytësit që të eksplorojnë rrjetet dhe tunelet e errëta që degëzohen poshtë të çarave dhe dalëngadalë kanë filluar të zbulohen raportet …

Fëmijë të egër, të rritur nga kafshët

Përrallat e fëmijëve të rritur nga ujqërit, arinjtë dhe kafshë të tjera, e kanë marrë inspirimin e tyre nga realiteti. Ata ende ndezin debate shkencore, ngjallin kuriozitet dhe shtojnë dëshirën për kërkime
Historitë e fëmijëve të shpëtuar nga egërsia kanë ngjallur për shumë shekuj mallëngjim, çudi dhe mosbesim. Përrallat e fëmijëve të adoptuar dhe të rritur nga ujqërit, arinjtë, majmunët dhe kafshë të tjera, e kanë marrë inspirimin e tyre vetë nga realiteti. Pasi bota mesjetare i la vend modernizmit, njeriu i egër apo i pyjeve u shndërrua nga prototipi i kaosit, çrregullimit dhe herezisë, në një njeri harmonik të ndriçuar dhe të kulturuar. Por megjithatë, njeriu i egër mbarte në vetvete edhe egërsinë, edhe sublimen, një imazh i dëshirës ashtu si i mëkatit. Fëmijët e egër të ngjallin edhe keqardhje për braktisjen e tyre çnjerëzore, por edhe çudinë për mënyrën se si i kanë mbijetuar egërsisë së pyjeve.Mitologjia e lashtë ka shumë histori të fëmijëve të rritur dhe të përkujdesur nga kafsh…

Komplote dhe konspiracione, të vërteta apo fryte të imagjinatës

Historianët dhe politologët në SHBA po përpiqen të gjejnë se përse pikërisht në vendin e tyre teoritë e komplotit e besimi në to po njohin një lulëzim kaq të madh. S'ka rëndësi nëse bëhet fjalë për 11 shtatorin, zbritjen në Hënë apo vrasjen e Kenedit
Në fakt, mund t'i ndodhë secilit prej nesh në jetën e përditshme që të mbërthehemi ndonjëherë nga një frikë e brendshme e nga një ndjenjë mosbesimi përballë mjedisit që na rrethon, e të na duket vetja i huaj e i padëshiruar. Por ndodh, madje, që shpesh mendimi njerëzor të rrahë shumë larg e të mendojë se aty fshihet pikërisht një komplot i mirëfilltë, një konspiracion për të shkatërruar, për shembull, karrierën profesionale, atë politike, e të na manipulohen kështu fatet e menduara si të paracaktuara. Teoria e një konspiracioni të mundshëm haset sidomos te politikanët diktatorë, të cilët thuhet se nuk mund të jetojnë dot pa to. Duke jetuar në një sistem, të cilin ata vetë e kanë ushqyer, ndodh që frika se një ditë mund të bëhen vik…

Foo Fighters/Të mistershmit

Foo-Fighters është emri i një grupi amerikan rroku që drejtohet nga ish-pjesëtari i Nirvana-ve, Dave Grohl; por veç kësaj, është edhe emri i një termi aeronautik që u bë i njohur në vitet dyzetë të shekullit që kaloi, por që në gjuhën angleze nuk ka shumë kuptim. "Gjuajtësit Foo", po çfarë do të thotë? Ndoshta një variacion i fjalës frënge Fou, i çmendur? Ndoshta një derivim prej Fire, që do të thotë zjarr, duke parë që edhe një libërth humoristik i vitit 1938 e ka nxjerrë këtë neologjizëm? Apo e ka burimin nga nofka që amerikanët u kishin vënë pilotëve japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Japonezët thirreshin Foo sepse kështu shkruhej në anglisht Kung-Fu (Koong-Foo). Pra, avionët gjuajtës që bëjnë kung fu... E lezetshme, qoftë edhe sepse pilotët japonezë ishin vërtetë shumë të aftë dhe të shpejtë në manovrime.Cilado qoftë origjina e emrit, gjatë Luftës së Dytë Botërore ky term bënte t'u ngriheshin qimet përpjetë jo pak aviatorëve dhe pas afro shtatëdhjetë vjetësh shu…

Perënditë e Detit të Gobit

GOBI, ku çojnë qindra tunelet e nëndheshëm?Shkretëtira e Gobit është hapësira e dytë më e thatë e planetit, pas Saharasë. Shkretëtira më e madhe aziatike shtrihet mes territoreve të Kinës dhe Mongolisë, duke zënë një hapësirë të madhe sa Europa Perëndimore. Një det i vërtetë rëre... Mëkat që legjendat shumë të lashta dhe zbulimet e fosileve na rrëfejnë një histori të ndryshme nga ajo që shfaqet në udhëzuesit e arkeologjisë. Po, sepse në të vërtetë, mijëra e mijëra vjet më parë, Gobi ishte një det, madje një oqean i brendshëm më i madh se Mesdheu. Mes viteve 1920 dhe 1930, dolën në dritë, prej paleontologëve amerikanë disa eshtra të kafshëve mastodontike si dhe disa vezë fosile, por zbulimi më sensacional ishte me siguri ai i arkeologut rus, Pyotr Kuzmich Koslov. Gjatë disa gërmimeve arkeologjikë në qytetin Khara Khoto, profesori gjeti një varr shumë të lashtë ndoshta 18 mijë vjeçar. Mbi mure ishin të skalitur çifti i sovranëve të varrosur si dhe një simbol shumë interesant i formuar n…

Flurudha